Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
ZBARDHI : Zjarr Televizion – Kembimi Valutor 02 Shkurt 2017
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Berisha i dorëzon “dosje” ambasadorit të SHBA: Ja trafikantët e drogës të lidhur me pushtetin
Ish-kryeministri Sali Berisha pati një takim me kryetarin e pranisë së OSBE në Tiranë, Bernard Borchardt dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu. Berisha tha se u dorëzoi atyre një ‘dosje’ të emrave të pushtetarëve që janë lidhur me trafikantë droge.
Në takim me diplomatet, Berisha deklaroi para ambasadorëve se vendi ka ardhur në një moment të një rëndësie kritike; zgjedhjet e qershorit. Deputeti i PD shtoi me keqardhje se nuk njeh asnjë shqiptar që të besojë se do ketë zgjedhje të lira në Shqipëri. Ai u shpreh se në vlerësimin e tij shkaku më themelor i kësaj qëndron në shndërrimin e qeverisë shqiptare në një organizatë të vërtetë kriminale.
Sipas tij, sot Edi Rama me lidhjet e tij me krimin, faktikisht drejton këtë organizatë. Ish-lideri i demokratëve u shpreh se janë të panumërta faktet që i faktojnë këto lidhje. Ai tha se vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, është faktuar sipas tij me dokumenta i lidhur me Gentian Gjonaj, kreu i trafikut të kokainës në Shqipëri, i cili ka përdorur në mënyrë përsëritur pikërisht makinën e përshtatur nga banda për trafik kokaine, për të dalë jashtë shteti.
Ai shtoi të gjitha të dhënat për këtë ekzistojnë në sistemin TIMS. Nga ana tjetër, Berisha u shpreh se Rama është i regjistruar tek kërkon miliona ryshfete dhe komunikuar me trafikantët dhe kriminelët më të rrezikshëm duke u përpjekur t’i mbrojë ata. Berisha pohoi se Rama po bën gjithçka, me presion të jashtëzakonshëm mbi gjykatësit për të liruar bandat, ku pas lirimit të Lulzim Berishës, ka kthyer mbrapsht dosjen e Hakmarrjes për Drejtësi dhe tani së fundi atë të Aldo Bares.
Berisha evidentoi se Rama ka lidhje me vrasësit e komisarit Lame dhe Shullazin. Berisha tha gjithashtu se i lidhur kokë e këmbë me krimin është dhe Saimir Tahiri. Çdo njëri që studion rastin e Balilit nuk ka asnjë vështirësi të konstatojë se Balili është i mbrojturi i Ramës dhe Tahirit. Ndër të tjera ai kujtoi dhe rastin kur pas heqjes së moratoriumit të skafeve nga qeveria socialiste, Saimir Tahiri ishte i pari që bleu skaf, i cili u përdor nga Habilajt njësoj si siç u përdor makina e tij që kaloi plot 28 herë kufirin. Berisha shprehu gjithashtu shqetësimin se shndërrimi i vendit në Kanabistan është një politikë shtetërore jozyrtare.
Gjatë takimit diskutimi u ndal tek një nga kriteret e listës së kritereve të Kopenhagenit për zgjedhje të lira dhe të ndershme; mediat. Ai shprehu shqetësimin se mediat e mëdha të vendit janë tërësisht të kapura nga Edi Rama dhe bëjnë gjithçka për të censuruar opozitën.
Berisha theksoi se e konsideron situatën emergjente, për ndërhyrje të fuqishme për të shpëtuar zgjedhjet. Një situatë emergjente kërkon masa dhe ndërhyrje emergjente, tha ai. Në këtë kontekst zoti Berisha theksoi se masa më efikase është votimi dixhital, të cilin ai e gjykoi plotësisht të realizueshëm pasi ai nuk fillon nga zero por në kushtet kur baza e të dhënave themelore për votim elektronik ekziston e plotë dhe duhen vetëm pak javë për ta bërë disponibël.
Ai u shpreh se nëse qeveria ka vullnetin atëherë mund të gjendet kompania që të nisi punën për këtë. Berisha bëri të ditur se nëse ndonjë kompani nuk merr përsipër të mbulojë gjithë territorin atëherë Shqipëria mund të ndahet në disa zona dhe bërë të mundur që shqiptarët të votojnë si shumë vende të tjera duke i bërë kështu një shërbim shumë të madh vendit. Ai theksoi se vërtet kjo mund të ketë një kosto më të madhe por kjo kosto është shumë herë më e vogël se një proces zgjedhor i manipuluar dhe i shkatërruar.
Klosi: Në vitin 2016, 900 burra kanë denoncuar dhunën në familje
Në vitin 2016, 900 burra kanë denoncuar dhunën në familje nga 3000 raste të denoncuara. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, deklaroi se tashmë është koha që të trajtohen profesionalisht burrat dhunues, pasi vetëm denoncimi nuk është zgjidhje përfundimtare. Nga 3000 rastet e dhunës në familje që janë raportuar gjatë vitit të kaluar, 900 kanë qenë burra që janë dhunuar nga gratë. Kjo u deklarua nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, gjatë konferencës për “linjat bazë të shërbimeve në luftën kundër dhunës gjinore në Shqipëri: këshillimi me burrat dhunues.
Konferenca kishte për qëllim trajtimin e burrave dhunues, të cilët për vitin e kaluar, vetëm raste të denoncuara kanë qenë mbi 2100.Realiteti i ushtrimit të dhunës në familje ka treguar se rastet kur thirret psikologu apo punonjësi social për të ndihmuar familjen janë shumë të pakta.Nino Merola, drejtor i zyrës të Tiranës të Agjencisë Italiane të bashkëpunimit për zhvillim, u shpreh se tashmë është koha që të kushtohet vende trajtimit profesional të dhunuesve, sepse edhe pas denoncimit të rasteve ata vazhdojnë të mbeten të tillë.///
Trump emëron juristin Neil Gorsuch për Gjykatën e Lartë
Neil Gorsuch, Gjykëtësin e Apelit të Kolorados për vendin e mbetur bosh në Gjykatën e Lartë.
Nëse konfirmohet nga Senati, 49-vjeçari do të rivendosë shumicën konservatore të gjykatës, të humbur pas ndarjes nga jeta të Antonin Scalia.
Udhëheqësi i demokratëve në Senat tha se ka dyshime serioze në lidhje me këtë propozim të presidentit, teksa Gjykata e Lartë ka fjalën e fundit për një sërë çështjesh të ndjeshme në Shtetet e Bashkuara si aborti, barazia gjinore apo kontolli i armëve.
Për Trump gjykatësi Gorsuch ka një “inteligjencë të shkëlqyer, një arsim të pashembullt si dhe një angazhim për interpretimin e Kushtetutës, sipas të tekstit”.
Gjykatësi Gorsuch ka aftësi të jashtëzakonshme juridike, një intelekt të shkëlqyer, disiplinë të madhe, dhe ka fituar mbështetje dypartiake, tha Trump.
Gorsuch u përzgjodh në listën me 21 emra e cila u bë publike gjatë fushatës elektorale.
Gjykatësi Gorsuch është i njohur me pseudonimin originalisti, që do të thotë se ai beson se Kushtetuta e SHBA duhet të ndiqet si Etërit Themelues të saj.
Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi kanë nisur protestat para Gjykatës së Lartë në Shtetet e Bashkuara. Emërimi i Gorsuch pritet të ndezë një përballje të ashpër politike në Senat.
Ish-presidenti Barack Obama kishte propozuar gjyqtarin Merrick Garland pas vdekjes së Scalias shkurtin e kaluar, por republikanët refuzuan të duiskutojnë propozimi e Obamës, me argumentin se zgjedhjet ishin afër.///
Lindita Nikolla prezanton shkollat me renditjen më të mirë
Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës ka bërë analizën vjetore për 2016-ën ku ka prezantuar shkollat me renditjen më të mirë sipas kartës së performancës. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, u shpreh gjatë takimit se ky është viti ku janë marrë më tepër frytet e reformave në arsim.sinkron..Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës në analizën e punës së saj një vjeçare rinkofiromoi edhe një herë se Tirana është qyteti që ka numrin më të madh të institucioneve Arsimore, 256 të tilla.Rrjedhimisht dhe numrin më të madh të nxënësve në institucionet publike dhe private, me 89.949 nxënës. Në fjalën e saj ministrja e arsimit dhe sportit, Lindita Nikolla, publikoi edhe renditjen e shkollave të dala nga karta e performancës.Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale Arjola Byzyka vuri theksin tek Reformimi i kurrikulës së gjimnazit, si dhe arsimit parashkollor.sinkron..Përgjatë këtij viti prioritet i DAR Tiranë ka qënë Organizimi i orëve të hapura në shërbim të nxënësit, mësuesit, por edhe të prindërit. Sot në Tiranë janë 17 shkolla të cilat funksionojnë si Qendra Komunitare. Kjo eshte vetem nje fasad e Ministres se arsimit sepse fakte te t jera tregojne krejt te kunderten.///
Arrestohen për “Korrupsion Pasiv” dhe “Falsifikim Dokumentash” 3 punonjës të Degës së Kontrrollit Teknik të Automjeteve në Berat.
Tre punonjës të Degës së Kontrrollit Teknik të Automjeteve në Berat,janë arrestuar disa ditë më parë nga policia. Ka qënë Sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar në bashkëpunim me Sektoriin e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SH.Ç.K.A),që kanë mundësuar arrestimin e 3 punonjësve të kësaj pike gjatë punës në Urë-Vajgurore,ku edhe është Dega e Kontrrollit Teknik të Automjeteve. Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit: A.D,59-vjeç, H.Sh,62-vjeç dhe D.K,28-vjeç,dy të parët banues në Berat dhe i treti banues në Urë-Vjagurore. Ata akuzohen për “Korrupsion Pasiv në Sektorin Privat” dhe “Falsifikim të vulave,stampave e formularëve”. Arrestimi i tre punonjësve të Degës së Kotrrollit Teknik të Automjeteve erdhi menjëherë pas vendimit të marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat,e cila kishte dhënë për ta,në dt.26 Janar 2017,masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale të sipërpërmendura. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se,është arrestuar edhe një punonjës policie,që dyshohet të jetë i implikuar me aferrat korruptive në Pikën e Kontrrollit Teknik të Automjeteve. Zaçe Kajo,44-vjeç,me detyrë “punonjës policie” në Komisariatin e Policisë Skrapar,akuzohet për “Shpërdorim Detyre”, “Përkrahje e Autorit të Krimit” dhe “Ushtrim i Ndikimit të Paligjshëm”. Edhe arrestimi i punonjësit të policisë Zaçe Kajo erdhi pas vendimit të marrë në pot ë njëjtën ditë nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat,e cila kishte dhënë për të masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale të sipërpërmendura.///
Policia e shtetit: Japim 50 milionë lekë shpërblim për kapjen e Klement Balilit
Policia e shtetit ne nje deklarate njoftoi sot se ofron 50 milion lekë ( të vjetra ) për informacion për kapjen e Klement Balilit.
“Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion të kujtdo qytetari që ka informacion apo ndihmon për kapjen e shtetasit në kërkim Kelmend Balili, shumën prej 50 milion lekësh (të vjetra).
Duke garantuar anonimatin, Policia ka vënë në dispozicion këtë numër telefoni 0694109188
Bashkë me qytetarët, ndërtojmë një vend më të qetë dhe një Shqipëri më të sigurt!”, theksohet ne deklarate.
Koalicioni PS-LSI, përfundon takimi Rama- Meta
Kryministri Rama, rreth orës 11:00 ka shkuar sërish në zyrën e Ilir Metës, ndërsa nuk dihet se për çfarë po bisedojnë.
Dje dy aleatët në qeveri, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta i lëshuan shigjeta paralajmëruese njëri-tjetrit për vijimësinë e koalicionit, kur Meta tha se dilte nga qeveria nëse Rama siguronte 71 mandate dhe ky i fundit tha se i kishte, gjithçka ka mbetur e paqartë. A do vijojnë të jenë bashkë.
Sytë e të gjithëve u drejtuan nga Kryesia e Kuvendit, pasi takimi i fundit mes tyre, ditën e hënë prodhoi një shkarkim, atë të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, por a i kanë sqaruar sot të gjitha “pengjet” dy aleatët?
Tensionet e fundjavës mes PS-LSI kulmuan të hënën, kur kryeministri Edi Rama vendosi të shkarkojë ministrin Manjani, nga radhët e LSI-së. Ky i fundit tha se pikërisht deklaratat e tij në media për kanabisin, por edhe për Klement Balilin u bënë shkak për këtë veprim, por në sqarimin e shkarkimit të firmosur nga Kryeministri Edi Rama thuhej: “Në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së bashkëqeverisjes dhe të koordinimit sa më të mirë të punës me Kuvendin, aktorët e tjerë shoqërore e grupet e interesit, për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi, kam gjykuar të nevojshëm lirimin e Ministrit Manjani dhe zëvendësimin e tij me Ministrin Vasili”.
PS e LSI kanë bërë me dije se shkarkimi i Manjanit u vendos pas disa orësh tensioni e debati mes kryeministrit, Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Tensionet PS-LSI u thelluan ndjeshëm fill pasi kreu i Kuvendit, Ilir Meta i dërgoi një letër Presidentit Nishani për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për Klement Balilin duke fajësuar indirekt Policinë e Shtetit për mosarrestimin e tij. Mandej ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe deputetë të tjerë të LSI shpërthyen në akuza mjaft të ashpra ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Policisë së Shtetit sa i përket kanabizimit të vendit. Nga ana tjetër Tahiri por edhe Rama reaguan duke thënë “fronti i së keqes nuk na ndal” apo “qentë le të lehin, karvani do ecë para”.
Deputeti i LSI akuzon Tahirin: Policia mbron bandat dhe drogën
Deputeti i LSI-së në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo vetëm pak ditë pasi shigjetoi policinë dhe drejtuesit e lartë të saj si mbështetës të krimit dhe trafikut të drogës, ka përsëritur sëfundmi të njëjtat akuza, por kësaj herë në ekranin e një televizioni grek.
“Policia të mos mbështesë kriminelët, por të merret me problemet e njerëzve, me grabitjet, bastisjet, me vjedhjet. Mbjellja e kanabisit këtu është kthyer në një fenomen dhe në shumë raste policia ka lidhje me personat që kultivojnë kanabis”, – ka deklaruar dje në mbrëmje Tavo gjatë një lidhjeje me “Skype” me television grek “TV Star”.
Ai gjithashtu i ka kërkuar ministrit të Brendshëm të ndërmarrë veprime për të shkarkuar drejtorin e Policisë së Gjirokastrës, pasi sipas tij vjedhjet janë në rritje ndërsa grabitësit po veprojnë të pashqetësuar. Duke shfrytëzuar intervistën për televizionin grek, Tavo gjithashtu ka folur edhe në emër të minoritetit etnik grek në Gjirokastër, që siç tha ai po ndjehet i frikësuar nga bashkëpunimi i policisë lokale me krimin dhe bandat e trafikut të drogës.
Tavo ishte i dyti pas ministrit Lefter Koka nga rradhët e LSI-së, që hodhi akuza të forta në drejtim të Policisë së Shtetit duke akuzuar drejtuesit e saj, jo vetëm si pjesë të bandave e trafikut të drogës por dhe se janë pozicionuar politikisht duke dëmtuar LSI-në.




