Ballina Blog Faqe 9456

I grabitën 10 milionë lekë në banesë biznesmenit kur po festonte fejesën e djalit

0

Disa persona kane arritur te futen të armatosur e të maskuar në banesën e biznesmenit, duke grabitur nga kasaforta 10 milionë lekë.

Ngjarja ndodhi dje, rreth orës 01:45, në fshatin Kamenicë. Pronari i shtëpisë, Nizami Bezati, po festonte në një nga lokalet e zonës fejesën e djalit, kur në banesën e tij kanë shkuar autorët dhe kanë marrë shumën e parave. Sipas të dhënave, Bezati kishte lënë dy shokë të djalit të tij që t’i ruanin banesën.

Këta të fundit e kanë telefonuar pas mesnate se dy persona me armë e maska i kishin lidhur e dhunuar, dhe më pas kishin marrë paratë. Sipas dëshmisë së dhënë prej të rinjve, rreth orës 01:45, dy persona të maskuar, njëri prej të cilëve me armë zjarri dhe tjetri me levë, kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë zënë ata në befasi.

Fillimisht, autorët i kanë goditur dhe më tej i kanë lidhur. Më pas, ata kanë shkuar në dhomën e gjumit ku ndodhej kasaforta dhe kanë arritur ta hapin duke marrë 10 milionë lekë të vjetër.

Perveç parave, autorët kanë marrë edhe disa dokumente dhe më pas janë larguar duke i lënë të lidhur dy të rinjtë, që i zoti i shtëpisë i kishte lënë t’i ruanin banesën.

Pasi janë përpjekur për disa minuta, ata kanë arritur të lirohen dhe i kanë telefonuar Bezatit. Pronari i banesës, Nizami Bezati, apelon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë që i ndodhi pikërisht në ditën e këtij gëzimi familjar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vazhdon të zhgënjejë Shqipëria, pëson humbjen e katërt radhazi

0

Kuqezinjtë kanë pësuar edhe humbjen e katërt radhazi, duke u mposhtur në ndeshjen miqësore të zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ nga Bosnjë Hercegovina me rezultat 1:2.

Nga këto katër humbje të fundit të Shqipërisë, më shqetësuese është se tri nga ato janë pësuar në terrenin vendas.

Dzeko dhe Lulic shënuan për Bosnjën, ndërsa golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi sulmuesi Bekim Balaj.

Ndeshja e radhës e Kombëtares Shqiptare është ajo e 11 qershorit ndaj Izraelit në udhëtim në kuadër të kualifikimeve për ‘Rusia 2018’

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shukri Xhelili sërish në telashe

0

Ish-Kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili është sërish në probleme me ligjin.

Pas skandalit seksual ndaj Xhelilit kanë nisur hetimet për akuzën e pastrimit të parave.

Hetuesit kanë zbuluar pasuri të pajustifikuara për rrogën e një kryetari bashkie. Parandaj prokurorët kanë nisur procedim të ri penal.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

130 mijë USD – Si e financon Rilindja biznesin privat të Zana Çelës

0

Fondet që ka përfituar në dy vite OJF-ja private e drejtoreshës së TKOB-së Zana Çela, janë të barabarta me buxhetin vjetor të institucionit që ajo drejton.

Janë përllogaritur të dhënat e publikuara nga OpenData, shifrat tregojnë se zonja Çela ka përfituar çdo vit rreth 35 mijë dollarë vetëm nga Bashkia e Tiranës për organizimin e festivalit ‘Marie Kraja’.

Këtë festival zonja Çela e organizon nëpërmjet OJF-së së kontrolluar prej saj të quajtur ‘Kulture Media Art’.

Por financimi për festivalin ‘Marie Kraja’ ka vijuar dhe nga ana e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Nga kjo agjensi vetëm për vitin 2014 Zana Çela me shoqatën e saj është financuar rreth 28 mijë dollarë ( një fond i madh ky në emër të “shoqërise civile), ndërsa në periudhën 2015-2016 i janë akorduar 45 mijë dollarë të tjera nga e njëjta agjenci.

Po kaq bujare rezulton dhe Ministria e Kulturës duke i dhënë rreth 23 mijë dollarë në 2 vite për të njëjtin festival.Për vitin 2016 Bashkia e Tiranës ka akorduar dhe 15 mijë dollarë të tjera.

Në harkun kohor të një viti e gjysmë  OJF-ja private e zonjës Zana Çela ka  përfituar  rreth 130 mijë dollarë nga fondet publike.

Kjo shumë është e barabartë me buxhetin vjetor të Teatrit të Operas dhe Baletit, institucion publik në të cilin zonja Çela është drejtoreshë.

Edicioni i fundit i festivalit ‘Marie Kraja’ ishte edhe më i dyshimtë sepse ky festival u organizua në mjediset e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Gjasat janë për një konflikt interesi sepse drejtuesi i institucionit s’mund të bëjë festivalet e veta.

Duke shfrytëzuar sopranon Inva Mula, Zana Çela u përpoq të dukej sikur nuk kishte marrëdhënie në këtë aktivitet privat, por OJF-ja që ka marrë financimin për aktivitetin është themeluar nga zonja Çela dhe kontrollohet prej saj.

Është interesante se si në një festival ku konkurrentët vijnë falas dhe  ku në rastin e  fundit u shfrytëzua infrastruktura e Operas ( ku Zana Cela është njëkohësisht drejtoreshë) merr të tilla fonde si shoqëri civile apo nga Bashkia e Tiranës.

Zonja Çela ka qenë gjithmonë e lidhur me Ramën si ministër Kulture dhe si kryetar bashkie. Ajo u largua dikur nga Teatri i Operas duke e lënë institucionin në gjyqe me artistët për shkak të pushimeve nga puna.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shqipëri-Bosnje, ndryshime të mëdha në formacionin kuqezi

0

Të paktën 5 ndryshime pritet të ketë formacioni i Shqipërisë në ndeshjen e miqësore ndaj Bosnjës në orën 18:00 të ditës së sotme krahasuar me ndeshjen ndaj Italisë, ku u mundën 2-0.

Në Elbasan Arena, në portë pritet të rikonfirmohet Thomas Strakosha. Trajneri po mendon ti japë vazhdimësi aktivizimit të talentit të Lazio-s, ndërsa Etrit Berisha mund ta shohë sfidën nga stoli, me thirrjen në skuadër që shërben edhe si një shembull i unitetit brenda grupit kuqezi.

Ndryshime ka në mbrojtje, me Kukelin që do të qëndrojë në qendër në rreshtimin 5-4-1, përkrah të konfirmuarit Veseli dhe befasisë Albi Alla. Mbrojtësi i Kukësit, që ka qenë një prej elementëve më të spikatur në kampionatin shqiptar, pritet të jenë titullar në vend të Arlind Ajetit, të cilin De Biasi mendon ta mbajë pushim, për të evituar dëmtime nga mbi-lodhja pas ndeshjes në Palermo.

Elseid Hysaj do të luajë në të djathtë dhe në mungesë të Ansi Agollit do të ketë shiritin e kapitenit. Në krahun e majtë do ti jepet hapësirë aktivizimit të Alijit, edhe sepse stafi i Kombëtares kërkon të marrë sinjale për lojtarin që do të mbulojë këtë rol në sfidën e Qershorit në Izrael, ku Agolli është i pezulluar.

Në mesfushë nuk ndryshon asgjë në qendër, ku Basha dhe Memushaj do të drejtojnë manovrat e Kombëtares, ndërsa gjithçka pritet të ndryshojë nga krahët ku hapësira do ti jepet Jahmir Hykës dhe Azdren Llullakut. Dy sulmuesit anësorë do të jenë në mbështetje të Bekim Balajt, në një rreshtim që nga 5-4-1, me daljet nga krahët të Hysajt dhe Alijit shndërrohet në skemën ofensive 4-3-3.

Gjatë miqësores me Bosnjen, që ka në kontingjent yje si Edin Dzeko dhe Senad Luli?, De Biasi do të eksperimentojë edhe me skema dhe lojtarë, ndoshta për të aktivizuar Latifin e Grezdën që luajtën ndaj Italisë, por edhe Afrim Takun dhe Keidi Baren të afruar së fundmi në ekip.

E vetmja garanci është që në pjesën e dytë në portë, Strakosha do t’ia lejë vendin Alban Hoxhës, ndërsa dyshime ka për gjendjen e Armando Sadikut. Sulmuesi ka pësuar një goditje në pjesën e pasme të kofshës dhe u la pushim në stërvitjen e fundit të Kombëtares, si masë parandaluese. Gjendja e Sadikut do të vlerësohet edhe pak orë përpara ndeshjes, për të marrë një vendim përfundimtar nëse bomberi elbasanas do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

‘Allahu Ekber’, vritet me thikë i riu shqiptar në Suedi. Ja emri

0

Një 18-vjeçar shqiptar, nga Peja i cili studionte për mjekësi, eshte qelluar me thike ne Suedi ku ka gjetur vdekjen.

Sipas autoriteteve, viktima është Suad Hajron Shkreli, i cili jetonte me familjen në Suedi që prej kohës së luftës në Kosovë dhe aktualisht studionte për mjekësi.

Njoftohet se 18-vjecari u nda nga jeta mbrëmjen e së mërkurës së 22 marsit, rreth orës 21:30 kur i riu i shqiptar, në shoqërinë e disa miqve të tij është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar.

Policia ka deklaruar se 18-vjeçari Shkreli është qëlluar disa herë me thikë dhe ka ndërruar jetë pas disa orëve në spital, duke mos mundur kështu t’u bënte ballë plagëve të marra. Gjatë këtij sulmi ngelën të plagosur edhe 2 shokët e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të një fast food-i “Mc.Donald”, në kryeqytetin suedez Stockholm, 30 metra larg banesës së familjes Shkreli.

Duhet të theksohet se një prej autorëve ka bërtitur “Allahu Ekber” para se t’i sulmonte të rinjtë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ramës i vjen mesazhi i parë nga SHBA: Nuk ke parë gjë akoma…

0

Stafi i ngushtë i kryeministrit Rama dhe mediat satelite të tij, pas një fushate entuziaste për “dështimin total” të vizitës së fundit të kreut të opozitës Lulëzim Basha në Washington, janë kapur në befasi mëngjesin e sotëm nga lajmet që po vijnë nga nuk i prisnin.

Edhe pse Basha u kthye në Çadër nga Uashingtoni më i qetë dhe më i vendosur se sa ishte përpara nisjes, mungesa e informacionit për takimet e tij aty, bëri që kampi i Ramës të hedhë fishekzjarrë mediatik, duke e cilësuar këtë strategji të Bashës për të mbajtur “sekret” takimet, si një dështim të vizitës së tij dhe madje edhe një shenjë mos aprovimi të kauzës së opozitës, nga Uashingtoni zyrtar.

E gjithë kjo fushatë me qëllim dekurajimin e opozitës dhe të gjithë atyre që janë rreshtuar në krah të kauzës së saj, për zgjedhje të garantuara nga rreziku Rama u shfry sot nga lajmet, që vijnë nga përtej Atlantikut dhe pikërisht prej burimeve më të afërta të mundshme, të presidentit Trump. Shprehja tashmë folklorike e Edi Ramës, “nuk keni parë gjë akoma”, këtë herë ju kthye si resto për gëzimin e “dështimit” të Bashës, pikërisht nga media e këshilltarit kryesor të presidentit Trump.

Në shkrimin e ‘Breitbart News’ kushtuar vizitës së kreut të opozitës, jepen detaje të cilat zbulojnë se alarmi i Çadrës për atë që po ndodh në Shqipëri, tashmë është zyrtarizuar në rrethin më të ngushtë të Shtëpisë së Bardhë. Aty tani e dinë dhe janë të ndërgjegjshëm, që Shqipërinë e drejton udhëheqësi më anti-Trump në Europë dhe se planet e kësaj kaste sorosiane në pushtet për të kapur vendin edhe për një kohë tjetër të gjatë të pacaktuar, janë drejt realizimit.

Edi Rama pas kthimit të Bashës në Tiranë, priti disa ditë që ky i fundit të dilte dhe të mburrej siç do të vepronte vetë dhe bëjnë rëndom politikanët shqiptarë, pasi kthehen nga Washingtoni. Por kreu i opozitës nuk e bëri; vetëm la për të nënkuptuar se jo vetëm vizita e tij nuk ishte e dështuar, por edhe se pas saj ai ishte edhe më i vendosur për të ç`montuar tentakulat e sektit të Rilindjes, krijesë kjo e Sorosit, tashmë e dekonspiruar botërisht.

Kjo heshtje e Bashës ashtu siç e thamë edhe në fillim të këtij shënimi, bëri që enturazhi mediatik i Ramës, ta bombardojë opinionin pulik shqiptarë me lajme të tipit; Dështon vizita e Bashës, shkon deri në SHBA për të dhënë një intervistë te Zëri Amerikës, etj, etj.

Sot kur mësuan nga media e këshilltarit më të afërt të presidentit se, ndërsa Basha ishte në Uashington zhvilloi takime me drejtuesit më kryesor të Kongresit, (me Pete Sessions, Kryetar i Komisionit të Buxhetit të Kongresit; Michael Mçaul, Kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Kongresit dhe Ed Royce, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit) dhe qershia mbi tortë i ftuar edhe në darkën e përbashkët vjetore të kongresmenëve dhe senatorëve republikanë, ku Presidenti Trump mbajti fjalën kryesor, titujt e “Ramamedias”, nga vajti deri në SHBA për një intervistë te `Zëri i Amerikës`, ju kthyen avazit; Shkoi deri në Washington, për një intervistë te ‘Breitbart News’.

Gjithsesi një gjë është e sigurt deri në këto momente; rrethi më i ngushtë i presidentit Trump, krerët kryesorë të Kongresit amerikanë tashmë e kanë të qartë panoramën e asaj që po ndodh në Shqipëri dhe rrezikut që i kanoset jo vetëm demokracisë në vend, por edhe interesave të tyre strategjike në rajon.

Ramës i ka ardhur mesazhi i parë nga përtej Atlantikut, fiks në atë formë që ai ka aq shumë dëshirë ta artikulojë ndaj kundërshtarëve të vetë politikë; Nuk keni parë asgjë akoma…

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Akuzohen për vjedhje të lokaleve në Tiranë, arrestohen 3 persona, proçedohet në gjendje të lirë 19 vjeçarja

0

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “BLOW”, duke arrestuar në flagrancë 3 persona, ndërsa proçedohet në gjendje të lirë një shtetase tjetër, me akuzën se kryenin vjedhje në lokalet e Tiranës. Policia njofton se ka sekuestruar si provë materiale një pistoletë Blow Mini me tre fishekë të kalibrit 6.35.
Po ashtu, bëhet me dije se në pranga kanë përfunduar shtetasit, Ilir Rrasa, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më pare, Elirjan Rrasa, 23 vjeç, banues në Tiranë, Agim Hajdari, 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë , pasi në lokalin e tij të marrë me qera në rrugën Shyqyri Ishmi është gjetur dhe sekustruar në cilesinë e provës materiale një televizor i markës “SAMSUNG 42″, i cili rezultoi se ishte televizori i vjedhur në lokalin e shtetasit A. D.
Ndërsa proçedohet në gjendje të lirë shtetësja, M. Rr., 19 vjeçe, banuese në Tiranë ,proçeduar për veprën penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale,fshehja dhe mbulimi i tyre”, parashikuar nga Neni 278/b i Kodit Penal.
Në bazë të hetimeve proçeduriale është arritur të dokumentohet me prova ligjore se këta shtetas janë autorë të ngjarjeve si më poshtë:

1- Më datë 27.03.2017, në lagjen Çollakë, në pronësi të shtetasit A. G., ku kanë marrë një televizor të markës SAMSUNG 42’’, disa pije të ndryshme dhe shumën monetare prej 10.000 mijë lek të reja.

2- Më datë 09.01.2017, në “Qytet Studenti”, pranë Godinës Nr.23, kanë vjedhur motorrin tip ”Lifan”, në pronësi të shtetasit E. P.

3.-Më datë 09.02.2017, në fshatin Ibë e Sipërme, është vjedhur me thyerje lokali në pronësi të shtetasit D. M., ku janë marrë tre televizor plazma të markës “Samsung” 37 polsh.

Gjatë kontrollit fizik te kryer dhe në banesat e shtetasve të lartpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Një pistoletë Bloë Mini me tre fishekë të kalibrit 6.35.

– Një televizor i markës Samsung 42″

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim” të parashikuar nga Neni 134 e 25 i Kodit Penal, dhe “Përvetësimit të sendeve të vjedhura” të parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përplasen rëndë dy makina në aksin Lezhë-Shkodër, dy të plagosur

0

Një aksident është raportuar në aksin Lezhë- Shkodër pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër paraditen e sotme. Mësohet se dy makina janë përplasur rëndë me njëra- tjetrën, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Këta të fundit janë dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zbardhet vizita e Bashës në SHBA: Rama i lidhur me Sorosin

0

Portali amerikan i lajmeve, Breitbart News ka zbardhur një pjesë të vizitës së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në Uashington. Ata citojnë kryetarin e Partisë Demokratike, i cilin në Washington ka deklaruar se Shqipëria është në rrezik të madh ndërsa kryeministri i majtë Edi Rama ka lejuar lulëzimin e krimit dhe korrupsionit.
“Mes udhëheqësve politikë që Basha takoi gjatë vizitës në Uashington ishin kongresmeni Pete Sessions, Kryetar i Komisionit të Buxhetit të Kongresit; kongresmeni Michael McCaul, Kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Kongresit; dhe kongresmeni Ed Royce, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit” shkruan portal Breitbart Neës.
Ndërsa shkrimi vijon me tej duke thksuar: “Juristi i shkolluar në Hollandë mori gjithashtu pjesë të martën në darkën e përbashkët vjetore të kongresmenëve dhe senatorëve republikanë, ku Presidenti Trump mbajti fjalën kryesor”
Sipas portalit amerikan, Basha është takuar dhe me kongresmenin e Kalifornisë Dana Rohrabacher, anëtar me peshë i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Kryetar i Nënkomitetit për Europën dhe Euroazinë të Kongresit, ndërsa thekson se një ndërlikim i mëtejshëm i situatës është se Rama ka marrëdhënie me financierin George Soros.
“Jam sulmuar ashpër nga ai e njerëzit e tij dhe gjithashtu nga media ndërkombëtare sepse jam mbështetës i Trumpit”- citohet të ketë deklaruar kryetari i PD Lulzim Basha.
Portali amerikan Breitbart Neës, citon kongresmenin Rohrabacher, i cili u takua me Bashën në Uashington, të ketë deklrauar se Shqipëria është në vijën e parë të luftës kundër islamit radikal ndaj siaps tij duhet dikush që merr përgjegjësi. Lulzim Basha, të cilin e njoh prej kohësh, është pikërisht personi i duhur për të përmbushur këtë mision.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx