Ballina Blog Faqe 9487

Zjarr Televizion: ZBARDHI – Kalendari historik 14 Shkurt 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ekskluzive// Raporti i Ministrise Brendshme para komisionit te sigurise (2001 – 2010)

0

Sipas raportit të Ministrise së Brëndshme i cili eshte paraqitur përpara Komisionit te Sigurisë ne lidhje me aktivitetin e Policise se Shtetit ne luften ndaj kriminalitetit ne pergjithesi, dhe krimit te organizuar ne vecanti, bazohet ne nje sere dokumentash strategjike, ku mes tjerash spikatin dokumentat e sigurara nga Zjarr Tv.

Ne vitin 2008, nga Guardia di Finanzia, jane kapur vetem nje sasi prej 4Kg lende narkotike e llojit Kanabis Sattiva. Ne ate kohe ne krye te drejtorise se Policise se Shtetit ishte Z. Ahmet Premçi. 

 

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Jepet vendimi për 10 anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”

0

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dhënë ditën e sotme vendimin për 10 anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, një proces gjyqësor i cili ka zgjatur rreth dy dekada. Mësohet se 10 personat janë deklaruar të pafajshëm.

Pafajësi është dhënë për Orik Shyti, Altin Arapi, Gentian Caka, Nikolin Novruzaj, Roland Shyti, Leart Shyti, Kreshnik Spahiu, Pasho Novruzaj, Gezim Gjoni, Dritan Hate.
Gjykimi i 10 të pandehurve të akuzuar si anëtarë të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi” ka nisur që në vitin 1998.
Gjykimi ndaj tyre është bërë në mungesë pasi pothujse të gjithë janë larguar jashtë Shqipërisë pas hapjes së burgjeve ne vitin 1997 ku madje kanë fituar edhe azil politik .
Akuzat e ngritura ndaj kësaj organizate lidhen me ngjarje të rënda, si vendosja e bombës tek supermarketi i VEFA pranë 9-katësheve, vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim dhe disa vrasje e tentativa vrasjesh. Të pandehurit janë dënuar nga gjykata shqiptare më dënime që varjojnë nga 5 vite burg deri në burgime të përjetshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjendet i pajetë në autostradën Tiranë- Durrës.

1

Policia ka mundur të identifikojë trupin e pajetë të gjetur në autostradën Tiranë –Durrës mbrëmjen e djeshme, 12 shkurt. Policia bën me dije se viktima është shtetasi Elez Kazaj 59 vjeç nga Saranda.
Sipas policisë dyshohet se personi, është përplasur për vdekje nga ndonjë automjet, ndërsa drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 19:00, në autostradën Durrës-Tiranë, sa kalon Vorën, është konstatuar i shtrirë në rrugë pa shenja jete një shtetas i paidentifikuar, i cili dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga ndonjë mjet i cili është larguar nga vendi ngjarjes”
Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi e personit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksident automobilistik në Elbasan, 43-vjeçari në gjendje të dehur përplas makinën e një vajze

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan mëngjesin e sotëm, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona. Policia bën me dije se shtetasi Lulëzim Kasa, 43 vjeç, banues në Belësh drejtuar mjetin tip “KIA” me targa AA 052 BF, në aksin rrugor Cërrik – Belësh në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip një mjet veturë me targa AA 825 FZ drejtuar nga K.B, 21 vjeçe banuese në Belësh.

Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit me targa AA 052 BF, si dhe B.T, 22 vjeçe dhe A.B, 18 vjeçe të cilat ishin pasagjere në mjetin me targa AA 825 FZ.
Ata janë dërguar në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia ka prangosur drejtuesin e mjetit që ka shkaktuar aksidentin, Lulëzim Kasën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shqiptarja qëllon fëmijën 7-vjeçar me thikë, më pas hidhet nga ballkoni

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Torino të Italisë. Një nënë shqiptare ka qëlluar disa herë me thikë djalin e saj 7-vjeçar.

Mediat italiane shkruajnë se pas veprimit makabër, nëna ka dalë në ballkon dhe është hedhur duke gjetur vdekjen.

Djali 7-vjecar ka shpëtuar, por ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Fëmija ka plagë në duar dhe bark, pasi ka tentuar që të mbrohet nga goditjet me thikë të nënës së tij.

Mediat italiane shkruajnë se gruaja bashkëjetonte me një italian, me të cilin ishin ndarë së fundmi dhe mendohet se ky ka qenë edhe shkaku që ajo të tentojë të vrasë fëmijën

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Basha i bindur në protestë : Rumania shembull për ne

0

Lulzim Basha vjen me bindje të fortë për ndryshim dhe për të hedhur poshtë qeverinë Rama. Gjatë një takimi me të rinjtë në selinë e partisë kryedemokrati Lulzim Basha, teksa foli për protestën e 18 shkurtit tha se duhet ndjekur një shembull që tashmë e ka parë gjithë bota, protestat në Rumani.
“Shembullin e fundit në Rumani e ka parë gjithë bota, shqiptarët, rinia shqiptare nuk mund të bjerë poshtë këtij shembulli.
Kjo është në dorën e gjithsecilit. Unë jam produkt i kësaj hapje, hajes së Shqipërisë dhe PD. Këtë bekim dhe shans dua ta bëj të mundur sot për gjithsecilin që është këtu”, tha Basha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

LSI-ja sulmon sërish Qeverinë “Rama”

0

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama gjatë fjalimit të mbajtuar në Konventën Zgjedhore të Tiranës sulmoi qeverinë për cështjen e kanabisit.

Duke falenderuar rininë në sallë për energjinë dhe forcën, theksoi se ajo nuk e meriton të jetë pjesë e një vendi të kanabizuar.

“Nuk e meritoni të quheni rina e një vendi të kanabizuar, e një vendi të kriminalizuar sepse një pjesë e politikës guxoi ta fuste krimin edhe brenda radhëve të saj”, tha ndër të tjera Luan Rama.

Ndërkohë kryetari Meta u shfaq i qetë dhe me mesazhe të qarta gjatë fjalimit të mbajtur, edhe pse nuk e la rastin pa iu referuar fjalës së nënkryetarit. “Po ta dija qe Luan Rama do ta kishte fjalën kaq te zjarrte do flisja përpara tij”.

Meta dha mesazh të fuqishëm gjatë fjalës së tij, duke u shfaqur si kreu i një partie që ka në plan të parë të ardhmen e vendit dhe prioritet të rinjtë.

“Me koncesion nuk jepet dinjiteti i Shqipërisë dhe të rinjve e të rejave të vendit, sepse ata nuk kanë asnjë kompleks nga e kaluara e tyre, se janë të pashantazhueshëm nga kushdo, ata nuk kanë vetëm dëshirë, por edhe aftësinë ti dalin zot vendit të tyre dhe jam i bindur se zgjedhjet e 18 qershorit do të konfirmojnë këtë fuqi vullkanike të rinisë shqiptare”- tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Presidenti i SHBA Donald Trump: Urdhër i ri për emigrantët

1

Vendimet e dy gjykatave dhe as mundësia që dekreti i tij të ngecë edhe në Gjykatën e Lartë të ndarë mes katër anëtarëve konservatorë e katër liberalë, nuk e lëkundin Donald Trumpin nga vullneti për ta çuar deri në fund atë që ka nisur.

Presidenti i ri amerikan u tha reporterëve në avionin “Air Force One” se po merr në konsideratë nxjerrjen e një urdhri të ri ndalues për qytetaret e disa shteteve të caktuara, duke e rikthyer kështu makthin e kufizimit të udhëtimeve.

“Nga e hëna apo e marta do të nxjerr një urdhër të ri”, ishte komenti i tij, duke shprehur bindjen gjithashtu se do të fitojë betejën në gjykata për zhbllokimin e urdhrit ekzistues.

“Ajo është një betejë të cilën ne do ta fitojmë. Problemi i vetëm është në aspektin ligjor. Ajo kërkon kohë, por ne do të fitojmë. Kemi edhe mundësi të tjera dhe këto përfshijnë edhe nxjerrjen e një urdhri fringo të ri”, u shpreh ai.

Nuk dihet ende çfarë do të përmbajë dekreti i ri, por Trump la të kuptohet se ai mund të ndryshojë shumë pak nga i mëparshmi.

Të premten Presidenti u shpreh se do të ndërmarrë shumë shpejt veprime për të mbrojtur SHBA dhe qytetarët e tyre, por pa sqaruar në hollësi se çfarë hapash planifikon të hedhë për të kontrolluar hyrjet në Amerikë të njerëzve nga vendet që shihen si kërcënime të mundshme terroriste.

“Votuesit më zgjodhën për ta mbajtur vendin të sigurtë, ndaj do të bëjmë shumë shpejt diçka për masa sigurie shtesë. Këtë do ta shihni javën që vjen”, ishin fjalët e shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tentoi t’i jepte rryshfet policit rrugor, por arrestohet drejtuesi i automjetit

0

Vazhdojne arrestimet e qytetarëve që tentojnë ti japin rryshfet policëve. Rasti i radhës është një 30-vjeçar nga Kavaja.

Syrja Leçini është ndaluar nga efektivët e policisë rrugore pasi ishte futur në një parakalim të gabuar në vendin e quajtur baipasi i Rrogozhinës.

E për ti shpëtuar masës administrative, ai ka zgjedhur rrugën më të shkurtër, atë që bëjnë shpesh pjesa më e madhe e shqiptarëve: t’i jap lekë efektivit.

Bashkë me letrat ai kishte futur dhe një 1 mijë lekësh, por për këtë veprim i janë vënë prangat nga uniformat blu .

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx