Ballina Blog Faqe 9440

Qeveria jep me koncesion blloqet e lira të naftës në detin shqiptar

0

Blloqet e lira të naftës në detin shqiptar, mësohet se Ministria e Energjisë dhe Industrisë do ti japë me koncension.

Tv Klan mëson se në thirrjen që do të nxjerrë Ministria e Energjitikës dhe Industrisë janë 3 blloqet në detin Adriatik dhe dy të tjera në rajonin e Vlorës.

Në bazë të modelit të ri të miratuar nga Kuvendi, taksat mbi fitimin do të merren që nga fuçia e parë e naftës që  do të shitet.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria ka tentuar të japë me koncesion blloqet e lira të naftës, por çmimi i ulët në tregjet ndërkomëtare ka sjellë që kompanitë e të mos kenë interes në këtë fushë.

Zyrtarë të ministrisë së Energjisë kanë 1 vit e gjysmë që po negociojnë për t’i dhënë Shell dhe Delek Group bllokun 4 në Gjirokastër dhe atë të Dumresë, por ende pa finalizuar asnjë marrëveshje, edhe pse afati është tejkaluar disa herë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Meta: Fuqizimi politik i gruas sjellë fuqizim ekonomik dhe social

0

Ditën e sotme kryetari LSI-së, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me vajza dhe gra të njësisë nr 2 në Tiranë.

Në fjalën e tij, Meta u shpreh se forca politike që drejton kujdeset për vendin dhe do në të ardhmen do të përfaqësohet nga sa më shumë gra e vajza

LSI kujdeset për vendin. LSI kujdeset për njerëzit. LSI mban fjalën. LSI është një shans për të gjithë. Ne do të bëjmë maksimumin në të ardhmen për t’u përfaqësuar me sa më shumë gra dhe vajza”, u shpreh Meta.

Ndër të tjera kreu i LSI deklaroi se fuqizimi politik i gruas duhet të sjellë një fuqizim ekonomik dhe social.

Është shumë e rëndësishme që fuqizimi politik i gruas të sjellë një fuqizim ekonomik dhe social që është edhe themeli dhe i një dinjiteti njerëzor të sigurt të çdo gruaje dhe të çdo nëne”, shtoi kreu i LSI-së Ilir Meta.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zbulohet eurodeputeti që do të ulë në tryezë Bashën, Metën dhe Ramën

0

Pas ngecjes së negociatave për një dialog mes tyre me ndërmjetës Presidentin e Republikës, palët politike në vend mësohet se kanë gjetur një negociator të huaj.

Gazeta Panorama mëson se negociatori i huaj do të jetë eurodeputeti gjerman David McAllister, i cili mban postin e kryetarit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.

McAllister mësohet është shprehur i gatshëm për të bërë ndërmjetësin mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste Shqiptare, por më parë palët duhet të bien dakord për modalitetet e tryezës.

Ndërkohë, që eurodeputeti të vijë në Tiranë ka si kusht të vetëm që palët të jenë paraprakisht dakord me atë çfarë do të diskutohet në tryezë.

Mësohet se kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian është propozuar nga Ilir Meta edhe në takimin e djeshëm që pati me Kryeministrin Rama.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjirokastër / Nuk duronte dot dhimbjet, pacienti hidhet nga ballkoni spitalit

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme së spitalin e Gjirokastrës, ku një 63-vjeçar i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i spitalit rajonal “Omer Nishani”.

Direkt pas ngjarjes, familjarët e të ndjerit, Gëzim Malkaj, kanë tërhequr dosjen mjekësore me pretendimin se do ta bënin problem shkakun që solli marrjen e vendimit për ti dhënë fund jetës nga 63-vjeçari.

Sipas dëshmitarëve, Gëzimi ka ngritur zërin disa herë ku ankohej për dhimbje dhe kundër infermieres e cila nuk po i përgjigjej apelit të tij. Pas një situate shumë të rënduar dhe depresioni të madh mendor, Gëzimi, është shprehur “Unë po shkoj se vetëm kështu do më pushojnë dhimbjet”.

Sipas grupit hetimor, vdekja ka ardhur si pasojë e hedhjes nga ballkoni me lartësi 13 metra në kushtet e depresionit mendor.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kanabisi, pronarja e magazinës në Skrapar, gruaja e ish-kryebashkiakut

0

Magazina në Skrapar ku sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda u zbuluan, 2 mijë rrënjë kanabis dhe një laborator droge, administrohej nga ish-kryebashkiaku i Çorovodës Lefter Lame, i cili ka ndëruar jetë në vitin 2010. Edlira Lame, e arrestuar tre ditë më parë dhe e lënë tashmë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, është bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Çorovodës.

Pas vdekjes së burrit, magazina ku përpunoheshin bimë medicinale është marrë në administrim nga Edlira Lame, e cila kishte futur në magazinë prodhimin e rakisë së Skraparit dhe paketimin e çantave të letrës. Gjatë operacionit policor fakti se magazina ka qënë dikur në administrim të ish-kryebashkiakut të LSI në Çorovodë dhe të një shtetasi italian, është fshehur nga organet hetimore.

Pavarësisht kësaj prokuroria thotë se ka sekuestruar dhe një sasi të konsiderueshme droge në ambjentet e kësaj magazine, por pa përcaktuar sasinë ekzakte të mallit të sekuestruar. Nga ana tjetër avokatët mbrojtës të Edlira Lames thanë se në ambjentet që administrohen nga Lame, nuk është gjetur asnjë sasi droge, por vetëm Raki, Verë dhe çanta kartoni. Para gjykatës, avokatët thanë se nuk janë sekuestruar 2 mijë rënjë kanabis në magazinë.
ekstrati gjendjes civile

“Ambientin e kishim braktisur”
Edlira Lame mohoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda të kishte dijeni për sasinë e madhe të drogës së zbuluar. Gruaja e cila akuzohet për trafik droge të mbetur në tentativë, përmes avokatit të saj, i tha Gjykatës se ajo nuk kishte në administrim magazinën ku u gjet droga, por një tjetër ambient pranë saj, ku prodhoheshin verë, raki, si dhe çanta kartoni ambalazhi.

Për të provuar alibinë, ajo paraqiti në Gjykatë një mandat pagese me vlerë 20 mijë dollarë nga një kompani amerikane, të cilën e kishte furnizuar me raki. Duke iu referuar magazinës ku u zbulua droga, Edlira Lame tha se atë e ka pasur në administrim një shtetas i huaj dhe bashkëshorti i saj, i cili ka ndërruar jetë pesë vite më parë. Gruaja ka shpjeguar se asokohe në magazinë kishin ngritur një biznes bimësh medicinale, por pas vdekjes së bashkëshortit, ishin tërhequr dhe ambienti ishte i braktisur.

Biznesmenia e falimentuar
Edlira Lame, tregtarja 42-vjeçare e arrestuar në këtë operacion dyshohet nga prokuroria se ka vënë në shërbim të trafikantëve, ambjentet e magazinave të saj, për të kryer kultivimin e drogës dhe më pas tharjen e saj. Lame rezulton se ka hapur kompaninë “2 E Çorovoda” dhe një dyqan në Fier, për tregtimin me pakicë të konfeksioneve. Kompania “2 E Corovoda” kishte në objekt të sajin përgatitja e çantave të kartonit dhe ambalazheve të ndryshme, prodhim, ambalazhim të ujit të pijshëm.

Të dyja këto biznese kanë qënë të pezulluara dhe se nuk kryenin asnjë aktivitet tregtar. Ndërkohë sipas prokurorisë kohët e fundit në këto magazina ku ushtronte aktivitet tregtarja Edlira Lame, kryhej dhe përpunimi i rakisë. Gjatë marjes në pyetje Lame mësohet të ketë pohuar se nuk kishte dijeni për kultivimin e drogës, pasi nuk frekuentonte ambjentet ku është gjetur droga. Mirëpo pavarësisht kësaj, prokuroria pretendon se Lame ka pasur dijeni për drogën dhe laboratorin dhe nisur nga kjo situatë ka urdhëruar arrestimin e saj, së bashku me disa persona të tjerë. Ndërkohë që tre shtetas janë ndjekur në gjëndje të lirë.

Operacioni në vijim të kapjes 1.2 tonëve
Prej 24 orësh policia ka bllokuar magaziën duke mos lejuar asnjë person të hyjë në të. Ndërkohë në terren po kryhen hetime mes oficerëve të krimeve të rënda dhe Policisë së Shtetit. Burimet thanë se ky operacion është në vijimësi të zbulimit të një magazine, me plot 1.2 ton canabis sativa të paketuar në thasë e gatshme për tregtim. Kjo sasi droge dyshohet se i përket këtij grupi kriminal, ndërkohë policia dhe prokuroria ende nuk japin të dhëna se kush nga personat është drejtuesi i këtij grupi kriminal citon shqiptarja.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Luftë me Korenë e Veriut, gati 35 mijë ushtarë amerikanë

0

Ushtarët amerikanë, të udhëhequr nga Gjenerali Vincent Brooks, i cili po qëndron në flotën e dërguar nga SHBA’ja në në afërsi të Koresë, gjegjësisht në ujërat e Paqësorit, do të jetë në krye të kësaj lufte të mundshme, shkruan NBC Neës, transmeton Gazeta Express.

Mediat amerikane thonë se mundësia e shpërthimit të luftës midis SHBA’së dhe Koresë Veriore është e madhe dhe se kjo luftë mund të shpërthejë gjatë këtij vikendi.

37,500 ushtarë, marinarë dhe ushtarë ajror, do të jenë pjesëmarrës në luftën e mundshme me Korenë Veriore.

Mes tensioneve të larta në zonë, ku SHBA’ja kanë vendosur flotën më të fuqishme të tyre të Paqesorit në ujërat e Koresë së Jugut, regjimi i Kim Jong Un’it ka zhvilluar paraditen e sotme një ndër paradat më të mëdha të viteve të fundit duke shpalosur të gjithë arsenalin ushtarak të tyre, përfshirë edhe raketat “Taepodong-2” me një rreze veprimi rreth 6,700 km.

Ndërkohë, Kina ka dërguar rreth 150 000 ushtarë në kufi me Korenë e Veriut, në pritje të përshkallëzimit të situatës.

Koreja e Veriut iu ka përgjigjur SHBA’së se nëse merr ndonjë veprim, ata do t’i përgjigjen me “forcë të pakthyeshme”, derisa në anën tjetër SHBA’ja, është vendosur në ujërat e Paqësorit dhe ka paralajmëruar vendin për testet e saj të armëve bërthamore – për të cilat Koreja nuk e ka ndërmend të ndalet.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Derbi kinez i Milanos, kuqezinjte rrëmbejne nje pike ne te 97-n

0

Nuk ka fitues në të ashtuquajturin “derbin e kinezëve” mes Interit e Milanit. Në “San Siro”, sfida përfundoi ashtu sikurse edhe në fazën e parë, me barazimin 2-2 në një ndeshje vërtet të çmendur ku ai që e vulosi rezultatin përfundimtar ishte Zapata në sekondën e fundit të shtesës prej 7 minutash.

Edhe pse si asnjëherë më parë derbi u luajt në mesditë, ndeshja ishte me ritëm të lartë dhe me emocione të shumta. Milani e nisi ndeshjen më agresiv se Interi, duke krijuar disa raste për shënim, por për aftësi të Handanovic dhe si pasojë e gabimeve të lojtarëve kuqezi, porta e Interit nuk u prek në 45 minutat e para.

Ndërkohë, Interi shfrytëzoi në maksimum kundërsulmin dhe në të 36-n, Candreva mposhti Donnarumma-n. Vetëm 8 minuta më pas ishin sërish zikaltrit, këtë herë me kapitenin Icardi që e pati mjaft të thjesht ta dërgonte topin në rrjetë me portën e boshatisur, pas një aksioni të bukur dhe asisti perfekt të Perisic, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin e dy golave për Interin.

Pjesa e dytë nisi me Milanin në kërkim të golit që do të ngushtonte diferencë, por e gjeti shumë vonë, vetëm në minutën e 83 me mbrojtësin Romagnoli.

Megjithatë, arbitri akordoi 5 minuta shtesë, madje pas tyre la të zhvillohet loja edhe për dy minuta të tjera, ku Zapata e shënoi edhe golin e barazimit.

Edhe pse pa fitues, derbi i Milanos dhuroi shumë emocione, ndoshta të shumta ishin edhe për tifozët në Kinën e largët, që në këtë derbi ishin më të shumtë se kurrë më parë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Makina përplaset me pemën, aksidentohen rëndë 4 shqiptarë në Itali

0

Një aksident i rëndë është raportuar në Itali, Piacenza, ku kanë mbetur të aksidentuar 4 shqiptar. Sipas mediave italiane, një BMW është përplasur me një pemë duke përfunduar në kanal. Sipas disa burimeve, janë identifikuar dy nga personat në mjet. Bvhet fjalë për shtetasit me iniciale A. Xh dhe L. Xh nga qyteti i Kavajës. Pritet njoftimi i policisë për më shumë informacione .

https://www.facebook.com/ilpiacenza/videos/1914042165288727/

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bulqizë, shpërthen një eksploziv në një minierë kromi

0

Në Minierën e Kromit në Bulqizë në orët e vona të natës ka shpërthyer lëndë eksplozive.
Policia ka vajtur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar se në Minierën e Kromit Bulqizë, në Galerinë nr 29/50, në thellësinë e saj në ‘zonën D’, është vendosur lëndë eksplozive.
Burime nga policia e Dibrës bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar armatura prej druri. Në vendin e ngjarjes, sipas policisë, janë gjetur dhe sekuestruar dy copa fitil zjarrpërcjellës me ngjyrë të verdhë të djegur.
Në lidhje me këtë ngjarjes, nga ana e bluve të Dibrës është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar F.B. Policia thotë se për shkak të hetimit, nuk mund të jepen të dhëna të tjera, ndërsa ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Po ashtu, materialet e deritanishme hetimore ia ka kaluar Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Shkatërrimit të Pronës me eksploziv”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pesë të arrestuar për laboratorin e drogës në Tiranë, njëri punonjës i shtetit – EMRAT

0

 

Një laborator i kultivimit dhe përpunimit të kanabisit u zbulua mesditën e kësaj të premteje nga Policia në zonën e Shkozës në Tiranë.

Pesë persona, mes të cilëve edhe një punonjës i OSHEE, u arrestuan në flagrancë.

Policia tha se 62-vjeçari Hazbi Parllaku, 63-vjeçari Gjergji Duro, 26-vjeçari Kristi Duro, 59-vjeçari Gerald Bilmani dhe punonjësi i OSHEE-së, 50-vjeçari Robert Minoni u arrestuar si të përfshirë në aktivitetin kriminal.

Ambienti i mbyllur në brendësi të tuneleve në ish Uzinën e Autotraktorëve, në Shkozë, ishte përshtatur për kultivimin e drogës.

Ambientet ishin në pronësi të shtetasit Hazbi Parllaku, i cili në bashkëpunim me persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal, e kamuflonte si aktivitetet i prodhimit të plastikës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx