Ballina Blog Faqe 9445

Itali, kapet banda e droges me 33 anetarë, gjashte shqiptare ne pranga

0

Policia italiane ka shkatërruar një bandë trafikantësh e shpërndarësish droge në Milano, si dhe në disa qytete në verilindje të vendit.

Policia ka vënë në pranga 33 persona, ku mësohet se 6 prej të cilëve shqiptarë, ndërsa 27 të tjerët italianë.

Gjatë hetimeve të autoriteteve të vendit fqinj janë sekuestruar 22 kilogramë kokainë, 30 kilogramë marijuanë, 1.5 kilogramë hashash, armë e rreth 1 milionë euro para të thata, mbi 11 automjete, 10 prona të patundshme, si dhe 32 llogari bankare.

Operacioni, i koduar “Old Stoty Eden” nisi pas përgjimeve ndaj një grupi kriminal që u përpoq të investonte të ardhurat që vinin nga disa grabitje të ndodhura në tregun e drogës.

Duke ndekur paratë dhe drogën, policia arriti të zbulonte dy grupe trafikantësh, italianë e shqiptarë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Basha-Rames: Hajde ne dialog si kryeminister dhe dil i dorehequr

0

Kreu i PD, Lulzim Basha nuk heq dorë nga kërkesa e tij për qeveri teknike që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Basha tha nga çadra e lirisë se është i gatshëm për dialog, por jo për pazare.

Sipas Bashes, Rama në dialog duhet të vijë si kryeministër, por duhet të dalë nga ky dialog i dorëhequr.

“Nese ke shprehur vullnetin per te ardhur ne cadren e protestes, je i mirepritur ne menyre paqesore me doreheqje te firmosur dhe te presim te vish me te ne xhepin e xhaketes”, tha Basha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Atentat me armë në Shijak, plagoset 25-vjecari

0

Një tjeter atentat me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Krimi ka ndodhur në Shijak dhe mendohet se zanafilla eshte nga një konflikt i çastit.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe si pasojë është plagosur në këmbë, me armë zjarri tip pistoletë, B.K. 25 vjeç, banues në Shijak. I riu ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe mbledhur provat materiale, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Nga veprimet hetimore është bërë e mundur të identifikohet autori i ngjarjes, i cili dyshohet se është I.N. 30 vjeç, banues në Shijak.

Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po punon për kapjen e tij. Ky është atentati i dytë brenda 24 orëve, pas atij të ndodhur pasidten e së hënës në autostradën Tiranë-Durrës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama: Kush nuk do zgjedhjet e 18 Qershorit do të bashkohet me Rusinë

0

Kryeministri Edi Rama në “Komunikimin Javorë’, është shprehur se ata që nuk i duan zgjedhjet e 18 qershorit kanë frikë nga drejtësia. Ndërsa më tej në fjalen e tij ai tha se: “Askush të mos e mendojë që më 18 qershor populli do të ndalohet të zgjedhë”.

“Pse mendoj që Shqipëri po merr formë një qasje e re politike kundrejt BE-së. Një qasje që i bie ndesh përpjekjes popullore të dhjetorit që formoi politikën e këtyre 20 viteve.  Frika nga drejtësia po i jep jetë qasjes destruktive të PD-së, e ka kthyer ditën e gjykimit të popullit më 18 qershor në një ditë që politikanët e korruptuar në çadër nuk duan të vijë kurrë. Janë gati ta sakrifikojnë Shqipërinë, janë gati ta marrin peng popullin e Shqipërisë. Nuk e duan 18 qershorin, ditën e gjykimit të popullit sovran.

Kemi humbur shumë kohë e energji për njerëzit e këtij vendi dhe janë gati ta hedhin në erë urën që me zorr kemi ngritur për të shkuar në Europë. Ata janë gati të na ndajnë edhe një herë për së gjalli nga Europa e ekonomisë së lirë. Janë gati të bashkohen me kundërshtarët e BE-së se e duan Shqipërinë si çiflig. Ata që nuk e duan 18 qershorin dhe që zgjedhjet i kanë vetëm këngë në gojë. Ata që duan të shpëtojnë veten nga drejtësia dhe gjykimi i drejtë për krime të së kaluarës.  Ne e dimë që Shqipëria që duam nuk është një slogan por një obligim qytetar.

Shqipëria që duam është shumë më e mirë se Shqipëria që kemi dhe e dimë që duhet të bëjmë shumë më shumë akoma. Kjo është një betejë që Shqipëria nuk mund ta humbasë përsëri siç ka bërë më parë. Është një ndarje e errësirës së politikës së vjetër. 18 qershori do sjellë një vendim të qartë: O me Europën, o me frikën nga Europën, o me rritjen ekonomike, o me zhytjen në batak, o me një qeveri që lufton çdo ditë, ose me një qeveri që na kthen në të shkuarën. Askush të mos e mendojë që më 18 qershor populli do të ndalohet të zgjedhë” tha Rama.

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Blushi paralajmëron ikjen e LSI-së: Këtë javë qeveria përgjysmohet

0

Kreu i partisë ‘LIBRA’ Ben Blushi nga Durrësi nuk ka ngurrua që të sulmojë dy partitë më të mëdha PS dhe PD. Ai është shprehu se populli shqiptar është grabitur dhe shkatërruar. Lidhur me krizën politike ai është tha se:

“Kur ka kriza në Francë burrat ulën. Pse këtë nuk ulen për ta zgjidhur krizën? Kërkojmë të ketë zgjedhje. Të ketë dialog për të patur zgjedhje. Kërkojmë të ketë ndryshim në mënyrën se si numërohen votat. Kërkojmë të mos ketë deputetë kriminelë dhe banditë. Presidenti nuk therret asnjë tryezë. Ka dhe dy muaj punë. Ai nuk e bën sepse është i njërës palë. Sot jemi në një pikë ku instituciont janë bllokuar. Në fund të kësaj jave mund të kemi gjysmën e qeverisë sepse gjysma mund të trsdhëtojë pjesen tjetër”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -2 MUAJ E GJYSEM PAS VDEKJES NE PEDIATRINE E BERATIT TE NJE VAJZE 4 VJEÇE

0

4-vjeçarja Iza Dërrasa vdiq në 23 Janar 2017 në Repartin e Pediatrisë së Spitalit Rajonal të Beratit,ku ishte e shtruar prej disa ditësh,për shkak se ishte prekur nga viroza e gripit. Pas vdekjes së papritur të Izës gjatë marrjes së një serumi,prindërit e saj kanë denoncuar në polici mjeken pediatre Shpresa Karkanjozi për “neglizhencë” dhe “mjekim të gabuar”,duke deklaruar se mjekja nuk u kujdes asnjë moment për vajzën dhe se,serumi i fundit që mori i shkaktoi reaksion,më pas rënie në gjumë të thellë dhe vdekjen. Mjekja pediatre Shpresa Karkanjozi po ndiqet penalisht për “mjekim të pakujdeshëm” që prej dt.29 Janar 2017,ndërkohë që vazhdon të jetë ende në marrëdhënie punë në Repartin e Pediatrisë,ku ka deklaruar pas vdekjes së 4-vjeçares se,nuk ka bërë asnjë gabim në mjekimin e viktimës.///

 

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -BASHA S’E DUA KQZ PD S’DO REGJISTROHET NE ZGJEDHJE

0

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shpërthyer në sharje dhe ofendime ndaj kryetarit të KQZ, Denar Biba pas deklaratës së tij sot në Shqiptarja.com se do të shtyjmë edhe 19 ditë afatin për regjistrimin e partive në zgjedhje.Basha tha se Rama po mundohet të shpëtojë duke ofruar KQZ, por propozimi nuk do të pranohet.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -DEPOJA ME KANABIS NE PERMET, PERJASHTIME E SHKARKIME POLICESH

0

Zbulimi i depos me 11.6 ton kanabis në fshatin Pagri të Përmetit u ka kushtuar detyrën disa punonjësve të policisë në Përmet dhe Gjirokastër.

Policia e Shtetit në bashkëpunimin me prokurorinë kanë shkarkuar 2 komisarë, përjashtuar një inspektor, ndërsa ka nisur procedimi disiplinor për 5 drejtues mes tyre drejtorin e Policisë së Qarkut.

Vendimin e e komunikoi zëdhënësi i policisë së Shteti, Genti Mullai.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -SHQIPERIA S’MUND TE BEHET TURPI I EUROPES, META OFROJME KARRIGET

0

Në një takim me të rinj nga e gjithë Shqipëria në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, i kërkoi Partisë Socialiste dhe Partisë Demorkatike, të ulen dhe të zgjidhin krizën politike.

Meta kishte një mesazh të drejtëpërdrejtë për Kryeministrin, kur tha në anglisht, se demokracia nuk është ‘shfaqe e një personi të vetëm”.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama ne largim tenton te pengoje/minoje qeverine pergatitore te zgjedhjeve

0

Nga Kastriot Islami

Rama i ka të numëruara ditët në krye të qeverisë. Kriza do të kthehet pas pak ditësh në ligjore, pikërisht në momentin kur përfundon data e regjistrimit të partive politike në KQZ. Vendimin për të dhënë dorëheqjen Rama duket e ka marrë por mesa duket me ankthin e një humbjeje të madhe, po përpëlitet në ditët e fundit duke kërkuar të ndikojë sadopak në i) përcaktimin e detyrave dhe kompozimit të qeverisë kujdestare të zgjedhjeve të lira e të ndershme; ii) dhe në caktimin e datës së arsyeshme të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Natyrisht Rama kërkon të ruajë postin e kryeministrit sepse ka edhe disa çështje që duhet të zgjidhë me Metën, më konkretisht

a) mënyrën e daljes në zgjedhje dhe

b) çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ramën e shqetëson më shumë dhe kryesisht pasiguria e paimagjinueshme për të ruajtur i) lidhjet me individët me rekorde kriminale e përdorimin e tyre për të kërcënuar votuesit;  ii) lidhjet me zotëruesit e parave të pista e të dyshimta të korrupsionit e krimit për të blerë votat dhe iii) mekanizmin e kultivimit të kanabisit e përdorimin e tij për manipulimin e zgjedhjeve. Për këtë aryse Ai i frikësuar në ekstrem dhe në panik është shprehur në takimet me kupolën e ngushtë se largimi i tij nga posti i Kryeministrit është i barabartë me humbjen drastike të zgjedhjeve për shkak se mekanizmi i “fitores” së tyre është i lidhur vetëm me manipulimin e zgjedhjeve përmes veprimit të oligarkëve, kriminelëve dhe kultivuesve të kanabisit e narkotrafikantëve.

Rama e ka të qartë se ai do të largohet nga drejtimi i qeverisë dhe këtë e ka deklaruar në takimet me kupolën e ngushtë si një ngjarje të sigurt që do të ndodhë në ditët në vijim, pra shumë shpejt. Ndërkohë ai iu ka kërkuar atyre mendime sesi mund të shmangej një humbje e madhe në zgjedhje apo si do të ndikonte në rezultatin zgjedhor vajtja në zgjedhje me një qeveri teknike? Çfarë duhej bërë që qeveria teknike të bllokohej apo të mos ishte ndikuese në veprimet e mekanizmit të tyre për manipulimin e zgjedhjeve?

Si do të ndikonte në rezultatin zgjedhor data e zgjedhjeve; pra si do të ishte më efikase për të ruajtur mekanizmin e manipulimit të zgjedhjeve, mbajtja apo shtyrja e datës së zgjedhjeve? Po kompozimi i qeverisë dhe veçanërisht postet e kryeministrit e të ministrit të brendshëm çfarë ndikimi mund të kishin mbi paralizimin e mekanizmit të manipulimit të zgjedhjeve që ka tashmë ngritur Rama me kupolën e tij? Po ndikimi i aleancës me Metën cili do të ishte, ose më konkretisht sa do të thellohej humbja nga dalja më vete në zgjedhjet e ardhshme dhe a do të mund të kompensohej kjo humbje përmes manipulimeve? Këto pikëpyetje e detyrojnë të shtyjë dorëheqjen të cilën e ka vendosur në parim.

Rama ende me sa duket nuk e ka kuptuar se objektivi i opozitës, aleatëve kryesorë të Ramës dhe qytetarëve në protestë janë zgjedhjet e lira e të ndershme, kurse qeveria teknike/kujdestare/e besimit është vetëm një mekanizëm për arritjen e këtij qëllimi. Nëse zgjedhjet nuk do të zhvillohen të lira e të ndershme sepse Rama nuk do të lejojë ngritjen e qeverisë teknike/kujdestare/të besimit apo do ta minojë atë me lloj lloj marifetesh atëhere procesi zgjedhor do të ishte i manipuluar dhe rezultati zgjedhor jolegjitim; në këtë rast vendi do të  përfshihej në trazira dhe shanset e destabilitetit do të ishin të konsiderueshme. Kjo është arsyeja që Rama duhet të ketë të qartë se është në një rrugë pa kthim me tre stacione

a) dorëheqje;

b) pranim i ngritjes së një qeverie që garanton zgjedhje të lira e të ndershme dhe c) pranim i rezultatit zgjedhor. E thënë më shkoqur rruga pa kthim e Ramës është, largimi i tij nga zyra e kryeministrit vetëm pas pak ditësh për ti hapur rrugën zgjedhjeve të ira e të ndershme që do të siguronin largimin e tij përfundimtar nga politika.

Naiviteti dhe mediokriteti i tij shkojnë aq larg sa të alinjohet me këshillat debile për mosshtyrjen e datës së zgjedhjeve duke ruajtur vetëm datën 18 qershor do të mund ti shmangej humbjes së thellë me shpresën se kështu do të mbahej i pa shpartalluar mekanizmi i manipulimit të zgjedhjeve me ‘kriminelët, hajdutët e votave dhe kultivuesit e kanabisit” dhe/ose qeveria kujdestare e zgjedhjeve të lira e të ndershme nuk do të kishte kohë të vepronte. Rama mesa duket në panik e çoroditje të thellë nuk arrin të kuptojë se sa më shumë do të përpiqet për të vonuar krijimin apo minimin e qeverisë kujdestare aq më e thellë do të bëhej kriza, duke u shndërruar nga ligjore e kushtetuese në institucionale, dhe përfunduar në ekonomike e sociale.

Ndonëse shumë vetë mendojnë se Rama po përpëlitet drejt fundit të tij apo disa të tjerë se ai po përpiqet të rezistojë nuk është i përjashtuar edhe opsioni që ai po përgatitet për opsionin e  “moshës së tretë” jashtë politikës. Ky opsion lidhet me izolimin e tij ekstrem për shkak se të gjithë pa përjashtim janë rreshtuar kundër sektit të tij.

Dhe ky rrjesht është shumë i gjatë, opozita e gjitha së bashku, aleatët kryesorë pa asnjë përjashtim, socialistët e ndershëm, madje edhe një pjesë e grupimit Rama që mezi pret të shporrë grupimin tjetër. Është hera e parë në këto 26 vjet që është ngritur një sekt kaq shumë i urryer dhe që ka bashkuar kaq shumë kundërshtarë që mezi presin ta shporrin.

Në këto kushte, Rama, ndonëse normalisht s’mendon asnjëherë për askënd, është detyruar të promovojë para largimit trashëgimtarin e tij, Erjon Veliajn, ish-administratorin  e Mjaft e G99, i cili është projektuar për këtë funksion që në momentin e kandidimit për Bashkinë e Tiranës, madje duke i pastruar rrugën nga konkurrentët e tjerë.  Por Ramën edhe ky opsion e mundon ndonëse jo rrallë mendon se “pas tij u bëftë kiameti” sepse e ka të qartë që pas këtij largimit të tij Rilindja do të shpërbëhet.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx