Ballina Blog Faqe 9467

Shorti i “Champions” prodhon dy supersfida.

0

Ancelotti përballë të shkuarës, Juventus për hakmarrje ndaj Barcelonës, ndërsa Leicester për të surprizuar ndaj Atletico Madrid.

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dhe përballja më e madhe që rezervoi ishte ajo mes Bajernit dhe Realit të Madridit.

Ndërkohë, Barcelona që realizoi përmbysjen historike ndaj PSG-së do të luajë ndaj Juventusit që eleminoi Porton.

Dortmundi që ‘hoqi qafe’ një tjetër portugeze, Benfikan, do të përballet me Monakon që ‘dëboi’ Pep Guardiolan nga kompeticioni.

Ndeshjet e para luhen në 11 dhe 12 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, 18 dhe 19 prill.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Xhafa nuk kalon pragun e ministrisë së Brendshme, përveçse mbi trupat tanë”

0

Kryetari i PD, Lulzim Basha skoi në cadrën e protestës së opozitës sot bashkë me të përndjekurit politikë.

Duke folur në lidhje me protestën, Basha ka bërë një sfidë publike për Fatmir Xhafajn, i propozuar për ministër i Brendshëm.

“Xhafa nuk kalon pragun e ministrisë së Brendshme, përveçse mbi trupat tanë” tha kryeopozitari Basha.

“Fatmir Xhafa bashkë me vëllain e tij kanë veshur kostumin e narkotrafikantëve. Xhafa është ujk i vjetër i diktaturës.

Xhafa nuk kalon pragun e ministrisë së Brendshme, përveçse mbi trupat tanë.

Ai nuk do të jetë asnjë minutë ministri i Brendshëm i shqiptarëve. I bëj thirrje Xhafës të tërhiqet nga aventura që ka nisur. Ai është një nga hetuesit më famëkeq të diktaturës”.

Pas fjales se Bashes, ne proteste kane folur perfaqeses te te perndjekurve politike.

Ata kane mbeshtetur Republiken e Re ndersa shkrimtari Reshat Kripa, ka apeluar: Mos harroni te vraret nga regjimi komunist, por edhe ata qe i vrane. Ata jane sot ne pushtet dhe ne krye te tyre eshte Edi Rama.

Kripa theksoi se nuk duhet te harrohen te burgosurit por edhe ata qe burgosen te perndjekurit politike. Autoret e ketyre akteve sipas tij jane sot ne drejtimin e Qeverise se Shqiperise.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rruga e Drishtit , “qeveria nuk financon projektin “

0

Rruga në fshatin Drisht në Njësinë Administrative Postribë nuk është në gjëndjen e saj më të mirë pasi qeveria ka pothuajse 4 vite që nuk e finacon projektin .

Duke e argumetuar me dokumentacionin përkatës , administratori Altin Shabaj thotë se Bashkia Shkodër ka bërë aplikimin që në vitin 2013 , por sipas tij per arsye politike nuk është miratuar fondi . Sipas Shabajt rruga e këtij fshati do të vazhdojë të mirëmbahet , ndërsa tregon dhe investimet që kjo njësi administrative ka parashikuar në infrastrukturë gjatë këtij viti .

Rruga që lidh qëndrën e Njësisë Administrative Postribë me fshatin Drisht u rikonstruktua në fund te vitit të kaluar por ajo rezultoi ndërhyrje e pamjaftueshme për këtë aks te amortizuar . Ne kete gjendje te krijuar , drejtuesit e institucioneve  lokale e kane justifikuar me mungesen e financimeve nga ana e qeverise .

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -DEPUTETËT E SHQIPËRISË KANË SHPENZUAR 640 MILIONË

0

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe stafi i këtij institucioni kanë shpenzuar 640 milionë lekë të vjetër gjatë vitit të shkuar për udhëtime jashtë shtetit, bileta avioni, hotele dhe dieta.Shifra bëhet e ditur përmes një raporti financiar të Kuvendit të Shqipërisë që “Shqiptarja.com” disponon. Memo-ja është firmosur nga Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla dhe është miratuar në mbledhjen e fundit të Byrosë së Kuvendit, ditën e enjte.Shpenzimet jashtë shtetit
“Janë shpenzuar 32 milionë lekë për blerje bileta udhëtimi jashtë shtetit. Gjatë vitit 2016 axhenda e aktiviteteve ndërparlamentare ka qenë e ngjeshur. Kanë udhëtuar 418 staf dhe deputetë në destinacione të ndryshme (130 staf dhe 288 deputetë).
Nga këto 10 kanë qenë jashtë Evropës si disa udhëtime drejt Uashingtonit, Nju Jorkut, Filadelfia, Kinë, Zambia. Rreth 32 milionë lekë janë shpenzuar edhe për dieta, akomodim, transport aeroport-destinacion dhe anasjelltas”,-thuhet në raportin financiar të Kuvendit për vitin 2016. Nga tabela krahasimore e përgatitur nga Kuvendi kjo shifër është tre herë më e lartë se e vitit 2012.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -FIER,PUNONJËSIT E RAFINERISË SËRISH PROTESTË

0

Rikthehen në protestë punonjësit e rafinerisë në Fier. 150 punonjës të rafinerisë së naftës në Fier i janë rikthyer protestuesve sot në hyrje të uzinës.Shkaku i kësaj proteste është mos marrja e pagave për dy muaj ndërkohë ata ankohen edhe për mos pagimin e sigurimeve shoqërore që prej 21 muajsh.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -BERISHA RAMA DO SHKARKONTE 6 MINISTRA POR JA PSE NUK E BËRI

0

Ish- kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës përballë protestuesve ka vënë theksin edhe një herë për largimin e Edi Ramës si kryeministër, pasi sipas tij ai është i varur nga krimi.Berisha ka hedhur akuza të forta ku u shpreh se minstrat kanë një video të Ramës në hotelin e Kelmend Balilit, të cilësuar si Eskobar i Ballkanit”. Kjo për ish- kryeministrin ka qenë arsyeja se përse Rama nuk zbatoi planin e tij për të shkarkuar gjashtë ministra dhe jo katër.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zhdukja e 1300 kontenierëve/ Deputeti Italian deklaron: Ja përse u shkarkua Tahiri

0

Ceshtja e mbetjeve në Shqipëri ende janë temë e mediave në Itali. E përditshmja napolitane Ottapaginbe.it ka shkruan mbi ngjarjen dhe dyshimet se ku kanë përfunduar kontenierët me plehra të nisur nga Campania e Italisë.

Deputeti Italian Riccardo Nuti është shprehur se largimi i Ministrit te Brendshëm te Shqipërisë nuk ishte diçka rastësore.

Deputeti italian Riccardo Nuti, i Lëvizjes “5 Yjet”, ka kërkuar hetim për zhdukjen e 1300 kontejnerëve të mbetjeve.

Me nje letrër drejtuar ambasadave shqiptare dhe maqedonase ne Itali lidhur me zhdukjen e mbetjeve, u ka kërkuar qe keta tu kerkojne llogari shteteve te tyre lidhur me ketë situate.

“1300kontenierë plot me mbetje të nisura nga Campania u nisën nga porti i Gioia Tauro dhe duhet të mbërrinin në Shkup, por autoritetet maqedonase thonë se ato mbetje nuk e kanë kaluar kurrë kufirin nga Shqipëria.

Qeveria shqiptare duhet të zbardhë këtë rast të errët dhe dorëheqja e Ministrit të Brendshëm në Shqipëri nuk ishte rastësore”, – pretendon deputeti italian.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dënohen me 8 vite burg pesë të rinj, detajet, si i vunë gjobë djalit të ish-deputetit

0

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi diten e sotme shpalljen fajtorë per 5 rinj dhe i dënoi ata në total me 8 vite e 8 muaj burg, pasi akuzohen nga prokuroria se i vendosën gjobë djalit të ish-deputetit të PD-së, Ibrahim Bruka.

Gjykata deklaroi fajtorë për akuzën e gjobëvënies dhe dënoi me nga 2 vjet e 8 muaj burg Fatmir Gjetën dhe Ilir Shehun.

Sipas gjykates, u deklaruan fajtorë dhe dënuan me nga 1 vit e 4 muaj burg për akuzën e “gjobëvënies” Rogers Ademaj dhe Luan Lama.

Për akuzën e “moskallëzim krim” u dënua me 4 muaj burg Shkëlqim Spahiu. Krimi ka ndodhur ne vitin 2016.

Pesë të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të kanosjes i kanë kërkuar djalit të ish-deputetit të paguajë në formë gjobe 20 mijë euro.

Si ndodhi ngjarja:
Në daten 14 prill 2016 17 vjecari E. Bruka ka kallëzuar në polici se një grup përsonash, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, që prej muajit janar 2006 i kanë marrë përmes dhunës psikologjike sasi të ndryshme eurosh.

Në janar E. Bruka është njohur me Rogers Ademajn, i cili ka shkuar në shtëpinë e E. për një ndërjyrje të lehtë kirurgjikale, duke qenë se i ati i tij, Ibrahimi ishte kirurg. Të nesërme, rreth darkës në adresën që i dëmtuari ka në rrjetin social “Facebook” i ka ardhur një mesazh nga Ilir Shehu, që përdorte profilim me emër “Liri Shehu” dhe i kërkoheshin urgjentisht 2500 euro.

Nëtë kundërt do t’i tregonin babait të tij “ca gjëra”. Sipas tyre këto “gjëra” ishin disa foto ku pretendonin se 17 vjeçari pinte drogë bashkë me disa persona të tjerë. Në mesin e muajit janar e kanë takuar tek shkolla duke i kërkuar me ngulm 2500 eurot. Kallëzuesi u ka thënë se nuk kishte ku t’i gjente paratë, por ata i janë përgjigju t’i gjente ku të donte, pasi e kishte babanë diktor.

Disa ditë më vonë, nën presion 17 vjeçari, pa dijeninë e prindërve të tij, ka marrë 2500 euro në shtëpi dhe pas mësimi, ia ka dhënë tre personave që e prisnin tek shkolla. Në vijim, në frekuenca kohe prej 2-3 ditësh, pas kërcënimeve se do t’i tregonin babait të tij për lekët dhe se ai kishte të dashur kushërirën e njërit prej tyre, të pandehurit dyshohet se i kanë marrë të dëmtuarit dy shuma nga 3 mijë euro dhe një shume prej 5 mijë euro.

“Pas këtij rasti, Rogersi, Luani dhe Fatmiri i kanë marrë në të njëjtën mënurë edhe katër herë nga 2500 euro në cdo rast, 10 mijë euro të toal, gjithmonë me kërcënimin se do t’i tregonin të atit për eurot që u kishte dhënë”, thuhej në dosjen e prokurorisë. Referuar kallëzimit, në fillim të marsit, i pandehuri Fatmir Gjeta i ka kërkuar atij 2 mijë euro për “të mbyllur muhabetiot”.

Kallëzuesi i ka thënë se do të takoheshin në datën 20.04.2016. Një javë para kallëzimit, i ati i E. Brukës ka konstatuar mungesën e parave në shtëpi dhe ai i ka treguar për ngjarjen. Në datën 12.04.2016 tek shkolla e kallëzuesit kanë shkuar Rogers Ademaj, Luan Lama dhe një persion tjetër i panjohur me një automjet “Fiat”. Rogersi, i ka kërkuar të hupte në makinë por E. nuk ka pranuar. Rogersi i ka kërkuar atij 2500 euro, pasi Fatmiri ua kishte futur dhe ata kishin përplasur një makinë.

Takimi është filmuar nga një shok i E., pasi këtë ia kishte kërkuar E. sapo i kishte parë dy personat. Kallezuesi i ka thënë se do t’ua jepte në 20.04.2016. Në 14.04.2016 tek shkolla i kanë shkuar Rogersi me Luanin dhe i kanë kërkuar 2500 euro urgjent, por Erindi u ka thënë se do t’ia jepte në 20.04.2016, në një kohë që veprimet e tyre po vëzhgoheshin nga policia.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion – SHtypi i Dites 16 Mars 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -META NE FINLANDE ME RENDESI AVANCIMI ME ZBATIMIN E REFORMES TE DREJTESISE

0

Meta në Finlandë: Me rëndësi avancimi me zbatimin e reformës të drejtësisë Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nga nga Finlanda, ku ndodhet në një vizitë zyrtare ka theksuar rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi. Gjatë një takimi që zhvilloi me homologen Lohela, Meta vlerësoi mbështetjen e Finlandës në integrimin evropian të Shqipërisë ndërsa shprehu angazhimin për ti cuar marrëdhëniet mes dy parlamenteve në një nivel më dinamik. Në ditën e dytë të vizitës në Finlandë Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë një takimi me homologen Maria Lohela e ka venë theksin tek rëndësia e avancimit me zbatimin e reformës kyçe të sistemit të drejtësisë. Duke i shprehur zonjës Lohela, mirënjohjen për mbështetjen e Finlandës në integrimin evropian të Shqipërisë Meta shprehu angazhimin për të cuar marrëdhëniet mes dy parlamenteve në një nivel më dinamik. “Ne besojmë shumë në këtë bashkëpunim të shkëlqyer bilateral me Finlandën, sidomos në drejtim të përmirësimit të mëtejshëm të sistemit tonë të edukimit në vend dhe për këtë qëllim kemi vendosur, që në mënyrë të veçantë t’i kushtojmë vëmendje shkëmbimeve midis parlamentarëve të rinj për të përfituar sa më shumë nga eksperienca dhe përvoja e Finlandës në këtë drejtim. Kemi rënë dakord bashkë me kryetaren e parlamentit që në mënyrë reciproke të promovojmë bashkëpunimin midis dy vendeve tona si në Tiranë ashtu edhe këtu në Helsinki.” Ndërsa Kryetarja e Parlamentit të Finlandës, Maria Lohela, theksoi se mes dy vendeve ka hapësira të shumta për bashkëpunim, sidomos në fushën e biznesit. “Unë jam e lumtur që t’i çoj përpara këto marrëdhënie…Jemi dy vende të vogla, por kemi besim në të ardhmen, duam të punojmë shumë në mënyrë që shoqëritë tona të zhvillohen dhe të lulëzojnë. Kështu që shoh shumë hapësira për bashkëpunim në fushën e biznesit, politikës apo turizmit. Jam e bindur se Shqipëria është perla e re e Mesdheut. “ Meta i shoqëruar edhe nga kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade u pritën edhe nga një përfaqësi deputetësh nga fraksionet e ndryshme parlamentare politike dhe nga Grupi Parlamentar i Miqësisë Finlandë-Shqipëri.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx