Ballina Blog Faqe 9441

Zbulohet laborator droge brenda pallatit në Fier, ja pamjet dhe emrat e 8 të arrestuarve

0

Operacion i Koduar “Llampa” ne Fier. Zbulohet një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 8 persona dhe shpallet në kërkim një tjetër. Arrestohen edhe dy punonjës të OSHEE-së.

Gjithashtu zbulohet e goditet edhe një rast tjetër i kultivimit të bimëve narkotike. Sekuestrohen fara Cannabis Sativa e lëndë narkotike. Në pranga poseduesi i tyre.

Burimet zyrtare thane se Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në zbatim të Planit Kombëtar kundër kanabisit ka planifikuar dhe po zbaton masa konkrete për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, duke goditur këtë veprimtari kriminale që në fazën e parë, që lidhet me trafikimin e farërave, kultivimin e fidanëve në mjedise të mbyllura, apo në sera, por edhe duke ndëshkuar personat përgjegjës në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e lëndës narkotike.

Në këtë kuadër, Policia e Komisariatit Fier, ka marrë informacion se në një banesë private tre katëshe në pronësi të shtetasit Piro Bare në lagjen “Kastriot” Fier, mund të zhvillohej veprimatri e paligjshme në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Mbi bazën e këtij informacioni policor, menjëherë u hartua një Plan Masash për ezaurimin e informacionit dhe njëkohësisht u organizua puna për të bërë të mundur vëzhgimin në mënyrë të fshehtë dhe të pa ndërprerë të banesës e më pas ndërhyrjen në të.

Pas verifikimit të plotë të informacionit, më datë 14.04.2017, rreth orës 17:00, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier dhe të Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier u realizua me sukses operacioni i koduar “Llampa”.

Si rezultat u bë e mundur kapja ne flagrancë e 8 personave, 6 burra dhe 2 gra, të cilët gjendeshin në ambientet e banesës tre katëshe në pronësi të shtetasit Piro Bare në lagjen “Kastriot”, ku në katin e dytë dhe të tretë të saj ishin duke kultivuar bimë narkotike.

Në momentin e ndërhyrjes, u kapën në kushtet e flagrancës dhe u arrestuan shtetasit:

1.Hiqmet Borova, 50 vjeç, banues në lagjen Liri Fier.

2.Fisnik Gorani, 27 vjeç, banues në fshatin Hoxharë, Fier.

3.Pajtim Muka, 53 vjeç, banues në lagjen Mbrostar Ferko Fier.

4.Florenco Cera, 24 vjeç, banues në lagjen Çelepias Berat.

5.Erald Buzi, 27 vjeç, banues në lagjen 15 Tetori Fier.

6.Klaudjo Borova, 27 vjeç, banues ne lagjen Liri Gero Fier.

7.Rozana Borova, 37 vjeçe, banuese në lagjen Liri Gero Fier.

8.Selvie Muka, 52 vjeçe, banuese në lagjen Mbrostar Ferko Fier.

Gjithashtu, në vazhdim të veprimeve proceduriale u bë ndalimi i shtetasëve:

-Alesio Hajderaj, me detyrë lexues i matësit të energjisë elektrike në ndërmarrjen OSHEE, Fier përgjegjës për lagjen Kastriot.

Ylli Kostandini me detyrë përgjegjës grupi elektriçistësh në ndërmarrjen OSHEE Fier.

Këta shtetas u ndaluan për veprat penale Moskallëzim krimi dhe Shpërdorim i detyrës vepra këto të parashikuara nga Nenet 300 dhe 248 të Kodit Penal.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. F i cili është personi që ka marrë me qera banesën për këtë aktivitet kriminal.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u konstatuan se në 6 dhoma me siperfaqe prej 220 metra katror, u gjetën të kultivuara 2784 bimë cannabiss sativa me lartësi që varjon nga 30 deri 80 cm.

U gjetën 2820 kubik ku në shumicën prej tyre kishin mbirë fidane të dyshuar si bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Gjithashtu u gjetën edhe 167 bimë në proces tharjeje.

U sekuestruan nga ana jonë dhe shumë sende të tjera si bidona plastik, tuba uji të përdorur për vaditje, llampa të posatshme për rritjen e bimës, gërshërë që shërbenin për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale etj.

Po vazhdon kryerja e veprimeve proceduriale bashkë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për të bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Po në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të trajtimit dhe verifikimit të informacionit policor të marë nga qytetarët, më datën 15.04.207, u organizua kontrolli i banesës dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sokol Memushaj.

Ky shtetas u arrestua për arsye se në oborrin e banesës së tij të ndodhur në fshatin Frakull e Madhe, Fier, kishte mbjellë 16 bimë Cannabis Sativa.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5091 fara bime Cannabis Sativa, një sasi prej 50 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e tharë e ndarë në 16 qese e përgatitur për shitje, 7 fishekë pistolete dhe 16 fishekë automatiku.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Fier mbi bazën e Neneve 278, 283 dhe 284 të Kodit Penal.

Struktruat Vendore të Policisë Fier po vijojnë punën me përkushtim dhe profesionalizëm duke bashkëpunuar edhe me agjensitë e tjera ligjzbatuese, për të bërë të mundur parandalimin dhe goditjen e veprimatrisë kriminale kudo që ajo do shfaqet.

Falënderoj të gjithë qytetarët, shoqërinë civile, pushtetin vendor, kryepleqësitë e fshatrave , mediaa e cila i ndihmon transparencës së procesit e këdo që na bashkohet për të kontribuuar në arritjen e këtij vizioni për një Shqipëri të çliruar nga kanabisi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Imam Kalaja reagon pas paralajmërimit të ambasadës së SHBA: Kush guxon të prekë kishat e të krishterët na ka përballë (VIDEO)

0

Imami Ahmed Kalaja ka dhënë një mesazh të fortë dhe uniteti mes myslimanëve dhe të krishterëve të Shqipërisë në ditët e festës së Pashkës. Gjatë lutjes së xhumasë në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, Imami Ahmed Kalaja duke iu referuar paralajmërimeve të ambasadës amerikane se mund të ketë sulme terroriste për Pashkë tha se kushdo që guxon të prekë kishat dhe të krishterët do ketë myslimanët përballë.
“Në historinë shqiptare ka pasur momente shumë interesante se si prifti me njerëzit e kishës kanë dalë në mbrojtje të xhamisë, kur ka pasur momente që dikush ka dashtë të shtijë fitilin e përçarjes në emër të fesë dhe besimit.
Ne jemi të gatshëm si myslimanë të përsërisim të njëjtën gjë nëse dikush dëshiron të kërcënojë katolikët, ortodoksët, të krishterët shqiptarë, të jemi ne mbrojtësit e parë dhe të jemi ne rrethi i parë, i cili e mbron kishën nga çdo lloj sulmi të mundshëm, që ndonjë njeri i cili është agjendë e dikujt, që nuk na intereson, tenton të prishë harmoninë apo tolerancën ndërfetare në këtë vend.
Ne si myslimanë jemi gati, jemi të gatshëm që nëse dikush do të bëjë tentativa të tilla të kalojë përpara mbi trupat tonë, të kalojë përpara mbi gjakun tonë, pastaj të arrijë aty ku do të arrijë.
Pa kaluar mbi trupat tonë dhe pa kaluar mbi gjakun tonë nuk mund ta arrijë një gjë të tillë, sepse atë që e kemi nuk duam ta humbim dhe nëse dikush është në shërbim të ndonjë axhende “X” apo “Y” do të na e prishë, ne do të jemi të parët ata të cilët do ta mbrojmë, qoftë edhe me jetët tona, sepse kështu na mëson kjo fe e mrekullueshme. Kjo është feja e Zotit, kjo është feja që na ka ardhur prej Zotit”, tha Imami Kalaja para besimtarëve myslimanë.
Duke cituar pjesë nga Kurani ai tha se ‘nuk mundet askush të cenojë atë që ne e kemi trashëguar, atë që ne e kemi pjesë të fesë dhe besimit tonë, sepse zemrat e njerëzve janë në dorë të Zotit, s’ka dyshim’.
“Zgjedhjet e njerëzve janë zgjedhjet e tyre, mirëpo ne jemi njerëz dhe jemi qytetarë të një vendi ashtu siç tha pejgamberi i Zotit, salAllahu alejhi ëe selem, në rastin e Konventës së Medines për hebrenjtë: ‘Janë të gjithë një ymet, një bashkësi e vetme me myslimanët; Nëse kërcënohen hebrenjtë e Medines myslimanët obligohen që t’i mbrojnë, ashtu nëse kërcënohen myslimanët e Medines obligohen hebrenjtë t’i mbrojnë e të jenë me myslimanët.’ Kështu që ne nuk po dalim nga feja dhe besimi me këtë që themi, përkundrazi themi që kështu i shërbejmë fesë dhe besimit dhe kështu jemi me të vërtetë në gjurmët e të dashurit tonë, Muhamedit”, tha Imami.
Ai risolli edhe një shkrim të historianit anglez Thomas Arnold për shqiptarët.
“Tomas Arnold trajton pikërisht këtë tematikë: pse pikërisht tek shqiptarët? Thoshte: janë i njëjti gjak, kanë të njëjtën kulturë, kanë të njëjtat tradita dhe zakone dhe s’ka ndodhur ndonjëherë në historinë e shqiptarëve që të ketë pasur përplasje për arsye fetare dhe besimi.’ Po kështu këtë e kam gjet në thëniet e shumë qofshin historianë, shkrimtarë, filozofë shqiptarë apo të huaj dhe kjo është një mirësi dhe begati, të cilën duhet ta ruajmë.
Duhet të falënderojmë Zotin që është, duhet të falënderojmë ata dijetarë dhe njerëz të shquar dhe klerikë të cilët e kanë trashëguar këtë frymë ndër breza dhe brez pas brezi, duhet falënderuar hoxhallarët dhe klerikët e feve të tjera, të cilët i mëshojnë kësaj fryme dhe i kushtojnë asaj rëndësi dhe duhet që ne si besimtarë ta ruajmë këtë frymë dhe në momentin më të parë që mund të hasim dikë i cili mund të jetë i infektuar apo mund të jetë në shërbim të një agjende të caktuar, ne duhet të jemi të vëmendshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe ne duhet të jemi të parët ata që reagojmë, që mos të bëhemi si shembulli i njerëzve në anije që tha pejgamberi i Zotit”, tha ai.
Imami Kalaja deklaroi më tej se reagimi duhet të nisë nga vetja e të mos fajësojmë të tjerët. Ai foli për axhenda të caktuara që janë të interesuara të prishin harmoninë duke thënë se ne nuk do t’i lejojmë të arrijnë qëllimin e tyre.
“Shembulli i njerëzve me të keqen është si shembulli i njerëzve që kishin hipë në një anije dhe kur u ndanë njerëzit për të jetuar në anije, disa jetonin në kuvertë, disa të tjerë brenda anijes dhe vazhdimisht ata që ishin poshtë kalonin tek këta që ishin lart merrnin ujë dhe me këtë ujë kryenin shërbimet e tyre që kishin. Njëri prej tyre atje poshtë anijes tha: ‘po pse t’i lodhim njerëzit, po e hapim një vrimë këtu në anije dhe kemi ujë të bollshëm.’ Dhe filluan të punojnë dhe ata lart e dëgjuan zhurmën e punës. Tha pejgamberi i Zotit: ‘Sikur ata lart t’i linin këta mendjelehtët të hapin vrimën do të mbytej gjithë anija.’
Kështu që në qoftë se ne nuk reagojmë, pastaj mos ta hedhim fajin tek ata apo këta, jo po se mediat, qafirët, s’ka lidhje. Kur ti je i paditur dhe i painformuar, je i arsyetuar. Ama në momentin që ti merr vesh diçka apo informohesh, atëherë nuk je më i arsyetuar nëse hesht, sepse do të mbytesh edhe ti bashkë me anijen.
E them edhe një herë, janë axhenda të interesuara që të ndodhin gjëra të tilla dhe ne jemi shumë më të interesuar që kurrë gjëra të tilla mos të ndodhin.
Lus Zotin e madh që këtë begati, mirësi dhe qetësi dhe siguri që e ka ky vend të jetë dhe të vazhdojë sa të jetë jeta.
E Zoti i madh na ruajt neve dhe e ruajt këtë vend nga çdo njeri, nga çdo lloj axhende të fshehtë, e cila do destabilitet, e cila do të prishë këtë qetësi, mirësi dhe këtë begati që na ka dhënë i madhi Zot, Allahu, këtë mirësi dhe begati që e predikon dhe e inspiron fjala e Zotit, Kur’ani, këtë mirësi dhe begati që e inspiron jeta dhe tradita e Pejgamberit, Muhamed”, theksoi ai.

Imami, Thirrje

Imami, Thirrje; Do ti mbrojmë vetë kishat;Harmonia fetare vlerë që do mbrojtur me çdo çmim.~Shkeputja~Në historinë shqiptare ka pasur momente shumë interesante se si prifti me njerëzit e kishës kanë dalë në mbrojtje të xhamisë, kur ka pasur momente që dikush ka dashtë të shtijë fitilin e përçarjes në emër të fesë dhe besimit. Ne jemi të gatshëm si myslimanë të përsërisim të njejtën gjë nëse dikush dëshiron të kërcënojë katolikët, ortodoksët, të krishterët shqiptarë, të jemi ne mbrojtësit e parë dhe të jemi ne rrethi i parë, i cili e mbron kishën nga çdo lloj sulmi të mundshëm, që ndonjë njeri i cili është agjendë e dikujt, që nuk na intereson, tenton të prishë harmoninë apo tolerancën ndërfetare në këtë vend. Ne si myslimanë jemi gati, jemi të gatshëm që nëse dikush do të bëjë tentativa të tilla të kalojë përpara mbi trupat tonë, të kalojë përpara mbi gjakun tonë, pastaj të arrijë aty ku do të arrijë. Pa kaluar mbi trupat tonë dhe pa kaluar mbi gjakun tonë nuk mund ta arrijë një gjë të tillë, sepse atë që e kemi nuk duam ta humbim dhe nëse dikush është në shërbim të ndonjë axhende "X" apo "Y" do të na e prishë, ne do të jemi të parët ata të cilët do ta mbrojmë, qoftë edhe me jetët tona, sepse kështu na mëson kjo fe e mrekullueshme. Kjo është feja e Zotit, kjo është feja që na ka ardhë prej Zotit. Nuk mundet askush të cënojë atë që ne e kemi trashëguar, atë që ne e kemi pjesë të fesë dhe besimit tonë, sepse zemrat e njerëzve janë në dorë të Zotit, s’ka dyshim. Zgjedhjet e njerëzve janë zgjedhjet e tyre, mirëpo ne jemi njerëz dhe jemi qytetarë të një vendi ashtu siç tha pejgamberi i Zotit, salAllahu alejhi we selem, në rastin e Konventës së Medines për hebrenjtë: ‘Janë të gjithë një ymet, një bashkësi e vetme me muslimanet; Nëse kërcënohen hebrenjtë e Medines myslimanët obligohen që t’i mbrojnë, ashtu nëse kërcënohen myslimanët e Medines obligohen hebrenjtë t’i mbrojnë e të jenë me myslimanët.’ Kështu që ne nuk po dalim nga feja dhe besimi me këtë që themi, përkundrazi themi që kështu i shërbejmë fesë dhe besimit dhe kështu jemi me të vërtetë në gjurmët e të dashurit tonë, Muhamedit, salAllahu alejhi we selem.Tomas Arnold trajton pikërisht këtë tematikë: pse pikërisht tek shqiptarët? Thoshte: janë i njejti gjak, kanë të njejtën kulturë, kanë të njejtat tradita dhe zakone dhe s’ka ndodhur ndonjëherë në historinë e shqiptarëve që të ketë pasë përplasje për arsye fetare dhe besimi.’ Po kështu këtë e kam gjetë në thëniet e shumë qofshin historianë, shkrimtarë, filozofë shqiptarë apo të huaj dhe kjo është një mirësi dhe begati, të cilën duhet ta ruajmë. Duhet të falënderojmë Zotin që është, duhet të falënderojmë ata dijetarë dhe njerëz të shquar dhe klerikë të cilët e kanë trashëguar këtë frymë ndër breza dhe brez pas brezi, duhet falënderuar hoxhallarët dhe klerikët e feve të tjera, të cilët i mëshojnë kësaj fryme dhe i kushtojnë asaj rëndësi dhe duhet që ne si besimtarë ta ruajmë këtë frymë dhe në momentin më të parë që mund të hasim dikë i cili mund të jetë i infektuar apo mund të jetë në shërbim të një agjende të caktuar, ne duhet të jemi të vëmendshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe ne duhet të jemi të parët ata që reagojmë, që mos të bëhemi si shembulli i njerëzve në anije që tha pejgamberi i Zotit, salAllahu alejhi we selem: ‘Shembulli i njerëzve me të keqen është si shembulli i njerëzve që kishin hipë në një anije dhe kur u ndanë njerëzit për të jetuar në anije, disa jetonin në kuvertë, disa të tjerë brenda anijes dhe vazhdimisht ata që ishin poshtë kalonin tek këta që ishin lart merrnin ujë dhe me këtë ujë kryenin shërbimet e tyre që kishin. Njëri prej tyre atje poshtë anijes tha: ‘po pse t’i lodhim njerëzit, po e hapim një vrimë këtu në anije dhe kemi ujë të bollshëm.’ Dhe filluan të punojnë dhe ata lart e dëgjuan zhurmën e punës. Tha pejgamberi i Zotit, salAllahu alejhi we selem: ‘Sikur ata lart t’i linin këta mendjelehtët të hapin vrimën do të mbytej gjithë anija.’ Kështu që në qoftë se ne nuk reagojmë, pastaj mos ta hedhim fajin tek ata apo këta, jo po se mediat, qafirat, s’ka lidhje. Kur ti je i paditur dhe i painformuar, je i arsyetuar. Ama në momentin që ti merr vesh diçka apo informohesh, atëherë nuk je më i arsyetuar nëse hesht, sepse do të mbytesh edhe ti bashk me anijen. E them edhe një herë, janë axhenda të interesuara që të ndodhin gjëra të tilla dhe ne jemi shumë më të interesuar që kurrë gjëra të tilla mos të ndodhin.Lus Zotin e madh që këtë begati, mirësi dhe qetësi dhe siguri që e ka ky vend të jetë dhe të vazhdojë sa të jetë jeta. E Zoti i madh na ruajtë neve dhe e ruajtë këtë vend nga çdo njeri, nga çdo lloj agjende të fshehtë, e cila do destabilitet, e cila do të prishë këtë qetësi, mirësi dhe këtë begati që na ka dhënë i madhi Zot, Allahu, këtë mirësi dhe begati që e predikon dhe e inspiron fjala e Zotit, Kur’ani, këtë mirësi dhe begati që e inspiron jeta dhe tradita e Pejgamberit, Muhamed, salAllahu alejhi we selem.

Gepostet von Ahmed Kalaja am Freitag, 14. April 2017

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

I vjedhin makinën në Tiranë, gazetarja: ‘’Bravoo zoti ministër i Rendit’

0

Moderatorja Ornela Gace ka publikuar videon e vjedhjes së makinës së saj në mes të ditës pranë një seversi makinash në Tiranë.
Në video, dallohet hajduti, i cili pas konstaton se makina e gazetares është e hapur, futet brenda saj duke i vjedhur portofolin.
“Ja si vidhen makinat në mes të dites në Tirane bravooooo rendiiii bravo zoti ministër i rendit jeta jonë është e sigurt”, shkruan Ornela Gace në profilin e saj në ‘Facebook’.

vidjo ne linkun poshte.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -RAMA LULZIM TË DIALOGOJMË PA KUSHTE MOS NA VONO! MOS NA TURPËRO!

0

Kur situata politike ndodhet në një krizë të thellë,  Kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për dialog pa kushte drejtuar kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Rama e quajti krizë artificiale nga PD dhe ftesa e tij është që vetë kreu i opozitës  të caktojë modalitetet e dialogut por nënvizoi se zgjedhjet nuk do t’i ndalë dhe se qeverinë nuk ka për ta rrëzuar nëse ajo nuk rrëzohet me votë.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Grade -DROGA NE GJIRIN E LALZIT, LLALLA “ZBARKON” NË PROKURORINE E DURRESIT

0

Situata e drogës në vend ka alarmuar Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla i cili ditën e sotme ka zhvilluar një takim në Prokurinë e Durrësi.  Takimi nuk është publik, por mësohet se tema e diskutimit është çështja e trafikimit të lëndëve narkotike.

Pak ditë më parë, në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë e Antimafias së Leçes, u zbulua një grup që trafikonin lëndë narkotike nga Gjiri i Lalëzit në drejtim të Brindizit.

Po ashtu takimi vjen edhe një ditë pas deklaratë së kreut të PD, Lulzim Basha se në Manzë ndodhet një magazinë me 100 ton kanabis. 

Në këtë takim, Adriatik Llalla shoqërohet nga drejtuesi i Prokurorise per Krime te Renda, Besim Hajdarmataj.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -LUNGOMARE NE VLORE,200 PALMA TË REJA, TË LLOJIT “UASHINGTONI”

0

Palmat rikthehen ne qytetine Palmave duke u vendosur filimisht ne ne segmention nga Skela deri tek zona e Akademise se Marines,nderkohe qe do te zevendesohen perghjate gjithe segmentit te lungomares edhe te gjitha palmat e tjera ,te cilat tashme jane prekur nga semundja. Palmat do te zevendesohen me llojet e reja te tyre,ndersa synohet qe vendosja e pemeve te reja ti jape nje pamje krejt te re shetitores se qytetit te Vlores. Me këto pemë, që simbolizojnë imazhin mesdhetar të qytetit, jo vetëm plotësohet një prej dimensioneve dekorative të traditës, por krijohet edhe një element spikatës në ansamblin e gjelbërimit gjithëvjetor të Vlorës.

Palmat e reja, me një lartësi mbi 8 metra, të një lloji mjaft rezistent, të përzgjedhura me mjaft kujdes në treguan aktual ndërkombëtar, do të hijeshojnë jo vetëm segmentin nga Skela deri tek ish Akademia e Marinës, por do të zëvendësojnë edhe pemët e dëmtuara në pjesën tjetër.Punimet ne lungomare pritet te perfundojne mne muajin maj dhe shetitorja e re te jete gati per sezonin turistik. ///

 

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -RUÇI DO TË ZGJEDHIM PRESIDENTIN DHE DO SHKOJMË NË ZGJEDHJE, S’KA 1997

0

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi thotë se mazhoranca do të zgjedhë Presidentin e ri dhe do të shkojë në zgjedhje normalisht.

Gjatë një takimi në Fier, Ruçi u shpreh se nuk do të ketë krizë si në vitin 1997.//

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

U njohën në Facebook dhe folën për 3 vite rresht, por kur u panë live…

0

Një çift të rinjsh rreth të njëzetave, krijuan një skenë romantike në aeroportin e SHBA. Ata kanë biseduar në rrjetet sociale për më shumë se 3 vite, por nuk ishin takuar kurrë fizikisht.

“Lidhja” e tyre virtuale u kthye në një ngjarje prekëse për ata që filmuan gjithçka. Danielle vrapon me të shpejtë drejt Phill i cili hapi krahët përzemërsisht. Në video mund të dëgjohet pak nga biseda dhe vajza i thotë se ishte më i gjatë seç e kishte imagjinuar ajo.

Pasi videoja u bë hit në rrjetet sociale, shumë prej komentuesve e kritikonin lidhjen ndërkohë të tjerë shprehnin habinë e tyre se si mund të kishin pritur aq gjatë për t’u parë.

Çifti i ri kishin biseduar për vite të të tëra në Skype dhe ishin njohur nëpërmjet një ftese Facebooku. Ata shprehen se lidhja e tyre është kaq e fortë sepse tashmë e njohin mirë njëri-tjetrin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Policia kontrolle masive nga ajri e toka ne te gjithe vendin, çfare po ndodh?

0

ijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike nga policia e shtetit. Mësohet se vijojnë paralelisht kontrollet në territor edhe në ish-magazina e depo shtetërore, ish-reparte ushtarake, tunele, shtëpi të braktisura, sera e çdo ambient tjetër të dyshuar se mund të përdoren për magazinim të lëndës narkotike apo për kultivim të bimëve narkotike.

Në ketë kuadër gjatë ditës së sotme rreth 200 forca Policore, FNSH, Drejtoria Kundër Narkotikëve, Drejtoria për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Policinë Durrës kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në territor. Kontrollet kanë vijuar nga ajri dhe toka. Kontrollet u përqëndruan në zonën e Ishmit dhe në Manëz.

Nga ajri u filmuan tunele e objekte të dyshuara, ku më pas u kontrolluan nga toka nga F.N.Sh e Policia Vendore Durrës. U kontrolluan 28 tunele, 31 magazina e ish magazina si dhe banesa të braktisura. Kontrollet po vijojnë në të gjithë territorin. Policia e Shtetit është e vendosur në luften e pandërprerë për ta zhdukur këtë fenomen.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zbulohet vendi ku fshihen dhe pronësia e 400 tonelatave drogë në Lezhë

0

Zbulohet zona ku fshihen 400 tonela kanabis sativa në Lezhë. Pas denoncimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, është ish-kryeministri Sali Berisha që ka denoncuar këtë gjë.

Ai ka bërë publik mesazhin e një oficeri policie që tregon se droga e mbledhur aty është e zonave të Lezhës, Matit, Krujës dhe Dibrës.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

400 tonelata drogë në magazinat e klanit udhëheqës të Partisë Socialiste, Ndoka! Oficeri dixhital denoncon: 400 tonelata drogë në magazinat e klanit drejtues të PS Lezhë, Ndoka që ruhen me polici dhe roje të armatosur!

Lexoni mesazhin! sb

“Mbrëma z. Berisha!

Uroj të jeni mirë.

Jam oficer policie. Duke ju kërkuar ndjesë për orarin po ju informoj lidhur me një aktivitet ne fushën e narkotikëve. Pas kalasë së Lezhës duke ndjekur krahun e lumit e duke kaluar me drejtim nga vendi i quajtur “varri i Skënderbeut” (ish zona industriale ku prodhohej dikur rakia – kështu quhet vendi) dhe pikërisht ish-magazinat e dikurshme të tregtisë, vëllezërit NDOKA dhe me konkretisht vëllai i vogël i Arben Ndokës shtetasi Xhevahir Ndue Ndoka ka në pronësi ose administrim disa magazina.

Ai disponon të magazinuara në to rreth 400 ton drogë të llojit “cannabis sativa” një nga sasitë më të mëdha në Shqipëri. Theksohet se këto magazina ndodhen vetëm të korrurat e këtij viti në zonat e Lezhës, Matit, Krujës dhe një pjesë e mire e Dibrës ku ata kanë qenë tutorë të shumë sipërfaqeve të mëdha të mbjella por edhe për të tjerë lidhje të tyre duke dalë garant edhe për disa grupe të tjera në drejtim të magazinimit dhe më pas trafikimit….

Xhevahir Ndoka aktualisht punon në Prefekturën e Qarkut Lezhë por ka qenë dhe ky i implikuar në Itali në fushën e “Ushtrimit dhe tutorit të Prostitucionit”. Kanë aktivitet të fuqishëm në këtë shtet në fushën e narkotikëve. Mendohet se një prej sasive të madha të ngarkesës prej 8 – 10 tonësh që u kap me drejtim në Itali përpara rreth rreth 2 muajsh (që ju kam vënë në dijeni Ju z. Kryetar) është e familjes “NDOKA”.

Informacioni është administruar së fundmi nga një lidhje e tyre i cili përpara 6-7 ditësh e ka parë magazinat dhe lëvizjet e automjeteve në aksin e asaj rruge e cila ruhet kryhesisht me Polici dhe njerëz të tyre.”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx