Ballina Blog Faqe 9452

Milkani për censurën e filmave: Edhe nazistët nuk i ndalonin filmat

0

Piro Milkani, regjisor i kinematografisë shqiptare ndër vite, i njohur me filmat ‘Trishtim i zonjës Shnajder’ (2008), Çifti i lumtur (1975), Ngadhnjim mbi vdekjen (1967) dhe shumë filma të tjerë, ka marrë pjesë në polemikat që po zhvillohen në lidhje me deklaratën e fortë që bëri Agron Tufa duke kërkuar që filmat e komunizmit që kanë propagandë mbi sistemin diktatorial të ndalohen dhe të mos jepen nëpër televizione.

Në një intervistë për gazetën Dita, Piro Milkani, ka folur për këndvështrimin e tij mbi debatin që ka përfshirë shumë intelektualë, si një person që ka qenë aq pranë realizimit të filmave, duke qenë vet edhe regjisor i shumë prej tyre.

Profesionalisht, Piro Milkani ka punuar si operator, bashkëskenarist dhe regjisor në kinematografinë shqiptare – në kohën komuniste dhe më pas – ai përmend me modesti edhe pëlqimin  etij mbi estetikën dhe historinë e artit, duke theksuar se ndikimi në kinamanë shqiptare ishte nga kinemaja botërore, sidomos emra si: Ainzejnshtajni i cili përveç filmave ka lënë edhe libra mbi estetikën dhe filozofinë e filmit, apo  Leni Reinfenshtajn, një grua e re, në fushën e filmit gjerman, e ciala filmat e saj dokumetar i ka bërë në kohën e nazizmit dhe për nazizmin, por aftësitë e saj ishin të jashtëzakonshme, prandaj vlerat e saj estetike të artit të filimit njihen edhe sot në kinematografinë gjermane.

Të gjitha shkollat e filmit që linden më pas morën për bazë mësimet teorike të Ajnzenshtajnit. Besoj se edhe Bergmani, Felini, Rene Cleri, Mikelanxhelo Antonioni po edhe Spilbergu i madh kanë pirë ujë të kristaltë nga librat e tij.

Sa me fat kanë qenë Viktor Stratoberda, Viktor Gjika, Dhimitër Anagnosti, Todi Bozo, Marianthi Qemo, Grigor Ikonomi apo Shyqyri Sako që patën fatin ta pinin atë ujë direkt nga burimi i Ajnzenshtajnit. Po edhe Kristaq Dhamo në Hungari, Gëzim Erebara, Hysen Hakani, Saim Kokona e Piro Milkani në Çeki, Apo Kujtim Çashku, Spartak Pecani e Vladimir Kasa në Rumani po të njëjtin ushqim morën.’

Piro Milkani nuk harron të përmend se ndryshimi me komunizmin është se censura nuk mund të zbatohet edhe në shekullin e 21-të.

Sot Bota është vërtet e trazuar e Ballkani nuk po kalon muajin e mjaltit po lavdi Zotit nuk kemi shkuar aq larg sa të lindi nevoja që të vendosim censurë. Jemi në shekullin e 21-të.

Edhe ideologu nazist kur pa një film që ishte në kundërshtim me vijën ideologjike të partisë naziste tha:

Më mirë të kishin ardhur në Gjermani dhjetë regjimente të Ushtrisë së Kuqe se sa ky film…”- U tërbua. Po nuk dha urdhër të ndalohej. Jo se nuk donte, por nuk mundej. Atëherë u bind më shumë se kurrë për fuqinë e madhe të filmit, shprehet Milkani.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Intervistë/ Flet Dritan Zagani: Çfarë mendova kur u shkarkua Saimir Tahiri

0

Dritan Zagani, ish-shefi i Antidrogës në Policinë e Vlorës, para 1 jave fitoi azilin politik në Zvicër.  Zagani është një emër i njohur për përplasjet e tij me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në një intervistë Zagani ka treguar arsyen sepse sipas tij Kryeministri Edi Rama nuk iu përgjigj mediave zviceriane lidhur me rastin e tij.

Zagani ka rrëfyer procedurën sesi fitoi azil politik, situatën e kanabisit në vend, dhe ndjesinë e parë që ka marrë pasi ish-Ministri Saimir Tahiri u shkarkua nga detyra.

Zoti Zagani, Kryeministri Edi Rama refuzoi të përgjigjej kur u pyet nga një gazetar zviceran për rastin tuaj. E patë reagimin e tij? Si t’u duk?

Po, e pashë mbrëmë në një program televiziv këtu ku jetoj.

Si m’u duk thua ti… Unë thjesht mendoj se mashtruesit pasi i dolën gënjeshtrat sheshit për ato që ka shpifur këto tre vite për mua, i mbaruan gënjeshtrat dhe u shmang  ashtu si bën gjithmonë kur s’ka më çfarë të gënjejë.

Ju si gazetarë duhet ta njihni më mirë sepse e ndiqni në gjithë sferat e jetës se si është dhe si gënjen ai.

Si ndodhi që autoritetet zvicerane ju ofruan azil?

E thjeshtë fare. Ndoqa procedurat ligjore si gjithë njerëzit  qe i zë halli që më zuri mua dhe familjen time.

U prezantova për atë që jam dhe situatën që ndodhesha së bashku me familjen… këta më dëgjuan dhe vlerësuan situatën si të drejtë.

Vonoi pak se këta nuk e kishin të thjeshtë pas disa kërkesave të mbushura me shpifje që shteti im i dashur dërgonte herë pas here këtu për ekstradimin tim, dhe pasi vlerësuan faktet dhe situatën më kthyen përgjigje: POZITIVE , duke më dhënë një mundësi të dytë në këtë jetë, por mbi të gjitha për fëmijët e mi që kanë kaluar gjithë atë stres  duke parë e dëgjuar se çfarë shpifën ‘Rilindja’ me shefin e tyre ndaj meje dhe punës sime për një kohë të gjatë.

Pra këtu ka shtet ligjor të së drejtës dhe nuk pyet njeri për të fortët si në vendin tonë, kështu dhe  e drejta fitoi, por kjo është thjesht një betejë, ka akoma për të bërë.

Pas dy vitesh shpërfillje, qeveria shqiptare më në fund ka pranuar problemin me drogën dhe mbjelljet. Ju si mendoni, cili do jetë epilogu i kësaj historie?

Siç e thatë u deshën gjithë këto që ndodhën që këta ta pranojnë realitetin, ndaj unë jam skeptik për këtë situatë, dhe besoj pak që këta që bënë këtë që bënë deri më sot ,do të luftojnë këtë fenomen, sa të jenë këta thjesht do gjejnë forma të reja ta kamuflojnë realitetin, dhe e kanë demostruar që janë mjeshtra ta bëjnë.

Besoj e keni ndjekur situatën si fliste lideri apo edhe ish-Ministri për këtë fenomen, e keni ndjekur mjeshtërinë propagandistike që kanë të fshehin të vërtetën për një kohë realitivisht të gjatë, edhe pse fundi dihet , e vërteta sado të fshihet  do dalë një ditë, por koha që kalon duke e fshehur është thjesht kosto për ne shqiptarët që ëndërruam të jetojmë si gjithë Europa dhe  ajo ditë në vend që të na afrohet përherë e më shumë po largohet falë kësaj politike të mbrapshtë…

Pra unë s’kam besim në një rezultat pozitiv kundër këtij fenomeni që për hir të së vërtetës ekzistonte si fenomen që luftohej nga Policia aq sa mund të bëhej, por sot Rilindja e ka kthyer në një ‘institucion’  dhe që mendon të sundojë  gjatë falë tij, ndaj shpresa është e pakët.

Kur qeveriste PD-ja dhe ju ishit në detyrë ishte problemi i Lazaratit. Mos vallë problemi me mbjelljet është përtej ngjyrave politike? A nuk mendoni se është nevojë për mbijetesë kjo rrugë?

Jo unë nuk e  mendoj si arsye mbijetese. Kjo mënyrë është thjesht përfitim i shpejtë  dhe i pa ndershëm, që tek e fundit nuk sjellë asnjë të mirë të përgjithshme.

Sjell vetëm përfitim për të fortët( duke filluar që me politikanët, trafikantët  dhe gjithë hallkat e lidhura ngushtë në këtë aktivitet të paligjshëm).

Më lartë thashë se fenomeni ekzistonte, hashashin nuk është se e sollën këta në 3 vjet, por një gjë është të ketë fenomen kriminal që e ka mbarë bota, dhe tjetër gjë është që një fenomen i tillë të përkrahet dhe zhvillohet në heshtje nga vetë ata që përfaqësojnë shtetin.

Nuk them që asnjëherë kur isha në detyrë nuk kishte të tilla fenomene, por atëherë i luftoja pa frikë dhe nuk kishte asnjë shef që drejtëpërdrejtë të më sulmonte pse bëja atë që bëja, jo më të mendohej që vetë Ministri apo edhe Kryeministri të bëjnë këtë që u bë këto 3 vjet.

Kjo, me aq sa e njoh unë zanatin dhe botën është thjesht diçka e paprecedentë për kohën që jetojmë. Dhe diçka do doja të përmendja, e ndjek nëpërmjet jush, medias,  jetën dhe realitetin shqiptar.

Një gjë më ka bërë përshtypje, e keni parë Kryeministrin në një takim live diku me fshatarë të jugut që i kërkonin Kryeministrit  rrugë fshati dhe një jetë më të mirë.

E keni parë se si u përgjigj ai në një rast: “Si jeni me hashashin andej nga fshati juaj?”.

Kjo ishte përgjigja e tij për rrugën e fshatit, atëherë çfarë të thotë më tepër një që dëgjon këtë live, dhe mjaft se kjo temë ha aq debat sa do duhej ditë e natë dhe nuk e mbyllim.

Jo se unë jam kushedi kush i zoti, por kjo temë ka aq shumë fakte live saqë habitesh.

Keni pasur një konflikt të ashpër me ish-ministrin Saimir Tahiri dhe rrethin e farefisnisë së tij në Vlorë. Jemi kuriozë të dimë, cila ishte gjëja e parë që menduat kur u informuat për shkarkimin e tij?

Konflikt kam pasur, është e vërtetë, por unë thjesht kam bërë detyrën deri në momentin që Ish Ministri urdhëroi ‘Seimenet e tij politikë’ që të më heqin nga qarkullimi (jeta policore).

Ndaj për këtë njeri kaq të vogël në atë gjë të madhe që përfaqësonte, nuk kisha se çfarë të ndjeja tjetër veçse një përbuzje për atë që bëri këto 3 vite në detyrë.

Mendimi i parë që më erdhi ishte që tani më duhet të ruhem më shumë nga ligësia që ai ka në dispozicion dhe posedon, sepse sipas asaj që mendoj unë ai përsa kohë ishte në detyrë nuk i interesonte shumë e keqja ime, tani po. Prandaj përveç përbuzjes që ndjej për të si personazh, duhet të bëj kujdes më tepër se ai nuk është nga ata që ka shumë burrëri për asgjë.

E keni menduar kthimin në Shqipëri?

E mendoj në çdo moment të jetës time deri në këtë çast që flasim. Për të ardhmen siç e shikoj situatën nuk di ç’të them, koha do ta tregojë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

KLSH-ja kryqëzon Gjiknurin: OSHEE fiton miliona, por borxhet nuk i shlyen

0

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se kompanitë publike OSHEE, KESH dhe OST kanë korrur fitime të rëndësishme, por kanë refuzuar të shlyejnë borxhet. Raporti i KLSH-së evidenton si kompaninë më problematike OSHEE-në.

Sipas KLSH-së këto tre operatorë duhet të hartojnë një program të saktë për shlyerjen e borxheve sipas afateve të përcaktuara në marrëveshjen e ratifikimit të huasë.

Ministria e Energjitikës ka publikuar raportet për fitimet e kompanive publike të energjisë, ku sipas të dhënave tre kompanitë publike, OSHEE, KESH dhe OST në total kanë një fitim rreth 14,2 miliardë lekë ose 104 milionë euro.

Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri është shprehur se hapat që janë ndërmarrë kanë krijuar një efekt pozitiv në financat publike.

Nga ana tjetër borxhet e ndërsjellta të operatorëve publikë janë në nivele tepër të larta. Borxhet e të tretëve ndaj OSHEE-së janë ulur por mbeten të larta..

Nëse në vitin 2013, ato ishin 117.8 miliardë lekë, në vitin 2016 arritën në 105.2 miliardë lekë.
Borxhi i OSHEE-së ndaj KESH, OST dhe palëve të tjera të treta nga 99.9 miliardë lekë që ishte në vitin 2013 është ulur në 93.6 miliardë lekë.

Detyrimi total i KESH, OSHEE dhe OST, deri më datën 20 shtator 2016, është 80.6 mld lekë.

Detyrimi i OSHEE ndaj KESH për blerjen e energjisë elektrike është 50.9 mld lekë (370 mln lekë).

Detyrimi i OSHEE ndaj KESH për huatë afatgjata është 11.3 mld lekë.

Detyrimi i OSHEE ndaj OST për transmetim energjie, shërbime dhe kredi është 8.2 mld lekë.
Detyrimi i OST ndaj KESH për energji, shërbime dhe kredi, është 10.2 mld lekë.

Në bazë të marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim, detyrimi i mbetur i OSHEE ndaj CEZ AS, deri më datë 20 shtator 2016, është 5.8 mld lekë – konstaton KLSH.
Sipas përcaktimit në ligjin nr. 170/2014, “Për ratifikimin e Marrëveshjes së huasë”. KLSH ka vërejtur se nuk ka një studim të saktë, mbi prognozën e ecurisë së shlyerjes së detyrimeve të ndërsjella, veçanërisht në skedulin e pagesave dhe objektivave të vendosura ndaj OSHEE.
Gjithashtu OSHEE, OST dhe KESH, të hartojnë një program të saktë për pagesat e detyrimeve të ndërsjella, sipas afateve të caktuara në projektin e rimëkëmbjes,”-shkruhet në raportin e KLSH.

Bizneset ulin konsumin e energjisë

Megjithëse Shqipëria për herë të parë në 2016 ishte një eksportuese neto e energjisë ka patur një rënie të konsumit të energjisë në vend. Konsumi i energjisë është ulur me 2.3% në 2016-tën.

Të dhënat krahasuese tregojnë se është ulur konsumi nga konsumatorët e mëdhenj që janë biznese,  konsumi i të cilave ra me 17% më 2017.

OSHEE-ja më herët këtë çështje e ka raportuar si një tendencë e konsumatorëve të cilët nuk kanë shpërdorojnë energjinë elektrike, për shkak të shtrëngimit të politikave dhe grumbullimit të faturave.

Por të dhënat e vitit të fundit tregojnë se rënia erdhi nga konsumatorët e mëdhenj të energjisë (bizneset e mëdha).

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lezhë, 18-vjecari vret veten me gaz në burgun e Shënkollit

0

Policia njoftoi se një 18-vjeçar i ka dhënë fund jetës në paraburgimin e Shënkollit.

Sipas raportimeve te fundit, shtetasi Albi Luka nga Fushë Kruja, është vetëhelmuar duke pirë gaz brenda ambjenteve të qelisë.

Edhe pse u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, bluzat e bardha thanë se 18-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete në spital.

Viktima ishte arrestuar një muaj më parë dhe mbahej në paraburgim. Ende nuk dihen arsyet që e shtynë të riun drejt aktit të vetëflijimit, ndërkohë policia po vijon hetimet per ngjarjen.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Xhelal Mziu mesazh Bashës: Dua të bëhem ministër në qeverinë tënde

0

Posti i një kryetari Bashkie nuk mjafton për Xhelal Mziun. I ftuar dje në emisionin “Oktapod” në Vizion Plus, qytetari i parë i Kamzës ka shprehur hapur dëshirën e tij për të qenë ministër në kabinetin qeveritar të Lulzim Bashës.

I pyetur konkretisht nëse ka ambicie për të qenë ministër, Mziu u shpreh se “kam ambicie për të arritur maksimumin e çdo gjëje, për ta bërë Kamzën më të mirë dhe mund ta ndihmoj edhe në qeverisjen qendrore. Besoj se Kamza e meriton për të patur një mbështetje të tillë nga unë si ministër”.

Xhelal Mziu foli edhe për arsyen pse vendosi ta bëjë qytetar nderi të Kamzës, Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. “Jeta e Trump është një frymëzim për mua”, – pohoi kryebashkiaku i Kamzës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PS e sfidoi në basketboll e volejboll, përgjigjia e LSI: Ne luajmë me pesha të rënda

0

Në një kohë kur nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me koalicionin PS-LSI, pasi kanë kaluar 4 vite që kur u firmos marrëveshja, ironitë mes dy palëve vazhdojnë edhe në rrjetet sociale.

Emiljano Aleksi, këshilltari i kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, ka postuar një foto të animuar të kreut të LSI-së, duke ngritur pesha dhe bashkëngjitur saj shkruan: “Ne luajmë vetëm me pesha të rënda”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Haradinaj: Ka ikur koha kur fqinjët marrin nga shqiptarët

0

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook edhe njëherë ka thënë që versioni i tanishëm i demarkacionit është i gabuar, përderisa ka theksuar që ka marrë fund koha kur fqinjët marrin nga shqiptarët.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të tij në Facebook, të cilit ia ka bashkangjitur edhe një video.

“Atdheu është i shenjtë!

Pushtetarët e ligj vazhdojnë me e lajthit popullin, vendin dhe miqtë!

Versioni i tashëm i Demarkacionit është gabim dhe duhet të rrëzohet në parlament.

Për ata, për të cilët Atdheu është i shenjtë, kufiri është kufi. Mashtruesit ta kuptojnë një herë e për jetë, se ka përfunduar koha kur fqinjët marrin nga shqiptarët” shkruan Ramush Haradinaj./Klan Kosova

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Largohet nga gara kandidatja e PS-së në Kavajë, Silvana Daja

0

Kryetari i PS-së së Kavajës Gentian Daja pak ditë më parë dha dorëheqjen nga detyra e tij politike, për shkak të kandidimit të bashkëshortes për postin e kryebashkiakes së Kavajës.

Por sot bashkëshortja e tij Silvana përmes një sqarimi në rrjetet sociale heq dorë nga kandidimi për kryebashkiake në Kavajë me argumentet se nuk mund të përballojë baltën dhe akuzat që po hidhen ndaj saj.
“Zhurma e ngritur, kaloi çdo imagjinatë dhe parashikim, duke sulmuar bashkëshortin tim, i cili për mua vlen më shumë se një karrige” thotë Silvana Daja.

Deklarata e Silvana Dajës:
Miq, gjatë ditëve të fundit kam parë tymnajën e madhe të krijuar mbi kandidimin tim së pozicionin e Kryetares se Bashkisë së Kavajës, qyteti ku kam lindur, ku kam ndërtuar familjen dhe ku do kaloj jetën. Pavarësisht se në jetën time nuk i kam bërë keq asnjë mize dhe do doja të jepja më të mirën nga vetja në këtë proces, zhurma e ngritur kaloi çdo imagjinatë dhe parashikim duke sulmuar bashkëshortin tim i cili për mua vlen më shumë se një karrige.
Ndaj, nisur nga molla e sherrit, që Kavaja e vogël por e bukur ka shkaktuar në politikën e madhe, me keqardhje dua të heq dorë nga ky kandidim dhe të tregoj tolerancën që më karakterizuar gjithë jetën me qëllim që asnjëherë mos jem bllokuese e fateve të askujt.
Një falenderim për gjithë qytetarët të cilët pavarësisht kohës së shkurtër, më kanë mbështetur dhe kanë qënë të gatshëm të bëjnë këtë udhëtim me mua. Gjithashtu falenderoj çdo socialist dhe socialiste që ka qënë përkrahës i emrit tim.
Zotohem se si qytetare do kontribuoj për kryetarin e rradhës sepse dua me shpirt që Kavajën ta shoh vetëm në ditë të mira.
Me respekt SILVA DAJA

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Apeli në Vlorë: Mos u afroni! Sot shembet me tritol karabijana 5 katëshe

0

Bashkia e Vlorës njofton se prej orës 12 qytetarët nuk do t’i afrohen zonës përballë teatrit “Petro Marko” ku do të bëhet dhe shembja me tritol e një karabinaje 5 katëshe. Ata u kërkojnë banorëve të marrin një sërë masash që të shmangin dëmet në banesat e tyre, si të hapin dritaret, të ulin në dysheme pajisjet si televizor apo orendi të tjera shtëpiake.
Në zonën përreth pallatit që do të shembet janë vendosur dhe një sasi e konsiderueshme thasësh me rërë.
“Ky është objekti me më shumë hekur që ka hasur IKMT për t’u shembur, ndaj dhe sasia e tritolit që do të shpërthejë do të jetë e konsiderueshme” thuhet në njoftimin që bashkia e Vlorës bëri dy ditë më parë.
Bashkia e Vlorës u kërkon banorëve të bizneseve që ndodhen në rrezen e 250 metrave largësi nga objekti, të largohen deri sa ai të shembet sipas parashikimit në orën 13:00, të ditës së shtunë.
Bëhet fjalë për një prej objekteve për të cilat prokuroria kërkoi sekuestro konservative në vitin 2013, për akuzën e falsifikimit të lejes së ndërtimit. Gjithashtu u nis dhe procedim penal edhe ndaj ish kreut të bashkisë së Vlorës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Policia shtrin përtokë 23-vjeçarin nga Fushë Kruja, në bagazh i zbuluan…

0

Policia ka bërë me dije sot se një 23 vjeçar është arrestuar në flagrancë me 20 kg kanabis sativa.

Qemal Lika, 23 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe u kap nga specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Burimet thane se në bazë të informacioneve që disponoheshin, është bërë e mundur kapja e tij në flagrancë, në afërsi të rrugës “Don Bosko”, ku në bagazhin e automjetit tip “Renault”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 kg me lëndë të dyshuar narkotike të llojt kanabis sativa.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx