Ballina Blog Faqe 9543

Rama konfirmon se do jetë deputet në Vlorë, flet dhe për zgjedhjen e Presidentit

0

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit të ditës së sotme konfirmoi se do kandidojë sërish për deputet në Vlorë, prej ku dhe ka marrë dhe mandatin aktual.

I pyetur nga gazetarët ai u përgjigj se, “Keni lexuar apo dëgjuar për ndonjërin që ikte nga Vlora nëse ka një lidhje me Vlorën? Unë di se kush ka një lidhje me Vlorën nek e harron dot asnjëherë”.

Lidhur me zgjedhjen e Presidentit që do mbahet verën e vitit që vjen, dhe deklaratës së Kreut të Shtetit aktual Bujar Nishani për të rikandiduar, Rama tha se zgjedhja e Presidenti nuk është si në Amerikës, pavarësisht dëshirës dhe ambicies personale.

Në këtë drejtim tha se “Presidentin e ri do e vendosë Aleanca për Shqipërinë Europiane. Emri i Presidentit të ri do jetë në vitin 2017, jemi ende në 2016. Nuk jemi keq për një emër”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Një hajdut ndryshe në Vlorë, ja çfarë vjedh

0

Një person në Vlorë akuzohet për dy vjedhje të ndodhur në pak minuta.

Erjon Janka, 39 vjeç, banues në Vlorë, rreth orës 03:03 të natës së lënë pas, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur një sasi mishi në dyqanin e shtetasit A.G., në lagjen “Hajro Çakërri”.

Pas vjedhjes ai e kishte futur sasinë e mishit në një automjet “Fiat Punto”, të cilin e kishte vjedhur gjithashtu disa minuta më parë në lagjen “Isa Boletini”.

Janka u arrestua nga policia pak pas dy vjedhjeve, nën akuzën e veprave penale “Vjedhje, kryer më shumë se një herë”.

Nga të dhënat paraprake 39- vjeçari tha në polici se mishin e vjedhur do e përdorte natën e ndërrimit të viteve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Presidenti Nishani dekreton ligji për “Amnistinë”

0

Presidenti Bujar Nishani dekreton shpalljen e ligjit për “Amnistinë”.

Me dekretin e tij i hapet rrugë lirimit të 670 të dënuarve në burgje. Dekreti i Presidentit vjen pasi votimit të ligjit në Kuvend të enjten e kaluar.

Ligji amniston kryesisht të dënuarit që i përkasin grupeve të margjinalizuara.

Ligji nuk amniston ata që janë nën hetim për korrupsion, për vrasje, si dhe përsëritësit e veprave penale dhe dhunuesit në familje.

Dekreti

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 141/2016

DEKRET

Për shpallje ligji

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj

Shpalljen e ligjit nr.141/2016 “Për dhënie amnistie”.

Nr. Dekretit 9927

Tiranë, më 30.12.2016

Presidenti i republikës

Bujar Nishani.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ura e frikshme, 565 metra e lartë, është hapur dje për trafik në Kinë.

273
Ura e frikshme, 565 metra e lartë, është hapur dje për trafik në Kinë, me mediat vendore që janë duke e cilësuar si urën më të lartë në botë.
Ura “Beipanjiang” është 1.34 kilometra e gjatë dhe lidh qytetin Xuanwej në provincën Yunnan me rrethinën Shuicheng në Guizhou, transmeton Express.

Ndërtimi i kësaj ure ka kushtuar rreth 140 milionë dollarë, sipas transmetuesit publik kinez.

Ura ka katër korsi dhe është ndërtuar për tri vite.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Durrës, dy vëllezër plagosin me thikë një person

0

Dy vëllezër në Durrës kanë plagosur me thikë një person.

Paraditen e sotme, rreth orës 10:00, në Shënavlash, tek tregu i makinave dy vëllezër kanë goditur me thikë 23- vjeçarin B.L., banues në Sallmone të Shijakut.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Durrësit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Efektivët e policisë, në sajë të ndërhyrjes së shpejtë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, konkretisht E. C., 17 vjeç dhe A.C., 15 vjeç, banues në Durrës.

Nga të dhënat paraprake  mësohet se 17- vjeçari punonte herë pas here për larjen e makinave te tregu i automjeteve. 23- vjeçari i plagosur merrej me shitjen e makinave dhe dyshohet se një debat i momentit për motive ende të pasqaruara ka çuar në plagosjen e ditës së sotme.

Ndërkohë uniformat blu të sinjalizuara për çka ndodhi, shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Efektivët e policisë mblodhën provat materiale dhe pyetën dëshmitarët me qëllim zbardhjen e ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i thikës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjykata Speciale, si do të dënohen ish-kryeministrat në Shqipëri

0

Kushtetuta e re Shqipërisë, e cila parashikon ngritjen e Gjykatës Speciale, për gjykimin e akuzave ndaj funksionarëve dhe ish-funksionarëve të lartë shtetëror, është reflektuar në Kodin e ri të Procedurës Penale.

Projektligji me ndryshime, i hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë, bazuar në praktikën gjermane dhe austriake, i hap rrugën shembjes së murit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri, duke krijuar një bazë të re ligjore për rihapjen dhe gjykimin e dosjeve të krimit dhe korrupsionit, përgjatë të gjithë trajektores së pluralizmit në Shqipëri.

Gjithashtu, me miratimin e ndryshimeve, Byroja e Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme mund të hetojnë dhe të ngrenë akuza për terrorin e ‘96, për furnizimin me naftë të makinerisë së luftës së Millosheviçit, për zhdukjet dhe torturimet nga SHIK-u, për urdhrat për shtypjen e popullit në ’97, për grushtin e 14 Shtatorit të ’98, për shpërthimin e Gërdecit, vrasjet e 21 Janarit, për një sërë me krime ekonomike si dhe për çdo dosje të pagjykuar apo e gjykuar pjesërisht. Kodi i ri të Procedurës Penale pritet të miratohet dhe zbatohet gjatë vitit 2017, çka përkon edhe me ngritjen e institucioneve të reja kundër krimit dhe korrupsionit, si Prokuroria e Posaçme, Byroja e Hetimit dhe Gjykata Speciale.

Ndryshimi/ Ndryshe nga Kushtetuta, projektligji për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, ka bërë një saktësim sa i takon kohës së kryerjes së veprës penale nga ish-funksionarët e lartë, të cilët do të gjykohen nga Gjykata Speciale.

Konkretisht, projektligji parashikon që, ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-ministrat, ish-kryebashkiakët, ish-deputetët etj., do të gjykohen nga Gjykata Speciale për çdo vepër penale, të kryer gjatë ushtrimit të detyrës.

Nëse për funksionarët në detyrë nuk ka një saktësim apo kufizim kohor, ligji i ri parashikon që ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha, së bashku me të gjithë ish-funksionarët e tjerë të parashikuar në Kushtetutë, do të gjykohen nga Gjykata Speciale për çdo vepër penale, të kryer gjatë ushtrimit të detyrës, shkruan ‘shqiptarja.com’.

“Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjykon akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë̈, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë̈, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj.

Akuzat penale kundër ish-funksionarëve të mësipërm, kur vepra është kryer gjatë ushtrimit të detyrës”, thuhet në projektligj, i cili ndryshon nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Brazil, ambasadori grek gjendet i djegur brenda makinës

0

Kufoma e ambasadorit grek në Brazil, Kyriakos Amiridis, u gjet e djegur brenda një makine në Rio de Janeiro.

Diplomati 59- vjeçar, ishte zhdukur tre ditë më parë, teksa dilte nga shtëpia e disa miqve të gruas në zonën e Nova Iguacu.

Mediat vendase transmetuan pamjet e makinës së djegur duke pretenduar se targa korrespondonte me atë të makinës së marrë me qera nga diplomati grek, i cili kishte humbur gjurmët qysh prej mbrëmjes së të hënës.

“Ministria e Jashtme dhe ambasada greke në Brazil, po monitorojnë rastin në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet braziliane dhe do të marrin të gjitha masat e nevojshme”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së Jashtme greke.

Ambasadori u deklarua i zhdukur të mërkurën, ndërsa kufoma e tij u gjet të enjten. Pritet që ekspertiza dhe autopsia të konfirmojnë zyrtarisht se kufioma i përket Amiridis.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Plani i Ministrisë së Drejtësisë për të dënuarit, para në vend të burgut, kush përfiton

0

Në Shqipëri do të aplikohet e drejta për të zëvendësuar dënimin me burg me një shumë të hollash. Kush paguan 5 000 lekë për një ditë burgim do të fitojë lirinë. Ky është plani i ri Ministrisë së Drejtësisë për të ulur numrin e të dënuarve në burgje.

Me qëllim që të mos përfitojnë baronët drogës, të dënuarit me rrezikshmëri të lartë shoqërore apo personat që sapo janë dënuar për vepra të rënda penale, është parashikuar një kategori e caktuar, e cila mund të përfitojnë. Konkretisht, të dënuarit deri në tre vjet apo të dënuarit që ju ka mbetur edhe 3 vjet burgim, mund të paguajnë 5 000 lekë për çdo ditë burgim të mbetur dhe të gëzojnë lirinë.

Pra, një i dënuar, të cilit i kanë mbetur edhe 3 vjet burg, për të lënë qelinë, duhet të paguajë 5.4 milionë lekë. Kështu parashikon projektligji për disa ndryshime në Kodin Penal, i propozuar nga Ministria e Drejtësisë. Nisma pritet të shqyrtohet dhe miratohet gjatë sesionit të ri parlamentar, shkruan ‘shqiptarja.com’.

Të gjithë ato persona që janë dënuar me burgim deri në 3 vjet apo që u kanë mbetur pa vuajtur edhe 3 vjet burgim, mund të kërkojnë ta zëvendësojnë dënimin e mbetur me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit, duke llogaritur 5000 lekë për një ditë burgim. Në këtë rast, dënimi konsiderohet i shlyer”, thuhet në nenin 5 të projektligjit, i cili shton këtë paragraf pas paragrafit të parë të nenit 53/a të Kodit Penal në fuqi.

Llogaritja e paraburgimit

Projektligji zgjeron nenin 57 të Kodit Penal në fuqi sa i takon llogaritjes së paraburgimit. Konkretisht, koha e paraburgimit llogaritet në dënimin me burgim, gjobë ose punë në interes publik, ku një ditë paraburgim është barabartë me 1.5 ditë burgim, një ditë arrest shtëpie është barabartë me një ditë burgim, një ditë paraburgim është barabartë me 3000 lekë gjobë, një ditë burgim është barabartë me 2000 lekë gjobë dhe një ditë paraburgim është barabartë me 18 orë pune në interes publik. Po ashtu, pas nenit 43/a, është shtuar neni 43/b, i cili parashikon që shpërblimi i dëmit të shkaktuar konsiston në pagimin në favor të të dëmtuarit nga vepra penale e një shume të hollash brenda kufijve të parashikuar në ligj. Gjykata cakton masën e shpërblimit pasi ka bërë vlerësimin e dëmit të ardhur. Gjykata, duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të të dënuarit, mund të lejojë që shpërblimi i dëmit të shkaktuar të paguhet me këste, duke caktuar këstet dhe afatin e pagimit të tyre.

Parashkrimi i ndjekjes penale

Projektligji përcakton që nuk mund të bëhen ndjekje penale kur nga kryerja e veprës deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur kanë kaluar tridhjetë vjet në rastin e krimeve që parashikojnë dënim me burgim të përjetshëm, njëzet vjet për krimet, të cilat parashikojnë dënim me mbi dhjetë vjet burgim dhe dhjetë vjet për krimet që parashikojnë dënim deri në dhjetë vjet burgim. Ndërkaq vrasja me dashje dhe vrasja e funksionarëve publikë përjashtohen nga parashikimi.

Llogaritja e paraburgimit

Një ditë paraburgim e barabartë me 1.5 ditë burgim.

Një ditë arrest shtëpie e barabartë me një ditë burgim.

Një ditë paraburgim e barabartë me 3000 lekë gjobë

Një ditë burgim e barabartë me 2000 lekë gjobë.

Një ditë paraburgim e barabartë me 18 orë pune në interes publik.

Disa nga ndryshimet në Kodin Penal

Neni 5

Në nenin 53/a, pas paragrafit të parë, shtohet paragrafi me përmbajtjen si më poshtë vijon: “Të gjithë ato persona që janë dënuar me burgim deri në 3 vjet apo që u kanë mbetur pa vuajtur edhe 3 vjet burgim, mund të kërkojnë ta zëvendësojnë dënimin e mbetur me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit, duke llogaritur 5000 lekë për një ditë burgim. Në këtë rast, dënimi konsiderohet i shlyer.”

Neni 11

Neni 96 riformulohet me këtë përmbajtje: “Neni 96. Shkelja e etikës mjekësore dhe trajtimi mjekësor alternativ. Veprimi apo mosveprimi i mjekut në kundërshtim me kërkesat e kodit të etikës profesionale, duke shkaktuar dëmtim të konsiderueshëm të shëndetit të pacientit, dënohet me gjobë, heqje të së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe me shpërblimin e dëmit të shkaktuar pacientit. Veprimi apo mosveprimi i punonjësve të tjerë mjekësorë, të cilët gjatë kryerjes së detyrave kanë vepruar në kundërshtim me kërkesat e kodit të etikës profesionale, duke shkaktuar dëmtim të konsiderueshëm të shëndetit të pacientit, dënohet me gjobë, heqje të së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe me shpërblimin e dëmit të shkaktuar pacientit. Ushtrimi i mjekësisë alternative, pa autorizimin përkatës të autoriteteve shëndetësore, kur i ka shkaktuar një dëmtim të konsiderueshëm shëndetit të pacientit, dënohet me gjobë, heqje të së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe me shpërblimin e dëmit të shkaktuar. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar vdekjen e pacientit, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.”

Neni 96/b

Dështimi për dhënien e ndihmës mjekësore

Mosdhënia e ndihmës së parë nga mjeku apo ndonjë punonjës tjetër mjekësor, në shkelje të detyrave të tyre profesionale, dënohet me gjobë ose burgim deri në një vit.

Neni 96/c

Mashtrimi në trajtimin mjekësor

Kryerja e trajtimit mjekësor ose trajtimit alternativ mjekësor, nga mjeku që nuk ka kualifikimet e duhura, duke shkaktuar vonesë në marrjen e ndihmës mjekësore në kohën e duhur për pacientin, dënohet me heqje të së drejtës se ushtrimit të profesionit dhe me shpërblimin e dëmit të shkaktuar.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar dëm serioz për shëndetin e personit, dënohet me gjobë, heqje të së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe me shpërblimin e dëmit të shkaktuar.

Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burg nga dy deri në tetë vjet.

Neni 69

Rehabilitimi

Quhen të padënuar:

a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;

b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;

c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;

ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale.

Neni 70

Falja

Me aktin e faljes organi kompetent përjashton tërësisht apo pjesërisht personin nga vuajtja e dënimit të dhënë me një vendim gjyqësor ose bën zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më të butë.

Neni 71

Amnistia

Me aktin e amnistisë organi kompetent përjashton nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht apo pjesërisht e dënimit ose bën zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më të butë. Amnistia shtrihet për ato vepra penale të kryera deri një ditë para shpalljes së saj, veç rastit kur në aktin përkatës vendoset ndryshe.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Propozimi për sanksione ndaj Rusisë, Trump: S’kam biseduar me senatorët

0

Donald Trump ka deklaruar se nuk ka biseduar me senatorët amerikanë sa i përket idesë së vendosjes së sanksioneve mbi Rusinë në shenjë kundërpërgjigjeje ndaj sulmeve kibernetike të regjistruara gjatë sulmeve presidenciale, duke shtuar se në këtë pikë ku ka mbërritur teknologjia, është thuajse e pamundur që t’a kuptosh me saktësi se çfarë ka ndodhur. Më herët, një grup senatorësh me përvojë në legjislativin amerikan, paraqitën idenë se Uashingtoni duhet t’i tregojë në një farë mënyre Moskës se e ka tejkaluar limitin duke interferuar në procese të brendshme demokratike të një shteti tjetër.

I pyetur në lidhje me propozimin e disa senatorëve amerikanë për të vendosur sanksione mbi Rusinë si shenjë kundërpërgjigje ndaj sulmeve kibernetike gjatë fushatës presidenciale, Presidenti i zgjedhur Donald Trump është shprehur se nuk ka biseduar me anëtarët e Kongresit Amerikan për këtë çështje dhe se nuk mund të pajtohet me këtë ide në kushtet kur nuk mund të dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur.

Trump theksoi se teknologjia ka lehtësuar shumë gjëra për njerëzimin, por në shumicën e rasteve, për shkak të mangësive që mund të kenë sistemet e sigurisë, është e pamundur që t’a zbulosh se kush qëndron pas një sulmi piratësh kompiuterikë.

“Mendoj se kompiuterat kanë arritur t’i komplikojnë jetët tona në mënyrë perfekte. Epoka e kompjuterave ka krijuar një situatë, ku askush nuk e di me saktësi se çfarë ndodh. Kemi shpejtësinë në kryerjen e veprimeve, por dyshoj të kemi sigurinë për të cilën kemi nevojë. Megjithatë, mund t’ju konfirmoj se nuk kam biseduar me senatorët për këtë çështje”, u shpreh Donald Trump.

Më herët, tre senatorë me përvojë siç janë dy republikanët John McCain, Lindsey Graham si dhe demokratja Amy Klobuchar, kërkuan vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, për t’iu kundërpërgjigjur Rusisë në lidhje me pretendimin e Shtetet e Bashkuara se Moska ka organizuar sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Senatorët nënvizojnë se kjo nismë është mbështetur nga përfaqësues të të dyja forcave politike.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Një tërmet me magnitudë 6.3 ballësh

0

Një tërmet me magnitudë 6.3 ballësh sipas shkallës së Rihterit ka goditur prefekturën Ibaraki në lindje të Japonisë.

Në deklaratën nga Agjencia Japoneze e Meteorologjisë thuhet se tërmeti me epiqendër në lindje të Ibarakit ka ndodhur në thellësi prej 10 kilometrash.

Zëdhënësi i qeverisë, Yoshihide Suga, në deklaratë për media ka theksuar se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme në Centralin Nuklear në Fukushima, reaktorët e të cilit ishin mbyllur pas katastrofës në vitin 2011.

Ndërkaq, pas tërmetit nuk është bërë paralajmërim për cunami.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx