Ballina Blog Faqe 9523

“Kanabisi”, Tahiri: Punën e vlerëson Kryeministri

0

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, komenton deklaratën e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, lidhur me situatën e kanabisit në vendin tonë.

Në konferencën e përbashkët që mbajti mesditën e sotme me homologun austriak, Wolfgang Sobotka, ai u pyet lidhur me atë që Manjani deklaroi se në mbledhjen e qeverisë është diskutuar mbi problematikën e kanabisit dhe nëse për vitin 2017 ka ndonjë plan konkret për ta luftuar.

“Unë nuk jam komentator, jam ministër dhe kam detyrimin të bëj punën time më mirë për një Shqipëri më të drejtë, më të sigurtë dhe më të zhvilluar. Nuk kam dëshirë të komentoj komentet, aq më pak kur komentet janë nga një koleg tjetër i imi, i cili po si unë ka detyrën të bëjë sa më mirë detyrën. Punën tonë e vlerëson Kryeministri dhe mbi të gjitha e vlerëson dhe e gjykon publiku dhe qytetarët të cilët me plot të drejtë presin sa më pak fjalë dhe sa më shumë punë”, u shpreh Tahiri.

Ai shtoi më tej se ajo që është bërë në luftën kundër drogës bashkë me partnerët është prioritet maksimal dhe se Shqipëria do vazhdojë të bëjë akoma më shumë për një vend të denjë për shqiptarët.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Telashet e dimrit nuk kanë të sosur, pritet valë shirash e dëbore në Shqipëri

0

Moti shumë i ftohtë me dëborë dhe ngrica po zëvendësohet nga shirat që po i drejtohen pjesës më të madhe të territorit të Shqipërisë.

Sipas meteorologëve të premten do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare dhe të dendura, ndërsa temperaturat do të kenë rritje të ndjeshme si në vlerat minimale ashtu dhe ato maksimale.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të dobët deri mesatar.

Reshjet me intensitet të lartë në formën e shtrëngatës dhe stuhisë do të regjistrohen në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës.

Në zonën e Alpeve, në zonat malore të Juglindjes dhe Verilindjes do të ketë reshje bore.

Deti do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 5.8 metra.

Temperaturat do të variojnë nga -6° deri në 13 gradë celsius.

Ekziston frika se reshjet e shiut mund të sjellin shkrirjen e akujve dhe dëborës duke rritur prurjet në lumenj të cilët rrezikojnë përmbytje.

Si zakonisht pjesa më e rrezikuar mbetet ultësira midis Shkodrës dhe Lezhës.

Autoritetet thonë se kanë marrë masa për të minimizuar pasojat.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dy fëmijë vdesin nga gripi në FYROM, virusi ende i pranishëm

0

Dy fëmijë kanë ndërruar jetë nga gripi gjatë ditëve të fundit në FYROM. Edhe pas trajtimit intensiv mjekësor në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, ata kanë ndërruar jetë, për shkak të komplikimeve të rënda dhe ndezjes në sistemin qendror nervor.

Filip Duma, specialist nga kjo klinikë se bëhet fjalë për dy fëmijë, njëri 3 vjeç nga Gostivari dhe tjetri 4 vjeç nga Kërçova. Sipas tij, fëmijët u sollën në gjendje të rëndë dhe se ata kanë pasur grip, i cili më pas ka ndikuar në ngacmimin e sistemit qendror nervor.

“Këtë periudhë në klinikën për sëmundje të fëmijëve janë mjekuar dy fëmijë me komplikime të gripit, me ndezje të sistemit nervor qendror, janë mjekuar më shumë fëmijë por këto dy fëmijë për fat të keq për shkak të gjendjes së rëndë ndërruan jetë. Rezultati është vonuar për shkak të vërtetimeve laboratorike, që të sigurohemi se ka qenë prej virusit encefalitis i shkaktuar nga gripi”, theksoi mjeku Filip Duma.

Sipas tij, gripi më tepër ndikon dhe mund personat më të dobët, andaj ai rekomandon që të ndiqen dhe realizohen me kohë vaksinimet e fëmijëve.

Vladimir Mikic nga sektori për preventivë dhe sëmundje ngjitëse në kuadër të Institutit për Shëndetësi Publike thotë se gripi ka pasur përhapje të madhe në vend gjatë periudhës së muajve të fundit. Sipas tij, masa mbrojtëse është vaksinimi që duhet të bëhet posaçërisht tek fëmijët, sepse ata bëjnë pjesë te grupet e personave me rrezik nëse sëmuren nga gripi.

“Grupet e rrezikuar janë fëmijët e vegjël, personat më të vjetër se 65 vjet dhe të gjithë ata që kanë ndonjë sëmundje kronike, siç janë diabeti, sëmundja e sheqerit, sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje të kanaleve të frymëmarrjes si astma, dhe gjithë këto i përkasin grupeve me rrezik ku nëse iu bie gripi mund të sëmurën më keq si ndonjë infektim të dytë dhe në raste të tjera mund të përfundojnë me vdekje”, theksoi Mikic nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik , javën e parë të vitit 2017 janë të paraqitur 8067 të sëmurë nga gripi, për dallim nga java e fundit e vitit 2016 kanë qenë të lajmëruar 9485. Sipas këtyre shifrave ka ulje prej 15%, e kjo sidomos për shkak se është pushimi i dimëror i fëmijëve. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, më të prekur më shpesh nga gripi janë foshnjet dhe fëmijët e moshave deri në 4 vjeç.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama: Reforma në arsim, u provua si gjëja e drejtë

0

Kryeministri Edi Rama në një takim me nxënësit më të mirë të programit për vlerësimin ndërkombëtar PISA, thotë se reforma në arsim është një mundësi e mirë për ndryshim tek të rinjtë.

Ai u tha të rinjve se sot ata do të vendosin që e ardhmja e tyre përmes dijes të jetë më e mirë dhe se e bën rezultatin shumë më tepër se sa një rezultat shkollor.

“Kushdo që qeverisi nuk mendoi për gjeneratën tjetër, por për zgjedhjet. Çfarë problemi ka, je pa punë? Shko në universitet u thuhej”, tha Rama, duke thënë se u thye një rekord botëror,

Arritjet e nxënësve më të mirë, ai i cilësoi si rezultate të jashtëzakonshme të vetëvendosjes individuale për të përballuar me dinjitet, sakrifica dhe punë të ndershme sfidën e të qenit nesër njerëz që do të kenë në dorë të vendosin si do të jetë e sotmja e tyre.

“Prandaj dua që ta dini shumë sinqerisht se ju jeni model frymëzimi për mua personalisht dhe gjithë ata që kanë zgjedhur të besojnë dhe shpresojnë se në këtë vend mund të bëhet sukses. Se suksesi nuk kalon nga kafja dhe lënia e orëve të mësimit, por se kalon nga vullneti i hekurt për t’ia dalë.  Rezultatet e vitit 2015, kanë qenë arsyeja për të marrë frymë i lehtësuar, për faktin se reforma jonë në arsim është provuar si gjëja e drejtë”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se rezultatet e reformës duan kohë, vite, dhe se patjetër edhe reforma në arsim do duhet kohë të provohet në faktet reale të jetës përtej mureve të shkollës, si një nxitëse e pazëvendësueshme e një transformimi të madh ekonomik e social të Shqipërisë.

Ai citoi një shprehje të Nënë Terezës, duke thënë se “Në vend të mallkosh errësirën, ndiz një qiri”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjyqtarja Majlinda Andrea kërkon gjykim të shkurtuar, shtyhet seanca

0

Gjyqtarja Majlinda Andrea e cila është vënë nën hetim për ryshfetin prej 50 mijë euro, për një çështje që kishte në gjykim, kërkon gjykim të shkurtuar.

Ditën e sotme nëpërmjet avokatit Theodhori Sollaku gjyqtarja e pezulluar, bëri kërkesë në Gjykatën e Lartë, që të gjykohet në mënyrë të përshpejtuar. Pas kërkesës së bërë prej saj seanca u shty për në 17 janar.

Gjyqtarja Andrea dhe tre të pandehurit e tjerë Eleni Lino, Ilia Çabiri dhe Patraq Dashi i cili është cilësuar si sekser, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa bashkëshorti i gjyqtares, Odhise Andrea, ka kërkuar proces gjykimi normal.

Kjo kërkesë e gjyqtares Andrea, vjen një ditë pasi Gjykata e Lartë vendos si masë sigurie “arrest me burg” për Odhise Andrean, bashkëshortin e saj.

52- vjeçari u vetëdorëzua në policinë e Tiranës mbrëmjen e së hënës. Andrea, i cili ka punuar si këshilltari i Komisionit të Sigurisë në Parlament, është bashkëshort i gjyqtares së gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea.

Ai akuzohet se ka luajtur rolin e sekserit në një çështje të bashkëshortes së tij, ku akuzohen se kanë përfituar 50 mijë euro për të dhënë vendim pronësie.

Ndaj tij, Gjykata e Lartë në muajin korrik të vitit 2016, kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën korrupsionit pasiv, ndërsa bashkëshortja e tij u pezullua nga detyra.

Majlinda dhe Odhise Andrea u larguan nga Shqipëria vetëm pak ditë para publikimit të akuzave ndaj tyre.

Ata akuzohen për një rast ryshfeti me një shumë prej 50 mijë eurosh për një çështjesh pronash, e cila po shqyrtohej në Gjykatën e Lartë.

Prokuroria tha, Odhise Andrea shërbente si ndërmjetës midis palës paditëse dhe gjyqtares Andrea, e cila është dhe bashkëshortja e tij.

Prokuroria e Përgjithshme tha në atë kohë se Gjykata e Lartë mori vendim për pezullimin e gjyqtares Majlinda Andrea, e cila nëpërmjet bashkëshortit të saj dyshohet se ka marrë një shumë prej 50 mijë eurosh për influencuar në vendimin, ky gjyqtarja ishte anëtare e trupit gjykues.

Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino dyshohet se i kanë paguar gjyqtares Majlinda Andrea shumën për të dhënë një vendim në favor të tyre në një proces njohjeje prone, që ishte në gjykim pranë Gjykatës së Lartë.

Shuma prej 50 mijë eurosh i është dorëzuar Odhise Andreas, bashkëshortit të gjyqtares.

Nga veprimet hetimore rezulton se i dyshuari Ilia Çabiri nga Saranda, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, ka zhvilluar disa procese gjyqësore për njohjen e një sipërfaqeje toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama takon Metën te Kryesia e Kuvendit, i pari për këtë vit

0

Kryeministri Edi Rama pak para mesditës së sotme ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit për të takuar aleatin bashkëqeverisës Ilir Meta.

Takimi mes tyre ka nisur pak pas orës 11.30, në zyrën e kreut të Kuvendit.

Ky është takimi i parë mes Ramës dhe Metës për vitin që sapo ka nisur, i cili është edhe viti i zgjedhjeve parlamentare.

Ndërsa kreu i qeverisë është shprehur i hapur se Partia Socialiste dëshiron të dalë në zgjedhje në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim, kreu i saj, Ilir Meta, nuk ka dalë ende me qëndrim

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shqiptari del nga burgu në Itali pas dhunës ndaj gruas, bën nënën për në spital

0

Dënimi që vuajti në burg pas dhunës së ushtruar ndaj së shoqes, duket se nuk shërbeu si mësim për një shqiptar i cili jeton në Itali.

Një emigrant 35-vjeçar u arrestua ditën e djeshme nga policia e Serramazzonit, pasi rrahu nënën, duke i thyer krahun.

I riu i cili ishte dënuar një vit më parë për shkak të dhunës së ushtruar ndaj së shoqes, ishte liruar për shkak se dënimi ishte konvertuar në punë vullnetare.

Por ditën e djeshme ai ka shpërthyer në dhunë edhe ndaj nënës së tij, duke i thyer krahun dhe duke i nxjerrë edhe shpatullën.

Kjo bëri që e moshuara t’i drejtohet policisë, duke çuar në arrestimin e të birit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Reforma zgjedhore, Balla: Kundër listave të hapura, PS do numërim elektronik

0

Ndërsa zgjedhjet po afrojnë, komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore ka intensifikuar punën për përcaktimin e rregullave në bazë të të cilave do të organizohet procesi i votimit më 18 qershor.

Bashkëkryetari i komisionit, socialisti Taulant Balla, tha ditën e sotme gjatë një forumi të shoqërisë civile se, Partia Socialiste është kundër listave të hapura.

Në vijim ai nënvizoi se partia që ai përfaqëson nuk është kundër numërimit elektronik.

“Ne dhe LSI nuk jemi kundër numërimit elektronik. Për listat e hapura duhet një libër me 66 faqe për zgjedhësit. Personalisht jam pro sistemit mazhoritar. Për listat e hapura do të jetë problem numërimi i votave. Do të mungonin gratë nëse do të kishim listat e hapura”, deklaroi Balla.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gruaja i kafshon tostin, ai qëllon me armë

0

Gruaja i kafshoi një pjesë nga tosti i tij me djathë dhe ai e qëlloi me armë. Daniel Brian Blackwell, është një 55- vjeçar amerikan i cili përfundoi në pranga të dielën mbrëma, për shkak të një reagimi të tepruar ndaj gruas së tij, pak para se të shtroheshin për të ngrënë darkë.

Ai qëlloi dy herë me armë në tavanin e shtëpisë, për të ndëshkuar të shoqen e cila i kafshoi tostin, por që fatmirësisht përfundoi pa lëndime.

Gjithë ngjarja ndodhi në Baltimora, në shtetin amerikan të Maryland. Pas ngjarjes, gruaja e denoncoi të shoqin.

Fatmirësisht ajo arriti të largohej nga shtëpia bashkë me tre fëmijët, ndërsa policia e arrestoi.

Në apartamentin e çiftit, policia gjeti 15 armë zjarri, katër prej të cilave me municion të cilat 55- vjeçari i mbante pa leje.

Tashmë ai rrezikon një dënim të ashpër nën akuzën e tentativës së vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Për ata që duan të blejnë banesa vjen lajmi i keq, shtrenjtohen çmimet

0

Sektori i ndërtimit pritet të ketë zhvillime pozitive këtë vit për sa u përket ndërtuesve, por nga ana tjetër edhe çmimet e apartamenteve në kryeqytet parashikohet të shtrenjtohen.

Hajredin Fratari, nga Konfindustria, njëkohësisht ndërtues me përvojë në objektet e banimit pohoi se, zhvillimet do të jenë pozitive në sektor, por çmimet do të rriten me nga 50-120 euro nga periferia në qendër.

Fratari thotë se rritja e çmimeve do të reflektojë taksën e re të infrastrukturës që u vu vitin e kaluar nga Bashkia e Tiranës. Objektet e reja që do të ndërtohen këtë vit do të paguajnë 8% të çmimit të shitjes së objektit. Kjo taksë deri në fund të vitit 2014 ishte 4% mbi koston e ndërtimit.

Fratari pohoi se ka një kërkesë në rritje për objektet e banimit, sidomos për banesa me sipërfaqe të vogla dhe në periferi.  Ndërsa pohoi se kërkesa për banesa po nxitet nga rritja e kredisë për shtëpi.

Edhe Arben Dervishi, Sekretar i Shoqatës së Ndërtuesve, pohoi se çmimet do të vijojnë të rriten në zonën e qendrës, ndërsa në periferi nuk do të ketë ndryshime të mëdha pasi oferta për objekte banimi do të jetë më e lartë.

Më shumë punë për ndërtuesit

Zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, do të nxisin fondin publik të investimeve qysh në gjashtëmujorin e parë, ndërsa në pjesën e dytë të vitit do të aktivizohen lejet e ndërtimit sidomos në Tiranë, për shkak të Planit të Ri Rregullues. Fondi i Investimeve Publike prej rreth 76 miliardë lekësh do të orientohet për ndërtimin e ujësjellësve, mirëmbajtjes dhe sigurisë në rrugë, se sa ndërtimit të autostradave të reja. Ndërsa investimet private do të jenë më të larta për objekte banimi dhe HEC-e.

Ndërtuesit janë optimistë sidomos për sektorin e banesave, ku si oferta dhe kërkesa janë në rritje. Arben Dervishi, Sekretar i Shoqatës së Ndërtuesve pohon se, miratimi i planit të ri Rregullues në Tiranë pritet t’i japë një hov ndërtimit në Kryeqytet. “Janë shumë projekte gati që kanë mbyllur marrëveshjet me pronarët e trojeve dhe janë në pritje të miratimit të planit të ri rregullues nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Presim që puna në terren për ndërtimin e këtyre objekteve të jetë në gjysmën e dytë të vitit tha Dervishi”. Ai pohoi se pjesa më e madhe e kërkesës i dedikohet objekteve të banimit dhe më pak zyrave të biznesit dhe dyqaneve. Madje në periferi shumë objekte që po ndërtohen i kanë dedikuar edhe katin e parë banimit, dhe jo shërbimeve. Ai pohoi gjithashtu se ka një kërkese në rritje për standarde. Blerësit gjithnjë e më shumë kërkojnë që shtëpia e re të respektoje standardet e sigurisë dhe hapësirat publike. Preferohen blloqet e banimit, ku brenda të tyre të jenë të organizuara hapësirat e pushimit dhe njësite e shërbimeve, tha Dervishi.

Ramë Geci një tjetër ndërtues me fokus infrastrukturën rrugore, pohon se viti 2017 do të përqendrojë me shumë ndërtimet në objektet e hoteleri turizmit, teksa ndërtimi i rrugëve është maturuar dhe nuk priten ndryshime, shkruan ‘Monitor’.

Geci pohoi se fondet publike, të cilat janë një ndër përcaktuesit kryesorë të sektorit të ndërtimit po orientohen drejt mirëmbajtjes dhe sigurisë, rrugore dhe furnizimit me ujë, më shumë se sa invetimet në ndërtimin e rrugëve të reja.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx