Ballina Blog Faqe 9540

Prishet teleferiku, momente tmerri për një person

0

Momente ankthi dhe frike për një djalë të mitur, i cili e gjeti veten të varur në teleferik, pas prishjes së tij.

I veshur me rrobat e skisë, i riu u shpëtua nga ekipi i skijimit, ndërsa për shumë minuta qëndroi i varur.

Gjithë skena ka ndodhur në 2 janar në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku e gjithë ngjarja u filmua nga një baba i cili po bënte ski me fëmijët e tij.

Fatmirësisht siç mund të shihni në videon më poshtë, gjithçka u përmbyll pa problem

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Policia e shpall në kërkim, Stresi nga arratia: Janë çuar nga varri bijtë e Enverit

0

Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi, reagon pasi policia lajmëroi ditën e sotme se e ka shpallur në kërkim, për shkak të një filmimi ku shihet duke qëlluar me shotgun në ambient publik.

Në një postim në Instagram, duke publikuar një fotografi ku shihet duke mbushur lopatën me kanabis ai bën një postim ironik.

“Mirmëngjesi pashë në ëndërr këtë foto që kisha bërë vite më parë, ishalla s’më fusin në burg thjesht nga mendimi sepse sot ëkshtu ka ardh koha në Shqipërinë tonë… Janë çu nga varri bijtë e Enverit”, shkruan Stresi.

Arkimed Lushaj, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë dhe E. L., 21 vjeç, banues në Tiranë u shpallën në kërkim ditën e djeshme.

Dy të rinjtë, kanë publikuar në rrjete sociale një video, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri gjahu, të tipit “Shotgun”, në një ambient publik.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më 31 dhjetor 2016, si dhe po kryhen veprime administrative për heqjen e lejes për mbajtje arme gjahu ndaj babait të këngëtarit Sali Lushaj, 61 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale është bërë sekuestrimi i një armë zjarri gjuetie, tip “Shotgun” dhe një automjeti tip “Audi”.

Lidhur me këtë ngjarje të cilën e shihni në videon më poshtë, materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishje e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Në kërkim për vrasje me paramendim, arrestohet Dod Cara

0

Një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me paramendim”, është vënë në prangat e policisë së Fierit.

Gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi i 48- vjeçarit Dod Cara, banues në lagjen “21 Dhjetori”, Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër në shtator të vitit 2009, e ka dënuar këtë me 14 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”.

Nga ky dënim atij i ka mbetur 2 vjet, 1 muaj e 26 ditë burg për të bërë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dëbora mbulon Shqipërinë, probleme në Dibër e Pukë

0

Moti i ftohtë dhe reshjet e dëborës janë shtrirë pothuajse në të gjithë Shqipërinë, duke shkaktuar probleme në shumë zona të vendit.

Natën mes të enjtes dhe të premtes, dëborë u shënua edhe në Tiranë e Durrës, ndonëse në sasi të paktë.

Por situata paraqitet problematike në gjithë zonën e Dibrës, duke shkaktuar edhe të bllokuar në rrugë.

Për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave në minus në rrugë janë bllokuar dhjetëra makina. Në zonën e Qafës së Ulzës janë bllokuar dhjetëra makina si pasojë e dëborës dhe temperaturave që kanë shkuar deri në -7 gradë celcius.

Personat e sëmurë mësohet se janë dërguar në spitalin e Burrelit. Situata paraqitet problematike edhe në Bulqizë, ku temperaturat kanë shkuar në -10 gradë. Në shumë nga segmentet rrugore ka vështirësi në kalim për shkak të ngricave të forta dhe shumë komuna janë izoluar.

Ndërkohë edhe në Pukë e Fushë Arrëz, situata paraqitet problematike ku termometri ka shënuar -11 gradë celsius, duke bërë që zona të tëra të izolohen nga dëbora.

Në Kukës situata paraqitet problematike me dëborë e akull. Në të gjithë këto zona këshillohet përdorimi i zinxhirëve të makinave për të lëvizur.

Edhe në qarkun e Korçës janë shënuar reshje të dendura dëbore, por deri më tani situata është nën kontroll.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Masakra natën e ndërrimit të viteve në Stamboll, turistja parashikoi vdekjen e saj

0

“Shpresojmë të argëtohemi, gjëja më e keqe që mund të ndodhë është se mund të vdes në një shpërthim dhe do bashkohem me mamin”.

Janë këto fjalët dramatike që Rita Chami, një turiste libaneze e cila u vra në atentatin e natës së ndërrimit të viteve në Stamboll bashkë me të fejuarin e saj i kishte thënë motrës, para nisjes.

Chami kishte humbur nënën e cila ishte e prekur nga kanceri, para pak muajsh. Sipas mediave libaneze, këto fjalë ajo ia kishte thënë motrës së saj, pak para nisjes për në Turqi.

Rita Chami vdiq bashkë me të fejuarin Elias Wardini, në sulmin terrorist në diskotekën e Reina, ku gjetën vdekjen 39 persona dhe u plagosën mbi 60 të tjerë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

VINI ZINXHIRE AVOKAT NGJELES

0

 

Thirrje Zyrës Operacionale
-Avokat Ngjelës duhet ti vini zinxhirë!

Po rrëshket çdo ditë Avokati, O Zyra e emergjencave!!! Koha shkon drejt zeros, e Taku shkon drejt minusit.
Sot rrëshkitja ishte e madhe:
Të arrestohet Sali Berisha e Ilir Meta me gjithë tabor- na thotë sot!!! E shikoni sa rëndë është? S’kam dëgjuar avokat profesionist që të kërkojë arrestime! Vetëm Taku kërkon pranga. Vdes për arrestime. E ka marre malli.
Ish kryetari i Kavajës Rroshi akuzohet për përdhunime në grup, Avokat Ngjela kërkon arrestime në grup!
E shikoni ç’thotë anglosaksoni mo? S’pyet saksoni për zyra e Vettingje. Po s’të arrestoi SPAKU, të arreston SPARTAKU!
Arrestime në tabor- thotë! Nuk njeh lloj tjetër arrestimi. I do arrestimet si në kohën e xhaxhit Enver, kur i futi Babë, bir e birë, e çkishte kjo rracë që i la nja 20-te vite fakir.
Ndaj them, se Avokatit duhet ti vini zinxhir. Zinxhir jo për rrota.Taku tani do zinxhir për këmbët.
Taku prap po rrëshket.

Nga Ylli Dylgjeri

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

U vetëvar në burg me xhaketë, shoku i 22-vjeçarit: E bëri nga turpi

0

Një ditë pasi i riu Estref Halili vendosi t’i japë fund jetës duke u vetëvarur në tualetin e burgut të Rrogozhinës me xhaketën e trupit, të shumta janë dëshmitë për të dhe arsyet që e shtynë drejt vetëflijimit.

Ndërsa i ati deklaroi që i biri ishte shumë i heshtur ditën e fundit kur vëllai shkoi ta takojë, çka e bën familjen të dyshoj se vuante nga depresioni, shoku i tij që jeton në Athinë konfirmon për “News24”, se Estrefi ka vepruar nga turpi.

Ai thotë se e njihte si djalë shumë të mirë dhe të urtë, por që e kanë burgosur dy herë vetëm për një cigare hashash, ndërkohë siç thotë ai, të tjerët që trafikojnë kamiona me drogë nuk i gjen asgjë.

“Ishte shumë djalë i mirë. Shteti i dënoi për një cigare hashashi, nga depresioni dhe besoj unë nga turpi që u fut për të dytën herë në burg u detyrua të varë veten me mesazhin që në vend të vihet drejtësia. Të mos kalben shqiptarët për një cigare hashash nëpër burgje, ndërsa të tjerët çojnë kamiona me drogë dhe dalin përsëri”, shprehet ai.

Familja e 22-vjeçarit ka hapur sot dyert e mortit, ndërsa janë ende të paqartë pse djali i tyre vendosi të ikte kështu nga kjo botë. Mes lotësh nëna dhe motra e tij nuk mund të flasin shumë. Ajo thotë se djali i saj nuk merrej me trafik droge. Ndërsa i ati thotë se i biri nuk ishte trafikant, por vetëm përdorues, dhe shton ta ketë kryer këtë akt në gjendje të rënduar psikologjike.

Familjarët kërkojnë që drejtësia të zbardhë sa më parë shkaqet që e shtynë të riun drejt vetëflijimit, pasi sipas tyre, Estrefi nuk kishte konflikte dhe ishte tip i urtë e i shoqërueshëm si dhe nuk kishte shfaqur asnjëherë probleme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tahiri bën bilancin: Policia më e përkushtuar, Shqipëria në 2016-ën ishte më e sigurt

0

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në një konferencë për mediat ka bërë bilancin e vitit 2016 dhe sfidat që ka në vitin që sapo hymë. Tahiri ka vlerësuar pozitivisht vitin 2016 duke bërë një rezyme të punës së Policisë dhe situatës së sigurisë në vend.

“Shqipëria në vitin 2016 ishte më e sigurt, me më pak ngjarje kriminale, policia ishte në shërbim të qytetarit, besimi tek policia  u rrit. Fitorja më e madhe e jona nuk është krahasimi i shifrave, por me mentalitetin. Sot përballë policisë nuk ka më të pandëshkueshëm e të pabarabartë”, tha Tahiri.

Më tej Tahiri shtoi se “46.7 milionë euro pasuri dhe asete kriminale janë sekuestruar gjatë vitit 2016”, duke nënvizuar se “policia po forcon kapacitetin për të shkuar drejt peshqve të mëdhenj”.

“Për vitin 2016 janë kapur mbi 2100 persona të shpallur në kërkim; me Interpol e Europol janë 15 mijë informacione të shkëmbyera; 90 persona janë arrestuar me qëllim ekstradimin nga vende të tjera drejt Shqipërisë”, u shpreh ministri.

Në lidhje me sfidat e policisë për vitin 2017, Tahiri tha se “dhuna në familje dhe armëmbajtja pa leje janë prioritetet madhore”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Moti i keq, MTI informon me situatën e rrugëve në vend dhe ku duhet bërë kujdes

0

Ndërsa qysh nga dita e djeshme moti i keq ka përfshirë gjithë vendin për shkak të reshjeve dhe temperaturave të ulëta, kanë nisur të shfaqen problematikat e para.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, informon lidhur me situatën për paraditen e 4 janarit.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes sidomos në akset ku ka prani të borës ose ngricave, dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Ministria e Transporteve informon se të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe njerëz, për përballimin e situatës dimërore. Gjithashtu edhe Policia Rrugore ka marrë masa që në të gjitha akset rrugore ku ka prezencë akulli apo dhe prezencë bore.

Do të ketë shërbim 24 orë duke u mbështetur dhe në shërbimet e përgjithshme. Drejtori i Policisë Rrugore Ardi Veliu tha sot për mediat se në dispozicion të çdo qytetari që mund të ketë nevojë për ndihmë janë në dispozicion numrat e telefonit 112 dhe 129.

Ai u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve të eliminojnë shpejtësinë, përdorimin e celularëve të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin alkool gjatë drejtimit të automjetit.

Në rajonin Verior Shkodër– Ka patur reshje bore në të gjithë akset e këtij rajoni. Akset ku sasia e borës është më e madhe është si më poshtë:

Në aksin Kuben- Vasie, ka 25 cm borë, qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë.

Në aksin Peshkopi- Qafë Drajë, ka 25 cm borë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë.

Në aksin Ura e Cerenecit- Steblevë, ka 15- 25 cm borë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë.

Në aksin Qafë Bualli- Krastë, ka 20 cm borë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë.

Në Rrugën e Kombit, qarkullimi është normal në të gjitha korsitë. Është bërë pastrimi i borës dhe kriposja e rrugës.

Në aksin Laç- Vau i Dejës- Fushë Arrëz, ka 20 cm borë, punohet me 3 borëpastruese, qarkullimi është me zinxhirë.

Në aksin K/Hadroj- Qafë Benë, ka 20 cm borë, qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në aksin Fushë Arrëz – Fushë Dukagjin, ka 30- 50 cm borë, qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në të gjithë akset punohet për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës nga kontraktorët.

Në rajonin Qendror Tiranë: Në akset e Dajtit qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë, për shkak të reshjeve të borës. Të bëhet kujdes në segmentin Qafë Priskë- Qafë Mollë.

Në aksin Librazhd- Steblevë, ka 10 cm borë dhe vazhdon të bjerë. Nuk ka probleme për qarkullimin. Edhe në akset e tjerë është bërë pastrimi dhe hedhja e kripës.

Në rajonin Jugor Gjirokastër – Korçë: Në akset e Korçës nuk ka patur reshje bore. Qarkullimi është normal në të gjitha akset e këtij rajoni.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Djali u flijua në burg, babai: Të tjerët trafikojnë drogë me kamionë, e shëtisin të lirë

0

Ardian Halili, babai i 22- vjeçarit Estref Halili i cili pasditen e djeshme i dha fund jetës në burgun e Rrogozhinës flet për herë të parë.

Ai thotë se djali i tij e ka bërë këtë akt ekstrem për shkak të ngarkesës psikologjike.

Në vijim bën me dije se Estrefi nuk e kishte mbushur vitin që kishte dalë nga burgu.

“U kap me 3 gramë hashash që po e pinin shokët e tij. Mori përsipër veprën penale dhe e dënuan me 3 vjet burg. U lirua në shkurt por u kap sërish në 22 dhjetor për një cigare hashash. Më datë 27 e dërguan në Rrogozhinë. E arrestuan për të dytën herë për një cigare hashash. Të tjerët që trafikojnë drogë me kamionë shëtisin të lirë… Para 4 ditësh, kur e takoi djali i madh ai rrinte i heshtur”, tha ai për “News 24”.

Pasditen e së martës, Estref Halili u gjet i vetëvarur në burgun e Rrogozhinës.

22- vjeçari nga fshati Kolonjë i Lushnjes, u gjet i varur me xhaketën e tij në dritaren e tualetit të burgut, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e shtynë drejt fundit fatal.

Ai u ndalua në 26 dhjetor nga policia , pasi në makinën e tij tip ‘Volkswagen’ u gjet një dozë lëndë narkotike kanabis, si dhe një thikë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx