Ballina Blog Faqe 9541

Heqja e mandateve nga KQZ, Selami dhe Tahiri ankimojnë vendimin

0

Deputeti me mandat të ndërprerë, Shkëlqim Selami ka ankimuar sot në Gjykatën Administrative vendimin e KQZ, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit për shkelje të dekriminalizimit.

Shkëlqim Selami, thotë se nuk paragjykon vendimin e KQZ-së, por do të kërkojë të drejtën e tij në të gjitha shkallët e gjyqësorit siç ia garanton ligji.

Selami thotë se KQZ nuk e ka shqyrtuar çështjen e tij në themel. Ai thekson se, akuzohet për një çështje të pushuar nga Italia, vendi që edhe ka ngritur akuzën.

Të njëjtën rrugë ka ndjekur edhe Dashamir Tahiri, i cili ka bërë ankimim pranë Kolegjit Zgjedhor. Avokati i deputetit, Fatmir Braka thotë për  se ankimimi është bërë më 30 dhjetor.

“Ankimuam në Kolegjin Zgjedhor heqjen e mandatit të deputetit Tahiri që më 30 dhjetor. Shumë shpejt do ta ankimojmë çështjen edhe në Gjykatën Administrative. Ligji nuk e ka të qartë se ku duhet të bëjmë ankimimin për këtë çështje”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin Selamit dhe Tahirit më 29 dhjetor të vitit të shkuar se kishin fshehur të dhënat e tyre personale në formularin e dekriminalizimit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Kaq trim i madh je”, biseda para vrasjes për hakmarrje në Kashar

0

Bujar Xhaferri, një 52- vjeçar nga Kashari, nuk e ka duruar faktin që babai i personit që i kishte vrarë të vëllanë 10 muaj më parë, punonte në një arë 50 metra larg shtëpisë së të ndjerit.

Duke e konsideruar si karshillëk dhe mungesë respekti, ai ka vendosur ta vrasë, veprim që e realizoi në 18 mars 2016, në rrugën kryesore të fshatit Kashar. Pas krimit, ai telefonoi policinë duke u treguar se kishte vrarë shtetasin Skënder Aluku dhe u vetëdorëzua, bashkë me armën.

Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin e dosjes në ngarkim të 52-vjeçarit Xhaferri, duke e deklaruar fajtor për akuzën e “vrasjes me paramendim” e “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.

Ai u dënua me 25 vjet heqje lirie. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi uljen e një të tretës dhe përfundimisht do të vuajë një dënim me 16 vjet e 8 muaj burg.

“Panorama” ka siguruar një kopje të vendimit të Gjykatës, ku zbardhet rrëfimi i vetë të pandehurit mbi shkaqet që e shtynë të kryente vrasjen dhe momentet e përleshjes dhe shkrehjen e armës drejt tij, si edhe dorëzimin në Polici.

“Pse e vrava”

Përpara hetuesve Bujar Xhaferri ka deklaruar se në datën 17 maj 2015, shtetasi Altin Aluku ka vrarë vëllanë e tij, Lutfi Xhaferri, dhe ka plagosur bashkëshorten e tij, shtetasen N. Xhaferri. Për këtë ngjarje Altini ishte dënuar.

Për 6 muaj pas kësaj ngjarjeje, babai i Altinit, shtetasi Skënder Aluku, nuk kishte dalë në fshat, por dy muajt e fundit ai dilte dhe sipas të pandehurit, e bënte për karshillëk dhe po ashtu shkonte dhe afër banesës së Lutfi Xhaferrit, ku punonte një tokë që kishte aty.

Kjo, sipas Bujarit, ishte e papranueshme, duke menduar se edhe i kishin vrarë pa të keqe dhe tani nuk i respektonin.

Në datën 17 mars 2016, kur bëheshin 10 muaj që të pandehurit i kishte vdekur vëllai, Lutfiu, ishte tek banesa e tij, ndërsa shtetasi Skënder Aluku ishte para shtëpisë, te toka e tij, duke punuar në një distancë rreth 50 m.

Sipas Bujarit, ky ishte momenti që i erdhi kulmi durimit dhe vendosi që kur ta takonte, do ta vriste.

Referuar vendimit, i pandehuri ka marrë një pistoletë të fshehur prej tij nga viti 1997 dhe ka dalë të vrasë shtetasin Skënder Aluku. Ditën e parë ai nuk e ka gjetur, por të nesërmen, ai është përballur me të në orën 06:30.

“Te vendi i quajtur ‘Lagja e re’ hasi në rrugë Skënderin dhe i foli duke i thënë ‘kaq trim i madh je që vjen lart te shtëpia?’ dhe menjëherë ka nxjerrë pistoletën dhe e mbushi për të qëlluar, por arma nuk shkrepi”, thuhej në vendim.

Në këtë moment, Skënderi i është hedhur sipër, por i pandehuri e ka qëlluar në kokë 2-3 herë me qytën e pistoletës derisa e ka rrëzuar në tokë. Pasi ka bërë rimbushje të armës, i pandehuri ka qëlluar tri herë në drejtim të tij.

Pas këtij momenti, ai ka hequr krehërin e pistoletës dhe është larguar duke dalë poshtë rrugës e më pas ka njoftuar Policinë, duke i thënë se kishte vrarë shtetasin Skënder Aluku.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gripi dhe i ftohti, MAS konfirmon mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave

0

Pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë e cila kërkoi mbylljen e shkollave gjatë kësaj jave për shkak të situatës së rënduar gripale por edhe të ftohtit, vjen edhe reagimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

MAS informon se “Mbyllja e çerdheve, kopshteve dhe shkollave është parashikuar deri në 9 janar. Mbyllja e kopshteve dhe shkollave përfshin si institucionet publike, ashtu edhe ato private. Vendimi është marrë për shkak të situatës së rënduar nga virusi i gripit. Synojmë të shmangim gripin, ndaj u vendos mbyllja e kopshteve dhe shkollave deri në 9 janar”.

Në këtë mënyrë, çerdhet, kopshtet dhe shkollat pritet të hapen të hënën e 9 janarit, duke zgjatur me pesë ditë pushimet e fundvitit.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik rekomandon masat e mëposhtme për parandalimin, kufizimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive nga përhapja e virusit të gripit:

Masa të higjienës dhe kontrollit të infeksioneve

-Mbulimi i gojës dhe hundës me shami (mundësisht letre) gjatë kollitjes dhe teshtitjes e cila të hidhet menjëherë në koshin e mbeturinave.

-Të teshtihet apo kollitet duke përdorur gropëzën e bërrylit si mburojë.

-Të mos pështyhet në tokë.

-Larja e menjëhershme, dhe sa më shpesh, e duarve me ujë të rrjedhshëm dhe sapun. ose pastrimi i tyre ato me alkool apo dezinfektantë.

– Mënjanimi i prekjes së syve, hundës dhe gojës.

-Përdorimi i maskave gjatë kollitjes apo teshtitjes, apo në mjedise të mbyllura ku ka grumbullim masiv të njerëzve për një kohë të gjatë.

Masa të distancimit social

 

-Mënjanimi i kontaktit të ngushtë me njerëzit të cilët janë të sëmurë, pra çdo i sëmurë duhet të mbajë distancë nga të tjerët për ti mbrojtur ata.

-Qëndrimi në shtëpi për çdo të sëmurë.

-Njëkohësisht, në këtë sezon gripi, duhet të përpiqemi të kufizojmë sa më shumë takimet dhe grumbullimet.

Vaksinimi

-Mjeti më i mirë për të parandaluar gripin është vaksinimi.

-Ministria e Shëndetësisë pas rekomandimeve të grupit të ekspertëve dhe ISHP po kryen falas vaksinimin e punonjësve shëndetësorë si grup i rëndësishëm risku.

-Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP kanë siguruar 93 250 doza vaksinë kundër gripit, të parakualifikuar nga OBSH.

-Kjo vaksinë po shpërndahet në të gjitha DRSH/DSHP-të sipas një plani të përgatitur nga ISHP dhe më pas shpërndahet në qendrat shëndetësore dhe aplikohet falas për të gjithë personat, kryesisht si më poshtë:

– Persona të moshuar mbi 60 vjeç;

– Persona që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare;

– Persona që vuajnë nga diabeti;

– Persona që vuajnë nga sëmundje obstruktive të aparatit respirator;

– Persona që vuajnë nga astma bronkiale;

– Persona me sëmundje kronike të veshkave, apo sëmundje kronike të tjera (hepatike etj.);

– Persona me sëmundje tumorale;

– Persona obezë;

– Gra shtatzëna;

– Personel shëndetësor.

– ISHP rekomandon vaksinimin gjatë të gjithë këtij sezoni të gripit, për të mbrojtur çdo person nga gripi dhe për të parandaluar format e rënda të gripit sidomos tek personat e sipërpërmendur.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksident me dy të plagosur në Fushë Krujë- Rinas

0

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm.

Rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fushë Krujë- Rinas, tek “Ura e Gjoles”, 32- vjeçari A.B., duke drejtuar mjetin tip “Peugeot” me targa DR 2345 F, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasoje janë aksidentuar pasagjerët në mjet, K.V., 22 vjeç dhe D.B,. 21 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Policisë Krujë dhe policia po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tentativë vetëvrasje në masë në metro, pinë pesticide

0

Një tentativë vetëvrasje në masë në metronë e Pekinit. Në një video të regjistruar në metronë e Pekinit në 26 dhjetor, dhe e publikuar online shihen disa pasagjerë duke pirë pesticide.

Pamjet po bëjnë xhiron e mediave ndërkombëtare, ku në to shihen tetë persona, viktima të një mashtrimi financiar, duke kryer veprimin ekstrem në sy të pasagjerëve, shkruan noa.al.

Fatmirësisht personave që kryen tentativë vetëvrasje, i’u dha ndihma e parë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Temperatura ekstreme, vendi në fundjavë nën -10 gradë

0

Vendi ynë do të përfshihet nga i ftohti ekstrem, ku temperaturat do të zbresin nën -10 gradë celsius gjatë fundjavës.

Që nga dita e sotme, e martë, do të nisë shiu ndërsa me afrimin e fundjavës priten edhe reshje dëbore.

Në zonat malore termometri do të zbresë nën -10 gradë, duke bërë që vendi të mbulohet nga akulli e dëbora.

Edhe në Tiranë, termometri do të shënojë -8 gradë celcius, një temperaturë e pazakontë kjo e cila nuk është shënuar prej vitesh.

Ditët më të ftohta pritet të jenë e premtja dhe e shtuna.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Veliaj shpërndan ndihma për fëmijët e Zall-Bastarit: Rruga përfundon në 2017

0

Bashkia e Tiranës ka vendosur që këtë vit të përfundojë rrugën që lidh Zall-Dajtin me Zall-Bastarin. Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, ku dhe u miratua fondi përkatës për këtë investim.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e dha lajmin mirë për banorët gjatë një aktiviteti për njerëzit në nevojë, në ekstremin më të largët të kryeqytetit.

“Kemi disa lajme të mira për Zall-Bastarin. Sapo miratuam në Këshillin Bashkiak rrugën e re nga Zall – Dajti në Zall – Bastar, e cila është një gangrenë për zonën, por që do të rregullohet këtë vit të ri dhe besoj se siç ka qenë motoja jonë në Tiranën urbane, fokusi te puna, kjo duhet te jete motoja jonë edhe për Tiranën fshat”, tha Veliaj.

Ai shtoi se investimi do jetë kolosal dhe do të përfshijë një segment të gjatë rrugor, i cili deri më sot është në një gjendje të rënduar, sidomos gjatë shirave. Ai evidentoi faktin se ky investim u bë i mundur edhe falë benefiteve që ka sjellë reforma territoriale, duke mundësuar garantimin e investimeve kaq të mëdha.

Veliaj shtoi se rruga e re do ofrojë më shumë mundësi zhvillimi, jo vetëm duke afruar banorët me zonën urbane, por edhe duke mundësuar nga ana tjetër më shumë banorë të Tiranës qytet që vizitojnë këtë zonë për turizëm dhe për të blerë produkte bio.

“Tani që do të fillojmë rrugën, dua t’u bëj thirrje edhe atyre që na ndjekin dhe jetojnë në Tiranë, që ashtu siç kemi promovuar ekonominë në Shëngjergj, në zonën e Malësisë së Tiranës, duke filluar nga Petrela, Bërzhita, Krraba, Iba, ashtu dua që me mbarimin e rrugës, edhe qytetarët nga Tirana të vijnë më shpesh në Zall-Bastar, të shpenzojnë më shumë para këtu, të shpenzojnë më shumë fundjava, të konsumojnë më shumë produkte të zonës, janë bio, por mbi të gjitha ndihmojnë ekonominë vendase”, u shpreh Veliaj. Ndërkohë që duke shpërndarë ndihma për fëmijët e kësaj zone, kryebashkiaku bëri të ditur edhe në 2017 fëmijët do jenë në fokus të punëve të Bashkisë së Tiranës.

“Më vjen mirë që e fillojmë me fëmijët, me disa dhurata ushqimore, por edhe disa dhurata lodrash sepse fëmijët meritojnë të kenë një fëmijëri të bukur e të gëzuar. Kemi planifikuar edhe këtë vit më shumë kënde lojërash, jo vetëm në Tiranën qytet, por edhe Tiranën fshat, sepse besoj se një qytet që ka 1 milionë vetë, 300 mijë janë fëmijë dhe sigurisht edhe ata meritojnë pjesë të vëmendjes së Bashkisë, ashtu siç e meritojë edhe të rriturit”, tha Veliaj.

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Një person në Tiranë vret veten me çifte, letër për familjen

0

Një person në Tiranë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me çifte.

Rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, në Bathore, në banesën e tij është gjetur i vdekur 62- vjeçari, Q. N.

Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje, pasi është gjetur dhe një letër që viktima i ka lënë familjarëve.

Në letrën përmbajtja e së cilës nuk bëhet me dije, shpjegohen edhe aryset e aktit tragjik.

Në krahë të trupit është gjetur një armë zjarri, çifte. Nuk dihen ende shkaqet që e kanë detyruar 62- vjeçarin drejt fundit fatal, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mënyra e frikshme se si një person tentoi të kalonte kufirin për në Spanjë

0

Dy persona janë arrestuar nga policia spanjolle, pasi tentuan të trafikonin një emigrant drejt Spanjës.

Siç mund të shihni në fotografi, dy të ndaluarit nga Maroku, e futën emigrantin klandestin në një valixhe, të cilën e kishin fshehur në makinë.

Nga kontrolli i policisë në kufi, u gjet klandestini afrikan brenda valixhes. Ai u dërgua për trajtim mjekësor në spital, për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Ndërkohë po në makinë të fshehur, ishin edhe një burrë dhe një grua nga Guinea, por ata nuk ishin futur në valixhe, por ishin munduar të fshiheshin në sediljet e pasme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pamjet e rënda nga aksidenti me dy të vdekur në Shkodër

0

Pasditen e djeshme dy persona gjetën vdekjen në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Fran Luca, 85 vjeç, dhe Kol Gjoni, 77 vjeç, që të dy banues në Shkodër, rreth orës 17:20, në vendin e quajtur Shtoj i Ri, u aksidentuan teksa ecnin anës rrugës nga një automjet tip “Benz” me targë AA 372 KJ, me drejtues Nimet Bilani, 61 vjeç, banues në Shkodër.

Të plagosurit u dërguan në spitalin e Shkodrës, por për shkak të plagëve të marra ndërruan jetë.

Në fotografinë që shoqëron shkrimin shihen të aksidentuarit në rrugë, të cilët sipas një denoncimi tek “JOQ” qëndruan për mbi 20 minuta në rrugë, pa ardhur askush për t’i marrë.

I dyshuari për aksidentin 61-vjeçari Nimet Bilani, banues në Shkodër, tashmë nën akuzë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, u arrestua mbrëmjen e djeshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx