Ballina Blog Faqe 9538

PD: Hasi tërësisht i bllokuar, pa rrugë, pa drita e pa ujë të pijshëm

0

Partia Demokratike ka akuzuar edhe këtë të premte qeverinë shqiptare, pasi sipas tyre nuk po i ndihmon banorët e Hasit në këto ditë të vështira për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Në një deklaratë për mediat, Grida Duma është shprehur se nga dhënat e saj, i gjithë rrethi i Hasit është i izoluar ku të gjitha rrugët janë bllokuar dhe se mundon uji i pijshëm dhe energjia elektrike.

Duma i ka bërë thirrje qeverisë të ndërhyjë në mënyrë të menjëhershme në këto zona dhe t’ju vijë në ndihmë banorëve të Hasit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Hedhja e kryqit nën borë në Berat

0

Rreshjet e borës kanë zbardhur sot qytetin e UNESCO-s, ku rreshjet e borës që kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe kanë vijuar disa orë kanë mbuluar banesat muze. Nën rreshjet e borës është zhvilluar sot ceremonia e hedhjes së kryqit të shenjtë, të 6 Janarit. Festa e ujit të bekuar për herë të parë pas shumë vitesh është zhvilluar sot nën flokët e borës, që ka shoqëruar gjithë ceremoninë. Rritet fetare të kësaj dite kanë nisur në Katedralen e Shën Dhimirtit, ku At Pteraq Simsia, ka drejtuar më pas korrin e kishës që ka përshkuar pedonalen për të mbërritur pranë Urës së Gorisës, ku është bërë hedhja e kryqit. Me gjithë temperaturat tepër të ulëta dhe rreshjet e borës qindra qytetarë pavarsisht besimit të tyre fetar janë bërë pjesë e kësaj feste. Një grup djemë të rinjë kanë sfiduar rreshjet e borës dhe të ftohtin duke u futur në ujrat e ftohta të lumit Osum për të kapur kryqin e shenjtë.  At Kristaqi hodhi në ujë kryqin e shenjtë, i cili u nxor nga lumi nga Renato Laska, dhe më pas duke marrë bekimin e kishës.

Ceremonia e hedhjes së Kryqitë të shenjtë në lum është dita e ujit të shenjtë për të gjithë besimtarët e krishterë, fanafilla e të cilës lidhet me pagëzimin e Jezuit nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan.

Urimet për këtë festë përcolli nga Berati ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Hedhja e kryqit ne Vlore

0

Kremtimi i 6 janarit ne Vlore,epifania,festa fetare e simbolizuar me hedhjen e kryqit ne det per besimtaret ortodokse ,ne Vlore,nuk ka patur persona te sfidojne motin e ftohte per te kapur kryqin ne det. Ne nje dite te ftohte me temperatura te ulta ,kremtimi i dites se Epifanise me Vlore eshte shoqeruar  me mbajtjen  e meshes ne kishe,ndersa gjithcka ka vijuar me hedhjen e kryqit ne det,por vetem nje ritual i thjeshte qe eshte shoqeruar me hedhjen dhe nxjerrjen e kryqit nga deti. Nderkohe At Konanstandin Prifti e ka justifikuar  gjithcka me motin e ftohte,ndersa ka uruar gjithsesi qytetaret dhe besimtaret

Hedhja e kryqit ne ujin e ftohte te ujrave te detit  eshte shoqeruar vetem me nje rital te thjeshte ne Vlore,por asnje nuk ka arritur te sfidoje ujin e ftohte dhe temperaturat e ulta te ketij 6 janari. Epifania ,.eshte dita qe simbolizon per besimtaret ortodokse pagezimin e Jezu Krishtit ne ujrat e lumit Jordan.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kina kritikon Trump: Nuk bëhet diplomaci ndërkombëtare në Twitter

0

Kina ka kritikuar Presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump për përdorimin e Twitter-it për të kryer diplomacinë ndërkombëtare.

Agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Xinhua, ka publikuar një koment duke cituar se Trump ka fituar reputacion duke bërë deklarata të paparashikueshme në Twitter, të cilat shpesh devijojnë nga politikat amerikane dhe se ai ka bërë disa komente që kanë ngjallur debate në lidhje me Kinën.

“Fiksimi me ‘Twitter-in’ është një diplomaci e padëshirueshme.Tashmë dihet se diplomacia nuk është lojë fëmijësh dhe aq më pak biznes. Ashtu si ish- Sekretarja Shteteve të Bashkuara Madeleine Albright ka thënë: Twitter nuk duhet të jetë një mjet për politikën e jashtme,” citon komenti i Xinhua, i cili u botua këtë javë.

Albright ka shërbyer në kohën e ish-presidentit Bill Clinton dhe ishte një mbështetëse e fuqishme e rivales demokratike të Trump, Hillary Clinton.

Në një postim në Twitter në mbrëmjen e së hënës, Trump sugjeroi se Kina nuk ka bërë mjaftueshëm për të frenuar fqinjin e saj, Korenë e Veriut, të armatosur me armë bërthamore.

Reagimi zyrtar i Kinës për Trump ka qenë relativisht i heshtur.

Ministria e Punëve të Jashtme shkoi aq larg duke thënë se ishte “seriozisht e shqetësuar” pasi Trump kishte vënë në pikëpyetje nëse Shtetet e Bashkuara duhet të mbajnë qëndrimin e saj se Tajvani është pjesë e “një Kine”.///

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Manjani, homologut francez: Mos prano ekstradimin e Haradinaj, të lirohet menjëherë

0

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka dërguar një letër homologut të tij francez, Jean-Jacques Urvoas lidhur me shqetësimin mbi ndalimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Manjani shpreh shqetësim mbi keqpërdorimin e autoritetit të shtetit serb nëpërmjet strukturave të Interpolit për shpallje në kërkim ndërkombëtar dhe ndalimin shtetasve shqiptarë të Kosovës, për arsye politike.

Në letrën e tij ministri shkruan: “Me sa jam informuar, zoti Ramush Haradinaj kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, për shkak të një aktakuze që daton nga viti 2004, duke marrë në konsideratë faktin se z.Haradinaj i ka kaluar kufijtë gjatë kësaj periudhe. Dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj se z.Haradinaj është liruar nga akuzat dy herë, nga të dyja dhomat e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë si autoritet i themeluar nga OKB për këtë çështje”.

Më tej ai shton se, si autoriteti qendror i përcaktuar për zbatimin e Konventës Europiane të Ekstradimit të vitit 1957, do të vlerësonte nga kolegu francez, mospranimin nga ana e tij, të kërkesave të motivuara politik nga shteti serb.

Manjani kërkon që shqetësimi i palës shqiptare të përcillet autoriteteve gjyqësore franceze, për të mundësuar lirimin e menjëhershëm të Haradinaj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Haradinaj: Nuk më trembën tanket e Millosheviçit, jo më fletë-arrestet

0

Edhe pse i është caktuar masa e sigurisë “burg i përkohshëm”, Ramush Haradinaj shprehet se do të takohet së shpejti me të gjithë në Kosovë. Kreu i AAK-së, i arrestuar dy ditë më parë nga policia franceze, pasi për të ekzistonte akoma një urdhër-arresti nga Serbia, i është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një status në profilin e tij në “Facebook”.

Haradinaj thotë se vendimi për arrestimin e tij është një vendim i regjimit të Millosheviçit, ndërsa shprehet se nuk e trembin tanket e tij.  Më tej duke iu referuar Francës, Haradinaj ndien keqardhje që shtete të tilla vazhdojnë të respektojnë politikat e ish-regjimit të Millosheviçit.

“Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviçit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre. Ne si popull e si individë, nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviçit e lëre më nga fletë-arrestet e tij.

Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës, “Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush”. Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush! Do të takohemi shpejt në Kosovë! Juaji Ramush Haradinaj”, – e mbyll postimin ish-luftëtari i UÇK-së.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Marrëdhënia prindër-fëmijë varet edhe nga shenjat e horoskopit. Zbulojeni në këtë artikull

1

Shpesh e përdorim horoskopin vetëm për të ndjekur parashikimet e të ardhmes. Edhe atëherë kur ndjekim shpjegimin astrologjik, me siguri kjo për të parë se sa shkojmë me partnerin tonë të zemrës. Por a e dini se në bazë të shenjave të horoskopit mund të kuptojmë më mirë edhe marrëdhëniet prindër-fëmijë? Zbuloni më poshtë karakteristikat e fëmijëve të çdo shenje dhe cilat shenja të prindërve ju përshtaten më tepër.

Fëmija me shenjën e Dashit

Nëse fëmija juaj është shenja e Dashit, atëherë ju e dini fare mirë se sa dinamik është personaliteti i tyre. Të rrisësh një fëmijë me këtë shenjë mund të jetë sa e lehtë, aq edhe e vështirë, sepse ata janë shumë të hapur për gjërat që pëlqejnë dhe ato që nuk i pëlqejnë, duke mos e manifestuar këtë te të tjerët. Marrëdhënia e tyre me prindërit është si era, nëse gjërat shkojnë ashtu si duan ata, atëherë janë të qetë, por nëse ndodh e kundërta atëherë pritet një marrëdhënie plot stuhi.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Shigjetari, Luani, Peshorja, Ujori dhe Binjakët.

Fëmija me shenjën e Demit

Këta fëmijë janë simpatikë, zakonisht të paqtë dhe të qetë, ndonjëherë bëhen shumë të turpshëm, por kur u jep dashuri ta kthejnë atë dyfish. Nuk do të merrni asgjë prej tyre nëse i forconi këta fëmijë të bëjnë diçka. Ata janë shumë të qëndrueshëm si në dashuri, ashtu edhe në plane apo projekte të ndryshme.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Gaforrja, Peshqit, Bricjapi, Virgjëresha dhe Akrepi.

Fëmija me shenjën e Binjakëve

Që në fëmijëri ata janë shumë të komunikueshëm dhe shumë optimist. Ata mund të bëhen shumë të ngurtë dhe paksa të egër nëse kanë kufizime. Për ta liria është diçka shumë e rëndësishme, prandaj edhe marrëdhënia me prindërit mund të pësojë shpesh krisje. Prindërit nga ana tjetër duhet të jenë shumë të fortë në qëndrimin e tyre mbi jetën e fëmijëve të tyre.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Peshorja, Luani, Ujori, Shigjetari dhe Dashi.

Fëmija me shenjën e Gaforres

Fëmijët me këtë shenjë janë të ëmbël dhe ndryshimet në gjendjen e tyre shpirtërore pasqyrohen fare lehtë në fytyrën e tyre. Këto shenja shfaqen që kur këta fëmijë janë ende foshnja. Të rrisësh një fëmijë të tillë është një punë emocionale. Ata arrijnë ta shohin dashurinë që ju keni për ta nëpërmjet përqafimeve dhe mënyra se si ju kujdeseni për ta. Nëse ata duan të marrin diçka kanë një taktikë të tyren, që është të bërit tekanjoz.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Demi, Akrepi, Peshqit, Bricjapi dhe Virgjëresha.

Fëmija me shenjën e Luanit

Fëmijët me shenjën e Luanit janë shumë energjikë, socialë dhe duan që të kenë vëmendjen e të gjithëve. Ata janë shumë të guximshëm dhe ndonjëherë mospërfillës. Fëmijët me këtë shenjë janë shumë bujarë dhe marrin lumturi kur shohin të tjerët të lumtur. Marrëdhënia që mund të krijosh me një Luan është padyshim gjëja më e bukur që mund të të ndodhë.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Ujori, Dashi, Binjakët, Shigjetarët dhe Peshorja.

Fëmija me shenjën e Virgjëreshës

Këta fëmijë janë shumë të dobishëm dhe bujarë. Ata janë shumë të turpshëm kur vendosen nën mbështetjen prindërore. Ata nuk e pëlqejnë kur i detyron të bëjnë diçka që shkon kundër intuitës së tyre. Si prindër, ju keni shumë përgjegjësi shumë të madhe për këta fëmijë, në mënyrë që ata të socializohen. Këta fëmijë e kanë shumë të vështirë miqësinë me shokë të vërtetë dhe kjo gjë i bënë ata të qëndrojnë shpesh vetëm.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Akrepi, Peshqit, Gaforre, Demi dhe Bricjapi.

Fëmija me shenjën e Peshores

Që në moshë shumë të vogël, fëmija me shenjën e Peshores arrin të marrë zemrën e të gjithëve ju. Ata pëlqejnë më shumë ta shfaqin dashurinë e tyre në mënyrë praktike sesa teorike. Ata pëlqejnë shumë të udhëheqin të tjerët, por e urrejnë të vihen përpara zgjedhjeve të ndryshme. Këta fëmijë janë të sofistikuar dhe të disiplinuar që në lindje. Ata nuk kanë dëshirë të nënvlerësohen në diskutime apo punë në grup.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Luani, Shigjetari, Binjakët, Ujori dhe Dashi.

Fëmija me shenjën e Akrepit

Akrepat janë të jashtëzakonshëm, të rëndësishëm dhe karaktere të forta në horoskop. Është e lehtë të dallosh një Akrep falë sjelljes së tij të fortë. Ata kanë lindur të mençur dhe mund t’i kuptojnë gjërat shumë shpejt. Që në moshë të re, atyre u pëlqen që të jenë të drejtë dhe të sinqertë me prindërit e tyre. Ata e urrejnë të injorohen, shkruan blitz.  Si prind ju vetëm duhet t’u jepni dorën Akrepave dhe t’i lini ata të fluturojnë sipas drejtimit që ata dëshirojnë.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Peshqit, Demi, Virgjëresha, Bricjapi dhe Gaforrja.

Fëmija me shenjën e Shigjetarit

Shigjetarët janë të mbushur me guxim dhe energji. Ata janë fëmijë shumë të dashur dhe si rezultat i kësaj natyre kanë më shumë miq  në krahasim me fëmijët e tjerë. Ata janë shumë socialë, por edhe të turpshëm në të njëjtën kohë. Që në fëmijëri do të vihet re se ata kanë prirje për sporte dhe gjithashtu janë paksa trazovaçë.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Binjakët, Luani, Dashi, Luani dhe Ujori.

Fëmija me shenjën e Bricjapit

Bricjapët janë nga më të qëndrueshmit e shenjave të horoskopit. Ata duan që fëmijët e tjerë të jenë të respektueshëm me ta dhe preferojnë të kenë shokë fëmijët më të mëdhenj se vetja në krahasim me bashkëmoshatarët. Janë fëmijë të cilët kanë ndryshime të shpeshta humori dhe ky përbën një problem për prindërit.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Akrepi, Gaforrja, Demi, Virgjëresha dhe Peshqit.

11. Fëmija me shenjën e Ujorit

Këta fëmijë janë shumë të ëmbël dhe zakonisht janë ata fëmijë që më të vjetrit e familjes i duan pa masë. Si prind i një fëmije të shenjës së Ujorit ju duhet të jeni të kujdesshëm, pasi ata zgjedhin t’i mendojnë gjërat vetë dhe nuk zgjedhin që të hapen me ju. Nëse ju i detyroni ata të bëjnë gjëra që nuk i pëlqejnë, ata do t’ju shmangen çdo ditë e më shumë.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Binjakët, Luani, Demi, Peshorja dhe Shigjetari.

Fëmija me shenjën e Peshqve

Fëmijët me shenjën e Peshqve janë liberalë, shumë të këndshëm,  të sjellshëm dhe humanë. Ata janë të ndjeshëm për veten dhe për njerëzit që i rrethojnë. Këta fëmijë reagojnë me shumë ndjeshmëri për njerëzit që janë të trishtuar. Duke qenë se janë shumë të butë, mund të bien pre e ngacmimeve të bashkëmoshatarëve të tyre, prandaj prindërit duhet të jenë shumë vigjilentë.

Shenjat e prindërve që përshtaten më shumë: Akrepi, Gaforrja, Demi, Bricjapi dhe Virgjëresha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kur të nderojnë edhe ata që nuk të duan

0

(Në vend të një urimi për 26-vjetorin e gazetës RD)

Nga Astrit Patozi

Ka shumë njerëz në Shqipëri, që jo vetëm nuk e lexojnë, por as që duan  të përmendet fare emri i RD-së. Arsyet, përgjithësisht, nuk janë profesionale dhe nuk kanë të bëjnë pothuajse hiç me nivelin e gazetës. Ato janë qartësisht politike.

Duke e identifikuar me Partinë Demokratike, kundërshtarët e saj e kanë shumë të lehtë ta përjashtojnë dhe refuzojnë, por, për fat të mirë, jo ta nxjerrin nga qarkullimi. Dhe kjo, sipas meje, është një taksë që nuk ka pse ta bëjë të ndjehet keq gazetën, e cila me daljen e saj të parë më 5 janar 1991, shënoi njëkohësisht edhe lindjen e shtypit të lirë në Shqipëri.

Mendoj se kjo para së gjithash është një mënyrë nderimi ndaj një date të shënuar, sepse RD-ja, pavarësisht historisë së saj të gjatë dhe plot zigzake, u krijua si një nevojë e fortë e shoqërisë shqiptare që e vërteta të mos ishte ekskluzivitet i një pale. Dhe pavarësisht debatit që mund të hajë, sot mund të pranohet pa shumë mëdyshje, se të paktën ai qëllim është arritur.

Megjithë sulmet e egra nga qielli, nga ajri dhe nga toka, qeveritë e kanë pasur deri tani të pamundur t’i burgosin mendimin dhe idetë e kundërta. Sado të jetë tkurrur prej goditjeve të forta hapësira e lirisë, është gjendur gjithmonë një oaz apo një dritare, ku e vërteta, jo vetëm të thuhet, por edhe të shpërthejë.

Betejat e dështuara të kryeministrit me shtypin, që nga dita kur erdhi në pushtet, dhe sidomos lufta frontale e tij me portalet e “kazanit”  tregojnë se kohëra të vështira kanë ardhur për ata që kanë zgjedhur të përcjellin zërin e opozitës. Jo thjesht të Partisë Demokratike, atë të gjithkujt që është i revoltuar dhe nuk e pranon këtë qeveri. Por është jashtë cdo dyshimi, gjithashtu, se mbijetesa e lirisë së shtypit dhe triumfi i saj është i garantuar.

Ndaj mendoj se në gjithë këto vite tranzicioni të vështirë më cdo 5 janar “Rilindja Demokratike” vlerësohet dhe respektohet edhe nga ata që nuk e duan. Dhe kjo do të vazhdojë të bëhet pafundësisht, aq kohë sa të ekzistojë arsyeja pse RD u themelua, nevoja për të pranuar dhe dëgjuar kundërshtarin.

Për shkak se kalova një kohë shumë me të, unë natyrisht kam shumë arsye për të qenë nostalgjik ndaj gazetës, sic jam tërësisht i vetëdijshëm për kufizimet e mëdha të saj, që lidhen kryesisht me statusin e vet të korracuar. Por edhe me sëmundje apo vështirësi të tjera, që ka kaluar dhe po kalon në përgjithësi shtypi shqiptar i këtyre viteve.

Eshtë e kotë dhe patetike t’i kërkohet një gazete partiake të ketë mbi supe përgjegjësinë dhe lavdinë e 26 vjetëve të shkuara, në kohën, që për shkak të avancimit të teknologjisë, sot ndjehen të kërcënuar edhe gjigandët botërorë të informimit si “New York Times” apo “Le Monde”. Por kur qeveria e ngushton lakun për shprehjen e të vërtetës, duhet respektuar dyfish cdo platformë mediatike dhe cdo idivid, që merr përsipër të sakrifikojë, sado modest qoftë ajo ose ai.

Askush nuk mund të thotë sot se edhe sa do të vazhdojë historia e Rilindjes Demokratike, pasi jo thjesht e ardhmja e shtypit partiak nuk është më një opsion, por sot duket e zymtë edhe vetë perspektiva e shtypit të shkruar kudo në botë. Mund të shkojë edhe dy vjet, ndoshta edhe më tepër, por mund të jetojë edhe shumë më gjatë, kjo nuk ka shumë rëndësi.

E rëndësishme është që, sado kohë të kalojë, dhe cilido qoftë fati i gazetave në botë, ajo do të kujtohet gjithmonë si dita e parë e lirisë për të thënë të vërtetën në Shqipëri. Dhe ne që e kemi zakon të ndahemi për shumë data, të paktën për 5 janarin do të biem përherë të gjithë dakord. Si ne që e duam, por po ashtu edhe ata që nuk e pranojnë fare gazetën “Rilindja Demokratike.”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Viti i rebelimit ,Nga Frrok Çupi

0

Nga Frrok Çupi

Çudi fjala “rebelim”?!… Po pse?!  Po sikur më 31 dhjetor 2017, shumë nga këto që kemi sot rrotull, të mos jenë më ose të jenë ndryshe?! Shikojini…. Këto ditë me diell në fund të vitit, mesa duhet kanë ardhur që të na mundësojnë të shikojmë qartë e të mbajmë mend: Jo, nuk do të jetë më si sot! Rebelimi është në rrugë. … Mos e shikoni si viti jubile i Judah Ben Samuel; edhe ai e kishte profecinë të lidhur me vitin 1217… Profeti Samuel do të thoshte se 2017 është njëqind vjet pas Revolucionit të Tetorit 1917 që ndryshoi botën. Jo!, jo vetëm pse tani flitet për drejtim të kundërt nga Revolucioni Socialist, por parashikimi nuk është më me vlerë. Tani është fakt: Rebelimi, ka ndodhur, është në rrugë. Ja shikojini për herë të fundit në këto ditë me diell. Shikojini që prej afër, këtu ku jemi: Qeveria, kjo që është, më e bezdisshmja gjer më sot, nuk do të jetë më. Ndryshoi klima për qeveritë që bezdisin popujt dhe iu hyjnë nën lëkurë. Qeveritë e këtij modeli janë si insektet që nuk rrojnë dot në klimë tjetër. Këto lloj qeverish po refuzohen nga popujt, qeveri që gënjejnë, qeveri që grabisin, qeveri që nuk kanë as autoritetin t’i bëjnë thirrje popullit se “po digjet shtëpia”- ja kështu janë. Në Amerikë ra Sorosi dhe mesa duket edhe Masonët që mbanin pompën e oksigjenit për këto lloj qeverish. Aq më tepër që pas gjashtë muajsh kemi zgjedhje. Në zgjedhje nuk mund të shkohet me këto formacione; po të shkohet do të dështojë vetë procesi. Atëherë do të ndodhë si në vitet ‘90 kur demokracia trokiste rreth nesh dhe establishmenti komunist vonohej me sot!, e me nesër!. Po ku do të shkonte ai regjim?, do të binte se s’bën. Ja edhe këtu, këtë që shikoni sot, nuk e kemi në fund të vitit 2017. Ka ardhur koha e rebelimit, elitat politike i imponuan popujt që të mos shikojnë më në drejtim të tyre- veç andej nga e kundërta. Ky është rebelimi. Elitat krijuan “kënetën” dhe popujt po asfiksoheshin. Rebelimi, jo si në vitin 1917, as si në vitin 1948, as si në vitin 1990…; kësaj here ka nisur nga maja e qytetërimeve. Ra establishmenti në Shtetet e Bashkuara që kishte hedhur rrënjë- mesa po del sheshit- në prapësi të mëdha për njerëzimin. Amerikanët- si kreu- e ndjenë dhe i dhanë njerëzimit mundësinë e ndryshimit shekullor. Zgjedhja e Donald Trump president i Shteteve të Bashkuara ka përhapur besimin se bota është e njerëzve… Shikojini tani në këtë diell të fundit 2016, sa e sa gjëra nuk do të jenë më si tani. Nuk do të jetë më UN (Kombet e Bashkuara). Një mashtrim botëror i elitave me fjalën mikluese “bashkim kombesh”. Cili ishte problemi që zgjidhi UN në pesëdhjetë e ca vjet?- pyeti Trump… Nuk do të jetë më siç është- në “moçal” vetë Banka Botërore; nuk do të jetë Fondi Monetar Ndërkombëtar. Organizime oligarkësh botërorë me sajesa të tilla që skllavërojnë kombet dhe shtetet. Nuk mund të jetë kështu siç është vetë EU (Bashkimi Europian,- edhe ky emër me fjalën mikluese “bashkim”). Të paktën Greqia, një nga anëtarët, duhet të largohet urgjent, sepse ndryshe nuk jeton dot më. Brexit e ndau në pjesën ku anija e BE po mbytej. BE është organizëm i atij lloji të stranjohur në biologji që “vdes për shkak të rritjes”. BE i tha vetes që të zgjerohej për nga qytetërimet jashtë BE, si një qenie e pazakontë. Viti 2017 është viti i Rebelimit brenda Europës. Zgjedhjet e para parlamentare brenda kufijve të Bashkimit mbahen në Holandë- mars 2017. Dy muaj më vonë, Franca nuk shkon më në zgjedhje për të provuar të majtën që sundoi deri sot; Franca shkon në zgjedhjet e majit për të mos ia hedhur sytë elitës së vet. Ky shtet nuk ka më të papritura se çfarë do të ndodhë. Italia pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas dështimit të Referendumit alias Renzi. Aq e qartë është kjo datë sa vetë kryeministri Paolo Xhentiloni u ka thënë ministrave që të bëhen gati për vetëm deri në vjeshtë 2017. Në vjeshtë do të shikojmë zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani. Kur ra establishmenti në Shtetet e Bashkuara, zonja Merkel mori pozicionin e mbrojtjes së elitave liberale të falimentuara në Europë. Tani pritet të bjerë së bashku me to. Pastaj, çfarë do të mund të kemi në vitin 2017!?… Mund të mos ketë më “off-shore”, as “Panama”. Po sikur udhëheqësit tanë të detyrohen që të nxjerrin, nga strofkat, paratë që na kanë vjedhur, si thoni, cili është Rebeli? Rebelon fati ynë. Në fund të Depresionit të Madh, 1930, rebelimi qe i tmerrshëm; kësaj here Depresioni nisi në vitin 2008, në establishmentin “Obama”. Ndoshta duhen përdorur këto ditë me diell që të shikohet qartë. Dielli mund të jenë dhurata e vitit 2016 për të parë përtej, në vitin 2017.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

QZ u jep mandatin e Selamit dhe Tahirit, dy deputetëve të rinj

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u jep mandatet dy deputetëve të rinj të cilët marrin mandatet e Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahirit.

Në mbledhjen e ditës së sotme, me 7 vota pro, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që Tahiri të zëvendësohet nga kandidati i PDIU, Edmond Zejno.

Ndërkohë Shkëlqim Selami i dalë nga radhët e LSI, u zëvendësua nga Flamur Çelaj, i cili vijon listën e kandidatëve për qarkun e Vlorës për këtë parti.

Vendimi i KQZ, vjen pas ndërprerjes së mandateve të deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri në kuadër të nisjes së zbatimit të ligjit për dekriminalizimin.

Ndërkohë Selami dhe Tahiri e kanë ankimuar vendimin e KQZ në Gjykatën Administrative dhe kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë edhe në Gjykatën Kushtetuese ligjin e dekriminalizimit.

Dy deputetët e rinj do të bëjnë betimin në seancën e parë parlamentare për vitin e ri.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx