Ballina Blog Faqe 9439

Ministri holandez: Harrojeni azilin, shqiptarët nuk janë të mirëpritur!

0

“Vendi juaj nuk është në një pozitë të tillë për të qenë azilkërkues në Holandë. Pra si azilkërkue, shqiptarët nuk mirëpriten. Jo vetëm kaq, por edhe dekurajohen.

Nuk ka asnjë shans që ju të vini dhe të kërkoni azil tek neve “, kështu u shpreh Ministri i Jashtëm holandez, Bert Koenders, në vizitën e tij zyrtare në vendin tonë.

Në një konferencë për shtyp, Koenders deklaroi mbështetjen e Holandës ndaj Shqipërisë, në rrugën e saj europiane, megjithatë ai theksoi se sa i përket azilkërkuesëve shqiptarë nuk do të kenë lëshime.

“Për sa i përket azilkërkuesve shqiptar, me lejoni të theksoj dy gjëra kryesore. Së pari shqiptarët janë të mirëpritur tek ne, janë të mirëpritur për turizëm, për të punuar, por është e qartë që vendi juaj nuk është në një pozitë të tillë për të qenë azilkërkues në Holandë.

Pra si azilkërkues, shqiptarët nuk mirëpriten. jo vetëm kaq por edhe dekurajohen, sepse nuk jeni në statusin për të kërkuar azil. Kështu që ne nuk i pranojmë azilkërkuesit. Nuk ka asnjë shans që ju të vini dhe të kërkoni azil tek ne.
Pa diskutim që jeni të mirëpritur të vini si turistë dhe mendoj që nuk është ide e mirë që të vini të kërkoni azil. Ne punojmë shumë mirë me Shqipërinë sa i përket kësaj qasjeje… ”

Në konferencën për shtyp krah homologut të tij shqiptar, Ministrit Ditmir Bushati, Koenders vuri theksin tek zbatimi ligjit të Vetting -ut. Zyrtari holandez u shpreh gjithashtu se është me rëndësi që të ketë dialog mes palëve politike, si dhe zgjedhje të lira e të ndershme

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

E rëndë në Tiranë, vdes duke peshkuar 14 vjeçari

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në lumin Erzen në Picallë të Tiranës, ku 14-vjeçar ka humbur jetën teksa me kushërinjtë e tij peshkonte në mënyrë të paligjshme me kosha me korrent. Mësohet se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes e cila ka zbuluar dhe aktivitetin e paligjshëm në zonë. Në hetim janë vënë dhe dy të rinjtë me inciale D.D e K.D përkatësisht 21 dhe 23 vjeç që prej disa kohësh me anë të gjeneratorit dhe koshave me korrent kryenin peshkim të paligjshëm në lum. Hetimet ndaj tyre po kryhen në gjendje të lirë në bashkëpunim me prokurorin e Tiranës ndërsa janë sekuestruar një gjenerator dhe 2 kosha metalik të përshtatur për peshkim.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arratisja, si arriti të largohet i riu nga komisariati i Shkodrës

0

Personi i arratisur sot nga policia e Shkodres, 24 – vjeçari K.D ishte shoqëruar në polici për një ngjarje të ndodhur të dielën në qytetin e Shkodrës. Ai ndodhej në këto ambiente, ai arriti të largohej, siç sqaron policia, forcërisht.

Në një deklarate, policia e Shkodrës ka dhënë sqarime për ngjarjen në fjalë, si dhe ka njoftuar pezullimin e punonjësve të policisë.

Sipas policise, gjatë shoqërimit e të riut janë shkelur procedurat standarde për ruajtjen dhe shoqërimin e shtetasve në ambientet e policisë dhe për këtë arsye kanë nisur hetimet nga Policia e Shkodër, nga Drejtoria e Standardeve Tiranë pranë Drejtorisë së Policisë Shtetit, si dhe SH.Ç.B.A.

Largimi i të riut çoi në pezullimit disiplinor për 2 punonjësit e policisë dhe filloi ecurinë e rëndë disiplinore për 4 punonjësit e tjerë.

Sipas policise, ditën e dielë rreth orës 03:00, në lagjen Tom Kola, në vendin e quajtur “Dugajt e Reja” është dëmtuar xhami i parë, si dhe është qëlluar me pistoletë xhami i pasmë i një automjeti Benz me targë AA487AN, që ka qenë i parkuar dhe është në pronësi të 51 vjeçarit N. L.

Në vendin e ngjarjes efektivët e Shkodrës gjetën 5 gëzhoja model 54 kalibri 7.62 mm, automjetin e dëmtuar, si dhe automjeti AA740GN, që është në përdorim të Zef Sokolit dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje, të cilët janë arrestuar janë Zef Sokoli, 24 vjeç dhe Valentin Ndreu, 23 vjeç. Ndërkohë, 24 – vjeçari, i cili u largua nga ambientet e Komisariatit është në arrati. Policia vijon punën për kapjen e tij.

E gjithë ngjarja, sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta, pasi autorët e dyshuar kanë debatuar me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PENCE: SIGURIA NË KORENË VERIORE MUND TË ARRIHET EDHE PA MJETE PAQËSORE

0

Epokës së durimit strategjik me Penianin i ka ardhur fundi, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, gjatë ndalesës së tij në zonën e çmilitarizuar mes dy Koreve.

Vizita e numrit dy të Shtëpisë së Bardhë në Korenë e Jugut vjen në kohën e përshkallëzimit të tensioneve në gadishullin Korean, me retorika të nxehura si nga ana e Shteteve të Bashkuara, ashtu dhe nga Veriu komunist.

Pence mbërriti në Seul pak orë pas testit të dështuar raketor të Penianit. Të hënën, Amerika dhe Koreja e Jugut nisën një stërvitje të përbashkët ushtarake të forcave të tyre ajrore, për të garantuar, sipas raporteve në media, gatishmërinë e të dyja palëve ndaj çdo kërcënimi të Koresë së izoluar të Veriut.Pence, babai i të cilit ka shërbyer në luftën koreane, u shpreh se Amerika kërkon që siguria në Gadishull të arrihet me mjete paqësore dhe negociata, por sqaroi se aktualisht në tryezë janë të hedhura të gjitha opsionet  e mundshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Dëmi masiv, hashashi i Edi Ramës shfarosi gjysmën e koshereve të bletëve në vend”

0

Kreu i partise Libra Ben Blushi ka denoncuar se me shume se gjysma e koshereve te bleteve ne vend jane demtuar nga hashashi i mbjelle ne parcelat e droges ne zona te ndryshme te vendit.
Blushi shkruan:
KRYEMINISTRI QË VRET BLETËT
Edi Rama do mbahet mend per shumë dëme që i ka bërë këtij vendi por një prej tyre është zhdukja e bletëve.
Nga mbiprodhimi dhe kultivimi masiv i kanabisit mësohet se afro 40 për qind e koshereve të vendit nuk i kanë rezistuar dot dehjes nga kullotat e hashashit dhe janë shfarosur. Nga 360 mijë koshere bletësh që kishim vjet këte vit kemi 140 mijë më pak.
Dëmi i llogaritur për bletërritësit shkon deri ne 60 milion euro. A duhen më shumë arsye për ta hequr një Kryeministër që vret bletët ?

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përgjaken Pashkët në Itali, humb jetën në aksident i riu shqiptar

0

Mbrëmja e Pashkës ka qenë fatale për një të ri shqiptar në Itali, i cili ka humbur jetën pas një aksidenti me makinë.

Dorian Alikollari, një 30 – vjeçar i cili jetonte bashkë me familjen në Udine, u aksidentua rrugës për në Pradamano.

Sipas mediave italiane, kanë qenë kalimtarët të cilët kanë njoftuar autoritetet, rreth orës 22:50 të së dielës, pasi kanë parë një makinë të përplasur pas pemës. Në vendin e ngjarjes shkuan ambulanca, forca të policisë dhe zjarrfikësja, por për të riun shqiptar nuk mund të bëhej asgjë.

30 – vjeçari, i cili udhëtonte i vetëm, mësohet se kishte marrë plagë të rënda e për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme.

Mediat fqinje shkruajnë se ai se nuk kishte dokumente identifikimi me vete dhe kanë qenë prindërit, të cilët e kanë identifikuar gjatë orëve të natës.

Paraprakisht, dyshohet se Alikollari ka humbur kontrollin e mjetit të tij, një Volkswagen Golf, teksa po kthehej për në shtëpi dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -MESAZHI I LULZIM BASHËS PËR RAMËN NË FESTËN E PASHKËVE

0

Kreu i PD, Lulzim Basha nga çadra e protestës dha një mesazh për kryeministrin Edi Rama. Ai tha se paqja po zbret në zemrën e çdo shqiptari, pavarësisht se Rama po i fryn tam tameve të luftës, siç u shpreh Basha.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -LULZIM BASHA URON BESIMTARËT

0

Kryetari demokrat Lulzim Basha i uroi Gëzuar Pashkët besimtarëve të krishterë. Basha shkoi tek Katedralja Ortodokse dhe Vëllazëria Ungjillore nga ku i uroi gjithë shqiptarëve, bekimin e Zotit dhe shpresë e besim për një të nesërme më të mirë.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -NISHANI ZGJEDHJET NË 18 QERSHOR OPTIMIST SE DO ZGJIDHET NGËRÇI POLITIK

0

Kreu i shtetit Bujar Nishani, ka zgjedhur fshatin Dervician në Dropull, të kalojë festojë Pashkën Ortodokse, mes besimtarëve të minoritetit grek.I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Dropullit Andrea Decka, presidenti Nishani, ka vizituar fillimisht kishën e fshatit Dervician nga ku ka ndezur edhe një qiri që simbolizon Ringjalljen e Krishtit.Pas disa minutash pritjesh në ambientet e brendshme të kishës nga dhe ku është njohur me historinë e moçme të kësaj kishe në afërsi të qendrës së Dervicianit, kreu i shtetit ka uruar besimtarët ortodoksë në një prononcim për mediat.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -NGËRÇI POLITIK, META LSI MBAN FJALËN, KUJDESET PËR VENDIN

0

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në një takim me vajza dhe gra, banore të Njësisë 2 në Tiranë, ku të pranishme ishin edhe Kryetarja e LGI-së, Klajda Gjosha, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, etj.Në fjalën e mbajtur gjatë takimit, z. Meta u shpreh se për një shoqëri e shëndetshme na duhet një familje e shëndetshme dhe se për këtë roli i grave, i vajzave, i nënave, është i jashtëzakonshëm, sepse përgjegjshmëria e tyre është maksimale në familje, në komunitet, në rrethin familjar dhe shoqëror.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx