Nepotizmi i Bushit në Bashkinë e Krujës Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi ka urdhëruar pushimin nga puna për motive politike të 4 punonjësve në Stacionin e Mbrojtjes Kundër Zjarrit (PMNZSH) duke emëruar militantë dhe persona me precedentë penalë në kundërshtim me ligjin. Megjithëse në këtë institucion janë zbuluar shkelje të rënda nga Drejtoria e Inspektimit Financiar Publik dhe është kërkuar që të merren masa nga kreu i Bashkisë, Bushi jo vetëm që nuk ka marrë asnjë masë për përmirësimin e gjendjes, por e ka mbushur këtë institucion me militantë të PS dhe të paaftë. Bëhet e ditur se në këtë insitucion janë emëruar pesë punonjës me lidhje familjare vetëm pse janë militantë të PS dhe njerëz të afërt të Bushit. Bushi për të realiziaur qëllimet e tij nepotike ka emëruar Komandant Stacioni të PMNZSH Altin Shullazin, në kundërshtim me ligjin. Sipas burimeve nga ky institucion, Shullazi jo vetëm që është mbi 35 vjeç, ndërsa ligji e parashikon moshën poshtë 35 vjeç, por nuk ka as diplomë të shkollës së mesme. Me kërkesën e punonjësve është ushtruar kontroll nga Drejtoria e Inspektimit Financiar Publik, e cila me Shkresën Nr.7629/4 Prot 17.08.2016, parashikon se, “Nga verifikimi i dosjeve personale të punonjësve, kryer nga Drejtoria e PMNZSH-së në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë rezultuar parregullsi mbi pranimet në strukturat e PMNZSH-së për të cilat ka dhënë rekomandimet përkatëse për marrjen e masave. Referuar Ligjit nr.152/2015, “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, neni 7, pika 3 Drejtoria ose sektori i shërbimit të MZSH-së është në varësi të kryetarit të Bashkisë. Për sa më lart, lutemi zbatimin e rekomandimeve përkatëse për marrjen e masave në lidhje me mangësitë e konstatuara nga kontrolli i ushtruar nga Drejtoria e PMZSH-së dhe që rezultojnë ende të pazbatuara”. Ndërkohë është vënë në dijeni edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Shullazi sapo është emëruar si komandat i Stacionit të PMNZSH ka pushuar nga puna katwr punonjës ndonëse ata ishin punësuar brenda kritereve. Bëhet e ditur se pushimi i tyre nga puna është bërë për motive politike Është liruar nga detyra Fadil Llani, themelues i PMNZSH Krujë. Motivacioni i largimit nga detyra performancë e dobët (masë disiplinore). Ka ezauruar rrugën gjyqësore. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka vendosur në favor të tij. Ardian Karaj, lirim nga detyra me motivacionin e mospërmbushjes së kritereve ligjore (mbi 35 vjeç). Ka ezauruar rrugën gjyqësore. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka vendosur në favor të tij. Gëzim Pani, lirim nga detyra me motivacionin e mospërmbushjes së kritereve ligjore (mbi 35 vjeç). Ka ezauruar rrugën gjyqësore. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka vendosur në favor të tij. Sapo mori detyrën e komandantit të Stacionit të PMNZSH, Shullazi e mbushi këtë institucion me njerëz të fisit të tij dhe njerëz të një familjeje. Eduard Tupi, militant i Partisë Socialiste, vëllai i Aliut. Ali Tupi, militant i Partisë Socialistë dhe vëlla i Eduardit, emëruar në kundërshtim me Ligjin (38 vjeç) dhe pa gjimnaz. Ardian Hyka, dhëndër i Eduardit dhe Aliut, emëruar në kundërshtim me Ligjin (49 vjeç). Bujar Citozi, daja. Fatbardh Daci, baxhanak, emëruar në kundërshtim me Ligjin (50 vjeç). Po ashtu është punësuar edhe Roland Mallkuci, i cili ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata për shkaktim të aksidentit në punë. Rikthyer në detyrë.
Nepotizmi i Bushit në Bashkinë e Krujës
Meta flet për herë të parë për përplasjet PS-LSI, ja çfarë thotë
Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për përplasjet e ditëve të fundit brenda koalicionit qeveritar.
Në fillimi Lefter Koka e më pas edhe Vangjel Tavo kanë patur akuza të forta për PS-në dhe Policinë e Shtetit.
Mirëpo, kreu i LSI-së, në një takim me strukturat e partisë në Njësinë 5 në Tiranë, tha se LSI është për zgjidhje institucionale dhe jo për retorika konfliktuale politike.
“Zgjidhja institucionale me përgjegjshmëri të plotë dhe jo retorikat konfliktuale politike, fajësuese dhe shfajësuese, do ta çojnë angazhimin tonë për forcimin e shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit në vend në nivele të reja, shumë më të larta dhe të qëndrueshme.
Ky është vizioni dhe kjo është përgjegjshmëria e Lëvizjes Socialiste për Integrim”, – deklaroi kryetari i LSI-së.
Duke u ndalur te zhvillimet në rajon, Kryetari i LSI-së përshëndeti qëndrimin pozitiv të Sekretarit të ri të Mbrojtjes së SHBA-ve për Kosovën, i cili konfirmoi se stabiliteti dhe siguria e Kosovës është një prioritet i rëndësishëm për administratën e re të SHBA-ve.
“Përshëndes një qëndrim mjaft pozitiv të Sekretarit të ri të Mbrojtjes së SHBA-ve, Mattis për Kosovën, që konfirmoi përkundër çdo lloj shqetësimi dhe paragjykimi më parë se stabiliteti dhe siguria e Kosovës është një prioritet shumë i rëndësishëm edhe për administratën e re të SHBA-ve dhe kjo është tepër pozitive duke patur në konsideratë tensionimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi kohët e fundit.
Dhe njëkohësisht shumë e rëndësishme për stabilitetin e gjithë rajonit tonë në këto kohë ndryshimesh, por edhe pasigurish”, – deklaroi Meta.
Shpërthimi në makinën në Vlorë, policia: Ja e vërteta e lëndës plasëse
Policia zbulon të tjera detaje mbi shpërthimin e makinës në Vlorë në orët e para të mëngjesit. Burime nga policia kanë bërë të ditur se lënda eksplozive nuk ishte e vendosur në makinë, por ishte hedhur nxitimthi në tokë.
“Lënda eksplozive e dyshuar nuk ka qenë e vendosur poshtë mjetit në ndonjë vend të caktuar, por është hedhur aty për aty poshtë mjetit në sipërfaqen e tokes”- sqaron policia.
Fakti se lënda eksplozive ka qenë e vogël dhe në një distancë me fundin e mjetit, ka dëmtuar pjesërisht makinën në pronësi të Flamur Lamajt (Peçaj).
Të njëjtat burime njoftojnë se për këtë arsye gropa që ka bërë shpërthimi poshtë mjetit është e vogël, gati 15-20 centimetra e gjerë dhe 2.5 centimetra e thellë.
Kapen me 5.5 milionë paund drogë, në pranga gangsteri shqiptar dhe gruaja e tij
Policia britanike ka vënë në pranga një çift shqiptar pasi drejtonin një rrjet ndërkombëtar të kanabisit. Bëhet me dije se pranga përfunduan Besnik Hoxha, 32 vjeç, si dhe gruaja e tij, Ifigjenia Cipi, 31 vjeçe.
Nëpërmjet një llogarie me emër të rremë, ata kishin xhiruar rreth 5.5 milionë paund, ndërsa financonin udhëtime të shumta e bashkëshortja blinte veshje të shtrenjta. Transaksionet bankare kryheshin kryesisht nga 31 vjeçarja.
Hoxha fillimisht ishte i dyshuar si i përfshirë në ngritjen e një ferme kanabisi në zonën e Manchester. Besnik Hoxha ka pranuar përfshirjen në trafikun e kanabisit nga mesi i muajit maj të vitit 2014 deri në korrik të vitit të kaluar, ndërsa gruaja e tij ka pranuar se posedonte dokumente të rreme greke të identitetit.
Çifti, i cili ka jetuar në Cedric Road, Crumpsall dhe kanë dy fëmijë të vegjël, tani janë burgosur në Gjykatën e Manchesterit. Pas burgimit, ata përballen me dëbimin pasi kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky është rasti i fundit pas një vargu të gjerë hetimesh, të cilat janë fokusuar në pastrimin e parave në zonën e Cheetham Hill.
Gruaja ka deklaruar se kishte marrë kartë identiteti greke për shkak të paragjykimeve ndaj shqiptarëve kur marrin me qira banesa.
Për burrin është kërkuar një burgim prej dy vitesh, ndërsa për gruan burgim prej 1 viti, vendim i cili e ka habitur atë.
Sasia e drogës së sekuestruar ishte rreth 140 mijë paund, ndërsa shitja e saj me pakicë kapte fitime rreth 5.5 mln paund. Në këtë trafik ishin përfshirë rreth 20 persona.
Aksident në Kamëz, përplasen rëndë dy makina
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kamëz mëngjesin e sotëm, ku dy makina janë përplasur fort më njëra-tjetrën. Paraprakisht mësohet se nuk ka viktima, ndërsa pritet edhe informacioni zyrtar nga policia e Tiranës.
Shpërthen deputeti i PS-së: Më mirë koalicion me PD-në, se me Metën
Deputeti i PS-së, Vladimir Kosta ka reaguar ashpër ndaj LSI-së dhe akuzave të kësaj të fundit drejtuar Policisë së Shtetit.
Kosta ka shigjetuar Vangjel Tavon, të cilin e quan “ordiner”. Më tej Kosta shkruan se PS-ja duhet të ndahet nga LSI-ja dhe të dalë e vetme në zgjedhje.
STATUSI I VLADIMIR KOSTES:
Aleanca me LSI-në , është vetëm – për PS- në !
Kam pasur jo pak kritika për punën e ministrave të LSI apo dhe deputetët e saj. Madje për Tavon, që sillet si beu i ri arrogant i Gjirokastrës, mund të flisja gjatë edhe për çështje konkrete. E kam akuzuar dhe e akuzoj publikisht për abuzime dhe shpërdorime skandaloze me pushtetin politik që i është dhënë në Gjirokastër, si dhe për sjelljen e tij ordinere dhe fjalorin e ulët ndaj drejtuesve të PS dhe Kryeministrit. Tavo është njeriu i fundit që duhet të akuzonte dhe të hidhte baltë më qeverisjen dhe strukturat e shtetit. Nuk ka as moralin si zyrtar dhe as si politikan të lëshojë akuza kriminale.
Teksa po dëgjoj nga përfaqësuesit e LSI të hedhin vrer ndaj PS dhe qeverisë ku edhe ata janë pjesë, shoh që akuzat e tyre janë dhe më të ndyra se sulmet që na bën Saliu. Por këto ditë po shoh atë që shohin gjithë shqiptarët; LSI po sulmon PS-në dhe qeverinë më keq dhe në mënyrë më të poshtër se PD. Nuk e kuptoj pse LSI rri ende në qeveri dhe koalicion kur paskan kaq shumë akuza ndaj PS dhe kur dyshokan për skenarë haluçinant nga ana e policisë.
Personalisht mendoj se vazhdimi i koalicionit me LSI është i pamundur dhe duhet të ndahemi menjëherë. Nuk na bashkon asgjë me ta. PS është forcë kryesore në vend dhe fiton e vetme. Për kolegët e mi që kanë merak numrat, u them se PS mund të jetë në koalicion me çdo parti tjetër që nuk ka stil pune pazaret dhe shantazhet. E them këtë sepse dhe nga pikëpamja e raporteve njerëzore kjo aleancë me LSI ka marrë fund.
Ne nuk mund të jemi në aleancë me deputetë që nuk kanë pikë respekti për kolegët e tyre të partisë aleate. Me deputetë që thonë se jemi aleatë dhe fyejnë e shajnë gjithë ditën jo vetëm kolegët e PS, por edhe Kryeministrin dhe qeverinë ku janë pjesë. Edhe deputetët e PD janë më dinjitoz si kundërshtarë politik sesa LSI. Ky mund të jetë një qëndrim më radikal, por më mirë të qeverisë PS-PD se sa me LSI në koalicion.
Biseda telefonike/ Trump e Putin marrin një vendim që të gjithë e kemi pritur
Këtë të shtune është zhvilluar një bisedë telefonike mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Qëllimi i kësaj bisede shihet si përpjekje për të vendosur bashkëpunim mes dy shteteve.
Ndërkohë Kremlini zyrtar ka dhënë disa detaje se cfarë është diskutuar në këtë telefonate që zgjati më shumë se 45 minuta.
Kremlini ka theksuar se Uashingtoni dhe Moska kanë rënë dakord për intensifikim të raporteve, me qëllim mposhtjen e ISIS në Siri.
Dy liderët më të rëndësishëm botërorë kanë folur edhe për intensifikimin e raporteve mes shtetit amerikan dhe atij rus, sidomos nga ana ekonomike. Nën presidencën Obama, ka pasur një ftohje të madhe mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, kurse Trump ka premtuar vendosje të raporteve të mira me Moskën. “Të dyja palët kanë treguar gatishmërinë për të punuar për intensifikimin e raporteve të përbashkëta. Ata kanë rënë dakord për një strategji të përbashkët ekonomike dhe politike amerikane dhe ruse”, thuhet në deklaratën e dalë nga Kremlini. Më tej, aty nënvizohet se Trump dhe Putin kanë rëbnë dakord për bashkëpunim “partnerial” për çështje të tilla si Ukraina, programi bërthamor i Iranit, tensionet në Gadishullin Korean, dhe konflikti Izrael – Palestinë, shkruan “Reuters”.
Nëpërmjet një akti normatvi qeveria detyron çdo person të vetpunësuar që të paguajë kontributet shoqërore
Nëpërmjet një akti normatvi qeveria detyron çdo person të vetpunësuar që të paguajë kontributet shoqërore dhe shëndetësore. Akti normativ i miratuar në 25 dhjetor të 2016-s, ndryshon ligjin për mbledhjen e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore dhe ka për qëllim që personat të cilët kanë një biznes dhe marrin për ndihmë të afërmit në biznesin e tyre, duhet t’i paguajnë këto kontribute.Paga mbi të cilën do të llogariten kontributet shoqërore është 22 mijë lekë. Kjo do të thotë se një i vetpunësuar do të paguajë rreth 2 mijë lekë të reja për kontributet shoqërore. “Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar, llogariten si përqindje mbi një pagë bruto, jo më të ulët se paga minimale në shkallë vendi dhe jo më të lartë se paga maksimale, e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.///
Mbrëmjet e janarit e kanë gjetur selinë e Partisë Socialiste më dritat ndezur.
Mbrëmjet e janarit e kanë gjetur selinë e Partisë Socialiste më dritat ndezur. Edi Rama dhe Gramoz Ruçi, herë së bashku e herë në alternim me njëri-tjetrin, kanë thirrur për raportim shtabet e partisë sipas qarqeve. Bëjmë me dije se në mbledhjet e qarqeve kanë marrë pjesë: të deleguarit e kryesisë sipas qarqeve, deputetët e zonave, kryebashkiakët, koordinatorët elektoralë, kryetarët e partive sipas bashkive, kryetarët e FRESSH-it, kryetaret e Forumit të Gruas dhe koordinatorët dixhitalë.Në mbledhje kanë marrë pjesë dhe një pjesë e sekretarëve të PS-së, si: sekretari për marrëdhëniet me koalicionin, Musa Ulqini, ai i dixhitalizimit, Alfred Peza, sekretarja e koordinimit elektoral, Blerina Gjylameti dhe ajo e rinisë, Elisa Spiropali. Në emër të shtabeve sipas qarqeve kanë raportuar të deleguarit e kryesisë.///
Gjermania, presion BE-së të shpejtojë marrëveshjet tregtare me vendet aziatike
Gjermania i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të premtën që të shpejtojë marrëveshjet për tregti të lirë me disa shtete, kryesisht në Azi si përgjigje ndaj skepticizmit për këtë të shprehur nga presidenti i ri amerikan, Donald Trump, raporton Reuters.
Në një dokument që i është prezantuar ministrave të financave të BE-së gjatë një takimi në Bruksel, dhe që është parë nga Reuters, fuqia më e madhe ekonomike e bllokut evropian e ka përsëritur qëndrimin e saj se Trump, krahas largimit të Britanisë nga BE-ja, paraqet rrezik për ekonominë botërore.
“Blloku duhet të fuqizojë politikat e përbashkëta në sektore si mbrojtja, diplomacia dhe ekonomia”, thuhet në këtë dokument sipas Reuters.
Në javën e parë në detyrë, presidenti Trump ka nënshkruar largimin e SHBA-së nga marrëveshja e Partneritetit të Trans-Paqësorit me shtetet aziatike.
Dokumenti gjerman përmend 12 shtete, kryesisht në Azi, të cilat janë në faza të ndryshme të negociatave me Brukselin.
“Komisioni (Evropian) duhet të ketë iniciativën tani që të arrij progres përfundimtar në këto negociata”, thuhet në dokument.
Aty nënvizohen marrëveshje potenciale me Indonezinë, Filipinet, Malajzinë, Indinë, Kinën, Vjetnamin, Singaporin, Japoninë, Australianë, dhe Zelandën e Re.///

