Ballina Blog Faqe 9451

Detaje nga hetimet, zbulohen 2 ton kanabis ne nje tunel ne Diber

0

Nje sasi droge prej mbi 2 ton kanabis u sekuestruan ditën e dielë nga Policia e Shtetit në Dibër, gjatë kontrolleve që po vijojnë në mbarë vendin prej më shumë se një muaji.

Droga u gjet në një tunel në njësinë Administrative Baz, në afërsi të lagjes Daci.

Kanabisi ishte fshehur rreth 25 metra në brendësi të tunelit dhe ishte ndarë në disa thasë.

Dyshohet se lënda narkotike ishte bërë gati për trafikim. Policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksident automobilistik në aksin Levan – Tepelenë, plagosen rëndë 4 persona

0

Një aksident i rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në aksin Levan – Tepelenë, ndërsa paraprakisht raportohet për 4 të plagosur. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Varibop. Sipas disa raportimeve paraprake në këtë aksident mbetën të plagosur Mariglen Mahmutaj 31-vjeç i cili drejtonte dhe makinën, Ismet Mahmutaj 80 vjeç, Diana Ferra 45-vjeçe dhe Kate Mahmutaj.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ndërsa dy janë më rëndë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Favorizonin arat e kanabisit, Policia e Shtetit përjashton disa punonjës, EMRAT

0

Policia e Shtetit njoftoi te delen se ka përjashtuar nga radhët e saj disa punonjës të policisë, pasi akuzohen për shkelje të detyrës, ndërsa dyshohet se janë përfshirë në rastet e favorizimit të lëndëve narkotike në Kurbin.

Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako ai që bëri të ditur lajmin, ndërsa theksoi se këto lëvizje kanë prekur Komisariatin e Lezhës dhe Kurbinit.

Deklarata e policise:
Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako gjatë konferencës për shtyp në lidhje me masat e marra nga Policia e Shtetit për parandalimin dhe goditjen e Kultivimit të kanabisit, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike .

Në kuadër të masave për zbatimin e detyrimeve që lindin nga “Plani i veprimit kundër Kultivimit të Kanabisit 2017-2020” miratuar nga Qeveria Shqiptare, si dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimet të Ministrisë Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit, “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2017”, nga Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjitha D.V.P ka filluar zbatimi i masave konkrete.

Strukturat e Policisë së Shtetit prej fillimit të vitit 2017, po vijojnë në mënyrë intensive dhe të pandërprë në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe intitucionet e tjera kontrollin e territorit, të ish magazinave shtetërore, ish depove dhe tuneleve të ushtrisë, banesat e braktisura, serat dhe çdo ambjent dhe sipërfaqe toke e konsideruar me rrisk që mund të kultivohet bimë narkotike nisur edhe nga të dhënat e grumbullara nga ana e Policisë së Shtetit në vitet e kaluara.

Paralelisht me kontrollin e territorit nga toka edhe nga ajëri, Policia e Shtetit, ka marrë një sërë masash të tjera dhe konkretisht:

Në të gjitha qarqet u zhvilluan konferencat rajonale duke bërë pjesë të gjithë faktorët dhe aktorët që kanë përgjegjësi për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe punonjësit e Policive private kanë marrë porosi dhe kanë filluar të vetdeklarojnë se ata dhe familjarët e tyre nuk do të përfshihen në kultivimin e bimëve narkotike.

Me qëllim kontrollin dhe monitorimin e plotë të territorit dhe veçanërisht zonave të konsideruara me rrisk, janë përcakuar punonjësit e Policisë përgjegjës për kontrollin e territorit të cilët do të mbajnë përgjegjësi ligjore për territorin që mbulojnë në rast se evidentohet dhe konstatohet kultivim i bimëve narkotike.

Në vijim të kontrollit të territorit, më datë 01.04.2017, në vendin e quajtur Godull, në një zonë të pyllëzuar, në rrethin Kurbin, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin Lezhë, është konstatuar një parcelë e porsa mbjellë me fidanë të dyshuar Cannabis Sativa.

Në parcelë janë evidentuar 513 fidanë Cannabis Sativa, në lidhje me këtë fakt janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale, në kontakt me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Njëkohësisht me veprimet proceduriale në lidhje me rastin e konstatuar të kultivimit të bimëve narkotike, me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit Drejtoria e Standarteve Profesionale ka filluar procedimin disiplinor për punonjësit e policisë në strukturat vendore të Drejtorisë Policisë Lezhë si dhe Komisariatit të Policisë Kurbin.

Nga analiza e bërë në Drejtorinë e Policisë Shtetit mbi këtë çështje, u konstatuan një sërë shkeljesh të karakterit administrativ dhe disiplinor nga punonjës të strukturave të policisë në Komisariatin e Policisë Kurbin dhe Drejtorinë e Policisë Vendore Lezhë, për të cilët në bazë e për zbatim të Ligjit për Policinë e Shtetit si dhe Rregulloren e Policisë, me Urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit u morën masat si më poshtë :

1. Inspektor Gjon Deda, me detyrë Ndihmës specialist SPZ, në Njësinë Administrative Fushë Kuqe, Komisariati i Policisë Kurbin, për shkelje të rënda disiplinore, u përjashtua nga Policia e Shtetit.

2. Nënkomisar Edvin Toptani me detyrë, Specialist në Seksionin e Hetimit të Krimeve, Komisariati i Policisë Kurbin, për shkelje të rënda disiplinore, u përjashtua nga Policia e Shtetit.

3. Komisar Leonard Palushi, me detyrë Shefi Seksioni për Krimet, Komisariati i Policisë Kurbin, për shkelje të rënda disiplinore, u shkarkua nga detyra.

4. Komisar Xhafer Kalbaj, me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet, Komisariati i Policisë Kurbin, për shkelje të rënda disiplinore, u shkarkua nga detyra.

5. Kryekomisar Feliks Hysa, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kurbin, për shkelje të rënda disiplinore, u shkarkua nga detyra.

6. Kryekomisar Maksim Bejko, me detyrë Shefi i Sektorit të Krimeve në Drejtorinë e Policisë Vendore Lezhë, për shkelje disiplinore , u pezullua nga detyra, deri në përfundim të hetimit disiplinor.

Gjithashtu Drejtoria e Standarteve Profesionale ka filluar procedimin disiplinorë për Drejtorin dhe Zëvendësdrejtorin e Policisë Vendore Lezhë, me qëllim sqarimin e përgjegjësive drejtuese dhe organizative të strukturave në vartësi.

Për këtë ngjarje është bashkëpunuar me strukturat e SHÇBA-së, me qëllim referimin dhe hetimin procedurial penal të punonjësve të policisë me përgjegjësi ligjore në këtë çështje.

Në këtë kuadër ju bëjmë thirrje të gjithë punonjësve të administratës, pushtetit vendor dhe qytetarëve të bëhen pjesë e angazhimit të përbashkët në luftën kundër kultivimit dhe trafikimi të lëndëve narkotike, duke përcjellë informacion të menjëhershëm pranë strukturave të Policisë së Shtetit me qëllim parandalimin ,dokumentimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave që përfshihen në këtë veprimtari të paligjshme.

Policia e Shtetit është e vendosur për të vijuar zbatimin e detyrimeve të përcaktuara në strategjinë kombëtare në luftë kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, duke intensifikuar masat për parandalimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që tentojnë ose do të kryejnë këto aktivitete kriminale.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksioni antikanabis “pret” kokat e 5 policëve, përjashtohet shefi i komisariatit të Lacit

0

Aksioni kombëtar kundër trafikut të drogës dhe kultivimit të kanabisit, pret kokat e para në policinë e shtetit.

Shefi i komisariatit të Laçit, Feliks Hysa është përjashtuar nga radhët e policisë.

Burimet zyrtare kanë thënë se Hysa akuzohet se ka shpërdoruar deyrën gjatë një operacioni antikanabis.

Në lidhje me këtë pas pak drejtori i policisë së shtetit Haki Çako do dalë në konferencë për shtyp.

Përvec përjashtimit, ndaj zyrtarit të policisë Feliks Hysa, është bërë kallëzim penal në polici.

Në hetim janë edhe katër efektiva të policisë në varësi të Feliks Hysës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjenden të fshehura 600 kg drogë në një tunel në Mat, paralajmërohen shkarkime në Polici

0

Një sasi prej 139 thasë me kanabis janë gjetur të fsheshur ditën e sotme në një tunel në Mat. Burime nga policia bënë me dije se droga u gjet në fshatin Rreth-Bazë.

Të njëjtat burime pohojnë se ka dyshime që në këtë tunel të ketë ende lëndë narkotike. Burime nga Prokuroria thonë se lënda narkotike e seksuestruar arrin peshën deri në 600-700 kg, ndonëse ende nuk ka përfunduar peshimi.

Sekuestrohen nga Policia rreth 200 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në Mat.

Burimet zyrtare njoftuan se strukturat e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në Planin e Veprimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, “Mbi masat që duhen marrë për evidentimin dhe goditjen e fenomenit të sigurimit të farave për kultivimin e bimëve narkotike, në sera , tunele, dhe ambjente të tjera” kanë organizuar grupe kontrolli për këtë qëllim.

Në kuadër të këtyre kontrolleve gjatë ditës së sotme, në njësinë Administrative Baz, në afërsi të lagjes Daci, nga policia gjatë kontrollit në një tunel, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Rreth 200 kg lëndë narkotike, e futur nëpër thasë, lënda narkotike është gjetur rreth 25 metra në brendësi të tunelit.

Burime zyrtare kanë thënë se shefi i policisë së zonës dhe katër efektiva janë në hetim në lidhje me mosraportimin e situatës me drogën që është sekuestruar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Skënderbeu nën presion, Takaj mbledh ekipin dhe i bën apel…

0

Skënderbeu është gati për takimin e sotëm në kryeqytet kundër Partizanit, por duket se presioni që ka përfshirë korçarët është i madh dhe i paprecedent në këto gjashtë vite histori suksesi.

Këtë e konfirmon mënyra sesi Skënderbeu po përgatit takimin që pas largimit nga Korça drejt Durrësit. Menjëherë sapo skuadra ka mbërritur në qytetin bregdetar, presidenti Ardjan Takaj, ndjeshëm i revoltuar, ka bërë një takim me stafin dhe skuadrën.

Skënderbeu vijon të jetë në heshtje për shtyp, madje i izoluar nga të gjitha anët, për vetë faktin se kreu i klubit ka urdhëruar që edhe stërvitjet të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Madje, 24 orë para ndeshjes, kur pritej që trajneri Ilir Daja të dilte në konferencën për shtyp para, kjo nuk ka ndodhur. Kjo është hera e parë që Daja nuk prononcohet në prag të ndeshjeve.

Në ditën e fundit të përgatitjeve, numri një i klubit korçar ka kërkuar nga të tijtë reagimin e menjëhershëm pas tre barazimeve radhazi, duke theksuar para lojtarëve se një humbje ndaj Partizanit do t’i kushtonte shumë shtrenjtë Skënderbeut në garën për titull. Burime pranë klubit bardhekuq bëjnë me dije se në takimin me ekipin, Takaj nuk ka premtuar premio, por e ka quajtur fitoren si detyrim.

“Barazimet e fundit na kanë komplikuar shumë rrugën drejt titullit kampion dhe një humbje në këto kushte do të ishte një goditje e rëndë për të gjithë. Jo më kot vendosa heshtje për shtyp që të jeni të përqendruar vetëm te ndeshja dhe të mos kishit presione të jashtme. Tani është radha juaj që të tregoni me të vërtetë sa vleni.

Unë e di se ky ekip ka forcën të fitojë përballë çdo kundërshtari, vetëm duhet që të luani me përgjegjshmëri dhe përqendrim maksimal.

Në një ndeshje të tillë, përcaktuese për shumë gjëra drejt titullit, vetëm fitorja është ajo që na kënaq të gjithëve. Pres nga ju që të merrni seriozisht takimin dhe të fitoni në fushë, duke u rikthyer bindshëm drejt titullit. Asgjë nuk ka mbaruar, me një fitore rikthehemi sërish pretendentët kryesorë”, ka thënë Takaj në takimin e djeshëm me futbollistët.

Sigurisht, para një ndeshjeje kaq të rëndësishme, qetësia e ekipit është kryesorja. Duket se pavarësisht presioneve të mëdha që ka Skënderbeu për fitoren, Takaj është kujdesur mjaft që ekipi të punonte i pashqetësuar.

Gjithsesi, premio nuk do të ketë në këtë takim, edhe pse është një ndeshje kyçe, por, nga ana tjetër, duket se në rast gabimi gjobat do të ishin të pashmangshme për lojtarët.

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama i bëri ftesë publike për koalicion, ja përgjigja e Ilir Metës

0

Ndërsa Edi Rama pret nga ai një përgjigje për të ardhmen e koalicionit, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta pohoi se forca politike që përfaqëson nuk i ka shërbyer nxitjes së konfliktit.

Në një takim me të rinjtë e LRI në Kuçovë, Meta pohoi se LSI i ka shërbyer vetëm nxitjes së dialogut.

“Të rinjtë e të rejat e LRI janë shembulli dhe modeli i një lidershipi të ri në Shqipëri. LRI një politike të re, vizionare, solidare, që kujdeset për njerëzit dhe në radhë të parë për të rinjtë e të rejat. Suksesi i zgjedhjeve të ardhshme nuk është as rezultati i LSI dhe as rezultati i askujt tjetër.
Suksesi i zgjedhjeve, standardi i besueshmërisë që ato do të realizojnë për qytetarët tanë. Nga zgjedhjet varet shumë fati i të rinjve e të rejave të Shqipërisë dhe i të ardhmes evropiane të vendit tonë. LSI-ja asnjëherë nuk i ka shërbyer nxitjes së konfliktit, por i ka shërbyer vetëm nxitjes së dialogut. Vetëm përmes dialogut politik mund të forcohen institucionet në vend”, tha Meta.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -ROMANA VLAHUTIN NE VLORE PER LUNGOMARE

0

Ambasadorja e BE  ne  Shqiperi Romana Vlahutin ,brenda pak javesh serish en Vlore,ndersa ne fokus punimet qe po kryhen ne lungomare,nje investim ky qe realizohet me fondet e be-se. I shoqeruar edhe nga kryetari in bashkis se Vlores Dritan Leli,Vlahutin ka kryer nje takim ne fondin shqiptar te zhvillimit,ndersa me pas ka vbijuar inspktimin e punimeve ne lungomare. Me dhane garancinte qe punimet do te perfundonin ne date 30 prill,por banoret dhe ata qe vijne ne vlore shikojne se ka ende shume per te bere. Kompania do ta na jape tashme nje program ditor te punimeve. Ne si BE kemi dhene fonde te medha qe qytetaret e Vlores ta shijojne kete investim. Une ne me pak se tre muaj kam ardhur dy here ne Vlore,pikerisht per kete qellim. Keto punime jane te rebndesishme per cilesine e jetes se qytetareve vlonjate,por edhe per turizimin ka theksuar Vlahutin

Mbeshtetja  e BE-se ka qene prezente ne Vlore,ne nje investim mjaft te rendesishem jo vetem per qytetaret e lores ,por edhe turistet qe do te vizitojne bregdeti gjate veres. Prandaj mbeshtetja e Vlahutin ka qene jo vetem institucionale,por edhe personale,per et reaklizuar kete investim mjaft te rebndesishem–ishin fjalet e Lelit

Dritan Leli

Nderkohe Vlahutin ka shmangur cdo pergjigje mbi politiken dhe rolin e BE-se ne situaten aktuale ne vend,teksa ka konfirmuar se gjendet ne Vlore per investimin ne lungomare,ndersa poltika mund edhe te prese ka konfirmuar ambasadoprja e BE-se.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -POGRADEC, MAKINA HIDHET NË ERË ME EKSPLOZIV, THYHEN XHAMAT E PALLATEVE

0

Një makinë është hedhur në erë me eksploziv në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr 2 në Pogradec.

Policia informon se shpërthimi i automjetit veturë tip “Citroen” me targa PG 6433 B, në pronësi të shtetasit P.N, rreth 32 vjeç, banues në këtë lagje është shënuar rreth orës 03: 45 minuta të 1 prillit 2017

Policia e Korçës informon: Nga të dhënat e para rezulton se mjeti ka qënë i parkuar dhe dyshohet se është djegur si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasese (eksploziv). Si pasojë e shpërthimit janë thyer/dëmtuar edhe xhamat e disa pallateve në afërsi.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -HIDHET NE ERE PALLATI NE VLORE

0


36 kg tritol  eshte perdorur per te hedhur pertoke pallatin ne zonen e tre rracave ne Vlore. Puna per shembjen e pallatit ka nisur prej gati dy javesh,ndersa ne total jane hapur rreth 653 vrima,per te vendosur lenden eksplozive,nderkohe qe shperthimi eshte kryer nga specialiste te ministrise se mbrojtjes ne bashkpunim me IKMT.  Shperthimi ehste realizuar rreth ores 13 te dites se shtune,nderkohe qe per  gati nje ore para sheprthimit ishin marre masat per te mos lejuar qarkullimin dhe lejuar banoret te largoheshin nga banesat e tyre. Nderkohe disa dite me pare banoret rreth pallatit ishin lajmeruar qe te linin dritaret hapur,por edhe te ulnin ne toke paisjet  elektroshtepiake  per te mos pesuar deme  ne banesat e tyre. Ne vendgjarje per cdo ngjarje te mundhshme kane qene prezente edhe forcat zjarrfikese dhe autoambulancat,nderkohe qe rreth 1.5 km gjatesi eshte boshatisur. Pavarsisht kesaj nuk kane munguar banore,te cilet kane ndjekur nga afer shperthimin e komanduar. Nderkohe kreu i IKMT Dallendyshe Bici ka konfirmuar se me kete shperthim dhe rrezimin e pallatit i kthehet banoreve hapesira e munguar,aty ku pritet qe tashme puna te vijoje fillimisht per largimin e rrenojave nga punonjes te IKMT

Shembja e pallatit ne zonen e tre rracave ne Vlore u urdherua  pak jave me pare nga vete kryeministri Rama,gjate inspektimit  te  disa projekteve te tij  ne  Vlore. Nderkohe punimet ne pallat kane qene te pezulluar,ndersa nen  akuze per lejen e ndertimit te ketij pallati ,madje dhe eshte arrestuar kohe me pare ka qene  ish kryetari i bashkise Shpetim Gjika. Gjithsesi per pronarin e objektit Blerdi Licaj,i cili kishte arritur te fitonte demshperblimin,vlera e tij shkon ne rreth 821 milion leke te vjetra te cilat ai tashme do ti perfitoje,por edhe qytetare te cilet kishin  prenotuar banesa do te perfitojen nga ky fond.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx