Ballina Blog Faqe 9549

Kërkesa e Prokurorisë për ndërprerje mandati, Tahiri: Dënimi s’bën pjesë te ligji i dekriminalizimit

0

Deputeti i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, del me deklaratë për mediat, pasi Prokuroria e Përgjithshme kërkoi ndërprerjen e mandatit të tij, duke thënë se është dënuar në Itali.

Ai e cilësoi vendimin e Prokurorisë absurd, duke thënë se ka hyrë dhe ka dalë në Itali disa herë.

“Është një vendim jo i duhur, për arsye se unë jam vënë në dijeni nga prokuroria dhe kam vënë në dijeni KQZ. Mora masat në Itali, ku dënim është bërë pa dijeninë time. Për sa i përket pjesës që thonë, para false. Është një shërbim që unë kam qenë si vizitor në Itali, kam qëndruar në autostradë dhe kam marrë një lëng portokalli ku më ishin dhënë 10 mijë lireta, ose 5 euro sot. Nuk jam dënuar për këtë gjë në Itali”, u shpreh ai.

Në vijim sqaroi se masa e marrë nga prokuroria është absurde sepse ky dënim nuk bën pjesë në ligjin e dekriminalizimit.

Tahiri tha se me t’u vënë në dijeni, ka vënë në dijeni organet kompetente në Shqipëri dhe Itali, duke e cilësuar absurde kërkesën për ndërprerje mandati.

Prokuroria tha ditën e djeshme se Tahiri nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” të dhëna që lidhen me të kaluarën e tij penale.

Kështu në vitin 1995 është raportuar nga policia italiane në Foggia për krime lidhur me falsifikimin e parave.

Në vitin 2009 është dënuar nga gjykata në Ravena, për të vuajtur 9 muaj burgim, për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tentativë vrasje, grabitje dhe drogë, kush janë 9 të arrestuarit e operacionit “Shënjestra”

0

Policia e Durrësit del me deklaratë lidhur me finalizimin e operacionit të koduar “Shënjestra”, gjatë të cilit u arrestuan nëntë persona dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Si rezultat i këtij operacioni është goditur një grup me aktivitet të theksuar kriminal në zonën e Fushë Krujës dhe Niklës, në fushën e krimeve kundër personit, pronës, prodhimit të arrestuarit janë Klaudio Ismalaja, 22 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”; Arbër(Astrit) Ryçi, 38 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dyshuar për veprën penale”Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” në bashkëpunim.

Ndërkohë u ndaluan Edison Pula 21 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municioneve luftarake”; Edison Bami 26 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrim i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”; Ilir Caca 45 vjeç, banues në Fushë -Krujë, efektiv i policisë së Burgut në I.E.V.P Zahari, Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë” në bashkëpunim; Marklen Haka 25 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja me dhunë”; Muharrem Sheta 25 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”; Fadjol Aanamali 30 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimit të dokumenteve të kryer në bashkëpunim”; Arjan Ademi 36 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimit të dokumenteve të kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e Oltjon Caca, 22 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur ne tentative” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Ky grup kriminal dhe konkretisht Oltjon Caca dhe Edison Pula të ndihmuar dhe nga shtetasi Edison Bami, më 19 shtator, kanë tentuar të vrasin me eksploziv shtetasin Gentjan Bejtja. Lëndën shpërthyese këta shtetas e kanë vendosur në mjetin tip “Touareg’ me targa AA 020 BH që drejtohej nga Bejtja dhe aktivizimin e saj e kanë bërë në lëvizje, nëpërmjet celularit.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Nikel-Fushë -Krujë dhe drejtuesi i mjetit ngeli i plagosur.

Shtetasi Arjan Ademi është punonjës, agjent i një kompanie celulare, ndërsa Fadiol Anamali është pronar i dyqanit në Shkodër që ka bërë të mundur shitjen e numrave celularë të këtij grupi kriminal bazuar në dokumente të falsifikuara dhe në emra të tjerë.

Më 7 nëntor ky grup dhe konkretisht shtetasit Edison Pula, Oltjon Caca, Marklen Haka dhe Klaudio Ismalaja në bashkëpunim me njëri -tjetrin dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur 2 mjete ne aksin rrugor Krujë Fushë- Krujë, një autoveturë tip Benz Mercedes dhe një mjet tip furgon.

Më datë 19 dhjetor 2016, ky grup dhe konkretisht shtetasit Oltjon Caca, Klaudio Ismalaja, Muharrem Sheta dhe Arber Rryci, në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë transportuar një sasi prej 110 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis nga Tepelena në drejtim të Krujës.

Në aksin rrugor Kavajë- Durrës këta persona kanë tentuar ti shmangen postbllokut të policisë duke dalë në rrugën dytësore, në afërsi të vendit të quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

Policia është vënë në ndjekje dhe ka arritur të bllokojë sasinë e lëndës narkotike, mjetin tip Mercedes Benz ML, që transportonte lëndën narkotike dhe drejtohej nga Caca, mjetin shoqërues tip Benz, që drejtohej nga Klodian Ismalaj duke bërë dhe arrestimin në flagrancë të këtij të fundit.

Oltjon Caca ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira e mbrëmjes.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë dhe shtetasi Arber Rryci dhe u ndalua shtetasi Muharrem Sheta.

Në këtë operacion janë sekuestruar katër makina luksoze Mercedes Benz ML ,në pronësi të Oltjon Cacës; një mjet tip Benz Mercedes Avantgarde, në pronësi të shtetasit Ismalaja; një mjet tip Benz Mercedes CLS, në pronësi të A.Rryci dhe mjeti tip Benz Mercedes, në pronësi të shtetasit Ilir Caca.

Ryçit i janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme kartmonedhash, 11 400 euro dhe 95 000 lekë të reja, ndërsa Marklen Hakës i janë sekuestruar kartmonedha në dollarë, euro Franga, Paund britanike dhe 60 mijë lekë të reja si dhe 20 aparate celulare.

Të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim janë të dyshuar dhe për një sërë veprash të tjera të rënda penale, kryesisht grabitje nën kërcënimin e armëve, krime kundër personit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të cilat nga Policia dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë janë në fazën e dokumentimit ligjor për këta shtetas dhe persona të tjerë që kanë bashkëpunuar me ta dhe për shkak të kësaj pune nuk jepen të dhëna të tjera që do te dëmtonin sekretin dhe ecurinë e hetimeve.

633204__rj0gwk_ng 633204__ryhzv1_ng 633204__r1lzmdkdel 633204__h1jxvy_ex 633204__bjqxvju4g

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

ISIS kërcënon me sulme ambasadat ruse në botë, mes tyre edhe Shqipëria

0

Shteti Islamik ka publikuar një “listë të zezë” të disa ambasadave ruse në botë për të sulmuar, ku mes tyre ndodhet edhe selia dimpomatike në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta britanike “Daliy Mail” në versionin “online”, e cila raporton se përveç ambasadave ruse në Iran, Azerbajxhan dhe Ugandë, në shënjestër është edhe ajo që ndodhet në Tiranë.

Plani për kërcënimin e sulmeve ndaj ambasadave ruse në botë, Shteti Islamik e ka publikuar pasi një ditë më parë mori përgjegjësinë për atentatin në Turqi, ku një efektiv policie vrau ambasadorin rus dhe atë në Berlin, ku një kamion u fut mes njerëzve duke vrarë 12 persona dhe plagosur disa të tjerë.

Ndërkohë, një ditë pas ngjarjes së rëndë në Turqi, ku u vra ambasadori rus, Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë në Ambasadën e Federatës Ruse në Tiranë. Një patrullë shtesë është stacionuar pranë selisë diplomatike ruse, ndërsa masat janë shtuar dhe në ambasadat e tjera.

Burime pranë policisë thanë se në terren janë dhe agjentë të Antiterrorit dhe Shërbimit Informativ, edhe pse nuk ka informacione për sulme të mundshme terroriste.

Ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar shërbimet sekrete të vendit të tij të rrisin sigurinë brenda dhe jashtë kufijve në kundërpërgjigje të sulmeve. Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar Putinin t’u ketë thënë drejtuesve të sigurisë: “U kërkoj shërbimeve speciale të ndërmarrin masa shtesë për të siguruar sigurinë brenda dhe jashtë Rusisë, për të rritur sigurinë e institucioneve ruse dhe punonjësve rusë jashtë vendit”.

Presidenti ka kërkuar gjithashtu që, përmes kanaleve të partneritetit, të forcojnë punën e tyre falë bashkëpunimit me agjencitë e shërbimeve sekrete të vendeve të tjera.

633205__by6vuyuvx

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion dhuron një hyrje tre dhoma e sallon në mes të Bllokut

1

Zjarr Televizion dhuron një hyrje tre dhoma e sallon në mes të Bllokut. Këtë hyrje e përfiton ai person që e gjen se si shkruhet me shifra numri që thotë Kryeministri ynë në takimin e radhës me pensionistët. Kështu është kur do të flasësh çdo ditë, gjithë ditën…

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Masakra në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, policia kontroll në kampin e refugjatëve

0

Njësitë speciale të policisë gjermane, rreth orës 04.00 të mëngjesit të së martës, ushtruan kontroll në një kamp refugjatësh në Tempelhof të Berlinit, ku prej një viti është ngritur një qendër që pret refugjatët.

Kontrolli vjen në vijim të hetimeve lidhur me sulmin e përgjakshëm me kamion në tregun e Krishtlindjeve mbrëmjen e së martës ku 12 persona gjetën vdekjen dhe 48 të tjerë mbetën të plagosur.

Policia deklaroi se autori i sulmit është një 23- vjeçar nga Pakistani, Naved B., i cili kishte mbërritur në Gjermani në muajin shkurt, nëpërmjet vendeve të Ballkanit.

Ai u arrestua pas ngjarjes, ndërsa pasagjeri që ndodhej me të në kamion gjeti vdekjen gjatë sulmit, i cili mendohet gjithashtu të jetë bashkëpunëtori i tij

633083__sylgm7phel 633103__b1qflp8ve 633103__bj2cldlng 633103__bk-2uv8ee 633103__byvq8wl4l 633103__sypk8plve

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dekriminalizimi, Prokuroria: Të ikin nga detyra Selami, Tahiri dhe Roshi

0

Prokuroria e Përgjithshme kërkon të ndalohet ushtrimi i detyrës për deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, si dhe kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi pasi rezultojnë se janë dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Në bazë të ligjit të Dekriminalizimit, këta tre zyrtarë duhet të ndërpresin mbajtjen e funksionit publik.

Deputetët që urdhërohet t’u ndërpritet mandati, janë Dashamir Tahiri i PDIU – partia që mbron të drejtat e çamëve dhe Shkëlqim Selami i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Largim nga detyra kërkohet edhe për kryetarin e Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi. Ky i fundit ka një dosje penale të bollshme, që nga trafiku i drogës e pastrimi i parave dhe deri në përdhunimin në grup.

Prokuroria e Përgjithshme thotë se kërkon heqjen e funksioneve të këtyre tre zyrtarëve, në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Verifikimet e bëra, sjellin si shkak ndalimin e ushtrimit të funksionit.

Jo vetëm kaq, Prokuroria ka nisur edhe hetimet për veprën penale të “Falsifikimit të formularëve.

Problemet penale të tre zyrtarëve

Deputeti Dashamir Tahiri

Nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” të dhëna që lidhen me të kaluarën e tij penale.

Kështu në vitin 1995 është raportuar nga policia italiane në Foggia për krime lidhur me falsifikimin e parave.

Në vitin 2009 është dënuar nga gjykata në Ravena (për të vuajtur 9 muaj burgim) për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar.

Tahiri është kontrolluar disa herë nga policia.

Çfarë thotë Tahiri

Lidhur me këto çështje penale, z.Tahiri thotë se nuk ka qenë në dijeni të dënimit me burgim në Itali. Ndërsa, lidhur me procedimin për “falsifikim parash”, thotë se bëhet fjalë për një episod në autostradë, kur, siç thotë ai, është mashtruar nga një kamerier lokali, i cili i ka dhënë para false.

Deputeti Shkëlqim Selami

Rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” të dhëna për një masë sigurimi “arrest me burg”, nxjerrë ndaj tij nga ana e gjykatës së Brindizit në Itali. Bëhet fjalë për masë sigurie të dhënë në vitin 1994, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me “Trafikim të qenieve njerëzore”. Masa e sigurisë është ekzekutuar vetëm 12 vjet më vonë, në vitin 2006. Ai ka qëndruar një javë në paraburgim në Brindizi dhe më pas është lënë i lirë por duke i vazhduar hetimi penal.

Çfarë thotë Selami

Shkëlqim Selami në një prononcim për median mohoi të ketë qenë i dënuar më parë në Itali. “Jam thirrur nga Prokuroria duke qenë që KQZ ka dërguar një shkresë në prokurori lidhur me deputetin Selami. KQZ ka deklaruar se nuk ka asnjë kundërshtim me deklarimin e tij, dhe prokuroria bëri disa pyetje për paqartësitë e saj. Ta dinë dhe mediat nuk kam asgjë në Itali. Akuzohesha në 1994, që e kam marrë vesh në 2000, gjë që bie ndesh me të gjithë veprimtarinë time. Pasi në 1994 nëse unë do të kisha marrë vesh ose të dija që kisha një problem do e kisha mbyllur 100 herë. Për këtë problem që faktikisht nuk ekziston që e mbylla në 2007. Por absolutisht çdo shqiptar apo vlonjat e di që në 1994, 1995, 1996, 1997 vija 10 herë në muaj në Itali se bëja biznes. Nëse unë do isha i dënuar apo i kërkuar si do të veja në Itali! Nuk kam bërë proces gjyqësor zero. Unë jam ndaluar, në atë kohë ishte e premte, e shtunë, e dielë, erdhi avokati solli fletën unë dola. Më mbajti policia 3 ditë derisa u sqarua çështja. Nuk jam ndaluar dhe as kam vajtur në gjyq dhe nuk kam bërë asnjë gjyq, jo vetëm në Itali po në asnjë vend të botës, zero”, – deklaron Selami.

Kryebashkiaku Elvis Rroshi

Kryetari i Bashkisë Kavajë, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin “Për Dekriminalizimin”, një “lumë” problemesh me ligjin. Kështu ai ka marrë një dënim për veprën penale të “Përdhunimit” në grup, në vitin 1995 në Itali.

Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil. Më 14 maj 1993, është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë.

Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në gusht 1997 është dëbuar sërish.

Në vitin 2015, DEA e USA ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash.

Rroshi nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër.

***

Siç shihet në dosjen e pasur të Rroshit, por edhe të shumë të tjerëve që emrat ende nuk u kanë dalë, për fat të keq politikanët shqiptarë kanë zgjedhur që në poste drejtuese të zgjedhin kriminelë.

Në vend që si të zgjedhur të popullit të emërohen figura të respektuara dhe të dashura për publikun, shqiptarëve u janë servirur përdhunues, vrasës dhe kriminelë të plot veprave të tjera penale.

Ajo që shokon edhe më shumë në këtë situatë, është se politikanët që i kanë emëruar, vazhdojnë t’i mbrojnë me ngulm të zgjedhurit e tyre.

Ndërkohë, po vijon procedura e verifikimit në kuadër të ligjit “Për dekriminalizimin” edhe për një numër të konsiderueshëm zyrtarësh.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Interviste me kaubojsin Eduart Ndocaj 6

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama: Më të qetë me paketën e solidaritetit, pensionet i gjetëm si skemë piramidale

0

Kryeministri Edi Rama në një takim me pensionistët tha se ndihet më i qetë por jo të kënaqur pasi është bërë një paketë solidariteti për ta, për personat me ndihmë ekonomike, ata me aftësi të kufizuara dhe, familjet e përmbytura nga veriu në jug dhe fermerët që duhet të marrin shpërblimet.

Ai tha se vendi u gjet në një situatë aq të vështirë, sa nëse nuk do ishte ndërhyrë që në fillim në fund të nëntorit të 2013, nuk do kishte mundësi të paguheshin rrogat dhe pensionet.

“Në raport me pikën e hallit nga u nisëm, mund të themi me plot gojën se kemi bërë një progres të jashtëzakonshëm dhe se nëse këto reforma do ishin bërë vite më parë, sot do diskutonim për gjëra krejt të tjera. Gjetëm një skemë pensionesh të modeluar në vitin ‘93 me logjikën e vitit ‘47, që ishte si një skemë piramidale, ku shteti zhytej vit pas viti në një deficit të thellë për të mbajtur në këmbë skemën”, u shpreh Rama.

Ai bëri me dije se 1407 institucione shtetërore nuk derdhnin kontributet për punonjësit e tyre, për gjithë ata që si punonjës duhet të garantonin pensionet e tyre dhe pjesa e sigurimeve mbahej nga rroga por nuk derdhej në buxhetin e shtetit, nuk figuronte të nesërmen kur dilte një pension si një kontribut i garantuar, ndonëse i hiqej nga rroga.

Sipas tij, në Shqipëri raporti i kontribuuesve ishte, një kontribuues për një pensionist, ndërkohë që normalisht në një shtet duhet të jetë 4-6 kontribues për një pensionist.

Në këtë linjë tha se kontributet nuk ktheheshin por humbnin në gropën e madhe të borxhit dhe faktikisht kjo lidhej edhe me punën në të zezë.

Rama deklaroi se masivisht njerëzit punonin në të zezë, kompanitë nuk i deklaronin sepse në fund të ditës kontributi nuk ishte motivues.

“Reforma jonë solli si rezultat disa gjera sot kur del në pension merr një shumë që shkon edhe 400 mijë lekë, për shkak të kontributeve dhe nga ana tjetër, ne kemi rritur numrin e njerëzve që kontribuojnë. Kemi vendosur pensionin social se për këdo që ka arritur në moshën e pensionit pavarësisht se nuk ka dhënë asnjë kontribut, sot merr një pension social”, u shpreh Rama, duke shtuar se praktikisht me skemën e vjetër do krijohej një skemë pensionistësh lypës.

Sipas tij vendi është në një kthesë të madhe dhe se pensionet do të rriten nga 1 marsi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Amnistia, Manjani: S’përfitojnë hajdutët e vrasësit. Vasili: As personat publikë nën hetim

0

Komisioni i Ligjeve u zhvillua me debate, ndërsa në përfundim të tij është votuar në parim pr/ligji për amnistinë, aty ku opozita ka abstenuar. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se nga amnistia përfitojnë të dënuarit me kancer, në mënyrë që ditët e fundit t’i kalojnë pranë familjes.

Sipas Manjanit fokusi më i madh për përfitimin nga amnistia duhet të jetë për gratë, të moshuarit, dhe të sëmurët. “Ky është viti i 3 që propozojmë amnisti”, tha ministri Manjani.

Duke u ndalur tek kategoritë që nuk përfitojnë nga amnistia, ministri i Drejtësisë tha se nuk ka kuptim që të amnistohen hajdutët apo të dënuarit për vrasje.

Deputetja e PS, Vasilika Hysi tha se kjo është amnistia e parë që synon të largojë nga burgu personat e sëmurë dhe të moshuarit. “Nuk do të përfitojë asnjë nga ata që i shmangen drejtësisë”, tha Hysi.

Ndërsa deputeti i PD-së, Arben Ristani tha se opozita është kundër amnistisë për trafikantët e drogës dhe blerësit e votave.

“Mesazhi që japim kur amnistojmë krimin elektoral është legjitimiteti i këtij krimi. I keni mbushur shkollat me drogë. Nuk jemi për amnistinë e këtyre krimeve. Nuk duhet të amnistohen trafikantët e drogës dhe blerësit e votës.

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se Qeveria parashikon që amnistia të përfshijë rastet e të dënuarve deri në 2 vjet. Ai propozoi që të përjashtohet “vjedhja” nga amnistia, ndërsa kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili përmes nje amendimi kërkon që të mos lirohen personat publikë që janë nën hetim.

Amendamenti i LSI-së u pranua ligjin e amnistisë ne komisionin e ligjeve dhe lidhet me personat publike të cilët janë nën hetim dhe do vazhdojnë të hetohen e gjykohen. Këta persona nuk përfitojnë nga amnistia.

“Nuk përfitojnë nga ky nen të gjithë personat të cilët mbajnë apo kanë mbajtur një funksion publik dhe që janë subjekt i ligjit nr. 138/ 2015 “për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar.

Personat funksionarë publikë, të cilët ndiqen penalisht për çështjet në hetim, për çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 30 nëntor 2016 do të vazhdojnë t’i nënshtrohen ndjekjes penale, duke u hetuar dhe gjykuar, pavarësisht parashikimeve të këtij neni””, thuhet në nenin e propozuar nga LSI-ja dhe që PS e ka pranuar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A e fshehu dënimin në Itali? Flet deputeti Shkëlqim Selami

0

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shkëlqim Selami, flet për mediat pasi u thërrit në Prokurori, i dyshuar se ka fshehur një dënim në Itali.

“Isha në Prokurori për të sqaruar pozicionin tim. Është mashtrim. Nuk jam dënuar asnjëherë. Në vitin 2007, isha me pushime në Itali, më ndaluan për konfirmim. Si mund të shkoja me pushime në një vend ku pretendohet se paskam qenë dënuar? S’kam pasur asnjëherë proces gjyqësor, gjithçka e kam deklaruar në formularin e dekriminalizimit”, është kjo përgjigja e dhënë nga Selami për gazetarët.

Selami i cilësoi akuzat si politike, duke thënë se është krejtësisht i pastër.

Ai u paraqit paraditen e sotme në sektorin e dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, për t’u pyetur për afro një orë lidhur me hetimin e nisur ndaj tij.

Partia Demokratike e akuzoi deputetin Selami, se ka fshehur të dhënat dhe nuk ka deklaruar një dënim në Itali për trafik qeniesh njerëzore.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx