Ballina Blog Faqe 9550

Sulmi në Berlin, Nishani ngushëllon Presidentin gjerman: Akt çnjerëzor

0

Presidenti Bujar Nishani i shpreh ngushëllimet Presidentit gjerman Joachim Gauck për aktin terrorist në Berlin, ku 12 persona gjetën vdekjen dhe 48 të tjerë mbetën të plagosur, si pasojë e një sulmi me kamion në një treg Krishtlindjesh.

Kreu i Shtetit thotë se e dënon me forcën më të madhe këtë akt çnjerëzor, “në këto momente dhimbje dhe zemërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me ju dhe popullin gjerman”.

Mesazhi i Nishanit

“I nderuar Zoti President,

Akti i mbrëmshëm terrorist në Berlin, që përgjaku Krishtlindjet e këtij viti, më tronditi shumë.

Me trishtim të thellë dhe solidaritet, dëshiroj që përmes jush t’i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe të dashurve të viktimave, Qeverisë Federale dhe popullit mik gjerman. Të lënduarve i uroj shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në jetën e tyre normale.

E dënoj me forcën më të madhe këtë akt çnjerëzor dhe në këto momente dhimbje dhe zemërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me ju dhe popullin gjerman.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Merr votat e kolegjit, Trump zyrtarisht President i SHBA

0

Donald Trump është zyrtarisht President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ditën e djeshme ai mori votat e nevojshme në kolegjin zgjedhor, duke u konfirmuar Presidenti i 45 amerikan.

Ndonëse rivalja e tij demokrate mori shumicën e votës popullore, Trump mori 306 vota elektorale, ku nga 538 vota në total, ai mori 306.

Për t’u shpallur President duhen minimumi 270 vota elektorale dhe Donald Trump e kaloi këtë shifër.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kamioni mbi turmën në Berlin, 12 të vdekur dhe 48 të plagosur, ishte nisur nga Italia

0

Tregu ku ndodhi ngjarja është në Breitscheidplatz, në afërsi të kishës Kaiser Wilhelm në Kurfuerstendamm.

Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit disa minuta pas tragjedisë, një person me origjinë afgane ose pakistaneze, ndërsa pasagjeri i tij, i cili dyshohet të jetë dhe bashkëpunëtor, gjeti vdekjen e menjëhershme.

“Momentalisht nuk dua të përdorë fjalën atentat, ndonëse shumë të dhëna çojnë në këtë drejtim”, tha ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maizière.

Kamioni ishte nisur nga Italia dhe destinacioni final ishte Polonia. Mjeti duhet të ndalej në Berklin për të dorëzuar ngarkesën dhe drejtuesi i mjetit, kushëri i pronarit të kompanisë së transportit polake, kishte thënë se do të qëndronte atë mbrëmje.

Ka dyshime të forta se mjeti mund të jetë vjedhur gjatë udhëtimi

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pas vrasjes së ambasadorit, të shtëna me armë pranë ambasadës amerikane në Turqi

0

Turqia zgjohet sërish në momente paniku, pas ekzekutimit të bërë pasditen e djeshme të ambasadorit rus në shtetin turk.

Një person qëlloi me breshëri të shtënash drejt ambasadës amerikane në Turqi në orët e para të mëngjesit të së martës, duke shkaktuar momente frike.

I dyshuari për ngjarjen u arrestua nga policia. Për shkak të tensionit dhe panikut të krijuar, ambasada dhe konsullatat amerikane u mbyllën për arsye sigurie.

Ky sulm është i dyti tronditës pas atij të djeshmit, kur ambasadori rus, Andrei Karlov, i cili mbante një fjalim në ekspozitën ambasadës të hapur në kryeqytetin Ankara, u vra nga një i ri i veshur me kostum dhe kravatë i cili thirri “Allahu Akbar” dhe shtiu të paktën tetë herë.

Personi që sulmoi tha gjithashtu “Mos harroni Alepon, mos harroni Sirinë” dhe theu disa nga fotot e varura në ekspozitë. Policia e identifikoi të dyshuarin si Sahin S., i cili ishte i armatosur me një pushkë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë deri në korrik, 2017

0

Bashkimi Evropian njoftoi se ka zgjatur sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Zgjatja e sanksioneve është bërë deri më 31 korrik 2017 pasi liderët e vendeve të BE-së e dhanë aprovimin e tyre për këtë në një samit të javës së kaluar.

“Këshilli i ka zgjatur sanksionet ekonomike që kanë cak sektorë të caktuar të ekonomisë ruse deri më 31 korrik, 2017”, thuhet në një komunikatë të Këshillit të BE-së.

Sanksionet kanë cak sektorët financiar, atë të energjisë dhe mbrojtjes si dhe materialeve që mund të përdoren për qëllime industriale dhe ushtarake.

Javën e kaluar, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande, i kanë dhënë përkrahje zgjatjes së sanksioneve.

Ata e kanë fajësuar Moskën se nuk i është përmbajtur marrëveshjes së arritur në Minsk, në shkurtin e vitit të kaluar përmes së cilës duhej dhënë fund konfliktit në Ukrainën lindore.

Rusia akuzohet se përkrahë separatistët që kontrollojnë një pjesë të Ukrainës lindore.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Helmohen dhe vdesin 33 njerez ne Rusi prej pijeve te lira alkolike

0

Autoritetet ruse thonë se së paku 33 njerëz në një komunitet siberian kanë vdekur ditëve të fundit, pasi kanë pirë locion për trup me përmbajtje të metanolit.

Komiteti Federal Hetues tha se dhjetëra banorë në qarkun Lenin të qytetit Irkutsk janë helmuar me locionin e quajtur Boyaryshnik, pavarësisht paralajmërimit në etiketë se nuk mund të konsumohet në organizëm.

Komiteti tha përmes një deklarate se 42 veta janë shtruar në spital dhe se 25 prej tyre kanë vdekur.

Dega lokale e Komitetit Hetues në Irkutsk tha më vonë se numri i të vdekurve është rritur në 33.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se helmimet janë “një tragjedi e tmerrshme që kërkon vëmendje”.

Helmimet me alkool zëvendësues janë të shpeshta në Rusi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Perplaset per vdekje nga nje automjet nje punonjes policie ne Fushe Kruje

0

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fushë Krujë, ku ka humbur jetën një punonjës policie.

Aksidenti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 22:20, në vendin e quajtur mbikalimi i Fushë Krujës, ku një efektiv i cili punonte në burgun po në Fushë Krujë, V. Dervishaj, dyshohet se është përplasur nga një automjet, që është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak në Tirane, V. Dervishaj, 50-vjeç.

Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e mjetit tip BMW X5, ngjyrë e zezë dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorit.


 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zgjidhet Miss Bota, kjo është bukuroshja që rrëmbeu kurorën

0

Stephanie Del Valle, është Miss Bota 2016. Bukuroshja 19- vjeçare nga Porto Riko, u kurorëzua mbrëmjen e së dielës në konkursin e bukurisë.

Spektakli u mbajt në National Harbor të Washington, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo u përball në finale me Miss Republika Domenikane dhe Miss Indonezinë

Miss Puerto Rico Stephanie Del Valle waves after winning the Miss World 2016 Competition in Oxen Hill, Maryland, U.S., December 18, 2016. REUTERS/Joshua Roberts
Miss Puerto Rico Stephanie Del Valle waves after winning the Miss World 2016 Competition in Oxen Hill, Maryland, U.S., December 18, 2016. REUTERS/Joshua Roberts
Miss World 2015 Mireia Lalaguna of Spain crowns Miss Puerto Rico Stephanie Del Valle during the Miss World 2016 pageant at the MGM National Harbor December 18, 2016 in Oxon Hill, Maryland. / AFP / ZACH GIBSON (Photo credit should read ZACH GIBSON/AFP/Getty Images)
Miss World 2015 Mireia Lalaguna of Spain crowns Miss Puerto Rico Stephanie Del Valle during the Miss World 2016 pageant at the MGM National Harbor December 18, 2016 in Oxon Hill, Maryland. / AFP / ZACH GIBSON (Photo credit should read ZACH GIBSON/AFP/Getty Images)

633034__bklivbsvl

Miss Puerto Rico Stephanie Del Valle stands after winning the Miss World 2016 Competition in Oxen Hill, Maryland, U.S., December 18, 2016. REUTERS/Joshua Roberts
Miss Puerto Rico Stephanie Del Valle stands after winning the Miss World 2016 Competition in Oxen Hill, Maryland, U.S., December 18, 2016. REUTERS/Joshua Roberts

633034__h1ab4bhve 633034__hkn84hhve

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Fotografia zyrtare dhe buzëqeshja e Charles, për 90- vjetorin e mbretëreshës Elizabeth

1

Fotografia e re zyrtare e mbretëreshës Elizabeth të Anglisë, u publikua ditën e diel, me rastin e mbylljes së festimeve për ditëlindjen e saj të 90-të.

Sovrania duket e fiksuar në objektiv, ndërsa i biri Charles e sheh duke buzëqeshur.

Fotografia është realizuar në muajin maj dhe autori është Nick Knight.

Elizabeth kishte mbërritur me vonesë në sallonin e kështjellës Windsor dhe kishte vetëm tre minuta kohë për t’u përgatitur për fotografinë, para se të bëhej gati për darkën.

Princi Charlses i zbavitur nga nxitimi i saj i tha një batutë mbretëreshës dhe Elizabeth, u detyrua të mbante të qeshurën

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bushati: dënojmë fuqimisht vrasjen e ambasadorit rus në Turqi

0

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kanë reaguar pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov.

Përmes një postimi në Twitter, ministri Bushati shkruan: “Dënojmë fuqimisht vrasjen e ambasadorit rus në Ankara. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e viktimës”.

Këtë reagim të Ditmir Bushatit e ka shpërndarë edhe Kryeministri Edi Rama.

Mbrëmjen e sotme ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov është qëlluar për vdekje me armë zjarri gjatë një ekspozite arti pamor në kryeqytetin turk, Ankara. Lajmi i vdekjes së ambasadorit është konfirmuar zyrtarisht nga Moska.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx