Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Makinat, pensionet dhe bizneset, ja si do të mund të përfitoni nga amnistia
Amnistia do të fshijë taksat e papaguara, gjobat dhe kamatë vonesat për makinat dhe bizneset, por edhe gjobat për kontributet e papaguara të pensioneve. Qeveria parashikon që zbatimi i ligjit të faljes pa kusht të përfshijë fshirjen e të gjitha detyrimeve të papaguara deri më 31 dhjetor të 2010.
Për këtë periudhë të vetmet taksa që nuk do të fshihen do të jenë kontributet për sigurimet shoqërore, por do të fshihen gjobat e krijuara nga mospagimi i taksës. Gjobat nga mospagimi i kontributeve në sigurimet shoqërore do të fshihen edhe për periudhën 1 janar 2011 deri më 31 dhjetor 2014, me kushtin që të paguhet i gjithë detyrimi.
SI DO TË ZBATOHET AMNISTIA PËR PENSIONET
Për kontributet e sigurimeve shoqërore, objekt i draftit të fshirjes së detyrimeve do të jenë vetëm gjobat për sigurimet shoqërore të papaguara. Drafti përcakton se gjobat e kontributeve do të fshihen pa
kusht deri në dhjetor të 2010s. “Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore dhjetor 2010 e më parë, të cilat rezultojnë të regjistruara në llogarinë e subjektit”, thuhet në relacionin e projektligjit.
Shkak i mosfshirjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore është që personat e rinj që do të mbushin moshën e daljes në pension të mos përfitojnë më pak pension. Në rast se këto kontribute të papaguara do
të fshiheshin, atëherë për këtë periudhë nuk do të ketë pagesa, çka do të thotë që këta persona do të përfitonin më pak pension. Për periudhën nga 1 janari 2011 deri në dhjetor të 2014, gjobat për kontributet e pensionit do të fshihen me kushtin që të paguhet i gjithë detyrimi për kontributet e sigurimeve shoqërore. Për periudhën e faljes së gjobave me kusht, drafti përcakton se afati i pagimit të detyrimit të plotë është 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit.
MAKINAT
Për makinat do të fshihen të gjitha taksat e papaguara deri në 2010, ndërsa për periudhën nga 1 janari 2011 deri në dhjetor 2014 falen vetëm gjobat për taksat e papaguara të makinave, me kushtin që të
paguhet principali. Në total, për makinat, Drejtoria e përgjithshme e Transportit Rrugor llogarit faljen e rreth 15 milionë dollarëve detyrime.
Nga ligji i fshirjes së detyrimeve do të përfitojnë rreth 140 mijë makina. Bëhet fjalë për faljen e taksës vjetore të regjistrimit të makinës, taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksën vjetore e
mjeteve të përdorura dhe taksat e mjeteve luksoze. Amnistia parashikon se, nëse drejtuesi i mjetit kërkon të mos e nxjerrë atë nga qarkullimi, duhet të paguajë detyrimet pas 2010, në këtë rast i fshihen gjobat, por edhe taksat e papaguara para kësaj periudhe. Pra, për të shmangur çregjistrimin e makinës, pronari duhet të paguajë taksat e periudhës nga 2011 deri në 2014. Në rast të kundërt, 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit makina do të çregjistrohet, ndërsa targa do t’i dërgohet Policisë së Shtetit me qëllim ndalimin e qarkullimit. Mjetet që përfitojnë nga falja e gjobave, në rast se do të paraqiten
dhe do të paguajnë taksat për t’i mbajtur aktiv, është rreth 3.6 milionë dollarë.
BIZNESI
Për biznesin, objekt i ligjit të faljes do të jenë detyrimet tatimore që është tatimi mbi vlerën e shtuar, tatimi mbi fitimin, akciza, tatimi mbi të ardhurat personale etj. Të gjitha këto janë objekt i ligjit të faljes, kurse në dogana falen detyrimet që janë të regjistruara si borxh doganor, të cilat mund të jenë rivlerësime apo gjoba. Edhe për këto detyrime, amnistia vepron me të njëjtat parime si në faljen e detyrimeve tatimore, ku deri në 2010 fshihen pa kusht të gjitha detyrimet e subjekteve, ndërsa deri në 2014 falen vetëm gjobat e kamatëvonesat nëse paguhet i plotë detyrimi.
Meta “distancohet” nga akuzat e Manjanit: Kush ka prova për korrupsion, ti paraqesë para drejtësisë
Një ditë pas shkarkimit të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, kreu i LSI, Ilir Meta ka dalë në një bashkëbisedim me gazetarët.
I pyetur në lidhje me akuzat e rënda që bëri Manjani ndaj qeverisë dhe kryeministrit, Meta tha se e pranoi kërkesën e Ramës për largimin e Manjanit, jo si një dorëzim.
Në mënyrë të dukshme, Meta është distancuar nga akuzat e bëra një ditë më parë nga Ylli Manjani, duke theksuar se qëndrimi i LSI, është që cdo provë apo fakt të paraqitet me denoncim pranë institucioneve dhe të hetohet.
Në të kundërt, sipas Metës, përgjegjësia e secilit është personale
“Kur Rama dhe Berisha u bashkuan për të bërë ndryshime kushtetuese synonin të asgjesonin LSI-në. Në atë kohë Ilir Meta nuk u dorëzua por pas 2009 u bë faktor stabiliteti në vend”, theksoi kreu i LSI.
Meta përmendi se pas atij momenti LSI hyri e detyruar në koalicion me PD duke arritur liberalizimin e vizave.
“Nuk dorëzohem nga asnjë presion nga Rama e Berisha dhe sigurisht që jo as nga Basha”, theksoi Meta.
Ne lidhje me akuzat e Manjanit, Meta theksoi se ka qene dhe eshte i mendimit se akuzat dhe faktet duhet te paraqiten ne institucione e te hetohen. “Une jam per bashkepunimin mes institucioneve, jo per lufte mes tyre”, theksoi Meta.
“Ky është mesazhi institucional i LSI, kush del jashtë këtij mesazhi, ka përgjegjësinë e tij”, theksoi Meta.
Ai bëri me dije LSI ka folur mjaft për shkarkimin e Manjanit në dy deklarata ditën e djeshme.
“Unë mendoj se zoti Lefter Koka nuk ka pasur arësye që ti ngrejë disa probleme që ka ngritur. Por unë e di se ai ika ngritur në mënyrë institucionale para se ta bënte këtë publikisht”, tha Meta.
“Në lidhje me pyetjen se përse LSI qëndron ende në koalicion me PS, unë ju them se probleme ka edhe brenda LSI-së. Nuk dua t`ju lodh kokën me problemet me deputetin Përparim Spahiu.
Cështja e koalicionit me PS buron nga detyrimi ynë për koalicion parazgjedhor dhe nga votat që kemi marrë në 2013 për të bashkëqeverisur. Ne i kemi qëndruar marrëveshjes së bërë në atë kohë.
Kur përfaqësuesit e LSI nuk kanë qëndruar në mesazhin e asaj marrëveshje, LSI ka reflektuar”, tha Meta.
“Nëse në 2009, PD do kishte 71 mandate, LSI nuk do bënte koalicion me ta. Nëse PS dhe Rama marrin tani 71 mandate, ne dalim në opozitë. Edhe nëse kjo ndodh në të ardhmen, ne dalim në opozitë dhe nuk bëhemi shtojcë e asnjë mazhorance”, theksoi Meta.
“LSI nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë shtojcë e asnjë partie apo mazhorance që arrin 71 deputetë në Kuvend” përsëriti Meta.
Ai tha se nuk mundet që për një debat të caktuar të ccojë vendin në një vakum pushteti që mund të cënojë stabilitetin dhe ecurinë e reformave.
Nëse dikush merr përsipër ta bëjë këtë, ne jemi gati të dalim në opozitë”, theksoi Meta. Ai tha se ka qenë tek presidenti ditën e djeshme sepse ka një komunikim shumë të mirë me të.
“Jo vetëm kaq por kur u hoq me ligj fotoja e tij nga zyrat shtetërore, unë e kam vendosur në zyrë foton e tij”, bëri me dije Meta.
“Duhet të fillojë puna mes policisë, SHISH dhe agjencive ligjzbatuese që të parandalohet mbjelljen e kanabisit në sezonin e ardhshëm.
Nuk duam të shohim më policë duke korrur kanabis se kjo nuk është puna e policisë. Të parandalohet futja e farës së kanabisit, shteti duhet të japë një mesazh të qartë tani aq më tepër që po afrojnë zgjedhjet”, tha Meta.
Ai bëri me dije se edhe prokuroria duhet të ccojë para drejtësisë kultivuesit dhe ata që sjellin farën e kanabisit.
I pyetur në lidhje me qëndrimin ndaj policisë, Meta theksoi se policinë e ka mbeshtetur edhe kur banditët e kanë sulmuar me armë.
Ashtu sic e mbështes, them se cdokush që është brenda policisë dhe që nuk e meriton uniformën, duhet të ndëshkohet sic e meriton.
Në lidhje me cështjen e Klement Balilit, Meta tha:
Besoj e keni ndjekur shqetësimin e ambasadorit amerikan për mos arrestimin e tij. Ambasadori bëri pikepyetje për institucionet shqiptare në lidhje me mos kapjen e këtij personi.
Po kështu gjatë vizitës time në SHBA, në një takim të vecantë u prita nga zv.sekretari i DASH për luftën ndaj drogës, dhe patëm një bisedë të shkëlqyer.
Vec fjalëve të mira që mora prej tij, në lidhje me reformën në drejtësi, më tha të vetmin shqetësim konkret nga SHBA dhe më kërkoi të tërheq vëmendjen e institucioneve pr mos arrestimin e Klement Balilit si shqetësimmes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar.
Për këtë i kërkova presidentit mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar këtë cështje të mprehtë.
Nëse dikush mendon se kjo nuk është cështje e tillë, mendoj se nuk e ka drejtë. E kam gjykuar këtë mbledhje si rrugën më të drejtë jo për të bërë gjyq ndaj askujt por për të kuptuar përgjegjshmërinë e instituicioneve në bashkëpunim mes tyre”, tha Meta.
Edi Rama ka mbledhur koordinatorët elektoralë të 12 qarqeve
Menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar ku nuk është folur asnjë fjalë për lëvizjet e fundit në qeveri, Edi Rama ka mbledhur koordinatorët elektoralë të 12 qarqeve. Bëjmë me dije se në këtë mbledhje kryeministri, njëkohësisht kryetar i PS-së, i ka vënë ministrat e tij përpara përgjegjësisë duke shprehur shqetësim për fushatën zgjedhore. Mësohet se Rama ju ka kërkuar 12 koordinatorëve të ruajnë rezultatin e vitit 2013 ndryshe do të mbanin përgjegjësi, teksa ka kërkuar po ashtu, që rezultati të rritet. “Kjo fushatë zgjedhore dhe këto zgjedhje nuk do të jenë aspak të lehta.
Të gjithë ju që drejtoni qarqet keni përgjegjësinë për të rritur votat dhe nuk është e pranueshme në asnjë rast që PS, partia më e madhe në vend, pas 4 vjetësh qeverisjeje, të bjerë nën rezultatin e vitit 2013.///
Ankaraja zyrtare flet per here te pare ndaj urdherit te Trump per te ndaluar hyrjen e refugjateve ne SHBA
Urdhri i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ndalimin e hyrjes së refugjatëve në SHBA, është “fyes”, tha zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus.
Është ky reagimi i parë i Ankarasë për urdhrin e diskutueshëm.
Kurtulmus i bëri thirrje Trumpit të rishqyrtojë vendimin, i cili, siç tha, është motivuar nga islamofobia, raporton AFP.
“Është e pamundur të pranohet kjo. Politika duhet të rishqyrtohet”, tha Kurtulmus, i cili është edhe zëdhënës kryesor i Qeverisë turke.
Të premten, Trump ka lëshuar një urdhër ekzekutiv që u ndalon hyrjen në SHBA të githë refugjatëve dhe udhëtarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane: Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.
Urdhri, tash për tash, vlen për 90 ditë.
Trump e ka mbrojtur këtë masë, duke thënë se ajo do ta bëjë SHBA-në të sigurt nga “terroristët radikalë islamikë”.
Kurtulmus tha se është “jashtëzakonisht fyese që një vendim i tillë është marrë në një vend si SHBA-ja, që njihet si komb me fe dhe grupe të ndryshme etnike”.
Turqia strehon 2.7 milionë refugjatë sirianë, që kanë ikur nga lufta gati gjashtëvjeçare në vendin e tyre.///
Gjykata pezullon urdhrin e Trump për refugjatët
Urdhri i presidentit Donald Trump, për të ndaluar hyrjen në SHBA të shtetasve nga 7 vende me shumicë myslimane për 90 ditë është pezulluar përkohësisht. Një gjykate amerikane, pas padisë së bërë nga Unioni i Lirive Civile, ka vendosur të pezullojë përkohësisht deportimin e refugjatëve me viza apo të bllokuar në aeroporte. Por, vendimi i kësaj gjykate edhe pse nuk ka të bëjë me kushtetutshmërinë e urdhrit ekzekutiv të Trumpit, nuk qartëson se çfarë do të ndodhë me pasagjerët e bllokuar nëpër aeroporte.
Një gjykatë amerikane ka vendosur që të pezullojë përkohësisht deportimin e refugjatëve me viza apo të bllokuar në aeroporte pas urdhrit të presidentit Donald Trump. Vendimi emergjent është marrë nga një gjykatës federal në Brooklyn, Nju Jork dhe parandalon largimin nga SHBA të njerëzve me aplikime të aprovuara refugjatësh, me viza të vlefshme dhe “individëve të tjerë që janë të autorizuar ligjërisht të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”.
Megjithatë, vendimi i kësaj gjykate edhe pse nuk ka të bëjë me kushtetutshmërinë e urdhrit ekzekutiv të Trumpit, nuk qartëson se çfarë do të ndodhë me pasagjerët e bllokuar nëpër aeroporte, prej së shtunës. Edhe Unioni amerikan i Lirive Civile që dorëzoi padinë në gjykatë kundër urdhrit të nënshkruar të premten, e cilësoi vendimin e pengimit të përkohshëm të deprtimit të refugjatëve si të suksesshëm, ndërsa u zotuan se do ta luftojnë për të drejtat e njeriut.
Presidenti Trump vendosi të pezullojë programin amerikan për refugjatët, ndërsa urdhëroi gjithashtu një ndalim 90-ditor të hyrjes së shtetasve nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni. Edhe shtetasit që mund të kenë qenë në fluturim e sipër, janë prangosur me të shkelur në tokën amerikane, edhe pse kanë pasur viza të vlefshme apo leje të tjera emigrimi.
Britania quan Trump fashist, krahasohet me Hitlerin dhe Musolinin
Pas bllokadës së bërë nga Trump për emigrantët, parlamenti britanik ka mbajtur një seancë ku është diskutuar për mundësinë e anulimit të një vizite të Presidentit amerikan në Britani, për të shprehur papajtueshmërinë e Londrës zyrtare me vendimin e tij. Në debatet e ashpra nuk munguan as krahasimet e Trump me diktatorë si Musolini dhe Hitler, por Sekretari i Jashtëm Boris Johnson, përjashtoi mundësinë e anulimit të vizitës së liderit të Uashingtonit. Ai shtoi se qeveria do t’i shprehë qëndrimet e saj të kudnërta, por nuk ka ndërmend që të shkëpusë lidhjet me Shtetet e Bashkaura.
Antarët e parlamentit britanik kanë zhvilluar një seance të jashtëzakonshme ku kanë debatuar mbi propozimin për të ndaluar hyrjen në Britani të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në shenjë protestë ndaj vendimit që ky i fundit ka marrë për emigrantët. Në drejtim të liderit të Uashingtonit, ka patur akuza të ashpra, teksa laburisti i njohur, Dennis Skinner, e quajti atë fashist dhe e krahasoi me dy diktatorët, Benito Musolini dhe Adolf Hitler. Ai tha gjithashtu se qeveria britanike po qëndron dorë për dore me një fashist, duke i’u referuar këtij momenti të shtrëngimit të duarve mes Kryeministres Theresa May dhe Presidentit Trump, gjatë vizitës së shefes së ekzekutivit britanik në Uashingtonit.
“Dikur dy diktatorë fashistë si Musolini dhe Hitleri po hidhnin bomba si shiu në qytetet britanike. Tani qeveria jonë po qëndron dorë për dore me një tjetër fashist, i cili është Donald Trump. I bëj thirrje qeverisë që të bëjë gjënë e duhur dhe t’a anulojë vizitën e Presidentit amerikan në Britani.”
Megjithatë, nuk ka pranuar që të qëndrojë në të njëjtën linjë me të Sekretari i Jashtëm i Britanisë, i cili përfaqësonte qeverinë në mugnesë të Kryeministres Theresa May.
“E dëgjova krahasimin që ai bëri, por nuk e pranoj atë krahasim. Mendoj se është në interesin tonë që të punojmë me partnerët dhe miqtë amerikanë duke shfaqur natyrisht papajtueshmëri me gjëra të caktuara” u shpreh Johnson.
E ndërkohë, një peticion publik i cili i bën thirrje qeverisë të ndalojë hyrjen e Donald Trump në Britani, ka arritur që të marrë më shumë se 1 milionë firma. Presidenti amerikan ka njoftuar se do të vizitojë vendin ishullor në verën e këtij viti, gjë që ka hasur në kundërshti të shutma pas vendimit të tij për të pezulluar futjen në Sthteve të Bashkaura për qytetarët e shtatë vendeve me shumicë popullsie myslimane.///
