Ballina Blog Faqe 9468

360° Gradë -AKUZAT E PROKURORISE TERMET PECI LLALLA, FUSHATE POLITIKE NDAJ MEJE

0

Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, e ka cilësuar sulm politik kërkesën e kryeprokurorit Adriatik Llalla drejtuar KQZ-së, për heqjen e mandatit të tij, për një vepër penale të padeklaruar në formularin bazë për procesin e dekriminalizimit.//

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -DREJTORESHA E BIBLIOTEKES NUK JANE DJEGUR LIBRA TE RRALLE,

0

Nuk janë djegur libra të rrallë, janë të zëvendësueshme Koke:Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani është shprehur se librat e djegura nga zjarri që ra sot në mesditë nuk janë të një rëndësie të rrallë.Gjatë një prononcimi për media, ajo tha se librat e djegur i përkasin kryesisht pas viteve 90, që u jepet lexuesve dhe se janë të zëvëndësueshme.E pyetur nga gazetarët se përse nuk janë dixhitalizuar, Asllani u shpreh se në këtë proces janë përfshirë vetëm libra që kanë një rëndësi të veçantë.//

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -BASHA RAMA KERKON T’I SHPETOJE GJYKIMIT ME KOKA TURKU

0

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh edhe sot nga çadra e PD para Kryeministrisë se nuk kërkon ‘koka turku’, referuar ndryshimeve në qeveri, por largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeveri teknike.Ai akuzoi Ramën se po merr koka turku për të shpëtuar nga gjykimi, por sipas Bashës dita që kryeministri të përgjigjet po vjen.//

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksident në Elbasan, makina del nga rruga, plagosen rëndë dy të rinjtë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Gostimë – Mollas, Elbasan ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy të rinjë. Mësohet se një mjet tip Volksëagen” me targa KV 3598 B, i drejtuar nga shtetasi Ibrahim Braushi doli nga rruga dhe si pasojë u plagosën M.H, 22 vjeç dhe I.GJ, 20 vjeç të dy banues në Kuçovë.

Policia njofton se të plagosurit pasi morën ndihmën mjekësore në spital, janë larguar. Ndërsa policia arrestoi drejtuesin e mjetit 26 vjeçarin Barushi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” parashikuar nga nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zbulohet shkaku i zjarrit në Bibliotekën Kombëtare, u dogjën librat në katin e tretë nëntokë

0

Gjatë operacionit të fikjes së zjarrit në Bibliotekën Kombëtare, mësohet se zjarrfikësit janë asfiksuar dhe ka arritur menjëherë ambulanca.

Të gjithë punonjësit e bibliotekës u evakuuan nga zjarrfikësit dhe policia, ndërsa një prej rojeve, Arjan Çeçit, i ra të fikët, i asfiksuar nga tymi.

Sipas disa informacioneve disa prej zjarrfikësve nuk janë ndjerë mirë, pasi janë parë në dritare duke u kollitur. Në ndihmë, personeli u ka dhënë bombola oksigjeni, ndërkohë që zjarri është përhapur në tre katet e nëndheshme. Sinjali i alarmit në Bibliotekën Kombëtare nuk ka pushuar ende së rëni.

Ndërkohë mësohet se deri tani nuk ka të lënduar nga përhapja e flakëve, ndërsa nuk dihet ende se cilat janë të gjitha dëmet materiale. Deri tani raportohet që një sasi e konsiderueshme e librave me pasuri kombëtare janë djegur.

Zëvendësministri i Kulturës Zef Çuni, tha se janë fare pak libra të djegur dhe pjesë e një fondi të parëndësishëm.

Nga hetimet e para dhe këqyrja e kryer nga ekspertët, dyshohet se zjarri ka pasur si shkak ngarkesën e elektrike në rrjetin e bibliotekës.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur tre zjarrfikëse. Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, pasi në Bibliotekën Kombëtare ka kohë që nuk është vënë dorë restaurimi. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë u hap në vitin 1920 në Tiranë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

E rëndë, përfshihet nga flakët Biblioteka Kombëtare

0

Biblioteka Kombëtare është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Mësohet se zjarri ka përfshirë katin e nëndheshëm të Bibliotekës, aty ku gjendet fondi i këtij institucioni. Ende nuk dihet shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes.
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se nuk ka të lënduar, por nuk dihet nëse zjarri ka shkaktuar dëme materiale.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Donald Lu: Lufta ndaj krimit ka nevojë për energji të reja, ja cfarë kërkojmë nga Fatmir Xhafaj

0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë Donald Lu është shprehur se pret që ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i emëruar pak ditë më parë, “të luftojë në mënyrë aktive krimin e organizuar dhe të veprojë në mënyrë të paanshme teksa vendi përgatitet për zgjedhjet”.

I pyetur nga Zëri i Amerikës, për lëvizjet në qeveri dhe kryesisht për ndryshimin e kreut të Ministrisë së Brendshme ambasadori amerikan theksoi se “që lufta kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve në Shqipëri të ketë sukses, ka nevojë për energji të reja.

Nëse zoti Xhafaj punon në mënyrë agresive kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar, ai do të ketë mbështetjen tonë të plotë”, thekson ambasadori Lu duke vënë në dukje bashkëpunimin e mëparshëm më zotin Xhafaj, kryesisht në procesin e reformës në Drejtësi.

“Ne kemi punuar ngushtë me zotin Xhafaj si kreu i komisionit të ligjeve të kuvendit dhe për reformën në drejtësi”, përfundon deklarata e ambasadorit amerikan për Zërin e Amerikës.

Katër ministrat e rinj pritet të dekretohen nga presidenti i republikës, Bujar Nishani, i cili do të vendosë pas një procesi verifikimi te pastërtisë së figurës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Europoli: Shqipëria, burimi kryesor i kanabisit në tregun europian

0

Eshte zyrtare tashme klasifikimi i Shqiperise si burim kryesor i kanabisit per tregun europian. “Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit që trafikohet në Europë”.

Konstatimi ndodhet në raportin më të fundit të Europol, mbi vlerësimin e rrëzikshmërisë së krimit të organizuar për vitin 2017, ku përshkruhet edhe rruga që përshkon kanabisi shqiptar.

Raporti vlerëson se kanabisi është droga më e përhapur që konsumohet në mënyrë të paligjshme në 28 vendet e Bashkimit Europian. “Në vitet e fundit, kanabisi bimor ka qenë gjithnjë e më popullor tek përdoruesit dhe është shoqëruar me një rritje të prodhimit”, thuhet në raportin e Europol për vitin 2017.

Raporti ve ne dukje se kultivimi i brendshëm i kanabisit bimor në vendet e Bashkimit Europian pritet të zgjerohet më tej, falë teknikave të reja në rritje dhe gjithnjë e më të sofistikuara. Sipas Europol, raporti, është një analizë e detajuar e kërcënimit të krimit të organizuar mbështetur në informacionin e vendeve të Bashkimit Europian.

Agjencia europiane e zbatimit të ligjit thotë se Europol ka ndërmarrë procesin më të madh të zhvilluar ndonjëherë në mbledhjen e të dhënave për krimin e organizuar në vendet e Bashkimit Europian. Krimi kibernetik, prodhimi i drogës, trafikimi dhe shpërndarja e saj, kontrabandimi i emigrantëve, krimi i organizuar dhe trafiku i qënieve njerëzore mbeten në përparësitë e luftimit të krimit nga vendet e BE-së.

Sipas Europol për pothuajse të gjitha llojet e krimit të organizuar, elementët kriminalë kanë përshtatur aktivitetin e tyre me zhvillimin e teknologjisë .

“Kjo është tani, ndoshta, sfida më e madhe që përballen autoritetet e zbatimit të ligjit në mbarë botën, duke përfshirë edhe në Bashkimin Europian”, vlerësohet në raport

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Familjarët e viktimave të Gërdecit shpërthejnë kundër Ramës: Tani të erdhi radha ty për…

0

Nëntë vjet nga tragjedia e Gërdecit që i mori jetën 26 personave, familjarët e viktimave janë ende në proces gjyqësor në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Përmes një letre drejtuar shtypit ata akuzojnë sot kryeministrin Rama se i ka mashtruar për t’u marrë votën dhe nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e Qeverisë shqiptare me atë të kohës së Sali Berishës.

Sot, 9 vjet pas tragjedisë së Gërdecit familjarët e viktimave të shpërthimit kanë njohur shumë zhgënjime. Tashmë kemi pasur aq kohë sa të njohim jo vetëm vrasësit, por edhe gënjeshtarët e lajkatarët, dhe kemi kuptuar që e keqja nuk ka ngjyrë politike.

Drejtësinë penale ja kemi lënë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe pavarësisht mbrojtjes që kjo qeveri po i bën shkaktarëve të tragjedisë, ne kemi besim se Strasburgu nuk do besojë qeverinë dhe do të jetë i qartë në vendimin e tij.

Ndërkohë, gjyqet e dëmshpërblimeve vazhdojnë të ecin përmes pengesave që krijon qeveria e një njeriu që na premtoi se pas 23 qershorit 2013 gjërat do ishin ndryshe. Është po e njëjta qeveri që u pranoi të ekzekutojë vendimet gjyqësore për familjet e viktimave të 21 janarit dhe, pas presioneve, edhe banorëve të Zharrzës, lajme këto që natyrisht gëzojnë të gjithë shqiptarët. Por, në rastin e Gërdecit refuzon të pranojë të njëjtën zgjidhje, duke harruar fjalët e bukura që donte t’i këmbente me votën tonë, si dhe duke harruar që 26 jetët e njerëzve tanë u shuan nga krimi shtetëror.

E dimë që Kryeministri Rama do të përsërisë të njëjtin refren për kalvarin e gjyqeve tona, se fajin e paskan gjykatat dhe se po i shkon goja mbrapa duke thënë pse duhet vetingu.

Por për gjyqet e dëmshpërblimeve nuk na i ka fajin gjykata. Ashtu siç kjo qeveri dëshiron të bëjë vetingun për gjyqtarët, ashtu edhe ne jemi duke bërë vetingun tonë prej kohësh. Në një masë të madhe gjyqesh, njëri pas tjetrit gjyqtarët e Gjykatës Administrative janë treguar në lartësinë e duhur. Gjyqtarë si Gentian Hamitaj, Eriol Roshi, Emiljano Ruli, Erarbër Madhi, Selvie Gjocaj, Elda Vrioni, Bernina Kondi, Arbena Ahmeti, Gentian Medja, Nafije Hasko, Avni Sejdi, etj. kanë dhënë vendimet e duhura dhe kanë njohur fajësinë e shtetit, megjithëse i gjithë aparati shtetëror i sotëm u angazhua për të rrëzuar këto padi në gjykatë.

Edhe Gjykata Administrative e Apelit, me trupën e kryesuar nga kryetari i kësaj gjykate, Kastriot Selita, ka vendosur tashmë dy rastet e para të vulosjes së drejtësisë në favorin tonë, ndërkohë që qeveria nxitoi për t’u ankuar në Gjykatën e Lartë. Dhe për më tepër, theksojmë se këta gjyqtarë, pa përjashtim, nuk na kanë dhënë as më të voglën shenjë se mund të donin ndonjë favor në këmbim të drejtësisë. Thjesht janë treguar korrektë, profesionistë dhe të drejtë.

Nga ana tjetër, vetingun tonë nuk po e kalon dot qeveria, e cila mbron shkaktarët e tragjedisë, vonon procedurat duke u ankuar pa fund dhe shtrembëron të vërtetën me të vetmin qëllim që të mohojë gishtin e shtetit në këtë tragjedi, duke mos ndryshuar asgjë nga linja e qeverisë së mëparshme.

Sot është vërtet vonë, por jo aq vonë sa Kryeministri Rama të mos gjejë dot pak forcë që të shfrytëzojë shancin e fundit dhe të kalojë vetingun tonë. Sigurisht që ai ka të drejtë të ketë të njëjtin mendim si paraardhësi i tij, por të paktën t’i japë fund futjes së pengesave në rrugën e drejtësisë së pashmangshme dhe t’i hapë rrugë ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mos vishni xhinse të ngushta!

0

Lajmi më i lexuar tek BBC flet për një shqetësim të publikuar në një nga revistat më të mëdha shkencore në botë. Xhinset e ngushta mund të rrezikojnë seriozisht muskujt dhe nervat, thonë ekspertët.

Një grua 35-vjeçare u detyrua të presë xhinset e saj, pasi kofshët iu frynë shumë, thuhet në studim.

Ajo kishte punuar për disa orë në shtëpi, me xhinset e veshura. Në mbrëmje, këmbët e saj u mpinë dhe ajo ra pasi nuk ecte dot.

Mjekët thanë se ajo u prek nga ajo që quhet sindroma e ndarjes. Xhinset kishin ndikuar për keq tek muskujt dhe nervat.

Vetëm pas katër ditësh mjekimi intensiv, gruaja ishte në gjendje që të ecte.

Të tjerë mjekë kanë raportuar raste të ngjashme, të kësaj sindrome, e cila vjen për shkak të xhinseve apo pantallonave të ngushta.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx