Ballina Blog Faqe 9500

Manjani: Jam në detyrë

0

Me anë te një statusi në Facebook, ministri i Drejtësitë, Ylli Manjani ka përgënjeshtruar lajmin e dalë nga disa portale se ai është larguar nga posti i tij.

Manjani sqaron se lajmi i rremë lidhet anulimin e një konference për shtyp, të cilën ai shton se e ka anuluar për arsye thjesht shëndetësore.

Në reagimin e tij Manjani thekson se as nuk ka dhënë dorëheqje, e as nuk është shkarkuar nga posti i tij si ministër i Drejtësisë.

Statusi i plotë i ministrit Manjani:
“Miq e të njohur më informuan këtë mbrëmje të diele, që portalet kanë shkruar mbi dorëheqjen e më pas shkarkimin tim nga Qeveria. Këto lajme lidhen edhe me anulimin e një konference për shtyp timen.

Dëshiroj tu informoj se:

1. Nuk kam dhënë dorheqje nga detyra! Smë ka shkuar ndërmend një gjë e tillë!

2. Nuk kam asnjë njoftim zyrtar që të jem shkarkuar!

3. Konferencën për shtyp e kisha thirrur për të anoncuar paketën e ndryshimeve në legjislacionin Penal pas dakortësimeve që kam marrë nga kolegët e mi ministra dhe aktorë të tjerë të interesuar!

E anulova këtë gjë për arsye thjesht shëndetësore!

Natën e mirë!”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Genoa refuzon oferten 20 milion euro per futbollistin e saj.

0

Skuadra e Genovas duket se nuk ka ndermend te privohet nga talentet e saj. Pasd transferimit te Ocsmpos te milani nje tjeter oferte ka trokitur ne dyert e klubit te Serie A. Skuadre e Villarealit ka ofruar plote 20 milion euro per Giovanni Simeone qe eshte djali i trajnerit te Atletiko Madrid Diego Simeone. Megjithate skuadra italiane e ka refuzuar kete oferte duke dashur ta mbaje te pakten deri ne fund te sexonit futbollistin, me mundesi qe ta shes me nje cmim me te larte ne merkaton e veres. Ne fakt ofertat per argjentinasin nuk kane munguar me lazzion qe eshte me e favorizuara per te merre sherbimet e tij.

M.Kaso

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksident në Tiranë, përplasen për vdekje nënë e bijë, në pranga shoferi

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në periferi të kryeqytetit, në zonën e Ibës, ku si pasojë e një përplasje, një vajzë e mitur ka humbur jetën, ndërsa nëna e saj ka ngelur e plagosur rëndë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, në Ibë, ku 25- vjeçari I.Sh., ka humbur kontrollin e automjetit tip “Peugeot”, duke dalë nga rruga.

Për pasojë ka aksidentuar këmbësoret nënë dhe bijë, E. V. dhe Xh.V. Gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë fëmija Xh.V., rreth 3 vjeçe, ndërkohë që gruaja ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Nga ana e policisë u bë shoqërimi i të riut, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

E Bujshme, ish lojtari i Realit te Mdridit te Las Palmas.

0

Ish futbollisti i Realit te Madridit Jese i cili aktualisht eshte pjese e PSG ne Lig 1 mund te transferohet serisht ne La Liga. Qe pas transferimit te tij ne Park De Prince Jese nuk ka gjetur shume hapesira ne formacion, kjo edhe per shkak te konkurences se shumte qe egziston ne skuadren nga Parisi. Kjo situate duket se nuk i ka pelqyer aspak futbollistit i cili me shume gjasa do te nderroj ambjent qe ne merkaton e janarit. Sipas as.com skuadra spanjolle e Las Palmas ka avancuar ne bisedime me PSG dhe pritet qe diten e sotme te behet edhe zyrtarizimi i futbollistit te skuadra e re.

M.Kaso

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Milan bene goditjen e premtuar nga Galliani.

0

Rreth ores 9 te paradites se sotme ka filluar aventura e Argjentinasit Lukas Ocamposme skuadren e Milanit. Ish lojtari i Genoas eshte paraqitur ne kliniken “La Madonina” per te kryer edhe ritalin e vizitave mjekesore dhe me pas te behet edhe prezantimi zyrtar i tij ne ambjentet e klubit kuq e zi. Menjehere pas largimit te Niang ne Premier League te Watford, administratori i deleguar i Milanit Adriano Galliani kishte premtuar se ishte ne bisedime me Genoan per transferimin e futbollistit ne Milano. Ocampos eshte transferuan ne forme huazimi te Milani deri ne fund te sezonit per shumen e 500 000 eurove. “Jam i kenaqur qe jam ketu do te perpiqem te bej me te miren e mundshme”. Keto ishin fjalet e para te futbollistit qe do te jet menjehere ne dispozicion te trajnerit Montela.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjykata pezullon vendimin e Trump për emigrantët nga vendet myslimane

0

Një gjykatë federale në Nju Jork ka lëshuar një urdhër të jashtëzakonshëm me të cilin përkohësisht ndalon SHBA-në që të dëbojë qytetarët nga vendet të cilat presidenti amerikan, Donald Trump ka ndaluar hyrjen e tyre në vend.

Gjykatësja Ann Donnelly lëshoi një urdhër të shtunën në mbrëmje, pasi avokatët e Unionit Amerikan për Liritë Civile kishin ngritur padi në emër të qytetarëve nga shtatë vende myslimane, që u bllokuan në aeroportet në mbarë vendin, pas hyrjes në fuqi të ligjit që ndalon hyrjen e tyre në SHBA.

Ky vendim, i cili vlen në të gjithë vendin, u mirëprit nga një numër i madh i protestuesve që ishin mbledhur para sallës së gjyqit në Bruklin.

Urdhri ndalon policinë kufitare amerikane që të kthejë këdo që ka mbërritur në SHBA nga Iraku, Siria, Irani, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni.

Vendimi do të jetë në fuqi deri në seancën e radhës, të planifikuar për 21 shkurt, dhe vlen për njerëzit me viza të vlefshme si dhe për të gjithë ata të cilëve u është miratuar kërkesa e refugjatit.

Më 27 janar, një urdhër ekzekutiv i nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump pezullonte programin amerikan për refugjatët për 120 ditë.

Trump urdhëroi sekretarin e Shtetit të rishikonte programin amerikan të refugjatëve gjatë pezullimit prej 120 ditësh për t’u siguruar që personat e miratuar si refugjatë nuk përbëjnë një kërcënim për sigurinë dhe mirëqenien e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Urdhri gjithashtu ndalonte në mënyrë specifike shtetasit sirianë të hyjnë në SHBA qoftë si emigrantë apo joemigrantë, sepse duke i lejuar ata do të ishte e dëmshme për interesat e Shteteve të Bashkuaratë Amerikës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Emigrantët, Papa Francesku bën deklaratën shokuese për Donald Trump

0

“News Service” shkruan se Papa Françesku ka dënuar hipokrizinë nga të krishterët të cilët janë të pamëshirshëm ndaj refugjatëve dhe personave të besimeve të tjera, duke iu drejtuar një mbledhjeje të pelegrinazhit të katolikëve dhe nga Gjermania.

Papa kritikoi ashper ata që duan të mbrojnë krishterimin në Perëndim dhe nga ana tjetër janë kundër refugjatëve dhe feve të tjera.

“Kjo nuk është diçka që e kam lexuar në libra, por në gazeta dhe në televizion çdo ditë,” tha ai.

Ai vazhdoi të citonte disa rreshta nga Bibla dhe më pas tha: “Është hipokrizi ta quash veten të krishterë dhe të dëbosh një refugjat ose dikush që kërkon ndihmë, dikush që është i uritur ose i etur, të dëboj dikë dikush që ka nevojë për ndihmën time.

Nëse unë them që jam i krishterë, por i bëj këto gjëra, unë jam një hipokrit.

Të gjitha vendet duhet të përqendrohen në “shërbimin ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe atyre që kanë braktisur vendet e tyre në kërkim të një të ardhmeje më të mirë për veten dhe familjet e tyre.

Duke e vënë veten në shërbim të atyre që kanë nevojë, do të ndiejmë se jemi të bashkuar, është mëshira e Perëndisë që na bashkon”, tha Papa.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kryeministri Trudeau kundër Trump për emigrantët në SHBA: Në Kanada jeni të mirëpritur

0

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka replikuar Trump-in në lidhje me ndalimin e refugjatëve në Amerikë, nga presidenti Donald Trump, duke i bashkangjitur mesazhit të tij në Tëitter, një foto me një vajzë siriane në aeroportin e Torontos.

Nuk ka rëndësi cila është feja juaj, në Kanada jeni të mirëpritur. Diversiteti është forca jonë’.

Trudeua ka përdorur rrjetet sociale për tu solidarizuar me të gjithë ata që ikin nga lufta dhe tmerri, një mesazh që është ndarë në Twitter nga mijëra njerëz.

Të shumta kanë qenë përgjigjet dhe falënderimet për kryeministrin, mbi të gjitha nga qytetarët amerikan.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ismet Drishti per 20 vjecaret dhe freshistat

1

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Greqia jep dënimin me burg për shtatë rekrutët që bënë shqiponjën

1

Shtatë rekrutët shqiptarë në Greqi, të cilët u fotografuan duke bërë me duar shqiponjën, janë dënuar me 60 ditë burg.

Vendimi është dhënë, pas hetimeve të Shtabit të Përgjithshëm ndërsa është firmosur dhe nga ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos.

Sipas gazetës “Protothema”, hetimi është ende në vazhdim. Kjo foto e bërë në repartin e këmbësorisë së ushtrisë greke, në Mesologji, ngjalli një furtunë me reagime.

Madje ministri grek i Mbrojtjes, i njohur si nacionalist, akuzoi se në këtë foto ka gisht edhe kryeministri Edi Rama, nisur nga debati i vitit që shkoi për çështjen çame, e që Panos Kamenos e lidh me “Shqipërinë e Madhe”.

Rekrutët do të bënin betimin e tyre në datën 2 shkurt dhe do të shërbenin në ushtrinë greke për 9 muajt e ardhshëm.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx