Ballina Blog Faqe 9444

Itali, kapen 10 milione euro marijuane e ardhur nga Shqiperia

0

Një sasi e konsiderueshme prej dy ton drogë e ardhur nga Shqipëria u sekuestrua nga policia italiane në Fossacesia. Operacioni u finalizua me arrestimin e tregtarit të drogës si dhe me zbulimin e një skafi të fuqishëm.

Droga ishte e ndarë në pako me peshë 20 kg secila dhe ishte e fshehur në një furgon i vendosur në një fshat në Fossacesia (Chieti).

Sipas mediave italiane, droga kap një vlerë prej 10 milionë eurosh dhe është një nga sasitë rekord të konfiskuara në Abruzzo.

Policia ka vene në pranga 49 vjeçarin Giovanni Carabotti, nga provinca e Brindizit. Ai ishte duke qëndruar në një hotel në Roseto degli Abruzzi (Teramo), në momentin e arrestimit, ndërsa udhëtonte me një makinë luksoze.

Policia kishte vënë nën vëzhgim lëvizjet e tij, ndërsa mbrëmjen e së shtunës u organizua operacioni “D-Day”, detajet e të cilit u dhanë këtë mëngjes nga policia, sipas të cilët Carabotti ishte duke pritur ardhjen e ngarkesës së drogës.

Përveç lëndës narkotike të gjetur në një furgon, policia ka gjetur edhe një gomone të fuqishme 10 metra të gjatë me dy motorë me 500 kuaj fuqi secili. Mjeti i shpejtë është braktisur nga trafikantët e drogës.

Carabotti u arrestua dhe u dërgua në burgun Lanciano në dispozicion të prokurorit lokal. Hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar bashkëpunëtorët në trafikun e sasisë së madhe të drogës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kapet skafi nga Shqiperia me 1.5 ton kanabis, 7 ne pranga

0

1.5 ton marijuanë janë kapur në Locride, duke u arrestuar 7 persona, mes tyre 3 skafistë shqiptarë. Sipas mediave shqiptare, skafi ishte nisur nga brigjet shqiptare.
Ndërkohë, mësohet se policia sapo ka pikasur mjetin dhe kanë marrë informacione kanë nisur aksionin në detin Jon për të ndaluar skafin që udhëtonte me shpejtësi të madhe.
Në këtë aksion janë përfshirë mjetet nga 4 shtete, Itali, Greqi, Spanja dhe Portugali.
Mediat italiane, raportojnë se droga kishte destinacion tregun italian. Pavarësisht aksionit në det të hapur, trafikantët arritën të shkarkonin kanabisin në bregun e Kalabrisë, por u kapën teksa po ngarkonin drogën në një furgon.
Sakaq, policia italiane ka arrestuar 3 skafistët shqiptarë dhe 4 persona të tjerë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -VLORE PERPLASJE FIZIKE NE MBLEDHJEN E KESHILLIT TE QARKUT

0

Degradon deri ne perplasje fizike,bledhja e keshillit etq arkut Vlore,aty ku eshte shkarkuar keshilli i qarkut Sadrit Danaj,pas nje mocioni mosbesimi te kerkuar nga keshiltyaret e PS-se. Sadrit Danaj ka ardhur ne krye  te keshilit te qarkut ne vitin 2014,po me votat e socialisteve,ndersa aktualishte eshte nje nga mbeshtetsit  kryesor ne Vlore te  Koco Kokedhimes dhe levizjes Zgjidhja ,drejtuar pikerisht nga ish deputeti i Vlores. Shkarkimi i Sadrit Danaj eshte kryer me votat e  keshilltareve te majte  ne salle,me 15 vota pro dhe ansje kunder,ndersa e kane bojktuar mbledhjen PD dhe PDIU,teksa edhe LSI E ka bokotuar mbledhjen e kehsillit et qarkut Vlore,duke kerkuar shtyrjen e saj deh faktin se nuk jane njohur nga aletatet e tyre PS per mocionin e mos besimit ndaj kryetarit Danaj. Kerkesa per mocion mos besimi ndaj Danaj ka ardhur nga kryetari i bashkise Vlore Dritan Leli,me nje kerkese et firmosur nga keshilltaret e PS-se,ndersa eshte kerkuar futja ne rendin e dites mosbesimi ndaj kryetarit te keshillit te qrakut. Kerkese kjo qe ka hapur debate ne salle,ndersa Danaj ka kerkuar afat 10 dite kohe duke qene pro ketij mosbesimi,por ti jepej koha e mjaftueshme p;er nje mbledhje tjeter brenda 10 ditesh.  LSI ka kerkuar pushim,por me pas  keshilltaret e saj nuk jane kthyer ne mbledhje,ndersa para daljes nga salla kane kerkuar qe kryetarit ti jepej koha e mjaftueshme prej 10 ditesh sipas ligjit,per te thirrur nje tjeter mbledhje ku do te votohej per shkarkimin ose jo te tij. Megjithate mbledhja ka vijuar me pranine e vetem keshilltarteve te majte ne salle,te cilet kane kerkuar ,nderkohe qe ne momente te vecanta nuk kaNE MUNGUAR edhe tensionet ne salle dhe deri tek deklaratat mes kryetarit te bashkise Leli dhe Sadrit Danaj. Mocinioni i votbesimit nga socialistet eshte kerkuar me motiviacionin per “Humbje e besimit politik te keshillit”,ndersa Danaj ka ardhur ne detyre ne vitin 2014 po me votat e socialisteve. Procesi i votimit per shkarkimin e kryetarit te qarkut eshte quajtur nje farse nga vete Danaj,i cili ka deklaruar se eshte per et ardhur keq qe nej farse e tille behet bnga PS ,dhe kjo tregon se kjo farse tregon se kam te drejte ne kauzen time qe eshte zgjidhja ka theksuar  ai.  Votyimi ka vijuar ,madje ne nje moment Danaj ka deklaruar se tre vota jane te pavlefgshme duke sjelle derie dhe konfrontim fizik mes tij  dhe komisionit,ndersa ka nderhyre edhe policia. Mos ma prek voten se per voten jap jeten –ka thene Danaj

Me 15 vopta pro vetem me keshilltaret e ,majte ,Sadrit Danaj eshte shkarkuar nga drejtimi i kehsiliot te qarkut Vlore,io cili me pas eshte larguar nga salla,ndersa me pas eshte votuar me zgjedhjen e kreut te ri te qarkut,.. Votimi ehste kryer seris me vetem anetaret e majte dhe me 15 vota pro,eshte zgjedhur ervis Moickla ne krye et keshillit te qarkut. Ne mbledhje e keshillit et qarkut kane qene te pranisheme dhe kordinatori politik i PS ne Vlore Damian Gjiknuri dhe deputetet Edmond Leka e Andrea Mato.  Burime nga keshilli iq arkut kane konfirmuar nderkohe jashte kamerave se gjate ketyre diteve ndaj anetareve ka patur presion per shkakrimin e Danaj dhe votuar mosbesimin ndaj tij. ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Blushi paralajmeron: Sot bien enverucet, halat, ngjalat dhe derrkucet

0

Kryetari i LIBRA, Ben Blushi, parashikon rënien e qeverisë Rama sot. Ai u shtohet zërave që flasin për një tërheqje të LSI nga qeveria pas seancës së jashtëzakonshme të parlamentit në orën 18.00 ku do të votohen komisionet ad-hoc të Vetting-ut. Blushi e lidh rënien e qeverisë Rama me 11 prillin, ditën e vdekjes së diktatorit Enver Hoxha.

“11 PRILL DITA E ENVERUCËVE

Sot është 11 prill, dita kur bie Enveri, kur zakonisht bëhen bashkë natyra dhe nderi.
Sot bien enverucët, halat, ngjalat, hardhucët, merlucët dhe derrkucët!”, shkruan Blushi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gruaja kërcënon kolegen e burrit: Do mbetesh pa fëmijë. S’e shikon që ndodhin vrasje?

0

Dyshimi se burri po “ia dridhte” me kolegen e punës është bërë shkak që një grua në Tiranë të kryejë një vepër penale. Bashkëshortja me iniciale R. Gj. ka “përndjekur” për ditë me rradhë femrën që punonte me të shoqin.

Ajo i ka dalë përpara në rrugë ku e ka ofenduar, i ka bërë presion psikologjik, si edhe i ka dërguar SMS kërcënuese, ku i thoshte se do t’i vriste fëmijën. Qëllimi i kërcënimeve ka qenë ndërprerja e raportit, që R. Gj. mendonte se ishte krijuar mes tyre.

Nga ana tjetër, kolegia e punës, me pretendimin se nuk ekizstonte një marrëdhënie tjetër mes tyre përvecc të qënit kolegë dhe e ndjerë e frikësuar e ka kallëzuar në polici. Në 4 prill 2017 Gjykata e Tiranë përfundoi gjykimin e dosjes në ngarkim të të pandehurës R. Gj. Ajo u deklarua fajtore për akuzën e “përndjekjes” dhe u dënua me 6 muaj heqje lirie.

HISTORIA

Gjykata e Tiranës shpjegon në vendim se e pandehura R. Gj. është banore e qytetit të Tiranës, pa precedentë të mëparshmë penalë dhe e gjykuar në masën e siguisë “arrest shtëpie”. Procedimi penal ndaj saj ka nisur pas një kallëzimi të bërë në 6 tetor 2016 nga ana gruas që punonte me bashkëshortin të saj. Kallëzuesja dhe bashkëshorti i të pandehurës ishin të punësuar në të njëjtën kompani tregtare në kryeqytet. Sipas kallëzimit, e pandehura R. Gj. ka krijuar dyshime dhe ka shfaqur shqetësim se përveç marrëdhënies së punës, burri i saj dhe kolegia kishin edhe një marrëdhënie me natyrë më të afërt me njëri-tjetrin.

Për këtë shkak, kallëzuesja është kërcënuar dhe ofenduar në vijimësi nga bashkëshortja e kolegut. Sipas vendimit të gjykatës, e pandehura R. Gj. në mënyrë të përsëritur e ka kërcënuar dhe ofenduar kolegen e punës së bashlëshortit, duke i dalë përpara në rrugë, duke i bërë presion psikologjik, me qëllimin që ata të ndërprisnin marrëdhënien që, sipas dyshimeve të të pandehurës, ishte një raport intim. Në lidhje me dyshimet e të pandehurës, kallëzuesja ka sqaruar para oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe më tej në gjykim se me burrin nuk ka pasur marrëdhënie të ndonjë lloji tjetër.

MESAZHET KERCENUESE

Gjatë shqyrtimit gjyqësor gjykata ka administruar si provë edhe kërcënimet me jetë dhe fyerjet e bëra drejt të dëmtuarës nga ana e të pandehurës përmes SMS-ve. Referuar procesverbalit të kqyrjes së telefonit celuar, ka rezyktyuar se në mënyrë të vazhdueshme e pandehura R. Gj. i kishte dërguara të dëmturarës mesazhe me fraza të tilla si: “Do mbetesh pa fëmije, që mos të të duhet as vetja; Do të të gjej ne befasi kur nuk ta pret mendja ty; S’e shikon se ndodhin vrasje çdo ditë…”, si edhe shprehje të tjera të ngjashme me këtë përmbajtje.

“ISHIM VEC KOLEGE”

Në dëshminë e dhënë para gjykatës, e dëmtuara ka shpjeguar se me bashkëshortin e të pandehurës ka pasur vetëm marrëdhënie pune. Po ashtu, ajo ka treguar se për shkak të situatës së krijuar dhe kërcënimeve të të pandehurës është detyruar të ndërrojë vendin e punës, si edhe numrin e telefonit. “E pandehura dyshonte tek une sepse unë isha e vetmja femër në atë qendër pune. Me të pandehurën dhe bashkëshortin e saj jemi edhe në të njëjtën lagje. Kam takuar edhe prindërit e të pandehurës, të cilëve u kam kërkuar ndihmë të ndalojnë vajzën e tyre të vazhdoje me kërcënimet ndaj meje. E pandehura vazhdonte të me kërcënonte edhe në drejtim të fëmijës, duke me thënë se do të të vras fëmijën. Më pas u detyrova të ndërroj edhe numrin e telefonit dhe vendin e punës”, ka dëshmuar kallëzuesja.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Idrizi refuzon emerimin si opozite, Rama zbythet per ‘vetingun’, Meta nuk terheq ministrat

0

Edi Rama kishte planifikuar që të emëronte PDIU-në e Shpëtim Idrizit si opozitë për vetëm 24 orë, me qëllim mbushjen e vendeve të opozitës me PDIU persa i përket Vettingut.

Ne rast se Edi Rama do ti shkonte deri në fund këtij skenari, me shumë gjasa Ilir Meta nuk do ta ndiqte më në rrugën e çmendurisë së tij, duke i tërhequr ministrat nga qeveria.

Por është vetë PDIU mësohet se ka refuzuar të zërë vendet e opozitës duke e lënë Ramën të vetëm në këtë çmenduri institucionale.

Në këto kushte Rama është tërhequr duke kërkuar që të plotësohen vetëm tre vendet e mazhorancës sot nga Kuvendi.

Edhe Ilir Meta duket se nuk do të ndërmarrë asnjë iniciativë për tërheqje ministrash duke para si do te dialogojnë palët në ditët në vijim

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zbulohet se kujt i përkisnin 12 tonët e drogës së kapur në Përmet

0

Kapja e rreth 12 tonëve drogë në Përmet, më saktësisht 11 ton e 650 kilogramë kanabis sativa dhe mos ndëshkimi i asnjë drejtuesi policie ka ngritur dyshime se gjithë ky ‘mall’ ishte i dikujt me pushtet të madh.

Një denoncim ka ardhur në adresën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili thotë se droga e gjetur në Përmet i përket Saimir Tahirit dhe Krenar Cenollarit, njeriu të besuar të ish-ministrit  të Brendshëm.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Berisha:

12 tonelata drogë në magazinën e Përmetit ishin malli i Saje qorrit dhe Krenar Cenollarit!

Oficeri Dixhital denoncon:12 tonelata droge që u gjetën në magazinën shtetërore në një fshat të Permetit i përkasin,- Saje qorrit dhe Krenar Cenollarit! Me poshte keni mesazhin e tij! sb

“Pershendetje Doktor jam oficer policie, desha te ju informoj se droga 12 tone e kapur ne Permet eshte e Sajmir Tahirit dhe Krenar Cenollarit ish kryetar i minibashkise 6 ne kombinat miku me i ngushte i Sajmir Tahirit me origjine nga Permeti i cili ka bere shume emerime ne Polici ne Tirane dhe Permet. Bashkepunetor mendohet djali i allos se Krenarit i cili ëuhet Gentian Alizoti i cili eshte arrestuar ne 2012 per trafik droge ne Gjirokaster i cili eshte aktualisht banor i Kombinatit. Krenar Cenollari i ka shtepite afer me Sajmirin ,Policia jo qe nuk e ka zbuluar por e kishte ne ruajtje kete magazine te droges. Eshte prokuroria ajo mbi bazen e informacioneve te derguara nga qytetar qe beri te mundur per kapjen e droges ne kete magazine. Por kjo eshte magazina vetem e nje fshati sepse fshatrat tjera e kan te fshehur drogen ne magazina e tyre dhe tunele te ushtrise me respekt te vçante…”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

E rende ne Durres/ Ne gjendje te dehur, 25-vjeçarja humb kontrollin dhe futet mes permes karburantit

0

Një aksident është raportuar një ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku sipas të bluve, një 25- vjeçare në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka hyrë brenda një karburanti.
“Sadjona Dervishi 25 vjeçe, banuese në Durrës më datë 10.04.2017, rreth orës 23:40,në autostradën Durrës – Tiranë, tek një karburant, duke drejtuar automjetin tip Benz ka humbur kontrollin e mjetit duke u futur brenda në karburant dhe më pas është përplasur me reklamat e tij. Për pasojë është dëmtuar vetë shtetësia e mësipërme, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Policia e Durrësit njofton se gjatë testit të alkoolit reultoi se S.Dervishi ishte në gjendje të dehur.
Materialet ikaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”dhe”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion – SHtypi i Dites 11 Prill 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Trafikuan ne Itali 1.5 ton hashash, kapet banda shqiptaro-greke, 9 pranga

0

Një hetim i Prokurorisë për Krime të Rënda zbuloi dhe goditi një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Në bazë të hetimit disa-mujor, të nisur dhe të zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, u arrit të provohej përgjegjësia dhe të arrestohen organizatorët e këtij aktiviteti, i cili dyshohet se ka trafikuar në kohë dhe sasi të ndryshme kanabis sattiva nga Jugu dhe Juglindja e Shqipërisë, për në territorin e Greqisë.

Në kuadër të këtij hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjatë muajve të kaluar, disa anëtarë të këtij grupi janë arrestuar në Pogradec, Fier, Maqedoni e Greqi. Ndërkohë, në vijim, Prokuroria për Krime të Rënda identifikoi plotësisht personat që konsiderohen përgjegjës për organizimin e trafikut.

Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Rënda caktoi masën e sigurimit “arrest me burg” për disa persona. Masat u zbatuan nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Më konkretisht, në kuadër të këtij hetimi, u arrestuan, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, shtetasit:

1. Gazmend Lleshakanu, organizator

2. Jorgo Dulla, organizator

3. Isak Alla, bashkëpunëtor

4. Aurel Toska, bashkëpunëtor

Gjithashtu, u arrestuan për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”, shtetasit,

5. Gëzim Balla

6. Jani Meçja

Në kuadër të këtij hetimi, disa kohë më parë janë arrestuar në episode të ndryshme edhe shtetas të tjerë shqiptarë, grekë dhe maqedonas, të cilët, nën drejtimin e organizatorëve Lleshanaku dhe Dulla kishin krijuar një rrjet të gjerë sigurimi, transportimi dhe trafikimi të lëndës narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Ky trafik realizohej nëpërmjet kufirit Shqipëri-Greqi ose Maqedoni Greqi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx