Ballina Blog Faqe 9524

Shtohen viktimat e gripit, MSH konfirmon rastin e katërt

0

Shkon në katër numri i viktimave si pasojë e virusit të gripit në vendin tonë.

Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në spitalin e Sanatoriumit në kryeqytet, ku ka ndërruar jetë një i moshuar.

Ministria e Shëndetësisë informon se pacienti S. K., 76 vjeç, banues në Tiranë, i shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” më datë 5 janar, me diagnozë “Pneumonia dexter at insufiçencë Respiratore”, dhe me sëmundje shoqëruese, Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike, Diabetues Mellitus, Status Post By-Pass, i cili, në përgjigje të mostrave ekzaminuara nga Instituti i Shëndetit Publik ka rezultuar pozitiv për virusin ​e gripit të stinës AH3N2, ka ndërruar mbrëmjen e 11 janarit.

MSH bën me dije se ky është rasti i katërt i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara në 5 janar dhe 11 janar nga Ministria Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Njeriu i dëborës” zbulon trafikun e drogës në Tiranë, 4 të arrestuar

0

Një operacion i policisë së kryeqytetit i koduar “Snow men” (Njeriu i dëborës) ka zbuluar lëndë narkotike duke vënë në pranga katër persona.

Ylber Gega, 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, Ylber Zllami, 36 vjeç, Albert Ajdini, 27 vjeç dhe Leonard Çela, 37 vjeç, që të tre banues në Tiranë, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin aktivitetin e shpërndarjes së lëndës së dyshuar narkotike kanabis sativa në afërsi të autostradës Tiranë – Durrës pranë fshatit Domje, Qaf Kashari, shinat e trenit etj.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga policia për të dyshuarit se do bënin një shkëmbim të një sasie të konsiderueshme lënde të dyshuar narkotike kanabis saiva, në zonën e Domjes pranë autostradës Tiranë- Durrës, gjatë ditës së djeshme, teksa kishte rënë edhe dëborë, prej të cilit mori edhe emrin operacioni, efektivët e policisë janë vënë në lëvizje me qëllim kapjen në flagrancë të tyre.

Më konkretisht janë konstatuar dy automjete, një “Ford” dhe një “Opel”, të cilat kanë ndaluar pranë njëra tjetrës me disa persona në brendësi të tyre, e më pas kanë kaluar në një fushë pranë shinave të trenit.

Menjëherë është bërë ndërhyrja nga ana e policisë dhe është ushtruar kontrolli në automjetet e mësipërm, ku janë gjetur gjashtë thasë të zinj me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, në pjesën e bagazhit dhe katër thasë të tjerë në sediljen e pasme të automjetit tip “Ford”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 58 kilogramë e 600 gramë lëndë narkotike kanabis sativa, dy automjetet dhe gjashtë aparate telefonik celular të markave të ndryshme.

Lidhur me këtë rast po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Barack Obama bëhet shoqëruesi i dhëndrit të punonjësit të tij

0

Presidenti në ikje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama fundjavën e lënë pas, la mënjanë petkun e kryetarit të shtetit, për t’u bërë shoqëruesi i dhëndrit të tij.

Ai mori pjesë në ceremoninë martesore të Marvin Nicholson me Helen Pajcic, e cila u mbajt në një shtëpi private në Jacksonville, të Florida.

Obama shoqërohej nga sekretari amerikan i shtetit, John Kerry. Nicholson ka punuar si drejtor në kabinetin e Obamës dhe bashkë me Helen, kanë punuar për të edhe gjatë fushatës së vitit 2008, shkruan noa.al.

Ndërkohë Pajcic ka punuar në Departamentin e Edukimit, gjatë qeverisjes së Obamës

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mrekulli për ‘vogëlushen e Napalm’ pas dëmtimeve nga bomba

0

Mrekulli në sajë të ndërhyrjes me lazer për ‘vogëlushen e Napalm’. Në moshën 53-vjeçare Kim Phuc Phan Thi do mund të ndjejë më në fund përkëdheljet e nipit të saj në lëkurën e djegur 45 vite më parë, nga sulmi i bërë me bombë, me avion.

Phan Thi ishte 9 vjeçe, kur në 8 korrik të vitit 1972 fotografi i ‘Associated Press’ Nick Ut, e fotografoi teksa e terrorizuar dhe e zhveshur arratisej nga bombat.

Fotografia e saj u bë dëshmi ikonë e horroreve të luftës. Gruaja që siç shkruan noa.al jeton në Kanada, ka përmbyllur në ditët e para të janarit një cikël të plotë terapish të avancuara pranë një spitali në Miami.

Në këtë mënyrë asaj i’u hoqën të gjitha shenjat e djegies, duke i rikthyer ndjeshmërinë.

In this Sept. 25, 2015 photo, Kim Phuc shows burn scars on her back and left arm at a hotel in Miami. The scars were caused by a napalm attack when she was 9 years old in Trang Bang, Vietnam. While she spent years doing painful exercises to preserve her range of motion, her left arm still doesn’t extend as far as her right arm, and her desire to learn how to play the piano has been thwarted by stiffness in her left hand. Tasks as simple as carrying her purse on her left side are too difficult. (AP Photo/Nick Ut)
Holding an autographed poster, Jesuit Father Tan Pham, right, parochial vicar at Transfiguration Church, Marietta, poses with Kim Phuc Phan Thi. “I grew up five kilometers (3 miles) from her village (Trang Bang). I’ve waited 41 years to meet her,” said Father Pham. The bottom of the poster bears Phuc’s words – “We cannot change history, but with love we can heal the future.” Photo By Michael Alexander
In her right hand Kim Phuc Phan Thi holds a glass of coffee, and in her left hand she holds a glass of water. Thi used the coffee to symbolize the darkness in her heart before she overcame the challenge to forgive, and the water represents her heart after she learned how to forgive those who had hurt her. She gave the example during an Oct. 22 presentation at Marist School’s Centennial Center. Photo By Michael Alexander
Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pesë kushtet që partitë e vogla nuk i negociojnë për zgjedhjet e qershorit

0

Partitë e vogla parlamentare të opozitës të mbështetura edhe nga PDIU dhe LIBRA i dorëzuan dje në zyrë ambasadores së delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, pesë kushtet e tyre si garanci të votës së lirë të 18 qershorit.

Sipas këtij memorandumi, kushti i parë ka të bëjë me “realizimin e identifikimit biometrik të zgjedhësve, votimin elektronik, si dhe numërimin elektronik të votave nëpërmjet një sistemi të aplikuar në shkallë vendi”.

Kushti i dytë lidhet me “dekriminalizimin e procesit zgjedhor nëpërmjet zbatimit me intensitet, shpejtësi dhe forcë të ligjit 138’2015 për dekriminalizimin e strukturave të fushatës zgjedhore të partive, largimin e bandave dhe elementëve kriminalë nga procesi zgjedhor, fushata dhe veçanërisht, prania e tyre ditën e zgjedhjeve”.

Kushti i tretë sipas të vegjëlve, “duhet të ulet kostoja e fushatës zgjedhore në mënyrë drastike, të bëhet transparencë efikase e shpenzimeve dhe burimeve të financimit, të forcohen ndalimet për financimin dhe të forcohen penalitete, përfshirë ato në Kod Penal, përfshirë kategorizimin e shitblerjes së votës në krim të rëndë.

Si kusht të katërt, partitë e vogla kërkojnë “të ndalohet rreptësisht përdorimi i burimeve njerëzore të administratës publike në fushatë si dhe të ndalohet rreptësisht përdorimi i burimeve materiale të administratës publike”.

Kushti i fundit ka të bëjë me “garantimin e aksesit të drejtë në media dhe mbulimin mediatik si dhe reduktimin dhe nominimin e hapësirës publicitare në fushatën zgjedhore”, shkruan “Gsh”.

Në memorandumin e partive të vogla parlamentare thuhet: “Ne partitë parlamentare nënshkruese të këtij memorandumi konsiderojmë se përmbushja e kushteve të mësipërme është një minimum i domosdoshëm dhe i pakapërcyeshëm për një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe të besueshëm dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Një proces reforme duhet patjetër të zgjidhë çështjet e mësipërme për të qenë efektiv dhe i besueshëm. Mospërmbushja e tyre është garanci që zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë zgjedhjet që presin shqiptarët dhe që hapin rrugën e integrimit evropian, por janë vetëm votime të manipuluara, që nuk pasqyrojnë vullnetin e shqiptarëve. Në këtë kuadër, i kërkojmë shumicës qeverisëse, si mbajtësja e përgjegjësisë kryesore dhe çdo faktori tjetër politik dhe shtetëror të tregojnë vullnetin e mirë politik për sigurimin e standardeve zgjedhore nëpërmjet mbështetjes publike të kushteve të mësipërme dhe kontributit për realizimin e tyre”.

Pas takimit, kreu i PR-së, Fatmir Mediu paralajmëroi bojkot të parlamentit nëse nuk pranohet përdorimi i teknologjisë.

Ndryshe nga të djathtët, PDIU-ja e mazhorancës këmbënguli më shumë tek depolitizimi i procesit. “Ose të jemi të gjithë pjesë e infrastrukturës zgjedhore, ose sistemi të kalojë në një stad tjetër. Historia e sistemit me dy partitë kryesore, njësoj si sistem Stalinist, që numërojnë dhe rezultatet ua japin të tjerëve aq sa duan dhe si duan ato është një epope që duhet të marrë fund”, deklaroi deputetja Mesila Doda. Kurse deputetja e LIBRA-s, zj.Mimoza Hafizi u shpreh: “Kërkesa kryesore që pranohet është ajo e administrimit teknologjik të zgjedhjeve të ardhshme, si numërimi elektronik, e cila do ta çtensionojë mjaft situatën në zgjedhjet e ardhshme”.

Kushtet e partive të vogla për zgjedhjet e 18 qershorit

1- Realizimin e Identifikimit biometrik të zgjedhësve, votimin elektronik si dhe numërimin elektronik të votave nëpërmjet një sistemi të aplikuar në shkallë vendi, që integron në një proces të tre komponentët e mësipërm.

2- Dekriminalizimin e procesit zgjedhor nëpërmjet zbatimit me intensitet, shpejtësi dhe forcë të ligjit 138’2015 për dekriminalizimin e strukturave të fushatës zgjedhore të partive, largimin e bandave dhe elementëve kriminalë nga procesi zgjedhor, fushata dhe veçanërisht prania e tyre ditën e zgjedhjeve.

3- Duhet të ulet kostoja e fushatës zgjedhore në mënyrë drastike, të bëhet transparencë efikase e shpenzimeve dhe burimeve të financimit, të forcohen ndalimet për financimin dhe të forcohen penalitetet, përfshirë ato në Kod Penal dhe kategorizimin e shitblerjes së votës në krim të rëndë.

4- Të ndalohet rreptësisht përdorimi i burimeve njerëzore të administratës publike në fushatë si dhe të ndalohet rreptësisht përdorimi i burimeve materiale të administratës publike:

5- Garantimi i aksesit të drejtë në media dhe mbulimi mediatik, si dhe reduktimi e nominimi i hapësirës publicitare në fushatën zgjedhore.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gruaja e martuar dhe me dy fëmijë sulmohet nga i riu: Më kërkon lidhje

0

Për tetë muaj me radhë, një 23-vjeçar është kthyer në makthin e një gruaje të martuar në Tiranë, duke iu qepur këmba-këmbës me kërkesën për një lidhje intime. E ndierë e frikësuar nga i riu, që ishte fqinj i saj, gruaja, nënë e dy fëmijëve të mitur, e ka kallëzuar atë në polici.

Kallëzimi i saj ka rënë në “vesh të shurdhër”, ndërkohë që “tmerri” i gruas nga fqinji, që i shkonte te vendi i saj i punës, e ndiqte në rrugë, apo i thyente xhamat e dritares vijonte.

Janë dashur të paktën pesë kallëzime të njëpasnjëshme të të dëmtuarës K. A. në Policinë e Tiranës, si dhe një kallëzim i vetë babait të 23-vjeçarit të quajtur Alban Hadëri, që ai të arrestohej dhe të vendosej para përgjegjësisë penale.

Gjykata e Tiranës ka përfunduar pak ditë më parë gjykimin ndaj tij për akuzën e “përndjekjes”. Ai u deklarua i fajshëm dhe u dënua me 1 vit heqje lirie.

Seria e kallëzimeve

Referuar vendimit të shpallur nga gjyqtari Erjon Bani, kallëzimi i parë i të dëmtuarës është regjistruar më 19 maj 2016. Ajo ka rrëfyer se punonte si shitëse dhe se gjatë orarit të punës dy fëmijët e mitur i kanë rrëfyer se fqinji i tyre, Alban Hadëri, u kishte thyer një xham të dritares.

“Ndihem e kërcënuar për vete dhe familjen”, ka thënë ajo, duke shtuar se 23-vjeçari ato ditë e kishte kanosur me fjalë të ndryshme dhe e kishte shtyrë. Po ashtu, ajo ka sqaruar se i kallëzuari vuante nga probleme mendore dhe se për veprimet e tij kishte vënë në dijeni edhe të atin e tij.

Më 13 qershor 2016, ajo ka kallëzuar të njëjtën gjë. Faktet janë konfirmuar dhe nga babai i të pandehurit, K. Hadëri, i cili ka thënë se ishte në dijeni të kallëzimit dhe se dy herë të tjera djali i tij i kishte thyer xhamat të dëmtuarës… Pas disa kallëzimesh të tjera, në kallëzimin e datës 22 korrik ajo ka thënë:

“Unë jam drejtuar mbi pesë herë në polici dhe hera fundit ka qenë para një muaji dhe se në Prokurori para dy muajve jam thirrur, por në të tëra rastet unë s’po marr zgjidhje dhe jam nën një terror psikologjik nga ky person, Alban Hadëri. Jam në terror për jetën dhe kërkoj ndërhyrje urgjente dhe ndihmë nga shteti”.

“Kërkon lidhje intime”

Në kallëzimin e 22 korrikut 2016, e dëmtuara K. A., ka rrëfyer para oficerëve të policisë se 23-vjeçari e përndjek për lidhje intime.

“Kallëzoj se kam kërcënime me jetë dhe përndjekje në çdo ditë të jetës sime nga shtetasi Alban Hadëri. Prej 8 muajsh e në vazhdim, ky person më ndjek nga pas dhe kërkon me çdo kusht që unë të krijoj lidhje intime me të. Unë jam munduar ta sqaroj dhe t’i bëj me dije se jam grua e martuar, kam dy fëmije të mitur dhe të më lërë të qetë, por person sërish nuk bindet. Unë jam drejtuar disa herë në polici, ku dhe kam depozituar kallëzim penal ndaj këtij shtetasi. Ai nuk merr vesh, dhe për faktin se ka probleme psikike me veten e tij”, citohej kallëzimi në vendimin e gjykatës, shkruan ‘Panorama’.

Më tej, ajo ka pohuar se atë ditë i pandehuri i ka shkuar te vendi i saj i punës.

“Unë nuk e kam takuar dhe i jam fshehur, pasi ai më ka sulmuar dhe shtëpinë me një tullë para disa kohësh”, vijohej në kallëzim. Sipas vendimit të Gjykatës, i pandehuri qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg” që prej 24 korrikut 2016.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dëbora në Tiranë mbush spitalin me pacientë, 76 persona pësuan fraktura

0

Reshjet e dëborës në Tiranë janë shoqëruar edhe me lëndime dhe fraktura. Në kryeqytet, por edhe në qytetet e tjera të vendit, qytetarët kanë rrëshqitur për shkak të borës dhe akullit, duke i lënë me pasoja në krahë, këmbë apo në kokë.

Nga ora 01:00 e mëngjesit të ditës së enjte në spitalin e Traumës janë paraqitur 76 persona të dëmtuar, 8 prej të cilëve janë shtruar.

Sipas mjekut kirurg në spitalin e Traumës, Agron Dogjani, në pjesën më të madhe të rasteve kemi fraktura të ekstremiteteve të poshtme, ku dominojnë frakturat në pjesën e kërcirit. Kemi edhe raste me fraktura të artikulacionit kokso femora dhe 2 raste me neurotrauma.

Mjeku kirurg thotë se në 90% të rasteve personat e lënduar i përkasin moshës mbi 40 vjeç dhe ajo që vërehet është se nuk ka fëmijë të dëmtuar apo të plagosur nga aksidentet rrugore. Asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Sa i takon personave të mbërritur nga rrethet mësohet se numri i tyre është 4, transmeton Tch.

“Rrëshqita te bordura në Mamurras, nuk di çfarë ndodhi”, shprehet një prej të lënduarve.

“Kam thyer këmbën dhe dorën”, tregon një tjetër.

Për të përballuar këtë fluks të pazakontë drejtoria e spitalit Universitar i Traumës ka dubluar stafet e imazherisë, terapisë, ortopedisë, të reanimimit dhe të kirurgëve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Haradinaj pas lirimit falënderon shqiptarët: Më bëtë krenar me zërin dhe dinjitetin tuaj

0

Pas vendimit të marrë nga gjykata franceze e cila vendosi lirinë me kusht për kreun e AAK-së, ka ardhur edhe reagimi i parë i Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi nërrjetin social Facebook, Haradinaj i është drejtuar të gjithë qytetarëve shqiptarë ku shprehet se me zërin e tyre  duke e mbështetur e kanë bërë të ndjehet krenar dhe të kuptojë se nuk është asnjëherë boll të punosh për vendin tënd.

“Të nderuar qytetarë. Gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e Globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar! Më keni bindur se kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd! Juaji Ramush Haradinaj”.

Autoritetet franceze kanë liruar me kusht Ramush Haradinajn. Mirëpo, ai nuk duhet të largohet nga Franca dhe duhet të paraqitet pranë autoriteteve franceze dy herë në javë.

Lirimin me kusht të Haradinajt e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci. Seanca është mbajtur vetëm për shqyrtimin e kërkesës së mbrojtjes për lirimin ose jo të tij me kusht

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Haradinaj”, Serbia i shkruan Interpolit: Shqipëria po na cënon sovranitetin

0

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç i ka dërguar sot një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit ku i “ankohet” për Shqipërinë. Stefanoviç shkruan në letrën e tij, të zbardhur nga “Kurir” se kërkesa e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri për të rivlerësuar urdhër-arrestin për Ramush Haradinajn është një ndërhyrje e rëndë dhe e papranueshme për sovranitetin serb.

“Kërkesa e Ministrit Tahiri përfaqëson një ndërhyrje të rëndë dhe të papranueshëm për sovranitetin shtetëror të Republikës së Serbisë, që është një anëtare me të drejta të plota i Interpolit”, ka thënë Stefanoviç.

Më tej Stefanoviç i kërkon Interpolit të mos e marrë parasysh kërkesën e palës shqiptare. “Jam thellësisht i bindur se një organizatë si, Interpoli, duhet të ruajë fokusin ligjor duke shmangur çështje me konotacion politik”, shkruan Stefanoviç, sipas agjencisë serbe Kurir.

Nga ana tjetër, Prokuroria për Krimet e Luftës në Serbi deklaroi se nuk do të heqë dorë nga çështja kundër Ramush Haradinajt. Sipas kësaj prokurorie, Haradinaj ka rrëmbyer, torturuar dhe masakruar civilë serbë në vitet ’98-’99. “Ai akuzohet drejtpërdrejt për 63 vrasje”, shkruan media serbe Kurir.

Sot gjykata franceze ka liruar me kusht ish-kryeministrin kosovar dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Sipas vendimit të gjykatës, Haradinaj duhet të paraqitet dy herë në javë tek autoritetet dhe të qëndrojë në territorin francez deri në vendimin përfundimtar.

Dje Ministria e Drejtësisë në Serbi i dorëzoi autoriteteve të Parisit kërkesën për ekstradimin e ish-komandantit të UÇK-së, Haradinaj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama viziton njësinë e re të shërbimit neurovaskular në QSUT

261

Kryeministri Rama vizitoi Njësinë e Shërbimit Neurovaskular, që është shërbimi më i ri i krijuar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza. Për herë të parë në këtë njësi, bëhet aplikimi i procedurës së trombolizës intravenoze për sëmundjet ishemike të trurit, i cili ofrohet vetëm në QSUT.

Polit të Neuroshkencës në QSUT i është shtuar edhe Njësia e Shërbimit Neurovaskular, që mundëson aplikimin për herë të parë në Shqipëri të procedurës së trombolizës intravenoze për sëmundjet ishemike të trurit.

Kryeministri Rama vizitoi këtë njësi, mjekja neurologe Mira Rakacolli i shpjegoi atij se cili është shërbimi i ri që i ofrohet pacientëve.  Sipas drejtoreshës së QSUT-së, kjo risi mundëson edhe ndërhyrje të reja.

Gjatë vizitës, Kryeministrin e njohën edhe me rastin e një pacienti që një ditë pas ndërhyrjes ishte në gjendje të fliste vetë. Rama tha se tashmë gjendja në spitalet publike është krejtësisht ndryshe, dhe shërbimet që ofrohen për pacientët janë të kënaqshme.

“Tani jemi në një fazë tjetër dhe realisht që të gjithë ata që marrin shërbim se kanë hall në QSUT, por edhe në spitalet e tjera, pavarësisht se në spitalet e tjera kemi ende shumë probleme, – janë të kënaqur. Ata që nuk kanë qenë në spital dhe nuk e dinë se çfarë ka ndodhur vazhdojnë shajnë e shajnë se s’kanë faj se kanë pasur situata të ndërlikuara në të kaluarën”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx