Ballina Blog Faqe 9450

Zbulohet shkresa/ Qeveria humb betejën e ekstradimit me Zaganin

0

Pas përplasjeve që ish-shefi i Antidrogës shqiptare Dritan Zagani pati në vendin tonë me ish-ministrin  e Brendshëm Saimir Tahiri, Zagani u strehua në Zvicër.

Para një jave Zaganit iu aprovua statusi i ‘azilit politik’.

Ambasada shqiptare në Zvicër me kërkesë të autoriteteve shqiptare kishte kërkuar nga autoritetet zviceriane ekstradimin e Dritan Zaganit.

Autoritetet zviceriane pas verifikimeve të kryera e kanë refuzuar kërkesën e ambasadës shqiptare për të ekstraduar Zaganin pasi ky i fundit ka fituar azilin politik.

Letra e siguruar nga Hashtag.al mban datën 29 mars 2017 dhe shkruhet:

Kjo zyrë informon Ambasadën  se pas verifikimit të dokumentave, ekstradimi i Zagani Dritan, është refuzuar në bazë të ligjit të brendshëm zvicerian dhe në parimin e mos-kthimit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

LSI dhe PD bashke, bashkojne votat

0

Në qytetin e Durrësit, LSI-ja ka bashkuar votat me PD-në në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të hedhur poshtë kërkesën e Ujësjellës Kanalizimeve për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në masën 20 përqind në Durrës.
Kjo kërkesë u konsiderua e tepërt për xhepat e konsumatorëve, ndërkohë që qyteti dhe fshatrat përballen me një situatë të rënduar të furnizimit me ujë të pijshëm.
Mbledhja u karakterizua nga debate të forta, të cilat nuk kanë lënë jashtë vëmendjes zhvillimet në sheshin publik “Veliera” dhe punimet e paligjshme të kryera në zonën arkeologjike A.
Në përgjigje të kundërshtimeve të bëra nga këshilltarët demokratë, Vangjush Dako tha se gjetjet e reja mund të jenë befasuese në dëshmitë që sjellin, raporton TCH.
“Shërbimi Arkeologjik i kërkoi Bashkisë fonde për punonjësit e vet që po merren me gërrmimet. Nga gërrmimet e bëra në dy vende, rezulton se pika e Torrës me atë të godinës “Fly” nuk bashkohen, po krijojnë një devijim, i cili mund të vejë në dyshim dhe vetë periudhën së cilës i përket Torra Veneciane, që mund të jetë e një periudhe më të vonë, asaj otomane, po saktësimi i saj do të bëhet nga arkeologët”, tha Dakoi.
Po për Armand Telitin, kreun e grupit të këshilltarëve demokratë organi i akuzës duhet të veprojë duke çuar para ligjit kryetarin e bashkisë dhe të gjithë përgjegjësit e një krimi që cenon hapur trashëgiminë arkeologjike dhe kulturore të qytetit.
“I bëj thirrje Prokurorisë të kryejë detyrën dhe t’i japë hakun që i takon kryetarit të bashkisë dhe kush është përgjegjës për këtë krim që po ndodh në dritë të diellit”, deklaroi ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Raportohen te shtena armesh në aksin Durres- Tiranë, policia ne kerkim te autoreve

0

Në numrin e emergjencave, një ditë më parë është lajmëruar për disa të shtëna me armë zjarri, në afërsi të mbikalimit të Gërdecit në aksin rrugor Durrës – Tiranë. Policia njofton se menjëherë janë drejtuar në këtë vend shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. Nga hetimet paraprake dyshohet se është qëlluar në drejtim të një firme private të prodhimit të inerteve të ndërtimit.

Ndërkohë mësohet se nga të shtënat nuk ka të lënduar. Gjithashtu policia njofton se në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja model 56.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Policët deklarojne: Ende nuk kemi marre pagesen per oret shtese gjate 2016-es

0

Pjesa më e madhe e efektivëve të policisë së Tiranës nuk kanë marrë ende paratë që u takojnë për orët shtesë apo ato suplementare, ndonëse kanë kaluar tre muaj nga viti që lamë pas.
Ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre në kryeqytet kanë mundur të marrin paratë muajt e parë të vitit të shkuar, efektivët e policive në rrethe kanë qenë të “penalizuar” për disa vite me radhë.
Burime të besuara të “Gazeta Shqiptare” bënë dje me dije se uniformat blu të Tiranës nuk janë likuiduar ende me shumën e parave që u takon secilit për orët shtesë që kanë kryer jashtë orarit zyrtar. Sipas të njëjtave burime, mësohet se një pjesë e mirë e tyre nëpër komisariate kanë marrë para vetëm në muajt e parë të 2016-ës, ndërsa të penalizuarit kanë qenë punonjësit e policisë jashtë Tiranës. Këta të fundit kanë të paktën 4 vite që nuk paguhen për orët suplementare.
“Ende nuk kemi marrë pagesën për orët që kemi kryer jashtë orarit zyrtar në 2016-ën. Kurse një pjesë e efektivëve nëpër komisariate në Tiranë janë paguar në muajt e parë të vitit të shkuar”, thanë burimet. Ndërkaq, në dhjetor të vitit të shkuar, burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë për “GSH” se deri në ditën e fundit të 2016-ës do të përfundonin pagesat për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët kishin ende para pa marrë për sa u përket orëve shtesë, për orët suplementare, orët e natës, dietat, apo edhe për orët kur kanë qenë në stadium gjatë ndeshjeve të futbollit.
“Deri në datën e fundit të dhjetorit do të jenë likuiduar të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit dhe shumat e parave që ata kishin pa marrë do të kalojnë në llogaritë e tyre bankare”, thanë më datë 29 dhjetor të 2016-ës burimet për “Gazeta Shqiptare”. Por, me sa duket, kjo gjë nuk është zbatuar, duke bërë që uniformat blu të kenë para të prapambetura për të marrë. Ndërkaq, “GSH” ka biseduar me disa punonjës të policisë në kryeqytet e në rrethe, ku kryefjala e tyre ka qenë: “Jemi mësuar tashmë”.
Rritja e pagës
Më herët, gjatë aktivitetit “Policia e Gjeneratës së Re”, ish-ministri i Brend-shëm, Saimir Tahiri deklaroi se nga data 1 mars e këtij viti, do të ketë rritje page me rreth 17% për punonjësit e policisë, ose në vlerë absolute një rritje 10.070 lekë të reja. “Paga e inspektorit në vitin 2017 bëhet 69 mijë lekë, pra krahasuar me vitin 2013, rritet 45 për qind. Rritja e pagës për të dytën herë brenda 3 vitesh, është investimi më i mirë i qeverisë për të mbështetur punonjësit e Policisë së Shtetit”, – ka deklaruar më herët Saimir Tahiri.
Ndërkaq, burimet e lartpërmendura pohuan dje për Gazetën, se pasi efektivët e policisë janë interesuar në zyrat e financës së policisë, kanë marrë përgjigjen se paga e punonjësve të policisë është rritur me 10.000 lekë të vjetra për secilin, plus 1% për vjetërsi pune. Sipas tyre, një efektiv i policisë i cili ka 1 deri në 2 vite punë brenda radhëve të policisë, do të marrë shtesë 14.300 lekë të vjetra.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Humbet kontrollin e mjetit dhe përfundon në përrua, plagoset rëndë drejtuesi në Gjirokastër

0

Një aksident është raportuar ditën e sotme në Gjirokastër, në fshatin Jorgucat, ku mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e makinës. Si pasojë mjeti tip “Benz” me targa GJ 7594 A, i cili drejtohej nga shtetasi me iniciale P.Q, rreth 65 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një përrua.
Mësohet se është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Droga në Dukagjin/ Shoferi i FNSH në gjyq: Jam me ilaçe depresioni, kurse vajza…

0

Ardian Loci, shofer i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, ka paraqitur para Gjykatës një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë, nisur nga gjendja e tij shëndetësore dhe ekonomike.

Që nga momenti i arrestimit të tij për “shpërdorim detyre”, gjendja shëndetësore është përkeqësuar gjatë qëndrimit në qelitë e paraburgimit. 45-vjeçari që akuzohet se ka dekonspiruar aksionet e policisë për asgjësimin e bimëve narkotike kanabis sativa në zonën e Dukagjinit gjatë vitit 2016, nuk i mbajti dot lotët para gjykatës në seancën për ndryshimin e masës së sigurisë.
Para gjyqtarit Tonin Sterkaj, avokati mbrojtës Ilir Golemi paraqiti prova shkresore që kanë të bëjnë me karakterin, personalitetin dhe gjendjen e vështirë ekonomike e familjare të Ardian Locit. Avokati tha se në harkun kohor të një muaji, klienti i tij ka bërë vizita në paraburgim për shkak të përkeqësimit të gjendjes psikologjike deri në depresion. Edhe vetë i akuzuari tregoi se si gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, ndërsa merakun më të madh e ka për vajzën e tij 15-vjeçare, të sëmurë me migrenë.
“Nuk kam qenë mirë që nga momenti i arrestimit. Kam pasur shqetësime të ndryshme shëndetësore. Kam dhimbje të stomakut, të kokës dhe kam edhe njëlloj stresi e depresioni. Nuk i kam këtu dokumentet e vizitave në paraburgim, sepse vdiq një i burgosur dhe doktori ishte i angazhuar me të. Kam vuajtur gjithë këto kohë. Jam vizituar dhe jam mjekuar njëkohësisht. Kam edhe ilaçet me vete, që më kanë dhënë. Më shumë se asgjë, kam hallin e vajzës sime të sëmurë. Ajo më mundon”, tha Loci. Ai në asnjë moment nuk e ka pranuar përfshirjen në krimin për të cilin është arrestuar.
Gjatë seancës, avokati paraqiti vizitat e vajzës së sëmurë të Ardian Locit, një kredi në një bankë të nivelit të dytë, një aktmarrëveshje me OSHEE-në për të shlyer me këste debinë e energjisë elektrike, vërtetim të 19 viteve si punonjës i FNSH, faktin se bashkë me familjen jetojnë te shtëpia e babait të bashkëshortes, si dhe një pagesë që vetë shteti ka bërë për vajzën e sëmurë të tij për të ndihmuar fëmijët e policëve që kanë probleme me shëndetin. Avokati i tij gjithashtu deklaroi përpara gjykatës se zëvendësimi i masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” nuk paraqet asnjë rrezik.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Meta: “Qeveria e besimit”, LSI del nga koalicioni me PS nëse nuk garantohen zgjedhjet

0

“LSI nuk mund te jete pjese e nje koalicioni qe nuk garanton lirine e plote te zgjedhjeve”. Keshtu eshte shprehur kryetari i LSI, Ilir Meta, pas mbledhjes se kryesise se kesaj force politike.
Deklarata e kreut të LSI, Ilir Meta pas mbledhjes së kryesisë:

Situata e tensionuar, reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi janë bllokuar.

Retorika konfliktuale e agresive, po dominon zhvillimet politike.

Në këto kushte është e nevojshme dialogu mes palëve.

Rama e Basha duhet të heqin dorë nga qëndrimet përjashtuese.

Vlerësojmë përpjekjen e Shpëtim Idrizit nga PDIU

LSI kërkon qeveri të besimit për zgjedhje të gjithëpranuara nga palët.

Qeveri që do garantojë zgjedhje të lira, luftë ndaj drogës dhe cdo përpjekje për financimin kriminal të zgjedhjeve.

Realizimi i reformës zgjedhore, është detyrim i papërmbushur si një garanci për zgjedhjet me standarde të larta.

Duke vlerësuar sa më lart, LSI vendosi:

Të vërë në dispozicion të zgjidhjes së krizës politike të gjitha mandatet e saj politike në Kuvend dhe në Qeveri.

Në lidhje me cështjen e koalicionit, LSI është e hapur të vazhdojë koalicionin me PS, bazuar në rezultatet e arritura por edhe refletimin.

Nëse lidershipi i PS, nuk tregon gatishmëri dhe dhënie garancish për opozitën për zgjedhje të lira, LSI nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të tillë.

LSI ka qenë e qartë, mes të majtës dhe të djathtës, zgjedh majtas, por mes farsës dhe zgjedhjeve reale, zgjedh këto të fundit.
I pyetur nga media, Meta tha se qeveri e besimit mund të jetë edhe kjo që është aktualisht, me kusht që të garantojë lirinë e zgjedhjeve por edhe të luftojë drogën dhe financimet e paligjshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ndahet nga jeta pas disa ditësh në spital këngëtari Francesk Radi

0

Ndërron jetë në spital këngëtari i njohur dhe i dashur për të gjithë Francesk Radi në moshën 67 vjeçare.

Artisti është ndarë nga jeta, pas disa ditësh i shturar në spital ku fatkeqësisht ka humbur luftën me sëmundjen.

Familja e tij ka njoftuar ndarje e tij nga jeta. Pak ditë më parë, bashkëshortja e Fraceskut, Tefta, njoftoi se autoritetet ishin gati ta dërgonin jashtë artistik për kurim, por gjendja e tij ishte e rëndë dhe nuk përballonte transportin.

Françesk Radi ka kryer Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve Tiranë. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar në Estradën e Shtetit me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor. Në vitin 1992 ai ka filluar punë në Radio Tirana si solist, instrumentist, gjatë kësaj kohe ka kompozuar dhe kënduar shumë këngë në festivalet e ndryshme .
Në fillimet e tij me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët “Adresa” dhe “Biçikleta”, dhe që nga ai moment Françesk Radi u bë një emër i vlerësuar. Ishin pikërisht këto dy këngët e tij të para të realizuara në vitet ’70, që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor. Kënga “Adresa” dhe “Biçikleta” kanë qenë dhe videoklipet e para shqiptare në këngë të xhiruar në vitin 1972.
Më pas krijimtaria e tij muzikore do të shënonte sërish një tjetër kulm pas viteve ’90, duke sjellë disa krijime për publikun. Përmendim këtu këngët “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, “Kemi dasëm ‘o” etj, të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut.
Kantautori Françesk Radi, është një emër i cili tashmë e ka arritur suksesin e tij muzikor, duke sjellë këngë të cilat janë vlerësuar nga publiku.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pas debateve në distancë PS-LSI, Rama dhe Meta darkojnë tek “Pazari i Ri” deri ne mesnate

0

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i LSI, Ilir Meta, kanë vendosur të shfaqen publikisht pas disa muajve, javëve e madje edhe ditëve në të cilat, partitë e tyre kanë pasur debate publike.

Mbrëmjen e të dielës, Rama e Meta janë parë të darkojnë në një restorant në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë.

vetëm gjatë ditës së sotme, mes PS dhe LSI, ka pasur adresime publike edhe nga vetë kryeministri Rama apo kreu i LSI Meta por edhe nga eksponentë të tjerë të dy forcave politike.

Rama ftoi Metën për koalicion, por kreu i LSI u shpreh se dialogu dhe zgjedhjet e lira janë në axhendën e afërt.

Gjatë muajve të fundit, përfaqësues të PS dhe LSI kanë debatuar me tone të ashpra mes tyre publikisht.

Darka e sotme vjen vetëm një ditë pas përvjetorit të 1 prillit “të ngjalave” ku LSI dhe PS vendosën të qeverisin bashkë.

Takimi Rama-Meta ka vazhduar deri pas mesnates. Rama shoqerohej nga Erion Veliaj ndersa Meta nga Petrit Vasili.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Takimi për koalicionin PS- LSI, Meta në vend të Tahirit, PDIU-ja jashtë?

0

Një natë më parë Meta dhe Rama zhvilluan një takim, në të cilën  përfundoi me sukses. Burimet tregojnë se Rama-Meta thonë se më në fund u arrit një marrëveshje e re. Pas zgjedhjeve të 18 qershorit, Rama do jetë kryeministër, Meta ministër i brendshëm dhe zv.kryeministër, Shezai Rrokaj kryetar parlamenti, Petrit Vasili President dhe PDIU do jetë jashtë koalicionit.

Këto janë informacione paraprake dhe jo formale.

Darka e mbrëmshme erdhi fill pas zhvillimit të Asamblesë së PS-së dhe takimit të Metës me mbështetësit e tij në Kuçovë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx