Ballina Blog Faqe 9458

Të pakën pesë viktima nga rrëzimi i helikopterit

0

Një helikopter i ushtrisë ukrainase u rrëzua sot në lindje të Ukrainës, pranë linjës së frontit me rajonet separatiste duke shkaktuar vdekjen e pesë personave në bord, theksoi ushtria që mendon se ka qenë një aksident.

“Pas kësaj tragjedie, pesë persona kanë humbur jetën, tre anëtarë të ekuipazhit dhe dy pasagjerë”, theksoi Oleksandr Motouzianyk, zëdhënës i ushtrisë ukrainase.

“Sipas një versioni paraprak, rrëzimi i helikopterit ndodhi pas përplasjes me një linjë elektrike”, shtoi ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Xhaka nuk luan më me Kombëtaren sa të jetë trajner De Biasi

0

Humbja me Italinë ka lënë pasoja në renditjen e grupit eliminator të Shqipërisë, por gjithashtu gjeneroi një përplasje publike mes trajnerit Xhani De Biazi, dhe mesfushorit Taulant Xhaka.

Ky i fundit që nuk u preferua për ndeshjen në Palermo dhe pasi vendosi në mënyrë të njëanshme të largohet nga grumbullimi para miqësores me Bosnjën, dha për Top Channel arsyet e tij, ndërsa merr vendimin ekstrem për të mos luajtur më me kuqezinjtë deri sa të jetë De Biasi në pankinë.
“Jam shumë i zhgënjyer me deklaratën e trajnerit te kombëtares që nuk thotë të vërtetën. Une Taulant Xhaka do ta them të vërtetën se jam plotësisht i zhgënjyer kur trajneri De Biazi thotë se ika në Bazel për sepse kisha problem, unë ju garantoj se nuk kam asnjë problem, por problemi është direkt me Trajnerin Di Biazin i cili për mua ma ka ba me të padrejtë pa asnji arsye, kam qen nji lojtar titullar në kombëtaren time dhe me mish e me shpirt kam luajtur për flamurin dhe atdheun tim, dhe deklarata e tij se më ka mbrojtur tregon se ai nuk thotë të vërtetën por i lakon gjërat. Unë kam kërkua nga ai që të bisedojmë që të më japë arsyen pse unë nuk jam titullar por ai me ironi nuk më tregon asnjë arsye, por as që do të dëgjojë mendimin tim. Unë nuk kam filluar të luaj sot, por jam prej një kohe të gjatë profesionist dhe unë i rrespektoj mendimet e trajnerit, por në këtë rast ai nuk ka pas arsye të mbrojë po vetëm të vërtetën ta thotë. Menyrën dhe selljen e tij nuk konceptoj dot, mua me dhimbset Shqipëria dhe populli im, kurse trajnerit i dhimbsen lekët. Juve fansave kuqe e zi dhe tër Shqipërisë ju them se më është bërë padrejtësi deri fund”, shprehet Xhaka.

Kjo nuk është hera e parë që trajneri De Biazi ka përplasje me lojtarët e kombëtares, pasi në të kaluarën mërinë e teknikut e kanë vuajtur edhe Kaçe, Meha, Rama apo Vangjeli. Por kjo deri më tani është përplasja më e fortë publike e De Biasit me një lojtar të kombëtares.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bosnja kryen stërvitjen e parë në ‘Selman Stërmasi’ pa yllin e Juventusit

0

Bosnje Hercegovina kryen seancën e parë stërvitore në tokën shqiptare. Pas mbërritjes në Tiranë, skuadra e drejtuar nga trajneri Mehmed Bazdarevic zbriti në stadiumin “Selman Stermasi” për seancën stërvitore të ditës së parë. Nën drejtimin e trajnerit ishte vetëm një pjesë e skuadrës që vetëm disa orë më parë luajti kundër Gjibraltarit për sfidën eliminatore të Grupit H. 19 ishte numri i lojtarëve që zbritën në fushën e stadiumit kryeqytetas ku ra në sy mungesa e yllit të skuadrës Mirelem Pjanic. Mesfushori i Juventusit nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Bosnje Hercegovinës për sfidën e së Martës, por pavarësisht mungesës së tij, skuadra e Bazdarevic ka elementë shumë cilësorë në gjirin e saj dhe njëri prej tyre është Edin Dzeko.

Sulmuesi i Romës por edhe mesfushori i Lazios, Senad Lulic, portieri i Chelseat, Asmir Begovic dhe mbrojtësi i Atalantës, Zukanovic, janë vetëm disa nga emrat më të rëndësishëm të kësaj skuadre që aktualisht mban vendin e tretë në grupin H me vetëm 3 pikë me pak se Belgjika kryesuese. Stëvitja e Bosnjes në tokën shqiptare u fokusua kryesisht te ushtrimet shkrydhëse për shkak të ngarkesës së marrë gjatë sfidës eliminatore vetëm një ditë më parë, ndërsa të Hënën, trajneri Bazdarevic do të punojë me detajet e fundit teknike dhe taktike për të përgatur duelin ndaj kuqezinjve të Martën në Elbasan.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Taulant Xhaka del hapur: Mua më dhimbset kombëtarja, De Biasit lekët

0

Del hapur në sipërfaqe, përplasja mes Taulant Xhakës dhe trajnerit të kombëtares Giani De Biasi.

Një ditë pas u largua nga grumbullimi i kombëtares, Xhaka ka shpërndarë një mesazh publik kundër De Biasit, përmes Procsit Sportiv.

Ja cfarë shkruan ai:
REAGIMI I TAULANT XHAKES KUNDER TRAJNERIT GIANNI DE BIASI
Jam shumë i zhgënjyer me deklaratën e trajnerit te kombëtares që nuk thotë të vërtetën . Une Taulant Xhaka do ta them të vërtetën se jam plotësisht i zhgënjyer kur trajneri De Biazi thotë se ika në Bazel për sepse kisha problem, unë ju garantoj se nuk kam asnjë problem, por problemi është direkt me Trajnerin Di Biazin i cili për mua ma ka ba me të padrejtë pa asnji arsye, kam qen nji lojtar titullar në kombëtaren time dhe me mish e me shpirt kam luajtur për flamurin dhe atdheun tim, dhe deklarata e tij se më ka mbrojtur tregon se ai nuk thotë të vërtetën por i lakon gjërat. Unë kam kërkua nga ai që të bisedojmë që të më japë arsyen pse unë nuk jam titullar por ai me ironi nuk më tregon asnjë arsye, por as që do të dëgjojë mendimin tim. Unë nuk kam filluar të luaj sot, por jam prej një kohe të gjatë profesionist dhe unë i rrespektoj mendimet e trajnerit, por në këtë rast ai nuk ka pas arsye të mbrojë po vetëm të vërtetën ta thotë. Menyrën dhe selljen e tij nuk konceptoj dot, mua me dhimbset Shqipëria dhe populli im, kurse trajnerit i dhimbsen lekët. Juve fansave kuqe e zi dhe tër Shqipërisë ju them se më është bërë padrejtësi deri fund.
T.Xhaka

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Flet “agjenti” izraelit: Kontrollova për përgjues shtëpinë e Tom Doshit, më pagoi…

0

Shtetasi izraelit Yoram Frig, i ndaluar në Rinas me një pajisje të dyshuar si përgjuese, ka dëshmuar se ka ardhur në Shqipëri me kërkesë të deputetit dhe biznesmenit Tom Doshi.

Pas ndalimit në Rinas dhe shoqërimit në Policinë e Tiranës, shtetasi i huaj 51- vjeçar që pretendon se është detektiv privat, ka dhënë deklarime para prokurorit në lidhje me aktivitetin e tij në Shqipëri.

Pak orë pas ndalimit në Rinas mësohet se “detektivi” ka pranuar të japë shpjegime të plota para prokurorit të çështjes.

Burime nga grupi i hetimit kanë thënë se shtetasi Yoram Frig ka pretenduar se pak javë më parë është kontaktuar nga zyra e biznesmenit dhe deputetit shqiptar Tom Doshi.

Ky i fundit, sipas shtetasit izraelit, kërkonte të verifikonte dyshimet që kishte nëse në makinat, zyrat dhe banesat në përdorim të tij ishin vendosur pajisje përgjimi. Për këtë arsye, shtetasi Izraelit ka dëshmuar se ka arritur në Shqipëri në datën 22 mars 2017 dhe ka hyrë në Rinas pa pasur asnjë problem apo pengesë nga autoritetet, edhe pse kishte me vete pajisjen skanuese të “çimkave”.

Pasi ka hyrë në Shqipëri, shtetasi i huaj ka dëshmuar se ka punuar me kontrollin e automjeteve në përdorim të Tom Doshit, duke skanuar edhe zyrat e tij të biznesit, banesën dhe ambiente të tjera, ku i është kërkuar të verifikonte nëse kishte përgjues. Më pas, në datën 23 mars 2017, ai është nisur për të dalë nga Shqipëria por është ndaluar në Rinas, pasi efektivat e policisë kanë pasur dyshime për pajisjen që ai kishte me vete.

Yoram Frig ka dëshmuar para prokurorit se për punën që kishte bërë në Tiranë kishte marrë një pagesë prej dy mijë eurosh, ndërsa pasi ka përfunduar shërbimet që i janë kërkuar u nis të largohej nga Shqipëria.

Frig ka përsëritur se pajisja që i është bllokuar në Rinas është vetëm skanuese dhe kontrolluese, por nuk ka as aftësi, as programe e as pajisje përgjimi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ndryshon ora, akrepat, 60 minuta para

0

Mëngjesin e te dielës në orën 02:00 të mëngjesit akrepat e orës lëvizin 60 minuta para, duke rikthyer orën verore.

Ora verore zgjat 7 muaj deri të dielën e fundit të muajit tetorit. Ndryshimi bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit dhe për të kursyer energji.

Teoria e ndryshimit të orës është hedhur që në shekullin XVIII, nga Benjamin Franklin, me argumentin se me realizimin e saj do të kursehej më shumë energji.

Në fillim të shekullit të kaluar, teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komuneve që i dha dritën e jeshile projektit “British Summer Time” në vitin 1916, ku përfshihej lëvizja e akrepave të orës përpara gjatë verës për të kursyer energji.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lejuan grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në Rinas, dërgohen në gjyq gjashtë policët privatë

0

Rreth 50 ditë pas vjedhjes së 3.2 milionë dollarëve që po transportoheshin për në Rinas, Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dërgon për gjykim 6 punonjësit e kompanisë së sigurimit fizik që shoqëronin valutën nga një bankë e nivelit të dytë në drejtim të aeroportit ndërkombëtar. Të pandehurit akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, në bashkëpunim

Në datën 09.02.2017, punonjësit e një kompanie private sigurimi publik, shtetasit Fatmir Gapi, Xhelil Metaj, Dashamir Balla, Përparim Logu, Endrit Daci dhe Gentian Dedja, kishin për detyrë që të kryenin transportin me dy automjete të monedhave të ndryshme në valutë nga selia e një banke të nivelit të dytë në Tiranë, në drejtim të aeroportit të Rinasit, ku paratë do të imbarkoheshin në avion, sipas rregullave në fuqi.

Rrugës për në Rinas, në zonën pranë një Universiteti privat, automjetet e transportit të parave u ndaluan nga disa persona të armatosur, të cilët, pasi neutralizuan rojet fizike, vodhën disa thasë me para, të cilat, gjatë hetimit, rezultoi që ishin rreth 3.2 milionë euro.

Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi se punonjësit e kompanisë së sigurimit fizik, të ngarkuar me transportin e kësaj shume parash, nuk kanë kryer detyrat e tyre, duke bërë të mundur që agresorët të merrnin paratë dhe të largoheshin.

Hetimi për 6 punonjësit e kompanisë së sigurimit është zhvilluar nën masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërkohë, për ekzekutorët e vjedhjes, hetimet po zhvillohen nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe deri më tani janë të arrestuar disa persona si të dyshuar se kanë qenë pjesëmarrës aktivë në grabitjen me armë.

Sa u përket përgjegjësisë së punonjësve të kompanisë së sigurimit fizik, Prokuroria e Tiranës ka krijuar bindjen e bazuar në prova se ata duhet të gjykohën për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

Në mënyrë të përmbledhur, nga ana e Prokurorisë së Tiranës janë konstatuar, veç të tjerave, disa shkelje, për të cilat mbajnë përgjegjësi punonjësit e ngarkuar me shoqërimin e shumave të parave, të cilat u bënë objekt vjedhjeje në datën 09.02.2017.

Kështu, Prokuroria e Tiranë ka konstatuar si shkelje se:

– nga ana e të pandehurve, çanta me GPS (e cila mund të ndihmojë vendndodhjen e parave në rast vjedhjeje) nuk është futur midis parave të tjera. Kjo çantë është mbajtur veçuar në kabinën e mjetit dhe nuk është vënë në punë. Ky veprim është kryer me dashje.

– Nuk është lidhur me sallën opertative për ngjarjen e ndodhur. Lidhja me sallën operative është e nevojshme në rastin konkret për të zbuluar autorët e veprës penale.

– Mungon instruktazhi i punonjësve të kompanisë së sigurimit që kanë transportuar para se si duhet të veprohej në raste të tilla.

– Makinat nuk kanë qenë të blinduara dhe janë depërtuar nga predhat e plumbave të qëlluara prej grabitësve. Kjo do të thotë se të gjithë personat nuk duhej që të lëviznin me këto makina, pasi janë jashtë standartit.

– Në këto kushte, pa eksperiencë, duke shkelur ligjin, punonjësit me dashje direkte kanë shpërdoruar detyrën. Ata, me dashje, kanë shkelur ligjin, duke mos respektuar kushtet e sigurisë.

– Janë fikur pa asnjë shkak kamerat e sigurisë së makinave të blinduara. Kjo do të thotë se, me dashje, të gjithë personat që kanë qenë në makinë, kanë ulur kushtet e sigurisë së lëvizjes së parave, si edhe janë bërë pengesë për zbardhjen e mekanizimit të ngjarjes. Pas ngjarjes ka rezultuar se kamerat e të dy makinave nuk kanë qenë në punë. Të gjitha këto veprime janë bërë me dashje direkte dhe kanë lidhje edhe më pasojën e ardhur.

Po kështu, në kundërshtim me sa parashikojnë aktet ligjore dhe ato nënligjore në zbatim të tyre, nga kqyrja, ka rezultuar se nuk ka patur asnjë gjurmë të njoftimit me alarm nga punonjësit e shoqërimit, konkretisht të automjetit të blinduar.

Për këto shkelje, si edhe të tjera, Prokuroria e Tiranës ka analizuar përgjegjësinë e 6 punonjësve të sigurisë, për të cilët kërkon gjykimin e tyre për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Grabitet farmacia në Tiranë, punonjësja shtatzënë përjeton momente tmerri

0

Nje farmaci eshte grabitur te shtunen pasdite ne Tirane.

Burime nga policia e kryeqytetit kane thene se më datë 25.03.2017, rreth orës 19:15, në rrugën e “Kavajës”, tek një Farmaci, kanë hyrë 2 persona, të maskuar me kapele dhe shall të zi, të cilët dyshohen të kenë qënë me armë zjarri, kanë vjedhur 15000 Lekë.

“Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, ka thene policia.

Mësohet se gruaja në farmacinë e ndodhur në rrugën e Kavajës pranë Pallatit të Sportit “Farije Hoti”, ishte shtatzënë.

Ndërkohë autorët kanë qenë të maskuar me kapele dhe shall të zi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ja kush është politikani dhe biznesmeni shqiptar që pagoi izraelitin “e pajisjes përgjuese”

0

Tom Doshi është deputeti dhe biznesmeni që ka punësuar shtetasin izraelit që u kap me pajisjen e dyshuar si përgjuese në aeroportin e Rinasit.

Shtetasi izraelit Yoram Frig, ka dëshmuar se ka ardhur në Shqipëri në datën 21 mars 2017 me kërkesë nga Tom Doshi.

Ai ka thënë se është paguar 2 mijë euro për të verifikuar me anë të pajisjes skanuese, makinat dhe zyrat e deputetit.

Izraeliti u ka thënë hetuesve se Tom Doshi dyshon se dikush e ka përgjuar dhe për këtë arësye ka dashur të mësoje nëse kjo ishte e vërtetë.

Pas kapjes në Rinas, dy ditë më parë shtetazi izraelit është marrë në pyetje ndërsa prokuroria i ka sekuestruar pajisjen, pasaportën, sendet personale dhe gjithcka tjetër.

Sipas burimeve nga Prokuroria e Tiranës, hetimi nisi për dy vepra penale, konkretisht atë të “përgjimit të jashtëligjshëm i të dhënave kompjuterike”, si edhe për “shpërdorim të detyrës”.

Yoram Frig del se ka hyrë katër herë në Shqipëri në të gjitha rastet me aktivitetin e dedektivit privat.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sabien Lilaj i bashkohet kombetares kuqezi

0

Mesfushori 28 vjeçar i Skënderbeut, Sabien Lilaj eshtë thirur nga trainieri i kombetares Shqiptare, Xhiani De Biazi për ndeshjen miqësore ndaj Bosnia Herzegovina që do zhvillohet në stadiumin “ELBASAN ARENA” të martën 28 Mars në orën 18:00.

Sabien Lialj debutim e tij me fanellën kuqezi e ka bërë në vitin 2011 dhe deri sot numeron 11 ndeshje me perfajsuesen.

Tashmë Skënderbeu perfajsohet nga 3 futbollistë në ekipin kombëtar, Orges Shehin, Liridon Latifin dhe Sabien Lilajn.

Nderkohë që dje Liridon Latifin ka debutaur më fanellen e kombetares A pasi u fut në lojë si zvendesues në minutën 85′ ndaj Italise.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx