Ballina Blog Faqe 9485

Aksidenti i rëndë në Elbasan ku vdiq 20-vjecarja, katër u plagosën

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth ores 13.00 te dites se sotme në Elbasan ku si pasojë ka mbetur e vdekur një vajzë 20 vjeçe me inicialet, Kamela Hoxha dhe janë plagosur 4 persona të tjerë.

Dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë në spital. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Gostimë, në fshatin Shtërmen.

Referuar informacioneve paraprake bëhet me dije se automjeti tip “Volkswagen” është përplasur me një automjet tjetër tip “Ford”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Një nga stuhitë më të forta përgjatë viteve të fundit ka goditur shtetin e Kalifornisë

0

Një nga stuhitë më të forta përgjatë viteve të fundit ka goditur shtetin e Kalifornisë duke u marrë jetën dy personave deri më tani. Stuhia me emrin “bombogenesis” ose “bomba e motit”,  është shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm duke shkaktuar përmbytje të mëdha.  Qindra shtëpi janë evakuuar nga frika pranë Los Angeles. Më shumë se 250 fluturime janë ndërprerë në aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles dhe rrugët kryesore janë të mbyllura.

Moti ka sjellë edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.

Një burrë  humbi jetën pasi një pemë u rrëzua dhe tërhoqi me vetë linjën e energjisë në makinën e tij në fushën Sherman Oaks të Los Angeles.

Viktima e dytë humbi jetën ndërsa mjeti i tij u përmbyt nga vërshimet në qytetin e Victorville.

Një motorist në të njëjtën kryqëzim arriti të shpëtonte pasi hipi sipër një makine.///

 

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dega e PD-së: “U kërcënuan pronarët e autobuzëve, por të gjithë drejt protesës”

0

Dhjetë autobuzë me protestues nga Qarku i Beratit. Dega e PD-së: “U kërcënuan pronarët e autobuzëve, por të gjithë drejt protesës”

Mëngjesin e sotëm është bërë nisja e autobuzëve edhe nga Berati drejt protestës së opozitës në Tiranë. Pesë autobuzë u nisën nga Dega e Partisë Demokratike nga selia blu, ndërkohë që sipas kreut të kësaj partie Gazment Azizi ishte planifikuar që të niseshin drejt Tiranës dhjetë autobuzë, por për shkak të presionit që është ushtruar drejt pronarëve nga institucionet përkatëse kanë ardhur vetëm gjysmat e tyre. Por, kryetari Azizi sqaroi se të gjithë protestuesit anëtarë apo të kësaj partie, simpatizantë dhe qytetar të gjithë do të ikin drejt protestës edhe me mjete të tjera të vogla.

Protestës së opozitës i janë bashkuar sot dhe dy autobuzë nga Ura vajgurore dhe tre autobuzë nga Kucova.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ministria e Arsimit Nikolla nga Berati: “ Ka ende shumë për tu përmisuar në sistemin arsimor për të qënë larg politikës”

0

Ministria e Arsimit Lindita Nikolla ishte sot në analizën një vjecare të punës së Drejtorisë Arsimore Rajonale në Berat, ku garantoi mbështetje për mësuesit dhe drejtuesit e arsimit, të cilët i përgëzoi për arritjet në shkallë vendi. Duke u ndalur në reformat e ndërmara në arsim gjatë viteve të fundit ministria Nikolla u shpreh në se ka ende shumë për tu përmisuar në sistem, për të mbajtur larg politikën dhe korrupsionin nga emërtimet në arsim.

“Ka shumë vend për tu përsosur dhe përmisuar në sistemin tonë arsimor, por është qartësisht një vijë ndarëse nga e shkuara për të rikthyer dinjitetin e mësuesit për të larguar një herë e mirë politikën dhe korrupsionin në emërimet në arsim”, u shpreh Ministria Nikolla.

Nga ana tjetër Nikolla u ndal në fjalën e saj dhe në problemin e teksteve mësimore, për të cilën kjo ministri largoi 600 të tilla.

“ 600 tituj që shumë fishohenin më miliona lekë dhe më pas që ishin qartësisht aty për të pasuruar dikë, por dhe sprapsur dijen për të gjithë ata nxënës që përdornin këto tekste”,

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Trump sulmon median: Publikoi lajme të rreme për SHBA – Rusi

0

Presidenti amerikan Donald Trump ka vënë në shenjestër median, që sipas tij ka prodhuar lajme të rreme, referuar këtu marëdhënies mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan tha se është e logjikshme që Washingroni të ketë marrëdhënie më të mira me Moskën, sepse të dyja janë fuqi bërthamore.

Një holokaust bërthamor do të ishte diçka e paparë ndonjëherë, tha ai para gazetarëve, duke shtuar se rreziqet e një konflikti me Rusinë janë të mëdha.

Trump hodhi poshtë raportet e medias se ekipi i tij presidencial ka pasur kontakte me zyrtarë të inteligjencës ruse gjatë fushatës elektrorale, duke thënë se ai nuk ishte në dijeni së ndonjë anëtar i ekipit të tij të ketë qenë në kontakt me Rusinë përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Republikani deklaroi se nuk ka qenë ai që i ka thënë ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare Michael Flynn të bisedojë me ambasadorin e Rusisë në lidhje me sanksionet e SHBA-së para marrjes së detyrës.

Duke premtuar se tashmë do të ketë një kontakt të drejtpërdrejtë me popullin, Trump i quajti polemikat mes stafit te tij dhe Moskës një kurth të mediave armiqësore.

“Rrjedhjet janë absolutisht të vërteteta. Lajmi është i rremë,” tha Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhe nuk ka lënë jashtë vemendjes edhe cështje të ndjeshme të aktulitetit amerikan, sic janë pakicat dhe racat.

I pyetur në lidhje me rritjen e akteve të antisemitizmit, Trump tha se ai është personi më pak anti-semit dhe më pak recist që ekziston.

Dhe për të vertetëtuar këtë ai tha se vajza e tij Ivanka është konvertuar në judaiste dhe se tre nipërit e tij po rriten me culture hebreje.

Në 80 minuta, Trump foli edhe për gratë, duke thënë se Melania, bashkëshortja e tij, është një avokate e fortë e tyre.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

I dehur në timon, kërkon t’i shpëtojë policit me 20 mijë lekë, vihet në pranga

0

Policia arrestoi një drejtuesi mjeti, pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur, ndërsa më pas i ka ofruar një punonjësi policie edhe një shumë prej 20 mijë lekësh të vjetra.

Odise Mari, 54 vjeç, banues në Lushnjë përfundoi në pranga pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë.

“Më datë 16.02.2017, ky shtetas u kap në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Peugeot”, me targë IBY6359. Për t`iu shmangur arrestimit të tij, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke  i ofruar një kartëmonedhë prej 2.000 lekë”, sqaron Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale : “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

4 orë leje për protestën e opozitës, 1 mijë policë në terren, frikë nga provokimet dhe goditjet me gurë

0

Opozita shqiptare ka thirrur nesër në protestë qytetarët shqiptarë në shenjë revolte ndaj qeverisë dhe reformave të saj.

Policia e Tiranës jep leje për protestën nga ora 12:00 deri në orën 16:00.

Protesta do të zhvillohet te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë.

Policia ka marrë informacion që mund të ketë skenar për të provokuar policinë dhe të ketë përplasje.

Po kështu burime për BalkanWeb nga policia thanë se priten edhe sulme ndaj Kryeministrisë me gurë ose sende te tjera.

Masat do të jenë të ngjashme me protestat e mëparshme dhe kordoni i parë do jetë me efektive femra. Priten rreth 1000 forca policie nga komisariatet; Njësia Shqiponja, Forcat Operacionale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ndërkohë gazetari Erjon Skëndaj ka raportuar nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” një ditë para protestës, duke përshkruar situatën. I vetmi ndryshim në pamjen para godinës së Kryeministrisë, është fasada nga ana e përparme dhe streha, e cila është mbuluar me një rrobë të zezë për t’i shpëtuar sulmeve të mundshme nga protestuesit dhe dëmtimit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ambasada gjermane uron Pavarësinë e Kosoves në mënyrë të veçantë (Video)

0

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Pavarësisë

Urimi është bërë përmes një videoje shumë interesante. Të gjithë punonjësit e Ambasadës japin mesazhet e tyre për Kosovën, transmeton Express

 

https://www.facebook.com/germany.in.kosovo/videos/1357400400988102/

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sherri Braçe – Noka, plas ironia ne rrjet (Video)

0

Pas ngjarjes se djeshme ku deputeti i PD-së dhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka ka qëlluar me letër dhe ka tentuar të godasë me grushta deputetin socialist Erion Braçe.Ky i fundit ka ofenduar Berishën, teksa ai po fliste në foltore, ndërsa mësohet se i ka thënë “bole”.  Menjehere pas kesaj ka plasur ironia ne rrjetet sociale ku fragmenti i perplasjes eshte modifikuar ne shume forma. Ndersa nje nga me interesantet eshte video qe ju paraqesim me poshte:

 

 

 

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aktorja e Hollivudit i përgjigjet presidentit Trump

0

Aktorja Meryl Streep i është përgjigjur presidentit Donald Trump për etiketimin që ai i bëri si një nga aktoret më të mbivlerësuara të Hollivudit. Komentet e Trump erdhën pas kritikave të Streep ndaj tij gjatë një fjalimi në ceremoninë e çmimeve të Golden Globes. Gjatë një fjalimi në fushatën për të drejtat e njeriut ajo u shpreh:

“Unë jam më e mbivlerësuara dhe aktualisht jam ndër aktoret më të kritikuara që më pëlqen futbolli i brezit tim. Ndaj dhe ju më ftoni , apo jo?! Pesha e të gjitha nderimeve është pjesë e asaj që më sjell këtu, në këtë podium. Kjo më detyron dhe sfidon të gjitha instiktet e mia natyrale për të qëndruar në shtëpi. Me detyron të qëndroj përballë njerëzve dhe të them fjalë që nuk janë shkruar nga unë, por që vijnë nga jeta ime.”

Aktorja e dashur hollivudiane Meryl Streep bëri thirrje për veprim, e rezistëncë pavarësisht vështirësisë.

“Ne kemi të drejtë të jetojmë jetën tonë me Zotin apo pa të, në varësi të zgjedhjes. Si amerikanë, burra, gra, homoseksualë,  LGBT të gjithë ne kemi të drejtë për një jetë të lirë dhe për të ndjekur lumturinë. Nësë ju mendoni se njerëzit u zemëruan kur qeveria këkronte tu merrte armët, mendoni se çfarë mund të ndodhë nëse qeveria tenton t’iu marrë lumturinë.”

Mbremja gala u ndoq nga rreth një mijë persona, përfshirë zyrtarë politikë dhe të famshëm të botës së artit në SHBA.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx