Ballina Blog Faqe 9536

Emergjencat Civile informojnë mbi situatën në vend, zonat me problemet më të mëdha

0

Shërbimi i Emergjencave Civile pranë Ministrisë së Brendshme, informon lidhur me situatën në vend si pasojë e motit të ftohtë deri paraditen e së dielës.

Reshjet e dëborës janë ndërprerë, por temperaturat kanë qenë tepër të ulëta në të gjithë vendin gjë që ka vështirësuar jetesën e banorëve në zonat më të prekura nga moti i ftohtë, dhe sidomos qarkullimin rrugor në zonat rurale.

Ka ende akse rrugore nëpër fshatra të njësive administrative në zona të thella malore, të cilat nuk ka qenë e mundur të hapen plotësisht.

Firmat kontraktore po punojnë me forca dhe mjete në akset rrugore problematike.

Ndërkohë furnizimi me energji elektrike ka qenë gjithashtu me ndërprerje në zonat e thella, sepse për shkak të ngricave, specialistët e OSHEE e kanë të vështirë lëvizjen me mjete.

Nga ana tjetër, akset nacionale janë plotësisht të qarkullueshme, dhe vetëm në ndonjë segment ka nevojë për përdorimin e zinxhirëve.

Punonjësit e emergjencave, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e angazhuara për përballimin e situatës, gjenden në terren për t’iu gjendur pranë qytetarëve e mjeteve në vështirësi.

Parashikimet sinoptike njoftojnë për një përmirësim të temperaturave në ditët e ardhshme, por që gjithsesi do të jenë nën zero ndërsa në zonat e ftohta malore, do të vijojnë temperaturat tepër të ulëta.

Nga informacionet e mbledhura në Drejtorinë e Emergjencave Civile, situata në akset rrugore në të gjithë vendin, mëngjesin e sotëm paraqitet:

Qarku Kukës

Të gjtha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme me zinxhirë.

Në Rrugën e Kombit po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e saj nga bora dhe akulli.

Akset Kukës- Has-Tropojë dhe Tropojë-Qafë Morinë qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Akset rurale të Njësive Administrative: Grykë Çajë, Kalisë, Arrën, Surroj, Topojan Shishtavec, vijojnë të jenë të bllokuara.

Akset rurale të Njësisë Administrative Gjinaj, bashkia Has, janë bllokuar nga reshjet e dëborës.

Në disa fshatra të Njësive Administrative, Lekbibaj, Gjinaj, dhe Bushtricë ka pasur mungesë të energjisë elektrike. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për të sjellë energjinë elektrike në zonat problematike.

Qarku Dibër

Aksi rrugor kombëtar, Qafë Bualli-Peshkopi, njësia administrative Maqellarë, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Policia po mban në monitorim këtë aks rrugor ndërsa janë angazhuar 4 mjete borëpastruese.

Aksi rrugor Peshkopi -Lurë, vazhdon të jetë i bllokuar. Po punohet me një fadromë për hapjen e saj.

Aksi rrugor Peshkopi –Selishtë është i kalueshëm me zinxhirë. Pas një pune intensive është bërë e mundur hapja e këtij aksi rrugor.

Rruga Ura e Çerenecit-Steblevë, është hapur dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.

Aksi rrugor Peshkopi-Kala e Dodës, qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.

Qarku Shkodër

Aksi rrugor Shkodër-Qafë Thore – Theth është i bllokuar, ndërsa trashësia e borës ka arritur 1 metër. Po punohet me 4 fadroma për hapjen e këtij aksi rrugor.

Aksi rrugor Shkodër- Bregu Lumit është i bllokuar në vendin e quajtur Mali i Shoshit. Po punohet me 2 fadroma për hapjen e aksit rrugor por ka vështirësi për shkak të ngricave.

Në tre njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Pult vazhdon të jetë problem mungesa e energjisë elektrike. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.

Aksi rrugor Qaf Mali-Fierzë është i kalueshëm me një kalim nën monitorimin e policisë rrugore. Trashësia e dëborës është 1 metër. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë për hapjen e aksit rrugor.

Aksi rrugor Bardhet-Iballë dhe Qafë Qerreti -Qelëz, është i bllokuar. Trashësia e dëborës në Qafë Shari është rreth 70 cm. Po punojnë 2 fadroma për hapjen e aksit rrugor.

Aksi rrugor Fush Arrëz-Qafë Shllak, është i qarkullueshëm me zinxhirë. Trashësia e dëborës është 1 m. Po punojnë 2 fadroma në këtë aks rrugor.

Aksi rrugor Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë.

Po punojnë 4 borëpastruese dhe 1 fadromë në këtë aks rrugor.

Aksi rrugor Hadroi – Qafë Benë, i kalueshëm me zinxhirë. Po punojnë 1 borëpastruese dhe 1 fadromë për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor.

Ka pasur probleme furnizimi me energji elektrike në bashkinë Pukë dhe në disa fshatra të njësive administrative Iballë, Fierzë, Blerim dhe Gjegjan.

Segmenti rrugor Bogë-Qafë Thore, Selcë (Shkemb i Kuq) – Budaqë (Vermosh) janë të bllokuara. Në vendin e quajtur “Gropat e Selcës” ka rreth 70 cm dëbore.

Po punojnë tre fadroma nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe Ministria e Mbrojtjes për hapjen e akseve rrugore në bashkinë Malësi e Madhe.

Segmenti rrugor Shllak – Temal vazhdon të jetë i bllokuar. Të bllokuara janë dhe disa akse rrugore rurale.

Në bashkinë Vau i Dejës është nisur një fadromë nga Ministria e Mbrojtjes për hapjen e akseve rrugore problematike.

Qarku Lezhë

Aksi rrugor Kallmet-Ungrej, është i qarkullueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Rrëshen- Tuneli i Kalimashit është i kalueshëm me zinxhirë në pjesë të veçanta. Firma kontraktore po punon me 7 borëpastruese për të siguruar kalueshmërinë në rrugë.

Aksi rrugor Rrëshen- Burrel është i hapur por në pjesë të caktuara ka vështirësi kalimi si pasojë e ngricave. Firma kontraktore po punon me fadromë për të mbajtur të hapur rrugën.

Akset rrugore rurale të njësive administrative, Fan, Orosh, dhe Selitë janë bllokuar nga dëbora e cila ka arritur trashësinë 35-100 cm. Firmat kontraktore po punojnë në këto zona por puna e tyre është vështirësuar së tepërmi nga era e fortë dhe ngricat.

Në Njësitë Administrative Fan, Orosh dhe Selitë ka mungesë të energjisë elektrike. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për të sjellë energjinë në këto zona.

Policia Rrugore po monitoron kalimin e automjeteve në akset rrugore.

Qarku Elbasan

Aksi rrugor Librazhd – Stëblevë i kalueshëm me zinxhirë.

Qarku Korçë

Të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme pa zinxhirë, me përjashtim të aksit rrugor Pogradec- Lin, i cili është i qarkullueshëm me zinxhir.

Nuk raportohen probleme të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shqipëria “ngrin” nga akulli dhe dëbora, acari arrin kulmin

0

Moti i keq dhe temperaturat e acarta të cilat kanë mbërthyer prej ditësh vendin tonë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, e diel, kanë arritur kulmin.

Në zonat bregdetare termometri ka shënuar -3 gradë, në zonat e ulëta -7 gradë, ndërsa në zonat malore -25 gradë celciues.

Temperaturam më e akullt u shënua në Dibër e Bulqizë me -25 gradë celciues dhe në Fushë Arrëz, ku termometri shënoi -19 gradë celcius, duke sjellë probleme në furnizimin me ujë, për shkak të ngrirjes së tubave. Një banor i Kukësit sjell për noa.al, një fotografi të temperaturës ku shënon -26 gradë celcius.

Për shkak të dëborës dhe akullit një pjesë e fshatrave në Pukë, Dibër dhe Kukës vijojnë të jenë ende të bllokuara.

Edhe në Tiranë, mëngjesin e sotëm u shënua i ftohtë rekord me -9 gradë celcius, duke bërë që rrugët të mbulohen nga akulli.

Situata e motit të keq pritet të vijojë deri në mesin e javës së ardhshme, ndonëse do të shënohet një rritje e lehtë me 1-2 gradë celcius. Për këtë arsye, këshillohet që të shmangen sa më shumë lëvizjet dhe të qëndrohet në ambiente të ngrohta.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Çfarë blejnë institucionet tona? Nga kollaret për meshkuj te biletat e avionit

0

Me nisjen e vitit të ri buxhetor, institucionet qendrore dhe lokale kanë nisur të depozitojnë pranë Agjencisë së Prokururimeve Publike kërkesat e tyre për blerje të vogla.

Në faqen e Agjencisë gjen me dhjetra kërkesa për blerje mallrash apo shërbimesh.

Kështu, nga një vëzhgim i panorama.al, bie në sy që Bashkia e Mallakastrës e ka marrë shumë seriozisht pastrimin këtë vit.

Ajo ka kërkuar të blejë 800 kosha mbeturinash për ti shpërndarë nëpër qytet dhe vlera maksimale duhet të jetë 800 mijë lekë të reja. Pra 10 mijë lekë për një kosh.

Policia e Korçës ka kërkuar një ofertë për blerje ushqimi për personat e arrestuar. Sipas policisë shërbimi duhet të jetë për tre muaj dhe vlera është 190 mijë lekë.

Drejtoria e Kulturës në qytetin e Gjirokastrës ka kërkuar blerjen e shërbimit të ruajtjes së Kalasë së qytetit.

Sipas kësaj drejtorie kalaja duhet të ruhet për 1 muaj me tre roje në ditë dhe vlera e këtij shërbimi sipas saj nuk duhet ti kalojë 200 mijë lekë.

KESH në ditët e para të Janarit ka kërkuar blerjen  e dy kostumeve për polumbarët me vlerë 760 mijë lekë.

Ndërsa Agjencia e investimeve të huaja AIDA ka një kërkesë shumë të çuditshme. Ajo kërkon blerjen e një bilete avioni me destinacion Amsterdam- Singaror- Tiranë dhe fituesi pasi të njoftohet me email duhet të paraqitet brenda 10 minutash për të vijuar procedurën. Vlera e kësaj bilete është 135 mijë mije (1 mijë euro).

Ndërsa Bashkia e Tiranës në ditën e fundit të 2016 ka kërkuar blerjen e 100 kollarevë për meshkuj dhe 100 shalle për femra, të dyja me pamje nga Tirana. Vlera e këtyre mallrave sipas Bashkisë së Tiranës duhet të 700 mijë lekë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Edicion i jashtëzakonshëm i Revistës Televizive

0

Shokë e shoqe mirmbrëma

Po fillojmë këtë edicion të jashtëzakonshëm të Revistës Televizive.

Kushtet e përkeqësuara të motit, epidemia e gripit rënë në mbarë vendin, situata e rëndë energjitike dhe temperaturat që priten të bien shumë gradë poshtë zeros kanë bërë që Naltgjatësia e tij Edi Rama dhe udhëheqësit e tjerë të lartë të Partisë e të pushtetit të mbledhin shtrabin e emergjencave.

Vetë udhëheqësi ynë I lavdishem kryesoi këtë mbledhje ku u morën masa dhe dolën konkluzione domethënëse që do të zbatohen në ditët në vazhdim për të shmangur çdo lloj pasoje.

Në përfundim shtabi I emergjencave mori këto masa:

  1. Ti bëhet e qartë të gjithë popullit që këto kushte vinë si pasojë e keqqeverisjes së mëparshme të shqupit, mbretit satrap Zog, pushtuesve të egër nazifashiste dhe sundimit shekullor osman që na la në këtë gjendje,
  2. Ministri Beqaj për epideminë e gripit dhe viktimat e tij të dalë e të sqarojë popullsinë që: nëse jeni me grip – jeni të sëmurë dhe do të keni temperature, duhet të pini shumë lëngje dhe ilaçe. Nëse nuk keni para për lëngje dhe ilace, pini ujë çesme, nëse uji I cesmes është I ndotur pini ujë Pana si ai që pi edhe une sa herë pi kafe, e nëse nuk keni as këto, atëherë vrafshi veten. Qeveria do ju mbulojë një pjesë të shpenzimeve të varrimit të cilat do I merrni me këste
  3. Kryetari I emergjencave civile Shemsi Premci pasi deklaroi që nuk ka kripë për rrugët, nuk harroi të shtonte se kjo është për faj të qeverisjes së keqe të Xhonturqve, mbretit Zog dhe Shqupit.
  4. Erion Veliaj doli me disa këshilla shumë të vlefshme për qytetarët e Tiranës
  5. Po ra shi dhe dolët jashtë do të lageni
  6. Po ra borë e bëri ftohtë do të ftoheni
  7. Po ra borë mos shkoni në Dajt se malin e Dajtit nuk e kemi për atë punë
  8. Çimi I vogël ka blerë këpucë të reja, ftoj nesër të gjitha mediat të vinë e ta pasqyrojnë aktivitetin se do marr pjesë në inagurimin e këpucëve të Çimit.
  9. Kreu I Oshe Ardjan Çela deklaroi se si pasojë e reshjeve të shumta të borës qarku I Kukesit, Dibrës së Shukriut dhe Shkodrës do të jenë pa drita, kurse qarku I Korçës, I Mirditës dhe I Vlorës do jenë edhe pa drita edhe pa ujë. Urdhërohen të gjithë qytetarët që të paguajnë faturat dhe me kusuret të blejnë qirinj, në të kundërt do futen në burg
  10. Ministri I brëndshëm Saimir Tahiri I siguroi qytetarët se hajdutët nuk janë as marangozë e as kasapë por vjedhës e prandaj të ruhen që të mos vidhen nga hajdutët se hajduti vjedh. Dhe kjo gjithashtu është një plagë që e trashëgojmë nga regjimet e mëparshme të Xhonturqve, Zogut, e Shqupit.

Në fund udhëheqësi ynë I lavdishëm pasi ua përplasi në fytyrë të gjitha të metat qeverive të Xhonturqve, satrapit Zog dhe Shqupit tha ballëlart e me zërin bubullimë se popullin tonë nuk do e thyejnë dot as këto kompllote të natyrës por do të qëndrojë krenar grushtbashkuar rreth Partisë dhe udhëheqjes së saj largpamëse e të lavdishme. – Lavdi popullit tonë trap e heroik

Dhe tani një lajm I fundit nga qyteti I bukur I Lungo-Fares, Vlorës.

Prifti Ortodoks I qytetit siç duket I mësuar me gënjeshtrat e deputetit të parë të Vlorës vendosi të ndjekë shembullin e tij duke gënjyer këtë radhë vetë Zotin. Meqë nuk kishte njeri aq budalla sa të hidhej në ujrat e akullta të detit të merrte kryqin e lidhi atë me spango dhe e tërhoqi përsëri.

Ngelet vetëm një pikëpyetje – a do të jetë edhe Zoti vallë, kaq tolerant ndaj gënjeshtrave sa ç’është edhe populli ynë trim , trap e heroik?

Duke I uruar jetë të gjatë Partisë dhe Naltgjatësisë së tij e mbyllim edhe për sonte këtu Revistën Televizive.

Bashkë, natën e mirë.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Publikohet platforma e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni, kushtet e tyre

0

Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni, përmes një deklarate të përbashkët, kanë shprehur përkushtimin e tyre për realizimin e të drejtave kombëtare në mandatin e ardhshëm qeveritar nëpërmjet mbështetjes së ndërsjellë në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë.

“Ne, përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim, Koalicioni Rilindje me Besë dhe Aleanca për Shqiptarët, duke respektuar vullnetin e lirë dhe demokratik të votuesve shqiptarë të shprehur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, më 11 dhjetor 2016, në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, të demokracisë konsensuale dhe nevojës për të përmbushur detyrimet normative që rrjedhin nga ndryshimet kushtetuese, duke riafirmuar përcaktimet programore dhe strategjike të përbashkëta të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të angazhuar për prosperitetin dhe stabilitetin afat-gjatë të Maqedonisë, të udhëhequr nga përkushtimi i përbashkët për paqe, stabilitet, siguri, bashkëjetesë ndëretnike, në frymën e barazisë dhe dinjitetit, sipas konventave europiane dhe ndërkombëtare, harmoni fetare dhe bashkëpunim në vend dhe rajon, të përcaktuar, pa asnjë alternativë tjetër, për integrim në NATO dhe në Bashkimin Evuropian, biem dakord për përkrahje të ndërsjellë të agjendës së përbashkët politike që parashikon realizimin e objektivave që vijojnë, në mandatin e ardhshëm qeverisës dhe/ose në çdo mandat tjetër pasues:

1. Arritja e barazisë së plotë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën

• Zbatimi i përpiktë i parimit të multi-etnicitetit në Kushtetutën e RM, ku shqiptarët njihen si popullësi shtet-formuese. Mbështetje e çdo iniciative ligjore dhe kushtetuese që përforcon barazinë etnike për popullësinë shqiptare.

• Arritja e barazisë së plotë gjuhësore, përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe garantimi i përdorimit të saj si e drejtë themelore dhe kushtetuese. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë duhet të përcaktojë se “gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”.

• Debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetëtore të Republikës së Maqedonisë në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multietnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike.

• Miratimi i një Rezolute në Parlamentin e Maqedonisë me të cilën dënohet gjenocidi ndaj popullit shqiptar në Maqedoni në periudhën 1912 – 1956.

 

2. Arritja e barazisë ekonomike dhe e mirëqenies shoqërore, sidomos nëpërmjet zhvillimit të barabartë rajonal

• Krijimi i një mekanizmi të ri, në formën e një Komisioni Shtetëror për Financimin e Komunave, për një vendimarrje më të drejtë për grantet qeveritare në përfitim të komunave.

• Krijimi i një Ministrie për Sistem Politik dhe Marredhenie midis Komuniteve, si organ përgjegjës për respektimin e të drejtave të komuniteteve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në zonat e defavorizuara.

• Realizimi i përfaqësimit të drejtë në organet e sigurisë, ushtrisë, inteligjencës dhe të drejtësisë.

• Realizimi i përfaqësimit të drejtë në të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore si dhe në agjensitë publike ose ndërmarrjet me aksione publike.

3. Përforcimi i sundimit të së drejtës, si parakusht për ecurinë e procesit të integrimit euro-atlantik

• Zbatimi i planit të reformave në përputhje me Marrëveshjen e Shkupit, Rekomandimet e Pribese, rekomandimet urgjente te Komisionit Evropian si dhe Rekomandimet nga Dialogu i Larte Paraqases me BE.

• Përkrahje e punës së paanshme të Prokurorisë Speciale, pa paragjykime etnike dhe politike.

• Zbardhja e plotë e çështjeve dhe proceseve gjyqësore si “Sopoti”, “Brodeci”, “Monstra” dhe “Kumanova” nëpërmjet një komisioni hetimor ose një trupe të pavarur ndërkombëtare.

4. Krijimi i një fryme mirëbesimi në funksion të marrëdhënieve të mira ndëretnike si element thelbësor për stabilitetin politik të vendit

• Marrja e masave afirmative për të siguruar financimin e institucioneve kulturore shqiptare në nivel vendor dhe qendror.

• Krijimi i një institucioni qëndror për avancimin e gjuhëve të komuniteteve, i cili do të sigurojë përgatitjen e përkthyesve, redaktuesve dhe lektorëve.

5. Zgjidhja e çështjes së emrit, në përputhje me vlerat europiane dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare

• Miratimi i një Rezolute të Perbashkët dhe Detyruese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me të cilën Qeveria e Republikës së Maqedonisë angazhohet në mënyre aktive në drejtim të zgjidhjes se cështjës së emrit.

• Përfshirje e shqiptarëve në grupin e punës për bisedime të drejtpërdrejta me Greqinë.

6. Marrëdhënie të mira me fqinjët

• Përfshirje e shqiptarëve në grupin e punës për bisedime të drejtpërdrejta me Bullgarinë.

• Bashkëpunim me Kosovën dhe Shqipërinë për menaxhimin e integruar të kufijve.

• Hapje e pikave të reja kufitare.

7. Integrim i shpejtë në NATO dhe në Bashkimin Europian.

• Përmbushja e pikave të mësiperme do të zhbllokojë rrugëtimin e Maqedonisë drejt integrimit të plote në NATO dhe hapjen e bisedimeve për anetarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e partive politike shqiptare në Maqedoni.

Përmbushja e këtyre objektivave, thuhet më tej në kumtesë, do të mbikqyret nëpërmjet krijimit të Tryezës së Partive Shqiptare Parlamentare.

Tryeza e Partive Shqiptare Parlamentare do të funksionojë sipas parimit të rotacionit dhe do të shërbejë si platformë për harmonizimin e aksionit politik dhe komunikimin transparent me partnerët ndërkombëtarë të Maqedonisë, duke kërkuar veçanërisht mbështetjen e Bashkimit Europian dhe institucioneve ndërkombëtare.

Tryeza do të përcaktojë afatet për realizimin e objektivave të sipërpërmëndura, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pushim deri më 14 janar dhe për prindërit kujdestarë

0

Çerdhet, kopshtet, shkollat dhe Universitetet do të jenë të mbyllura deri më 14 janar 2017.

Në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë që mban datën 7 janar 2017 thuhet: Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive me qëllim ruajten e shëndetit të popullatës nga efektet e epidemisë së gripit. Përmes këtij urdhëri të dytë brenda javës, të pranuar dhe nga ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë urdhëron mbylljen e çerdheve, kopshteve, shkollave dhe universiteteve edhe javën e ardhshme. Nëse nuk do të ketë një urdhër të ri, insitutcionet e dijes do të hapin dyert në datën 16 janar 2017. Ndryshe nga vitet e kaluara, mësimi me këto institucione vijon më me vonesë pasi në ambiente të tilla kolektive virueset gripale përhapen me shpjetësi duke rritur ndjeshëm numrin e të prekurve.  Qeveria merr vendim për të shpallur si ditë pushimi datat 9 deri 14 janar për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor.

“Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në vijim të  masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, si pasojë e motit të ftohtë, jo të zakonshëm, që pritet të vijë dhe të gjendjes gripale në vend” thuhet në vendimin e qeverisë që mban datën nr.  2, datë 7.1.2017 . Qeveria i bën thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre për këto data ndërsa  ngarkon institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky është urdhri i dytë brenda pak ditëve. Shkollat, çerdhet dhe kopshtet ishin parashikuar të hapeshin më 4 janar por në vijim të  masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, si pasojë e motit të ftohtë dhe të gjendjes gripale në vend u kërkua shtyrja.////

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

E shtuna dhe e diela do të jenë ditët më të ftohta

0

E shtuna dhe e diela do të jenë ditët më të ftohta se ato që kemi lënë pas. Ky është vlerësimi i sinoptikanëve sipas të dhënave atmoferike për vendin tonë.

Të dielën pritet që temperaturat të jenë tepër të ftohta.

Shërbimi i emergjencave Civile thotë se temperatura ekstreme pritet të shkojë deri në -21°C në zonat malore në vendet e ulëta deri në -9 °C.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:

 Në vendet malore: Temperaturat minimale do të zbresin deri në -21°C, ndërsa ato maksimale do tëngjiten deri në -9°C.

Në vendet e ulëta: Temperaturat minimale do të zbresin deri në -9°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në -2°C.

Në bregdet: Temperaturat minimale do të zbresin deri në -6°C, ndërsa ato maksimale do të  ngjiten deri në 0°C.

Raporti 

Insititui i gjeo shkencave bën me dije se temperatura më minmale gjatë kësaj fundjeve do të jetë – 20 gradë celcius në zonat e thella malore, në veri dhe dhe në Lindje të vendit.

Ndërsa në zonën perendimore dhe në bregdet temparaturat do të shkojnë në rënie në – 9 grade celcius.

Instituti i gjeo-shkencave më me dije që reshjet e dëborës janë ndërprerë por vendi është nën kërcenimin e ngricave.

Temperaturat pësuan një rënie ne vlerën 6 gradë këtë të shtunë.

Rritje të temperaturave edhe pse me pak gradë do te ketë ditën e hënë deri të mërkurën e javës së ardshme.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Situata në Llogara vazhdon të jetë e rënduar

0

Levizja e automjeteve,rekomandohet te kryhet me zinxhir,ndersa ne pjese te ndryshme te zones,trashesia e debores arrin deri ne rreth 20 cm. Situata gjate dites se peremte ne qafen e Llogarase,pas rreshjeve te debores,prej te enjtes  ne mbremje,paraqitet disi me e qete,por gjithsesi problematikat ne zone jane prezente,ku nuk mungon mjegulla dhe ngricat ne rruge. Per kete qellim  levizja e automjeteve ne zone,kerkohet te kryhet me masa mbrojtese,ndersa gjate oreve  ne vijim parashikohet  dhe me teper ulja e temperaturave ne zone. Problematika per shkak te rreshjeve te debores ka gjate gjithe  ketij aksi rrugorr,nderkohe qe priten serish rreshje debore.Gjate dites se premte nuk kane munguar gjithsesi qe zona e Llogarase te jete e vizituar nga qytetare te shumte,nga vlora apo rrethe te tjera,per te cilet debora mbetet nje fenomen i vecante dhe i rralle,ne qytetet ku edhe ata banojne. Per keta te fundit prania ne llogara lidhet pikerisht me rreshjet e debores,ndersa konfirmojne njekohesisht se levizja me automjetet e tyre drejt kesaj qafe eshte kryer dhe ndihmuar nga prania e mjeteve mbrojtese si zinnxhire,pavarsisht se situata paraqitej disi me e qete

Nderkohe ne zone mbeten te pranishme nje borepastruese dhe punonjes te firmes kontraktuese per pastrimin e rruges,por edhe prania e policise,per te evituar cdo lloj problematike per shkak te rreshjeve te debores dhe ngricave ne zone. ///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Strukturat e Policisë së Qarkut Dibër janë të angazhuara në ndihmë të qytetarëve në nevojë si pasojë e problematikave të shkatuara nga rreshjet e dëborës.

281

Gjatë ditës së somte shërbimet e Policisë u kanë dhënë ndihmë qytetarëve në dhjetra raste.Aktualisht është bërë i mundur zhbllokimi i aksit rrugor Maqellarë-Bulqizë në vendin e quajtur “Maranicë”.Në aksin rrugorë Maqellarë-Bulqizë në vendin e quajtur “Maranicë”, një borë-pastruese, duke pastruar rrugën, ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal, duke bërë kështu bllokimin e këtij aksi rrugor. Pas ndërhyrjes së shërbimeve të Polcisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme, të strukturave të pushtetit vendor si dhe të Drejtorisë së Rrugëve, me ndihmën e fadromave dhe të një borëpastrueseje tjetër, u bë e mundur që pas disa orë pune, të zhbllokohej ky aks rrugor.
Lëvizja në këtë aks tashmë vijon me zinxhirë.Në vendin e bllokimit do të qëndrojnë punonjësit e policisë si dhe borë-pastruesja, pasi si pasojë e erës së fortë grumbullohet dëborë, duke bërë bllokimin e këtij segmenti.Gjatë kohës që ishte i bllokuar aksi rrugor, një autoambulancë nga njësia administrative Maqellarë, po transportonte një grua shtatzënë që ishte për lindje drejt Tiranës, por për shkak të rrugës së bllokuar në vendin e quajtur “Maranicë”, autoambulanca është kthyer prapa dhe me ndihmën e policisë ka kaluar nëpërmjet vendkalimit kufitar Bllatë – Dibër e Madhe -Qafë Thanë – Tiranë.
Po gjatë orëve të pasdites, Shërbimet e Policisë i kanë ardhur në ndihmë një tjetër familjeje, ku një grua shtatzënë për lindje, e kanë transportuar drejt Spitalit të Peshkopisë me automjetin e Policisë Kufitare Bllatë, pa asnjë problem.
Si pasojë e kushteve të motit në Qarkun e Dibrës deri në këto momente kemi këtë situatë :
Në Dibër, Njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Luzni si pasojë e rreshjeve të dëborës të rëna gjatë natës dhe erërave të fuqishme, akset rrugore që lidhin këto këto njësi vazhdojnë të jenë të bllokuara. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e rrugëve.
Në Njësitë Administrative Kala e Dodës, Sllovë, Arras, Muhurr, Tomin, rrugët janë të hapura dhe kalohet vetëm me zinxhirë. Në Bulqizë, Njësitë Administrative Trebisht, Ostren, Tërnovë, për shkak të reshjeve të dëborës dhe erërave të fuqishme, vazhdojnë të jenë të bllokuara. Po punohet për zbllokimin e tyre. Në Njësitë Administrative Shupenzë, Gjoricë, Zerqan,Fushë-Bulqizë, Martanesh, rrugët janë të hapura dhe kalohet vetëm me zinxhirë. Në Mat, Njësia Administrative Xibër, për shkak të reshjeve të dëborës, është e bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj. Akset e tjera janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.Ndërsa aksi kryesor nacional Peshkopi – Bulqizë – Mat është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.Shërbimet e Policisë janë të gjitha në gadishmëri, ku po monitorojnë levizjen e automjeteve duke ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe familjeve që kanë nevojë për ndihmë. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e panevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policies.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Patos, një burrë bën vepra të turpshme me të miturën

0

Një burrë pervers në Patos kryen vepra të turpshme me një vajzë të mitur. Ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë ku i dyshuari është Ilirjan Hoxha, 43 vjeç, banues në Patos.

Ai u arrestua nga policia, pasi akuzohet se pasi ka hyrë në banesën e një vajze 13 vjeçare ka kryer veprime të turpshme me të.

Mësohet se 43 vjeçari ka prekur në pjesë intime të miturën dhe i ka treguar pjesët e tij gjenitale, nëpërmjet kërcënimit. Dyshohet se e mitura ka qenë vetëm në banesë kur Hoxha i ka hyrë në shtëpi dhe më pas ka kryer veprimet e pahijshme.

Pas arrestimit të Ilirjan Hoxhës, materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vepra të turpshme”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx