Ballina Blog Faqe 9443

SHBA-Rusi bien dakord, ja cfare do te ndodhe ne Siri

0

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ranë dakord të mërkurën të punojnë së bashku për një hetim ndërkombëtar rreth një sulmi sirian me armë kimike javën e kaluar, i cili u bë shkak për kundërpërgjigjen amerikane me raketa.

Uashingtoni ia hedh fajin për sulmin presidentit sirian Bashar Assad, aleat i Rusisë, ndërsa Moska thotë se përgjegjës janë kryengritësit sirianë.

Pas një ditë bisedimesh në Moskë me Sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, tha se dy ish-armiqtë e Luftës së Ftohtë ranë dakord për nevojën e një hetimi të OKB-së rreth ngjarjeve të 4 prillit në veri të Sirisë.

Më shumë se 80 njerëz u vranë në atë që SHBA e përshkruajnë si një sulm me gaz nervor të ndërmarrë pa dyshim nga forcat e Asadit. Rusia thotë se ishin kryengritësit që shpërndarë një lëndë kimike, version të cilin administrata e Presidentit Trump e quan fushatë keqinformimi.

Konferenca e përbashkët e shtypit e dy kryediplomatëve u zhvillua pas një takimi prej dy orësh që presidenti rus Vladimir Putin pati me zotin Tillerson.

Takimi Putin-Tillerson u konfirmua zyrtarisht vetëm në minutën e fundit, pas shumë ditë spekulimesh nëse presidenti rus do ta priste apo jo Sekretarin amerikan të Shtetit.

Vendimi i zotit Putin për të pritur Sekretarin Tillerson sinjalizonte synimin e Moskës për të ruajtur komunikimin me SHBA, megjithë tonet gjithnjë e më të larta të akuzave që dy vendet i kanë drejtuar njëri-tjetrit.

Palët shqyrtuan rrugët për të shpëtuar marrëdhëniet mes dy fuqive më të mëdha ushtarake të botës.

Ndërhyrja në zgjedhjet presidenciale amerikane për të cilën akuzohet Rusia ishte gjithashtu një temë në takimin e parë të drejtpërdrejtë mes Presidentit Putin dhe Sekretarit Tillerson.

“Mes dy vendeve tona ka një nivel të ulët besimi,” i tha zoti Tillerson presidentit rus.

Nga ana e tij, ministri i jashtëm Lavrov tha se akuzat për ndërhyrje të Moskës në zgjedhjet presidenciale amerikane nuk janë provuar.

Ai tha se Moska nuk ka parë “një fakt të vetëm, apo edhe një aluzion për fakte” që të vërtetojnë pretendimet amerikane për ndërhyrje të Rusisë.

Zoti Lavrov shtoi se Rusia do t’i shqyrtojë fakte të tilla, nëse ato i vihen në dispozicion.

Agjencitë amerikane të zbulimit kanë thënë se Rusia ndërhyri në fushatën presidenciale dhe në zgjedhjet e SHBA për të ndihmuar fitoren e kandidatit Donald Trump.

Kongresi amerikan po kryen një hetim rreth lidhjeve të dyshuara midis zyrtarëve të fushatës Trump dhe Rusisë.

Në konferencën e shtypit zoti Tillerson tha se do të krijohen grupe pune për të përmirësuar marrëdhëniet SHBA-Rusi dhe për të identifikuar problemet. Ai tha gjithashtu se dy palët do të diskutojnë edhe mbi mosmarrëveshjet në Siri dhe mënyrën se si t’i japin fund luftës civile gjashtë-vjeçare të vendit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sulmet ne Siri, Trump: SHBA nuk do perfshihet me tej, u preka nga imazhet e femijeve te vrare

0

Trump vjen me një deklaratë shumë të fuqishme në lidhje me sulmet në Siri. Presidenti i SHBA-ve tha se do të përfshihen më tej në Siri pavarësisht nga goditja me raketa që ai urdhëroi javën e kaluar kundër bazës ajrore siriane, nga e cila besohet se u ndërmor sulmi me armë kimike që vrau dhjetëra civilë, përfshirë fëmijë.

“Ne nuk do të hyjmë në Siri”- i tha Trump gazetares së programit Fox Business Neës, Maria Bartiromo, në një intervistë që do të transmetohet të mërkurën.
Zoti Trump tha se vendosi të japë urdhër për goditjen me raketa pasi kishte parë imazhet e fëmijëve të vdekur nga sulmi kimik në qytetin sirian Khan Sheikhoun. “Kur e pashë këtë, mendova se duhet të bënim diçka,” tha zoti Trump.
Presidenti Trump paralajmëroi se mbështetja e presidentit rus Vladimir Putin për presidentin sirian Bashar al-Assad, është “diçka shumë negative për Rusinë dhe për njerëzimin.”
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë pretendimet ruse se çlirimi i gazit nervor sarin, ishte rezultat i paqëllimshëm i një sulmi ajror të qeverisë siriane ndaj një depoje municionesh që mbahej nga kryengritësit.
Sipas zyrtarëve amerikanë, sulmi me armë kimike kundër civilëve ishte i qëllimshëm.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

SHBA ‘’nxjerr’’ sekretin e Rusise: Kam raporte per nderhyrjen e tyre ne zgjedhjet ne Mal të Zi

0

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar së fundmi se ka raporte të besueshme se Rusia ka bërë përpjekje të ndërhyjë në zgjedhjet e Malit të Zi, vitin e kaluar.

“Jemi shumë të shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e tetorit në Mal të Zi dhe me raportet e besueshme se Rusia ka mbështetur një përpjekje për sulm ndaj qeverisë në ditën e zgjedhjeve”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, raporton REL.
Prokuroria speciale në Mal të Zi ka thënë se një grup i “nacionalistëve rusë” ka planifikuar vrasjen e kryeministrit të atëhershëm malazez, Millo Gjukanovic, për ta sjellë një parti opozitare në pushtet.
Ndërkohë Moska ka mohuar çdo përfshirje. Zyrtari amerikan tha se Uashingtoni mbështet autoritetet malazeze në hetimin e rastit.
Më 11 prill, Trump ka nënshkruar protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke thënë se përfshirja e këtij vendi në aleancë do të rrisë stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha akuza te renda ndaj zyrtarit te BE-se: Erdhe ne Tirane te blesh mandate per Ramen

0

Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar një zyrtar të Komisionit Europian. Nga çadra e protestës, Berisha pretendon se një zyrtar nga Brukseli erdhi në Tiranë si misionar për të blerë mandate për llogari të Ramës.
Berisha nuk përmend emër, por thotë se ky zyrtar takoi partitë aleate të PD duke i kërkuar atyre të hyjnë në zgjedhje.
‘’ Këtu para 5-6 ditësh erdhi një misionar, erdhi dhe mblodhi parti të tjera të opozitës. Ta kishte dërguar Kominterin i Josif Stalinit, ndryshe nuk mund tu fliste. Çfarë u tha drejtori që erdhi nga Brukseli kryetarëve të partive opozitare?! U tha; tani lereni PD dhe Lulzim Bashën të kalben në çadër, por futuni merrni ato mandate se u erdhi radha. Erdhi me misionin të shkatërrojë opozitën, erdhi të ndërtojë opozitën sipas Edi Ramës. Dy gjëra do ti them atij: Sigurisht ti nuk erdhe nga Kominterni, sepse Kominterin ka degada që ka përfunduar në koshin e historisë. I sigurtë jam se nuk more porosinë nga Komisioni i BE, sepse ky është institucione që ndërtohet mbi ligje demokratike, por ti erdhe ose si anëtar i klubit 4700 euro metri katror ose erdhe si anëtar i klubit të kanabisit të Tiranës. Por misionin tënd të turpshëm je treguar i pamend, sepse ata burra që takove atë ditë, përfaqësues të partive aleate i kanë këtu aleatët prej 56 ditësh. Dëgjo tani, se edhe emrin nuk ta di: Nëse ata nuk do kishin ardhur në këtë çadër me vullnetin e tyre të lirë, Edi Rama do tu kishte bërë atyre çdo shpërblim, nëse ata nuk do ishin në çadër Edi Rama do të ishte i gatshëm ti falte nga një magazinë si ajo e Përmetit me drogë. Na kujtove ato kohërat e Perandorisë Osmane, kur Sulltani para se të dërgonte ushtritë dërgonte qeset me para, erdhe këtu të blesh mandate për llogari të Ramës, turpi të mbuloftë. Thirrja ime për KE: largojeni këtë njeri nga Komisioni, largoni njerëzit e korruptuar nga Komisioni. Ky është një akt i turpshëm dhe nuk i bën nder as Komisionit dhe as vendit nga i cili ka ardhur.’’- tha Berisha.
Sali Berisha gjithashtu i është përgjigjur edhe kryeministrit Rama duke i thënë se ka ofenduar shqiptarët me shprehjen tokë e “xanun”
‘’ Së pari me shprehje tënde prej ordineri ti mendove se mund të fyesh ata që përdorin faljen “xanun”, por harron që ata janë shumicë në diellin shqiptar. Harron se ky është një akt përçarës i turpshëm, por harron se po të garantoj ty se ata dhe secili prej tyre janë 1000 herë me njeri sesa ti. Ata i thonë Shqipërisë Shqipëri dhe e duan këtë vend më shumë se ti. Ata i thonë familjes familje dhe nuk ndajnë kurrë konceptin që ti ke për familjen, sepse ata i thonë dinjtetit njerëz dinjitet dhe i bindur të jesh ti se janë të gatshëm të të bëjnë ty që lana të të duket vaskë floriri. Por ti Edi Rama je verbuar, ti nuk lexon çfarë shkruhet në muret e çadrës. Në çdo centimetr shkruhet “guxo po deshe”. Ti sillesh si skuth, nga një studio në një tjetër duke u zënë me gazetarët, edhe njëherë guxo po deshe.’’- përfundoi ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Blushi braktis Kuvendin, çfarë ndodhi?

0

Ben Blushi, kryetari i LIBRA-s mësohet se ditën e sotme nuk ka marrë pjesë në Kuvend. Lajmin e bën me dije vetë Blushi në Facebook, duke sqaruar dhe arsyet.
Statusi i Blushit:
PSE NUK SHKOJ SOT NE PARLAMENT.
Kam vendosur të mos shkoj sot në Kuvend. Dua të kuptoni si funksionon një parlament pa ide, pa debat dhe pa kundërshtarë. Kështu mund të jetë parlamenti i katër viteve të ardhshme nëse LIBRA vendos të mos jetë pjesë e kësaj komedije burokratike.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -AKSIDENT I REND KA NDODHUR NE AKSIN RRUGOR VLORE FSHATI ALIKOKE

0

Nje aksident ka ndodhur  ne aksin rrugor Vlore, fshati Alikoke,nje kamion me rimorkio me targe AA 044 FZ  eshte perplasur me nje automjet tip mercdes,me targa AA 059 DF dhe si pasoje nga perplasja eshte plagosur rende nje puntor  i cili ishte duke punuar ne rruge.Po ashtu nga perplasja eshte demtuar dhe nje dyqan anes rruges i cili eshte goditur nga kamioni .Personi i plagosur ndodhet ne gjendje te rende ne spital. Mesohet nga informacionet e para se kamioni trailer me rimorkoi ishte me shpejtesi,duke dale disi nga rruga. Fillimisht duke u perplasur me makinen tip benz,me pas ka  goditure dhe nje biznes te vogel te ndodhur ne ane te rruges. Pikerisht pronari i ketij subjekti  tregetar Erion Canaj konfirmon se ka shpetuar per vetem pak caste nga ndonje tragjedi e rende,ndersa eshte larguar menjehere nga subjekti ne momentin kur eshte goditur nga kamioni. Vendi i ngjarjes eshte dhe nje vend stacion per furgonat e fshatrave te lumit te Vlores dhe fatmiresisht qe ne vend nuk ka patur ndonje mjet te ndaluar me pasagjere,pasi demet mund te ishin edhe me te renda. Nga aksidenti kane shpetuar drejtuesit e dy automjeteve,por eshte demtuar nje punonjes ne ane te rruges,i cili eshte derguar ne spital,ndersa  zona ne fjale eshte e banuar ,c’ka perben rrezik te perditshem per banoret e zones. ////

 

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -KQZ NE KOMISIONIN E LIGJEVE

0

Deputetët i kanë bërë një dush të ftohtë kryetarit të KQZ-së teksa ky raportonte në komisionin e ligjeve.Deklarata e Denar Bibës se për heqjen e mandatit të Elvis Rroshit, Shkëlqim Selamit dhe Dashamir Tahirit vendimi ishte marrë me mirëbesim sepse Prokuroria nuk i kishte sjellë prova të qarta, solli revoltën e deputetëve.Ata e kryqëzuan kreun e KQZ për këto vendimmarrje që për një pjesë të tyre shkelin ligjin.
Madje për LSI, ligji i dekriminalizimit duhet ndryshuar pasi ashtu si një pjesë tjetër nismash, është votuar symbyllazi.Socialistët i tërhoqën vërejtje kreut të KQZ për interpretimet mediatike të paragrafëve të ligjit.
Duke iu referuar në këtë mënyrë deklaratës së tij për të shtyrë deri në 29 prill afatin e regjistrimit të PD.
Deklaratë e cila solli reagime të shumta nga të gjithë kampet politike.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Italiani vë “duart në kokë” nga drejtësia shqiptare: Më shtypën me makinë dhe shpallem fajtor

0

Mbrëmjen e 6 dhjetorit, teksa zbriti nga makina e ortakut të tij shqiptar për të shkuar në banesë, Ariel Iannarelli u përplas nga një makinë në rrugën dytësore Golem-Plepa, te vendi i njohur si Shkëmbi i Kavajës.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës e pushoi çështjen penale ndaj drejtuesit të automjetit që e aksidentoi, një 27-vjeçar nga Golemi, i cili rezulton të jetë larguar nga vendi.

“Pasi dola nga spitali zbulova që isha unë fajtori. Nuk e di sesi e bënë. Falsifikuan, manipuluan? Duket qartë që diçka ka ndodhur. Nuk ka një kartelë klinike. Shkruhet: plagë të lehta sipërfaqësore. Unë rrezikova jetën. Kam muaj në spital.

Duhet të bëj operacione. Si e bëri Prokuroria këtë? As Ambasada (italiane) ime s’më ka ndihmuar. Tani e kuptoj se çfarë është korrupsioni. Nuk më kanë pyetur asgjë në polici. Prokuroria nuk e gjeti fajtor atë djalin. Si dolën në këtë përfundim?”, thotë Ariel Iannarelli, sipërmarrës.

Biznesmeni 37-vjeçar nga Italia tregon se në spital e vizitoi i ati i drejtuesit të mjetit, duke i kërkuar një marrëveshje, por ai nuk pranoi.

“Nuk është e drejtë që një njeriu, i cili vjen nga jashtë të investojë këtu, i duhet të kalojë këtë situatë që kalova unë. Kjo që më ndodhi mua mund të ndodhte në çdo vend në botë, por ata që kanë në dorë ligjin e bëjnë dallimin. Është ajo që ndodhi më pas që e bën skandaloze. S’e kuptoj si e kanë punuar. Kush gaboi duhet të paguajë. Shpenzimet i heq të gjitha unë. Unë me paterica endem nëpër gjykata. Në Itali kjo s’do të kishte ndodhur kurrë. Kjo është e turpshme!”, tha më tej ai.

Në fund të muajit shkurt, Iannarelli i është drejtuar Gjykatës së Durrësit me një ankim kundër vendimit të pushimit të çështjes penale dhe pret që çështja të rihapet. Ai thotë se mjeti që e aksidentoi nuk ishte ai i deklaruar nga oficeri i Policisë Gjyqësore, një “Benz” i blerë një ditë para aksidentit, por një fuoristradë e bardhë, gjë që e dëshmon dhe ish-ortaku i tij, Genti Meçaj.

Iannarelli pret që faktet të zbardhen dhe të vendoset drejtësi

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Basha: Vettingu, projekt mafioz

0

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka akuzuar disa herë diplomatët e huaj për përkrahje të pozicionit Kryeministrit Rama për reformën në drejtësi, por asnjëherë më parë nuk kishte folur si këtë të mërkurë në çadrën e protestës për çështjen e vettingut.

“Edi Rama komploti është zbuluar. Projekti i vettingut është një projekt mafioz ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës, kanë marrë peng ekspertë të BE-së. Bashkëkomplotistët e t’u janë dekonspiruar dhe i pret gjykimi në institucionet ndërkombëtare”, thotë Basha.

Lulzim Basha nuk përmendi emrat e diplomatëve, por duke e lidhur qëndrimin e opozitës me kanabizimin e vendit, Basha replikoi me raporterin europian për Shqipërinë, i cili ishte kundër krijimit të një qeverie teknike si në Maqedoni.

“Të pranojnë shqiptarët që të shkojnë në zgjedhje me Kryeministrin komandant të ushtrisë së drogës? Kurrë nuk do ta pranojnë. Prandaj miku ynë Knut një të vërtetë ka thënë; asgjë nuk ka të përbashkët me situatën në Maqedoni para zgjedhjeve, sepse këtu është 10, 100 herë më keq”, deklaroi kreu i PD.

Lulzim Basha e cilësoi ofertën e qeverise teknike si një ofertë zemërgjerë në kushtet, kur sipas tij, opozita beson se qeveria nuk i ka shkatërruar bimët narkotike, sipas një procedure të caktuar, por ka bashkëpunuar me krimin për ruajtjen në magazina dhe tunele.

“Dhe jemi në të drejtën tonë të kërkojmë jo vetëm largimin, por arrestimin dhe procedimin e kreut të kësaj masakre”, thotë Basha. A mund të ketë zgjidhje? Mesazhi i Lulzim Bashës ka një kusht të pandryshueshëm.

“Ta harrojë çdokush pavarësisht se nga cila majë e thanës flet, se ne do të tërhiqemi pa largimin e Edi Ramës nga karrigia kryeministrore. Ky është kushti minimal për zgjedhje të lira e të ndershme”, këmbëngul kreu i opozitës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Skrapar, zbulohet nje laborator modern i perpunimit te droges

0

Në qytetin e Skraparit ëshët zbuluar një labrator droge modern. Mësohet se ky zbulim është bërë në bazë të një hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Laboratori është zbuluar në vijim të operacionit të dy javëve më parë ku u gjetën 1.2 ton drogë, ku në të janë gjetur bimë të mbjellja në vazo (mbi 2000 rrënjë), si edhe një sasi e madhe kanabisi i tharë. Prokuroria e Krimeve të rënda thotë se laboratori është ndër më modernët të zbuluar deri tani, për përpunimin e lëndës narkotike.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx