Ballina Blog Faqe 9544

Bashkia e Beratit bën bilancin e investimeve. Kryetari petrit Sinaj: “Qyteti meriton më shumë innvestime nga qeveria”

1

 

Në daljen e fundit publike për vitin 2016 kryetari i bashkisë së Beratit Petrit Sinaj ka bërë një panoramë të investimeve publike për vitin që po lëm pas dhe ka premtuar më shumë realizime për vitin që do të vij. ‘Ndonëse kemi pasur një buxhet modest për këtë vit kemi arritur që të zgjedhim disa nga problemaikat më të mëdha, është shprehur ai.

U realizuan disa projekte madhore që bashkisë së Beratit i kishin munguar prej vitesh. Përfundimi investimi i pedonales së qytetit. Reabilitimi i rrugës nga stadiumi i vjetër në drejtim të sigurimeve shoqërore prej 350 milionë lekë të reja. Është duke u punuar në drejtim nga Ura e Goricës në drejtim të Urës së varur për reabilitimin e trotuareve. Sistemi i shpërndarjes së ujit të pijshëm në qytet nga kredia e KFV-së, por dhe investimi i ujit të pijshëm në fshatin Bilçë, sistemi i vaditjes me një investim prej 700 milionë lekë.

Nga ana tjetër kryetari i bashkisë është shprehur se priten për vitin 2017 që të realizohen shumë projekte të reja.

Berati e meriton që të ketë më shumë investime nga qeveria, më shumë projekte kombëtare dhe nënkombëtare, duhet ta ruajmë qytetin ta mbajmë pastër dhe ta provojmë”, ka thënë ai.//

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mandatet e dy deputetëve dhe Rroshit, KQZ nis mbledhjen për fatin e tyre

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur mesditën e sotme, për të marrë vendim lidhur me fatin e mandateve të deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, por edhe të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi.

Me katër votat e mazhorancës pro dhe tre të anëtarëve të opozitës kundër, KQZ vendosi që përfaqësuesit e partive politike të mos e marrin fjalën gjatë procedimit, por vetëm në momentin kur duhet të shpjegohet vota.

Kryetari i KQZ, Denar Biba tha se KQZ nuk është gjykatë në asnjë lloj rasti dhe se duke qenë se është hera e parë që trajtohet ligji për dekriminalizimin, do mundohet të bëhet më e mira lidhur me procedurën e ndjekur.

Mbledhja e sotme është vijim i asaj të martës, pasi KQZ kërkoi që Prokuroria e Përgjithshme të sjellë të dhëna të imtësishme lidhur me vendimet ndaj dy deputetëve dhe kryebashkiakut, para se të merret vendimi.

Në bazë të ligjit të “Dekriminalizimit”, Prokuroria e Përgjithshme kërkoi që tre zyrtarët duhet të ndërpresin mbajtjen e funksionit publik.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Rruga e Kombit”, tarifa të çmendura për kalimin, deri në 22.5 euro

0

Tarifat e kalimit në rrugën Durrës-Kukës do të jenë në varësi të mjetit. Shoferët, të cilët kanë motoçikleta, “scooter”-a apo automjete me 3 rrota, do të paguajnë 2.5 euro për kalim, ose shumën përkatëse në lekë.

E ashtuquajtura Rruga e Kombit, e cila në të vërtetë është vetëm një pjesë autostradë në rrugën ende problematike që të çon nga Tirana në Morinë, bëhet rruga e parë në Shqipëri me autobanda ku do të paguhet çdo kalim në të dy kahet.

Por çmimet që do të aplikohen, janë praktikisht të çmendura, deri në 22.5 euro ose mbi tre mijë lekë të reja.

Të tilla tarifa që janë publikuar nga TCH, konsiderohen nga drejtuesit e mueteve që kanë lëvizur shpesh jashtë vendit, si të papranueshme dhe pa lidhje me realitetin. Për automjetet personale, ato komerciale dhe mikrobusët me 4 rrota, tarifa do të jetë 5 euro.

Ndërsa për autobusët dhe automjetet komerciale që kanë 6 rrota, taksa e kalimit do të jetë 11.25 euro. Tarifa do të jetë më e lartë për mjetet më të rënda. Për kamionët e mesëm dhe autobusët e rëndë me 3 akse, ajo shkon në 16.25 euro.

Po kaq do të paguhet edhe për automjetet tregtare, që kanë një lartësi mbi 2.7 metra. Ndërsa për kamionët e rëndë, me 4 ose më shumë akse, taksa e kalimit do të jetë 22.5 euro. Sipas kontratës koncesionare, taksa e kalimit në rrugë do të indeksohet çdo vit, sipas një formule e cila mban parasysh inflacionin në zonën euro dhe atë në Shqipëri. Të përjashtuara nga kjo taksë do të jenë ambulancat, makinat e policisë, mjetet e ushtrisë dhe zjarrfikëset, ndërsa për banorët e zonës do të ketë një skemë kompensimi. Koncesionari do të paguajë në shtet 120 mijë euro në vit, për 3 vitet e para, dhe këto parà do t’u kthehen banorëve sipas një skeme që do të përcaktohet nga Ministria e Transporteve dhe bashkitë. Ndërsa për përdoruesit e shpeshtë të rrugës, ata që kalojnë më shpesh në autostradë, do të ketë një zbritje tarife, e cila edhe kjo mbetet për t’u përcaktuar.

Në vendet e rajonit, si Sllovenia, nuk aplikohet fare tarifë rruge edhe pse autobandat janë vendosur. Në Greqi, rrugët plot autostrada që të çojnë në Selanik kanë tarifa nga 1.2 deri në 3.9 euro.

Në Malin e Zi, çmimet janë gjithashtu simbolike.

***

Dhënia me koncesion e rrugës u shoqërua me protesta të shoqërisë civile, pasi çmimi që ka pranuar qeveria shqiptare që të marrë koncesionari për çdo kalim të një automjeti në këtë rrugë, është cilësuar abuziv dhe i papranueshëm e për më tepër, i papërballueshëm për nivelin e jetesës së qytetarëve shqiptarë.

Ndërkohë shifra që pritet të vilet duket e jashtëzakonshme, të paktën 40 milionë euro. Vlera del nga përllogaritja e mesatares midis 11 mijë deri në pikun mbi 15 mijë makina që kalojnë çdo ditë në njërin kah të autostradës.

Ky koncesion do të ndikojë në qarkullimin në këtë aks, por edhe te çmimet e biletave dhe mallrave. Pritet që furgonët dhe autobusët që kryejnë këto linja të rrisin ndjeshëm pagesat e tyre për pasagjerët.

Shqiptarët u taksuan për shumë vite duke nisur që nga kryeministri Pandeli Majko i cili taksoi çdo automjet me 7 mijë lekë të rinj në vit për një rrugë që kurrë nuk kishte nisur të ndërtohej, taksë që i shijoi edhe qeverive të tjera pas tij.

Kundër koncesionit për rrugën e Kombit pak kohë më parë doli edhe kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe, i cili shprehu rezervat e tij kundër koncesionit për rrugën e Kombit

Në mesazhin e tij ai tha: “Konçesioni i rrugës Milot-Morinë, prova unike për qeverinë (të paktën për mua është kështu) Konçesioni i rrugës Milot-Morine, është një çështje shumë e madhe!! Për shkak te konotacionit politik; është një çështje e barazvlefshme me çështjen e mirënjohur, të hetuar e të pagjykuar, ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash.

Edhe pse ekonomikisht, në vlerë është shumë me pak, prapëseprapë nuk zhbëhet aspak nga kjo pikëpamje. Qeveria dhe qeverisja mund të marrë një kosto të paimagjinueshme nga ky koncesion”.

Qveria thotë se nxitjen dhe të gjitha udhëzimet e rekomandimet për dhënien e rrugëve me koncesion i ka marrë nga IFC, degë e Bankës Botërore dhe BERZH (Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim).

Me përllogaritjet që janë bërë kërkohet që tetë rrugë kombëtare të bëhen e pagesë dhe vlerat janë goxha të majme për xhepin e shpuar të shumicës së shqiptarëve.

Shumë njerëz thonë se vlerat që qeveria mbrohet duke thënë se i ka përcaktuar apo rekomanduar IFC a BERZH, janë larg nivelit ekonomik të qytetarëve në vend. Ata vlerësojnë se amerikanët dhe europianët i shohin taksat duke i llogaritur me nivelin e jetesës së vendeve nga vijnë, pa parë realisht situatën në Shqipëri, ku varfëria është e theksuar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama dëshmon në komisionin për “CEZ”: Marrëveshja s’ishte e paravendosur, rrezikonim kolapsin

0

Kryeminsitri Edi Rama dëshmon ditën e sotme në komisionin hetimor parlamentar lidhur me çështjen “CEZ”.

I pyetur nga kryetari i komisionit, demokrati Edmond Spaho, nëse marrëveshja ka qenë e paravendosur, Kryeministri mohoi duke thënë shkurt dhe prerë “Jo”

I pyetur nga Spaho, nëse konfirmon se zgjidhja e marrëveshjes me “CEZ” është bërë menjëherë pas takimit të parë, pa bërë takimin e dytë dhe se takimet e tjera janë bërë formalisht, Rama mohoi.

“Këtë e thoni ju. Çfarë ka referuar këtu ministri Damian Gjiknuri është plotësisht e mbështetur nga ana ime. Nuk dua të dalim nga konteksti duke cituar pjesërisht një proces që ka një fillim vazhdim dhe fund, ndaj them, se shpjegimin e ministrit nga A-Zh e mbështes deri në fund, pastaj si lexohen dhe interpretohen kjo është ana juaj”, u shpreh Rama.

Në vijim shtoi se avokatë të ndryshëm, gjyqtarë të ndryshëm, japin mendime të ndryshme bazuar në të njëjtin ligj.

Nga ana e tij deputeti socialist Eduard Shalsi e pyeti Kryeministrin se pse u zgjodh zgjidhja me mirëkuptim dhe nuk u zgjodh rruga gjyqësore.

“Momenti kur ne morëm detyrën kërkonte një ndërhyrje sa më të shpejtë për një situatë që ishte jashtëzakonisht e komplikuar, humbjet ishin 50%. Të gjitha rrethanat favorizonin zgjidhjen miqësore të konfliktit për shkak të së kaluarës ku qeveria shqiptare e kishte dobësuar pozicionin e kompanisë”, tha ai, duke shtuar se rrezikohej kolaps energjetik dhe financiar.

Në këtë vijim shtoi se nëse komisioni dëshiron të nxjerrë konkluzione sipas pikëpamjeve të tyre, kjo nuk ndihmon. Në vijim shtoi se marrëvesheja me “CEZ” është bërë në prezencën e zv.drejtuesit të sekretariatit të energjisë në Vjenë në mënyrën më të plotë.

Rama tha se nuk beson se sekretariati i energjisë do të mbështeste një marrëveshje kundër interesave të popullit shqiptar.

“E vetmja gjë që mund të bënim është ajo që bëmë dhe rezultatet flasin vetë”, deklaroi Kryeministri. Rama shtoi se grupi negociator i cili ka trajtuar me interesin më të madh të gjithë asketet, edhe dokumentet, sugjerimet dhe mendimet e ndryshme, kanë bërë analizën e tyre dhe kanë bërë më të mirën për Shqipërinë.

Spaho deklaroi se nuk u drejtua për në Arbitrazh për shkak të gjendjes së trashëguar, duke thënë se ishte zgjidhja e qeverisë për të mos shkuar.

“Ajo që quani dokument është dokument, por është njëra pikëpamje dhe pikëpamja prevaluese ishte ajo që prevaloi e fundit, zgjidhja miqësore e një konflikti, ku Shqipëria nuk kishte asnjë shans të fitonte, ku pala tjetër na kishte ftuar në arenë pasi u përzu me dhunë nga Shqipëria”, tha Rama, duke shtuar se vendimi u mor nga grupi i angazhuar për marrjen e vendimit.

Sipas tij, procesi ka qenë spektakolar dhe zgjidhja ka qenë spektakolare, e cila tha ai, i ka dhënë vendit një mundësi që të marrë një kthesë në interes të vendit. Kreu i qeverisë shtoi se shpronësimi i dhunshëm i një kompanie, është aventurë me kosto për vendin.

Kryeministri akuzohet nga opozita se nën drejtimin e tij qeveria i ka falur kompanisë ceke “CEZ” rreth qindra milionë euro në këmbim të votës pro të Çekisë për progres raportin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

E frikshme në Tiranë, kini kujdes nga këta njerëz që bëjnë aksidente të qëllimshme

0

Drejtuesit e mjeteve ne kryeqytet duhet të bëjnë kujdes tani sepse ka dal një stil i ri aksidentesh, me qëllim! Janë këmbësorë të caktuar të cilët me paramendim provokojnë aksidente, për të përfituar nga siguracioni.

Eshte mësuar nga burimet brenda Policisë Rrugore e cila disa rastet ia ka kaluar për kompetencë seksionit të hetimit të aksidenteve.

Deri më tani, Policia Rrugore ka identifikuar dy individë të cilët janë vënë në hetim pasi dyshohet se kanë shkaktuar aksidente me qëllim.

Burimet thanë se është një grua rreth 50 vjeç, e cila ka disa raste që është përfshirë në aksidente të ngjashme, në rrugën “Siri Kodra”.

Ndërsa rasti tjetër i përket një burri rreth të 40-tave, i cili është shtrirë poshtë një taksie, e cila pasi lëvizi i dëmtoi gjymtyrët e poshtëm. Edhe ky person, është përfshirë në 4 aksidente të tjera si këmbësor, duke hedhur dyshime mbi vërtetësinë e tyre.

Rezulton në bazë të ekspertizës autoteknike se këta persona kanë qenë vetë shkaktar të aksidenteve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Digjet makina e një punonjësi të SHISH në Elbasan

0

Makina e një punonjësi të Shërbimit Informativ Shtetëror, është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia bën me dije se ende pa zbardhur në lagjen “Sul Paprri” është djegur pjesërisht mjeti tip “Opel Corsa” me targa EL 7510 B në pronësi të shtetasit L.L., banues në Elbasan që e kishte të parkuar para derës së banesës.

Dyshohet se zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme për shkak se është dëgjuar një shpërthim, ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përfshihet nga zjarri një banesë në Gjirokastër, një grua përfundon në spital

0

Pas ngjarjes tragjike të dy ditëve më parë në Tepelenë, ku një nënë dhe foshnja e saj u dogjën të gjallë pas rënies së zjarrit në një banesë, një tjetër rast i rëndë vjen nga Gjirokatra.

Në orën 00:57 të natës së lënë pas, në fshatin Saraqinisht të Gjirokastrës, në banesën 84- vjeçares O.Dh., ka rënë zjarr.

Si pasojë është djegur banesa si dhe ka marrë plagë të lehta në trup e moshuara, e cila jetonte e vetme në banesë.

Gruaja është dërguar për në spitalin Gjirokastër dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se si shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë e dalë nga oxhaku.

Gjithsesi policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gardisti që kërkonte lidhje intime dhe përndiqte një grua në Tiranë, i martuar dhe me fëmijë

0

Gardisti Leard Xhika i arrestuar ditën e djeshme pasi përndiqte dhe i kërkonte lidhje intime një gruaje në Tiranë ishte i martuar.

Xhika punonjës i Gardës së Republikës prej pesë vitesh, me detyrë shërbimi nënoficer është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës për veprën penale të “Përndjekjes”.

Arrestimi i tij u bë pasi 39- vjeçarja E.L., është paraqitur në polici dhe ka kallëzuar se punonjësi i Gardës, në mënyrë të përsëritur prej një periudhe 5 mujore e ka përndjekur duke i kërkuar me insistim që ata të krijonin lidhje intime.

Përndjekjen ndaj saj, 29- vjeçari e ka kryer duke i bërë presion me anë të telefonit si edhe duke e kontaktuar fizikisht atë në vendet e frekuentuara prej saj, si në punë, afër banesës dhe ambiente të tjera publike.

Por Xhika duket se nuk i ka menduar pasojat e veprimeve të tij, për më tepër që rezulton i martuar dhe me fëmijë.

Në rrjetet sociale ai ka publikuar foto me të shoqen dhe fëmijët e tyre duke krijuar idenë e një familjari të rregullt. Por denoncimi i E.L., e nxori zbuluar duke bërë që këtë të martë në orën 16:30 sapo gardisti ka lënë shërbimin, të vihet në pranga

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Grabitet me armë zjarri një kazino në Tiranë, zbulohet shuma që u mor

0

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në kryeqytet në një kazino.

Rreth orës 04:32 të mëngjesit të sotëm, ende pa zbardhur, në rrugën e “Elbasanit” tek një kazino, kanë hyrë dy persona të cilët kanë bërë grabitje.

Njëri prej tyre dyshohet të ketë qenë me armë zjarri pistoletë dhe tjetri me thikë, të cilët kanë mundur të marrin rreth 200 mijë lekë të reja.

Menjëherë pas grabitjes autorët janë larguar duke humbur gjurmët. Policia e sinjalizuar për këtë rast është vënë në lëvizje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, pritet të jenë thelbësore për identifikimin e të dyshuarve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tmerri në Tepelenë ku nënë e bir u dogjën të gjallë, gruaja e kishte mbuluar foshnjen me trup

0

Një foshnje vetëm 6 muajshe dhe nëna e saj kanë mbetur të vdekura në banesën e tyre si pasojë e një zjarri të rënë nga rrjedhja e gazit. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Tepelenë.

Në katin e parë të pallatit ku banonte shtetasi G.Shehu ka rënë zjarr dhe për pasojë ka gjetur vdekjen gruaja e tij, Elona Shehu, 35 vjeçe, dhe djali 6-muajsh.

Paraprakisht dyshohet se shkak të ketë qenë rrjedhja e gazit nga bombola që përdorej për ngrohje në banesë. Për pasojë, ka pasur edhe shpërthim dhe gjithçka është shkrumbuar shumë shpejt. Ndonëse ndërhyrja e fqinjëve ka qenë e menjëhershme, askush nuk arriti të nxjerrë të gjallë nënë e bir, pasi flakët kanë përfshirë shumë shpejt banesën.

Zjarrfikëset mbërritën në vend pas sinjalizimit të dhënë, por lokalizimi i flakëve ishte tepër vonë, pasi 35-vjeçarja dhe foshnja e saj janë nxjerrë pa jetë.

Banorët/ “Ndodhi gjithçka shumë shpejt. Askush nuk arriti dot të hynte pasi flakët kishin përfshirë gjithçka. Kemi parë tmerr. Nuk e dimë cili mund të jetë shkaku, por kjo që ndodhi është një tragjedi shumë e rëndë për familjen. Ne dëgjuam një shpërthim, çka mund të ketë qenë bombola e gazit”, u shpreh një banor i pallatit.

Sipas tij, shumë prej fqinjëve ishin përpjekur të shuanin me kova uji e me mjete të tjera rrethanore, por nuk ia kishin dalë dot të shpëtonin viktimat.

Nëna kishte mbuluar foshnjen me trupin e saj

Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe policia, e cila paraprakisht bëri të ditur se ka qenë rrjedhja e gazit ajo që shkaktoi këtë tragjedi në familjen Shehu. Zjarrfikësit kanë gjetur nënën 35-vjeçare të pajetë, e cila kishte mbuluar foshnjën e vet me trup me qëllim që flakët të mos depërtonin.

Sipas ekspertizës paraprake nga grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje, bëhet e ditur se nëna ka dashur të shuajë flakët tek i biri i saj 6- muajsh rrobat e të cilit kishin marrë flakë. Në momentin e rënies së zjarrit, gruaja ka qenë e vetme në banesë së bashku me foshnjën e saj, ndërkohë që i shoqi së bashku me djalin tjetër 4-vjeçar nuk ndodheshin në banesë.

Ndërkaq komshinjtë rrëfejnë momentet që sollën tragjedinë. Ata kanë shpërthyer derën e jashtme të apartamentit ngjitur me të tyren dhe kanë luftuar me flakët për të shpëtuar çfarë të mundnin.

“Kova me ujë kemi hedhur në portën e jashtme, në korridor, me qëllim që të avanconim më tej që të shpëtonin Eldën dhe fëmijën e saj nga vdekja”, shprehet Rizai, komshiu përbri banesës së viktimës.

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx