Ballina Blog Faqe 9542

Kanoset me automatik një person në Selenicë, pranga të dyshuarit

0

Një person është vënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi kërcënoi me automatik bashkëfshatarin e tij.

Marjus Kapaj, 23 vjeç, banues në Selenicë të Vlorës, gjatë ditës së djeshme ka kanosur me automatik 36- vjeçarin .F., banues në Selenicë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik-56, 15 fishekë, një krehër dhe një gëzhojë, të kalibrit 7.62 mm.

Nga hetimet paraprake dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një debati për motive të dobëta, të cilat mbeten ende për t’u sqaruar.

23- vjeçari i dyshuar u arrestua nën akuzën e veprave penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakë e municioneve” dhe “Kanosje”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mbërrin Viti i Ri në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarresh

0

Zelanda e Re i ka dhënë mirëseardhjen e para vitit të ri 2017, me një spektakël fishekzjarresh në kryeqytetin e saj. Shumë qytete përqark botës, e sidomos ato europiane, do të mirëpresin 2017 nën masa të larta sigurie, teksa ky vit është karakterizuar nga sulme madhore terroriste. Këtë vit, numërimi pas për ardhjen e 2017, do të nisë një sekondë me vonesë në mbarë botën.

Auckland në Zelandën e Re është qyteti i parë në botë që i jep mirëseardhjen vitit të ri 2017, me një spektakël fishekzjarresh në kullën 328 metra e lartë, Sky Tower në qendër të qytetit. Ndërkohë Polinezia dhe Ishujt e Paqësorit, përfshirë Samoan, Tongan dhe Kiribatin e mirëpritën vitin 2017, në orën 10:00 sipas zonës kohore të Greenwich.

Shumë qytete përqark botës kanë përforcuar sigurinë në vigjilje të festimeve të Vitit të Ri, pas këtij viti të shenjuar nga akte të rënda terroriste, si ai i Nicës apo së fundmi i Berlinit.

Në Paris, Madrid e Nju Jork, barriera betoni dhe automjete të mallrave të rënda do të përdoren për të bllokuar sheshet qendrore ku njerëzit do të mblidhen për të festuar. Vitin e kaluar, festimet në Europë u zbehën për shkak të çështjeve lidhur me sigurinë. Në Paris dhe Bruksel, qytete të cilat u përballën me sulme madhore terroriste në 2015, festimet zyrtare janë anuluar.

Numërimi mbrapsht do të nisë një sekondë me vonesë në mbarë botën. Kjo do të bëhet për të kompensuar një ngadalësim në rrotullimin e planetit tonë. Vonesa bëhet pasi koha standarde mbetet pas orës atomike.///

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Trump “flirton” me Putin: Gjithnjë e kam ditur që ai është i mençur

0

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka vlerësuar presidentin rus Vladimir Putin si një person të mençur, duke përshëndetur vendimin e kreut të Kremlinit për të mos përjashtuar diplomatët amerikanë që shërbejnë në misione diplomatike në Moskë. Ky vlerësim vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes vendeve janë të tensionuara për shkak të pretendimeve se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane për të nxjerrë fitues Donald Trump. Këto prentendime janë mohuar vazhdimisht si nga Moska, ashtu edhe nga republikani që do të marrë detyrën e re më 20 janar.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka vlerësuar presidentin rus Vladimir Putin për vendimin e tij për mos përjashtimin e diplomatëve amerikanë, përtej një lëvizjeje të njëjtë të ndërmarrë nga Uashingtoni, në kundërpërgjigje të ndërhyrjeve të pretenduara të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane. Zoti Trump përmes Twitter-it përgëzoi homologun rus: “Lëvizje e shkëlqyer nga Vladimir Putin – gjithnjë e kam ditur se ai është shumë i mençur!”

Moska vazhdimisht ka mohuar përfshirjen në hakerime të lidhura me zgjedhjet. Por në një nga lëvizjet e fundit të presidencës Obama, Uashingtoni urdhëroi që 35 diplomatë rusë të largoheshin nga vendi deri të dielën në mesditë. Sakaq, presidenti Putin përjashtoi mundësinë e një kundërpërgjigjeje të njëjtë. Rusia pretendohet të ketë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane, duke publikuar informacione përmes Wikileaks dhe të tjera portaleve, për të dëmtuar Hillary Clinton dhe fushatën e saj dhe për të ndihmuar zotin Trump të shpallej fitues. Republikani i ka konsideruar këto pretendime si qesharake, por disa agjensi amerikane, përfshirë FBI dhe CIA, mendojnë se Rusia në fakt është e përfshirë në këtë çështje.

Pasi Uashingtoi bëri me dije përjashtimin e diplomatëve, zëdhënësi rus Dmitry Peskov premtoi se Rusia do t’i kundërpërgjigjej këtij manifestimi të paparashikuar dhe agresiv të politikës së jashtme. Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov propozoi përjashtimin e 35 diplomatëve amerikanë nga Moska, por presidenti Putin u shpreh se vendi i tij nuk do të ndiqte kursin e “diplomacisë së papërgjegjshme”. Në një deklaratë në faqen zyrtare të Kremlinit, kreu i shtetit madje i uroi Vitin e Ri presidentit Barack Obama dhe familjes së tij, zotit Trump dhe gjithë popullit amerikan.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Urimi i Obamës: Të punojmë së bashku për një Amerikë më të fuqishme

0

Presidenti në ikje i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka uruar Vitin e Ri popullit amerikan, duke vlerësuar edhe të gjitha arritjet e presidencës së tij. Në mesazhin e tij, presidenti gjithashtu nxiti amerikanët të vijojnë të punojnë së bashku për të ndërtuar një Amerikë edhe më të fuqishme. Trashëgimia e presidentit Obama do të jetë në dorën e pasuesit të tij Donald Trump dhe gjykatave amerikane, të cilat do të vendosin për shumë nga politikat e administratës së tij.

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama i ka uruar Vitin e Ri të gjithë amerikanëve dhe ka vlerësuar ato që ai quajti si arritje të presidencës së tij. Në adresimin e tij të përjavshëm, Obama nxiti amerikanët të qëndrojnë të bashkuar.

“Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve. Në një kohë kur e kthejmë faqen e këtij viti dhe shohim drejt të ardhmes, dua t’ju falenderoj për gjithë çfarë ju keni bërë, për ta bërë Amerikën më të fuqishme në këto 8 vitet e kaluara. Kemi bërë progres të jashtëzakonshëm si vend. Asgjë nuk ishte e pashmangshme. Ishte rezultati i vendimeve të vështira që kemi bërë, dhe rezultati i punës tuaj. Që Amerika të ecë përpara, kjo është një detyrë që na përket të gjithëve. Të ruajmë dhe të ndërtojmë mbi ato çfarë kemi arritur – kjo kërkon që të gjithë ne të bashkëpunojmë. Kjo ka qenë gjithnjë historia jonë.”

Kur Obama të largohet nga zyra e presidentit në 20 janar, pas 8 vitesh në këtë detyrë, disa prej iniciativave të tij më madhore do të mbeten pezull ligjërisht, që do të thotë se gjykatat amerikane dhe pasuesi i tij, Donald Trump, do të luajnë një rol të madh në formësimin e trashëgimisë së tij.

Sfidat aktuale ligjore nga shtetet e qeverisura prej republikanëve dhe grupeve të biznesit, po shënjestrojnë ligjin e mirënjohur të shëndetësisë të presidentit Obama, planin e tij për të luftuar ndryshimet klimaterike, një iniciativë kyçe mbi emigracionin, politikën e tij mbi të drejtat e transgjinorëve, pagesën shtesë për punëtorët dhe politika të tjera të administratës Obama.//

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Blindohet” vendi në ndërrimin e viteve, policia në shërbim të përforcuar

0

Në zbatim të planit të masave të hartuar me rastin e festave të fundvitit, ku prej datës 20 dhjetor, Policia e Shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar, janë marrë masa shtesë për natën e ndërrimit të viteve, por edhe për ditët e para të vitit të ri, me qëllim garantimin e rendit dhe rritjen e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve. Në këtë kuadër gjatë ditës së sotme dhe deri më datën 04.01.2017  do të ketë shtim të  prezencës policore në të gjithë territorin e vendit.

Në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe është stacionuar nga një grup i FNSH -së. Gjithashtu të gjitha akset kryesore rrugore do të patrullohen nga grupet e FNSH-së. Në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore, në të gjithë territorin e vendit shërbimet e policisë rrugore do të jenë prezente. Në të gjitha Pikat e Kalimit të Kontrollit Kufitar janë marrë masat për shtim të sporteleve dhe të burimeve njerëzore.

Në kufirin e gjelbër do të ketë patrullim të përbashkët mes Policisë Kufitare dhe Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe. Për monitorimin e situatës  në gadishmëri janë edhe efektivët e Drejtorisë së Antiterrorit si dhe Njësia Operacionale Antiterrorizëm. Këto forca investiguese dhe operacionale do të jenë të dislokuara në të gjithë territorin e vendit duke kryer investigime policore dhe hetime proceduriale me përdorim të metodave speciale të hetimit.

Gjithashtu për çdo situatë të papritur, në gadishmëri janë edhe Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Posaçme Operacionale. Për realizmin e këtyre detyrave gjatë 72 orëve, do të angazhohen në patrullim të territorit, gjithsej 4500 punonjës policie dhe konkretisht:  2460 Patrulla të Përgjithshme; 780 punonjës të policisë rrugore; 21 grupe të FNSH-së, gjithsej 200 punonjës policie; 54 forca të Repartit Special RENEA; 40 forca të Forcës së Posaçme Operacionale; 50 forca të Drejtorisë së Antiterrorit dhe Njësia Operacionale Antiterrorizëm; 760 punonjës të Policisë Kufitare; 155 agjentë e specialistë të Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Sektorit kundër Krimeve të Rënda.

Bëjmë me dije se rreth një orë para momentit të ndërrimit të viteve në sheshet kryesore të qyteteve të vendit do të ketë prezencë të shtuar policore nën drejtimin e drejtuesve kryesorë të njësive policore (drejtorë të drejtorive vendore / shefa komisariatesh /shefa stacionesh policie, të cilët do të monitorojnë festimet deri në shpërndarjen e banorëve që festojnë.

Policia e Shtetit porosit edhe njëherë të gjithë prindërit që të mos lejojnë fëmijët të përdorin fishekzjarrët pa praninë e tyre. Të gjithë drejtuesit e automjeteve, gjatë ditëve të festimit, të mos përdorin alkool në rast se do të qarkullojnë me automjetet e tyre, në të kundërt të përdorin automjetet e transportit publik.

Të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin aparatin celular dhe të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe drejtuesit e motoçikletave të vendosin kaskën mbrojtëse. Me qëllim që nata e ndërrimit të viteve të kalojë pa probleme, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve si dhe ndihmën e tyre për të denoncuar në kohë çdo paligjshmëri që mund të konstatojnë. Policia e Shtetit uron të gjithë qytetarët Gëzuar Vitin e Ri 2017, mbarësi e begati në familjet tuaja.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dalin pamjet e grabitjes së kazinosë në Tiranë dhe momenti i arrestimit

0

Zbardhet grabitja e kazinosë në Tiranë, teksa autori Ilir Lelo u arrestua në tentativën e grabitjes së dytë. Policia ka publikuar pamjet e grabitjes brenda kazinosë dhe operacionin e arrestimit të autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë kapur në flagrancë shtetasin Ilir Lelo ,45 vjeç banues Tiranë. Ky shtetas ka grabitur nën kërcënimin e armës së zjarrit, një pikë lojërash fati tek Zogu i Zi, ku ka marrë një shumë monetare.

Shërbimet e Policisë porsa kanë marrë njoftim për ngjarjen e ndodhur kanë ngritur pika kontrolli dhe ka kanë filluar krehjen e zonës. Ndërsa më pas janë informuar se autori i dyshuar po tenton të grabisë nën kërcënimin e armës një pikë tjetër në afërsi të Komisariatit të Policisë nr 3.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë të Komisariatit të Policisë nr 3 u bë kapja në flagrancë brenda në Kazino e autorit në tentativë për të realizuar grabitjen e dytë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri tip pistolet model 54 i tipit TT Specialistët e Policisë po punojnë nëse është dhe autori i grabitjes tek rruga e Elbasanit.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rritet çmimi i gazit nga 1 janari, ja sa do paguajnë më shumë qytetarët

0

Nga data 1 janar 2017, është parashikuar taksimi me 8 lekë/litër i gazit dhe hidrokarbureve të tjera gazoike për përdorim si lëndë djegëse për motor automjetesh. Kjo parashikohet në ndryshimet e miratuara nga mazhoranca në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, që është publikuar në Fletoren Zyrtare më 27 dhjetor 2016 dhe hyn në fuqi në datë 1 Janar 2017.

Lidhur me këtë ndryshim ligjor, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon subjektet e tregtimit me pakicë të këtij produkti se duke filluar nga 1 janari 2017 asnjë subjekt nuk do të lejohet të kryejë blerje të këtij produkti pa paguar më parë detyrimet e akcizës.

Ndërsa subjektet e tregtimit me shumicë të tij nuk do të lejohet të shesin produkt pa paguar më parë detyrimet e akcizës. Me qëllim shitjen me detyrime akcize të paguara për produktin që kanë gjendje në magazinat e tyre në datë 1 Janar 2017, shitësit me shumicë detyrimisht duhet të marrin statusin e Depozituesit të Miratuar, procedurë kjo që nis në Degën Doganore territorialisht kompetente.

Gjithashtu, ftohen të gjithë subjektet, si ato të tregtimit me shumicë (sh.a) edhe ato të tregtimit me pakicë të këtij produkti, që brenda datës 9 janar 2017 të depozitojnë stokun e produktit, në mbyllje të datës 31.12.2016 dhe të depozitojnë këtë dokument pranë Degëve Doganore, sipas kompetencës territoriale. Në vijim, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën të ditur se në rast se evidentohen subjekte tregtuese të këtij produkti, të cilët nuk kanë depozituar stokun në mbyllje të datës 31.12.2016, aktiviteti i tyre do të bllokohet deri në përmbushjen e kushtëzimeve ligjore.

Edhe në rast të evidentimit të subjekteve të tregtimit me pakicë të këtij produkti, të cilët pas datës 1 janar 2017 kryejnë blerje dhe shitje të tij pa paguar detyrimet e akcizës, sërish aktiviteti i tyre do të bllokohet, përmes Procesverbaleve të Bllokimit dhe Plumbosjes.

Subjektet e bllokuara do të monitorohen në vijimësi nga Degët Doganore mbikëqyrëse, sipas ligjit 61/2012“Për akcizat në Republikën e Shqipërisë i ndryshuar”.

Masa e bllokimit do të qëndrojë në fuqi deri në plotësimin e kushtëzimeve ligjore nga ana e subjekteve të bllokuara. Me plotësimin e kushtëzimeve ligjore, autoritetet doganore në mënyrë të menjëhershme do të marrin masa për zhbllokimin e aktivitetit të tyre.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave u bën thirrje subjekteve që në rast të bllokimit të aktivitetit të tregojnë kujdes maksimal ndaj elementëve të sigurisë që vendosin autoritetet doganore, si p.sh. plumbçet. Nëse do të konstatohen dëmtime të plumbçeve përgjatë periudhës së bllokimit, ndaj subjekteve do të veprohet sipas legjislacionit të Akcizës dhe Kodit Penal

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Grabit kazinonë te “Zogu i Zi”, kapet në plaçkitje pranë Prokurorisë së Përgjithshme

0

Një ditë para ndërrimit të viteve, një kazino në Tiranë është grabitur nën kërcënimin e armës.

Grabitja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në një kazino te vendi i njohur si “Zogu i Zi”, ku autori i dyshuar, i maskuar me kapuç të zi dhe me një pistoletë në dorë, ka marrë rreth 800 mijë lekë të vjetra.

Mësohet se autori i dyshuar i grabitjes së kazinosë, Ilir Leli rreth 47-vjeç, është arrestuar nga policia.

Policia saktësoi se “pasi kërcënoi punonjësin me armë, Leli mori xhiron e gjetur”.

Leli u ndalua në një tentativë të dytë grabitjeje, brenda ambientit ku do ta kryente atë, në një kazino pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

“Ilir Leli u largua menjëherë me shumën e parave të grabitura, por u fiksua nga kamerat e sigurisë. Por rreth 200 metra më tutje, ai tentoi të bënte grabitjen e dytë, në një tjetër kazino, përballë Prokurorisë së Tiranës”, – pohoi policia. Forcat e policisë, të cilat i ishin vënë pas, arritën ta arrestonin në tentativë për të realizuar grabitjen e dytë. Policia tha se 45-vjeçarit iu gjet dhe pistoleta me të cilën kreu grabitjen e parë.

Për kapjen e Ilir Lelit, reagoi sonte ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Bravo Policise Tirane per kapjen e grabitësit te armatosur ne kohe rekord. Ne krye te detyres ne te gjithe vendin per festa”, – thuhet në mesazhin e z.Tahiri.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Në zgjedhje me LSI? Rama: Kur jemi të ndarë, vendi vuan

0

Kryeministri Edi Rama shprehet i hapur që në zgjedhjet e qershorit të viti 2017 të jetë në koalicion me aleatin aktual qeverisës, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

I pyetur në konferencën e sotme të fundvitit nga gazetarët, se ai shprehet i vendosur se do i fitojë zgjedhjet dhe nëse Partia Socialiste do të dalë e vetme apo me LSI, ai e cilësoi si pyetje të shumë përsëritur.

“PS dhe LSI nuk është unë dhe Ilir Meta, ky partneritet strategjik është përtej nesh në këndvështrimin tim, është një domosdoshmëri shoqërore për vendin, për të pasur dy parti progresive të qendrës së majtë për të bërë reformat që janë bërë. Pastaj dallimet dhe problemet në thelb, janë të rëndësishme por nuk janë arsye për të vënë në diskutim partneritetin strategjik. Për ne s’ka nevojë taktike për të bërë sikur s’duam, për LSI është kjo nevojë taktike, është e respektueshme”, u shpreh Rama.

Më tej shtoi se liderët e partive janë themelorë në mishërimin e duhur apo hedhjen në erë të një programi apo partneriteti, por thelbi është tha ai se, “Shqipëria ka vuajtur kur kjo forcë ka qenë e ndarë”.

Sipas tij nëse Ilir Meta mendon se koalicioni me PD ka qenë i suksesshëm, ai shtoi se mendon se ai mandat i PD ka qenë mandat vuajtjeje për Shqipërinë, jo për shkak të LSI.

Në këtë drejtim kreu i qeverisë shtoi se çfarë ka ndodhur në 8 vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike nuk i ka sjellë të mira vendit, pasi siç tha ai PD është një forcë që nuk ka raport të shëndetshëm me shtetin dhe institucionet.

“I vetmi institucion i fuqishëm në PD është Sali Berisha, kjo është e vërteta. Më thoni një reformë shtetndërtuese që ka bërë PD, më thoni një sektor ku nuk gjetëm gërmadhat e mosreformimit”,

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama në konferencën e fundvitit: Basha e shkeli dekriminalizimin qysh në aktin e parë

0

Kryeministri Edi Rama nisi konferencën e fundvitit për të bërë bilancin e një viti qeverisje.

Ai komentoi zbatimin e ligjit për dekriminalizimin, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e djeshme u hoqi mandatet dy deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri si dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, tha se si ka mundësi që kryedemokrati Lulzim Basha qysh në aktin e parë të zbatimit të tij e shkel ligjin.

“Dua t’iu them ju dhe gjithë atyre që kanë hedhur baltë ndaj meje dhe PS, se për mua procesi i ashtuquajtur i dekriminalizimit ka përfunduar ditën e votimit të ligjit. Janë institucionet që duhet të zbatojnë ligjin dhe jo frymëzimi i së shkuarës që përkthehet shumë rëndom në këtë vend për të bërë gjueti shtrigash. Unë nuk bëj gjueti shtrigash, e kam neveritur dje një ndër arsyet kryesore që i jam kundërvënë atij regjimi, është gjuetia e shtrigave. Ligji është aty”, u shpreh Rama.

Në vijim shtoi se mbledhja e djeshme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dha një shembull kuptimplotë të këtij qëndrimi parimor.

Kryeministri tha në këtë linjë se vendimi i KQZ i dha shembull parimor Partisë Demokratike dhe drejtuesve të saj, që tjetër mendojnë, tjetër thonë dhe tjetër bëjnë.

“Pse kur vjen puna tek vetvetja për ta ligji është një letër pa vlerë”, deklaroi Rama.

Më tej Kryeministri tha se ekonomia shqiptare është në proces rimëkëmbje, por se nuk është ende në ritmet e duhura.

“Kemi një ekonomi që rritet në mënyrë të qëndrueshme. Rritja këtë vit mbyllet rreth 3.5% rritje. Kemi shënuar një kthesë kuptimplotë. Por jemi larg ambicies sonë që është 5%. Paketa e solidaritetit është aspekti kuptimplotë i rritjes dhe rimëkëmbjes ekonomike përmes reformave të dhimbshme”, u shpreh ai.

Duke u ndalur te dëmshpërblimet e banorëve të përmbytur dhe zerimi i kamatëvonesave të energjisë për pensionistët dhe familjet në nevojë, ai tha se, “Qeveria jonë nuk harron askënd dhe nëse mundësitë nuk janë për t’u përgjigjur në çast, pa dyshim kur vjen momenti, ne japim përgjigje”.

Sipas tij, një gjë të tillë mund ta dëshmojnë të gjitha familjet që papritur marrin dëmshpërblimin për pasojat e përmbytjeve.

Lidhur me shpërblimet ai tha se u bë jo sepse është vit elektoral, por se frutet e reformave do ndahen me njerëzit. Në vijim shtoi se vetëm në rrjetin e zyrave të punës në Shqipëri janë 37 mijë vende të lira puna.

Sipas tij, Shqipëria ka rritje punësimi, bazuar në raportet INSTAT, Bankës së Shqipërisë, Bankës Botërore, duke nënvizuar se rritja e punësimit është evidente, ashtu sikundër rënia e papunësisë.

“Shifra e papunësisë është rivlerësuar në 2013 dhe nga një shifër që fabrikohej në mjediset e kësaj godine, doli një shifër shumë më e lartë. Dua po ashtu t’iu them se nuk pretendoj se nuk ka në Shqipëri një problem të madh të papunësisë, por nënvizoj se në Shqipëri kemi rritje të punësimit dhe papunësisë, megjithëse jo në përmasën që do na duhej dhe do të donim”, tha ai.

Më tej shtoi se një nga komponentët kryesor të papunësisë është mungesa e krahut të specializuar të punës.

I pyetur për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, Rama deklaroi se nuk ka thënë se do e përfundojë brenda mandatit të tij, por se ajo do të nisë brenda këtij mandati dhe se procedurat kanë nisur, duke shtuar se gjysma e parë e vitit të ardhshëm do të shënojë nisjen e punës

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx