Ballina Blog Faqe 9457

Fjala lapidare Mut

0

Kemi bërë një studim të gjërë për të gjetur një nga fjalët më interesante në fjalorin e shqipes së sotme.

Cila është ajo fjalë magjike, që thjeshtë duke e shqiptuar mund të shprehësh dhimbjen, kënaqësinë, urrejtjen dhe dashurinë. Në gjuhë na paraqitet në shumë kategori gramatikore.

Cila është ajo fjalë që mund ta përdorësh në çdo lloj fjalie, në çdo lloj bisede, për te shprehur çdo lloj cilësie dhe emocioni, çdo lloj gjëndjeje.

Si ka mundësi që te njëjten fjalë ta përdorësh në anatomi dhe arkitekturë, në art e muzikë, si njësi matëse dhe për të treguar prejardhjen.

A ekziston një fjalë e tillë?

A e ka shqipja një fjalë të tillë që të përdoret edhe në letërsi, edhe në politikë edhe kur je me nerva?

A ka një fjalë të tillë që mund të shprehë edhe shëmtirën edhe bukurine?

Po ka! Shqipja e ka! Është një fjalë lapidare e kudopërdorshme. Është fjala Mut!

Le ti marrim me radhë:

Psh në anatomi – shpesh dëgjojmë të përdoret shprehja kokë mut!

Në artet figurative në të cilat është dipllomuar edhe kryeministri ynë I dashur – mut me lule

Kur shpreh mall për një njeri që ke kohë që nuk e ke parë – ku je more mut se na thave sytë

Për të treguar prejardhje – ti je një mut muti!

Përdoret për të treguar dobësi – si muti në shi

Pensionistët e përdorin shpesh për të treguar rritjen e pensionit – sa ta rriti qeveria pensionin? – një mut

Për ti thënë tjetrit mbylle gojën – ha një mut

Për të trguar që je pa ngrëne kur të pyesin se çfarë ke ngrënë sot – një mut të madh kam ngrënë.

Pra kjo fjalë magjike shpesh përdoret për të zevëndësuar zeron.

Zëvendëson mungesën e shpresës në të ardhmen kur të pyesin a beson se Shqipëria do të bëhet një ditë – një Mut!

Shpesh kjo fjalë ka vënë vjehrrat që kanë nga dy nuse djemsh në dilemë, pasi njëra I thotë ha një mut kurse tjetra – mos ha mut!

Fare bukur shkarkon nervat kur dikush dëgjon muzikë me zë të lartë – Altin fike ate mut muzike se na çmende.

Në politikë! – qeveri muti!

Në burg – këtu e ke vendin hajdut muti!

Në përgjithësi e gjejme si emër të gjinisë mashkullore në trajtën e pashquar dhe në numrin njëjës por kjo nuk na ndalon ta gjejmë edhe ne shumës. Në shumës Zakonisht përdoret për grup njerëzish Mutër

Shpesh përdoret për të treguar apati – rri si mut

Njeri I ngjitur – si muti pas këpuce

Shqiptarët shpesh e përdorin për të bërë krahasime mes partive politike – mut njëra e mut tjetra.

E gjejmë në gramatikë si ndajfolje vendi – ngado një mut ështe

Si cilësor në shkallën superore është hasur në rrjetet sociale kur flitet për Spartak Ngjelën – Mut stërmuti.

Në rastin e kryeministrit që nuk I mban premtimet është parë të përdoret si mbiemër – kryeministër muti

Përdoret për ngushëllim dikujt që I kanë bërë një të keqe të madhe – të hëngri mutin

Përdoret shpesh për të përshkruar gazetarët e rrahur – e kanë bërë mut.

Dhe si për ti vënë pikën përdorimi më I shpeshtë vihet re ndër emigrantët që nuk kanë më asnjë shpresë te politikanët e vëndit të tyre – I bëra mutin Shqipërisë.

Zonja e zotërinj ky studim u frymëzua nga thënia e të madhit Konica – Shqipëri të kam dhjerë, s’të kuptova asnjë herë!

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Largimi i Xhakës, De Biasi: Nuk ndikohem nga thashethemet

0

Trajneri i kombëtares shqiptare në prag të miqësores ndaj Bosnjë-Hercegovinës ka komentuar edhe largimin e Taulant Xhakës, e jo vetëm, nga Kombëtarja kuqezi, të cilët janë shprehur se përsa kohë që italiani do jetë nën drejtimin e kombëtares nuk do luajnë.

“Kam raport të mirë me grupin nuk ndikohem nga thashethemet. Përpiqem t’i mbroj lojtarët, ata ndoshta jo. Por për të qëndruar në një grup ka rregulla”, ka thënë De Biasi në konferencën për shtyp.

Lidhur me ndeshjen që do të luhet nesër në Elbasan Arena në orën 18:00, De Biasi shprehet se në fushë do të zbresin për të fituar.

De Biasi ka vlerësuar lart, dy prej futbollistëve shqiptarë, mbrojtësin e Napolit, Hysajn, por edhe Keidi Baren, të cilin e vlerëson si një lojtar të ri që premton shumë. “Në një miqësore të tillë ka shansin të tregojë veten”; shprehet De Biasi për Baren.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Koalicioni opozitar nuk regjistrohet në KQZ: Qeveria teknike, e vetmja zgjidhje

0

Partitë e koalicionit opozitar, me anë të një deklarate të përbashkët kanë përsëritur qëndrimin se, zhbllokimi i situatës politike bëhet vetëm përmes krijimit të qeverisë teknike.

“Duke shqyrtuar krizën e thellë politike ku ndodhet Shqipëria, kërcënimin e zgjedhjeve nga krimi i veshur me pushtet, droga dhe paratë e pista dhe vendosja e të gjitha strukturave shtetërore në funksion të fushatës së partive qeverisëse, konfirmojnë njëzëri vendimin e shpallur me 18 shkurt: se zgjidhja e vetme që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme është krijimi i një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike, e cila do të zbatojë ligjin e dekriminalizimit, do të luftojë me efikasitet narkotrafikun, krimin e organizuar dhe paratë e pista të drogës dhe do të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në deklaratë.

Duke marrë në konsideratë raportet e fundit të institucioneve ndërkombëtare, si atë të Departamentit amerikan të Shtetit dhe të EUROPOL, ku Shqipëria kryeson listën euopiane për prodhimin e trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave, koalicioni vlerëson se, shqiptarët ndodhen në kushtet e asgjësimit të zgjedhjeve të lira nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës me lidhje qeveritare.

“Në këto kushte, partitë e koalicionit opozitar konfirmojnë unanimisht vendimin për mosparaqitjen e kërkesës për regjistrim si subjekte zgjedhore në KQZ deri në arritjen e një marrëveshje politike për krijimin e qeverisë teknike me mbështetje të gjerë”, vijon deklarata.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Igli Tare bën goditjen e radhës në Kombëtare

0

Ndeshja me Italinë u ka shërbyer lojtarëve të Kombëtares së Shqipërisë që të jenë edhe në syrin e agjentëve të futbollit. Sipas Corriere Dello Sport skuadra e Lacios ka shfaqur interesim për mesfushorin e Skënderbeut, Liridon Latifin.

Madje, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka udhëtuar në Palermo për të parë ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë me qëllim që të vëzhgoj nga afër ish-lojtarin e Prishtinës.

As presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takajn nuk e ka mohuar që në drejtim të Latifit ka interesim nga Lacio.

Por, ai  ka sqaruar gjithashtu se veç klubit italian, janë edhe disa ekipe të tjera të mëdha evropiane që janë vënë në ndjekje të talentit të korçarëve.

“Po, mund të konfirmoj se ka pasur interesim nga ana e Lazio për shërbimet e Liridon Latifit. Nuk mund të them nëse ka ofertë zyrtare, por mund të pranoj që interesimi ka qenë i madh për këtë lojtar” ka deklaruar Takaj për Panorama Sport.

“Por, jo vetëm prej Lacios. Përveç klubit italian, janë edhe shumë të tjera që janë të interesuara për futbollistin tonë”, ka theksuar Takaj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lajmi i fundit/ Basha merr vendimin pas takimit me krerët e degëve të PD. Ja çfarë pritet të ndodhë

0

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim mje kryetarët dhe sekretarët e degëve nëpër Shqipëri.

Burime nga selia blu u shprehën se gjatë takimit është diskutuar dhe është marrë vendimi se nuk do të ketë tërheqje nga kërkesat e opozitës.

“Zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë. Mobilizim total i të gjithë energjive për protestën”, kanë qenë vendimet e marra sot.

Kryetaret e degëve të PD-së nëpër rreth kanë kërkuar përshkallëzimin e protestës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zbulohen akuzat ndaj ‘’agjentit’’ të çimkave, ja për çfarë po hetohet izraeliti

0

‘’Detektivi’’ izraelit, Yoram Frig po procedohet penalisht në gjendje të lirë nga policia e Tiranës. Mësohet se ndaj tij janë ngritur 4 akuza.
Lajmi lajmin e bën me dije policia, në një informacion të saj në lidhje me pajisjen e dyshimtë që iu bllokua në Aeroportin e Rinasit. Sektori i Antikrimit Ekonomik ka ngritur ndaj 50-vjeçarit akuzën “Kontrabandë me mallra të ndaluar”, pasi një objekt i tillë, të paktën deri në sqarimin përfundimtar të funksionit, është i ndaluar të importohet, eksportohet, apo të tranzitohet.
Pajisja u bllokua në Aeroportin e Rinasit, gjatë skanimit të valixheve në dalje, ende nuk është përcaktuar se si ka arritur të futet në territorin e Shqipërisë, pa u vënë re në pikat e kalimit kufitar. Vetë 50- vjeçari, me profesion hetues privat, ka pretenduar në Polici se është futur në territorin tonë brenda të gjitha rregullave, duke u kontrolluar vetë dhe bagazhet, por nuk është ndaluar, pasi, sipas tij, objekti nuk është i jashtëligjshëm.
Të premten, Policia e Tiranës tha se shtetasi izraelit është ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në momentin që ishte duke dalë nga territori i Shqipërisë dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë, Rinas.
Pas mbajtjes së personit në ambientet e Komisariatit Rinas, në drejtimin e prokurorit, u bë këqyrja e kësaj aparature elektronike dhe pritet aktekspertimi, për të përcaktuar çfarë funksioni kryen.
AKUZAT
Pajisja elektronike, e cila bën skanimin dhe gjetjen e përgjuesve të vendosur në një ambient, konsiderohet një mall i ndaluar, sipas legjislacionit shqiptar, të paktën derisa hetimet dhe ekspertiza të përcaktojnë me saktësi funksionin e saj.
Nga verifikimi paraprak që është bërë, sipas hetuesve aparatura nuk ka as programe dhe as mjete për përgjim. Deri në përfundim të hetimeve, ndaj Yoram Frig është ngritur akuza e “Kontrabandës me mallra të ndaluar”.
Kjo akuzë, e parashikuar nga Neni 171 i Kodit Penal, sanksionon importimin, eksportimin apo tranzitimin e paligjshëm të mallrave të ndaluar që hyjnë e dalin në Republikën e Shqipërisë. Ky veprim, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohet me burgim deri në dhjetë vjet.
Ai akuzohet edhe për “Keqpërdorim pajisjesh”, parashikuar nga Neni 293/ç i Kodit Penal, brenda të cilit përfshihen edhe akuzat, “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”. Sipas ligjit penal shqiptar, “prodhimi, mbajtja, shitja, dhënia në përdorim, shpërndarja apo çdo veprim tjetër, për vënien në dispozicion të një pajisjeje, ku përfshihen edhe një program kompjuterik, një fjalëkalim kompjuterik, një kod hyrjeje apo një e dhënë e tillë e ngjashme, të cilat janë krijuar ose përshtatur për hyrjen në një sistem kompjuterik ose në një pjesë të tij, me qëllim kryerjen e veprave penale, të parashikuara në nenet 192/b (Hyrje e paautorizuar kompjuterike), 293/a (Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike) dhe 293/b (Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike) të Kodit Penal, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet”, thuhet në Nenin 293/ç, të Kodit Penal.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Thomas Strakosha tregon mesazhin e vellait pas ndeshjes.

0

Edhe pse Shqiperia u mund me rezultatin 2-0 perballe Italise ne “Renzo Barbera”, per Thomas Strakoshen dhe familjen e tije ndeshja e 24 marsit perballe te kalterve do te mbetet gjate ne kujtese. Pasi djali i ish portjerit te kombetares Foto Strakosha beri debutimin e tij me fanellen “Kuq e zi”. Ne nje interviste per medjat pertej Adriatikut portjeri i Lacios ka zbuluar nje detaj interesant lidhur me ndeshjen Itali – Shqiperi. Ai ka treguar mesazhin qe vellai i tij Dhimitri i ka derguar ne perfundim te sfides: “Ishte emocionuese te te shikoje ne ndeshjen tende te pare me perfajsuesen e Shqiperise. Edhe pse humbem ti tregove edhe njehere se mund te jesh portjeri i kombetares se vendit tone, njesoj si babai yne…”

M.Kaso

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lajmi i fundit / Aksidenti ne durres me pasoje vdekjen

0

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, ku ka humbur jetën një 54 vjeçar.
Policia lokale bën me dije paraprakisht se viktima është shtetasi me iniciale M.D, i cili ishte këmbësor. Përplasja fatale është regjistruar në Unazën Shkozet – Plepa.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shkarkohet trajneri i kombëtares së madhe evropiane

0

Danny Blind është shkarkuar nga posti i trajnerit të përfaqësueses Hollandeze, ky është lajmi i fundit.

Pas një ecurie të dobët, prej pesë disfatave në nëntë ndeshjet e fundit, është marrë vendimi që palët të ndajnë rrugës, transmeton Transferimet.com.

Ai do të jetë një nga trajnerët më të dobët që ka udhëhequr skuadrën portokalli.

Do të jetë Fred Grim ai që do të drejtojë ndeshjen miqësore ndaj Italisë të martën

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shkalla ndërron papritur drejtim, 18 të plagosur në një qendër tregtare

0

Rreth 18 persona u plagosën në një qendër tregtare të Hong Kongut kur shkalla levizese qe po ngitej, ndërroi befas drejtim dhe rriti shpejtësinë.

Ndryshimi i drejtimit të levizjes dhe sidomos rritja e shpejtësisë i kapi në befasi njerëzit e shumtë që po përdornin shkallën në ato momente.

Disa u rrëzuan duke u përplasur me të tjerët në fund të shkallës. Nga të plagosurit, vetëm një burrë që përplasi kokën pati dëmtime serioze dhe u dërgua në spital.

Shkalla 45 metra e gjatë, një nga më të gjatat në Hong Kong, lidhte katin e katërt me katin e tetë të qendrës tregtare dhe specialistët mendojnë paraprakisht se ka qenë një defekt në sistemin e frenimit që shkaktoi aksidentin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx