Ballina Blog Faqe 9556

Aksidentohen tri makina ne Ndroq, plagoset rende punonjesi i policise

0

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të kësaj të enjte në aksin rrugor Tiranë-Ndroq.

Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë një punonjës policie me iniciale SH.L ka mbetur i plagosur rëndë i cili ishte duke udhëtuar në një prej makinave.

Ai është transpotuar menjëherë në drejtim të spitalit të Traumës, ndërsa mësohet se gjendja e tij të shëndetësore është në rrezik për jetën.
Punonjësi i policisë ishte jashtë shërbimit në momentin kur ndodhi aksidenti.

Dyshohet se shkaku i aksidentit ishte shpejtësia e lartë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Fabrike droge brenda tunelit ne Sarande, policia: Ja kush jane te arrestuarit

0

Policia ka arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe ka shpallur në kërkim 1 tjetër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Arrestohet shtetasi:
– Gentian Muhollari, 20 vjeç, banues në fshatin Metoq, Sarandë.

Shpallet në kërkim shtetasi:
– L.O., 27 vjeç, banues në Sarandë.

Procedohen në gjendje të lirë:
– 7 shtetase për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Sarandës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Gentian Muhollari, i cili dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin L.O, merreshin me përpunimin, përgatitjen dhe tharjen e një sasie me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.

Policia ka bërë kapjen në flagrancë të Gentian Muhollarit i cili tentoi të largohej me vrap, në fshatin Metoq të Sarandës, pranë një tuneli të braktisur (pa pronarë), në të cilin përpunohej dhe mbahej e fshehur lënda narkotike, e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

– 41 kg e 850 gramë, lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, në formë boçesh.

– 423 kg degë bime me gjethe dhe boçe, e dyshuar si Cannabis Sattiva.

– 192 kg e 95 gramë, degë dhe gjethe në formë byku.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Devijon trafiku në Tiranë/ Ku s’duhet të kaloni nga e shtuna e në vijim

0

Bashkia e Tiranës njofton qytetarët se nga dita e shtunë, datë 17 Dhjetor 2016, në vijim të zbatimit të fazës së dytë të projektit për “Rikualifikimin Urban të Sheshit Skënderbej”, qarkullimi i mjeteve që vijnë nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të devijohet djathtas në rrugën “Abdi Toptani”, pasi segmenti para godinës së Bashkisë së Tiranës do të jetë i bllokuar.

Edhe qarkullimi i mjeteve të transportit urban në Sheshin “Skënderbej” do të devijohet vetëm djathtas në rrugën “Abdi Toptani”.
Gjithashtu, segmenti përpara selisë së Partisë Socialiste do të përdoret vetëm për automjetet dhe motomjetet, ndërsa qarkullimi i mjeteve të transportit urban do të devijohet vetëm në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”, në dalje midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës, do të jetë si më poshtë:

• Linja Nr.8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Vjeter – Sauk i Ri – Senatorium – Teg – Qendër”; Linja Nr.5 “Ish Kombinati i Autotraktoreve”, Linja Nr.10 “Qendër – Mihal Grameno”, do të stacionohen në rrugën “George W. Bush” në fund të rrugës “Murat Toptani”.

• Linja Nr.7 “Tufina”, Linja Nr.11 “Porcelani”, do të stacionohen në rrugën “Luigj Gurakuqi”, me itenerar Rruga e “Barrikadave” – “Rruga e Dibrës” – Segmenti pas “Pallatit të Kulturës” – “Rruga Luigj Gurakuqi”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kavaje, klienti vret me thike taksistin, tentoi ta grabiste

0

Nje taksist eshte gjetur i vrare ne Kavaje.
Viktima eshte Idriz Karriqi, 65 vjec.

Trupi i pajete u gjet sot ne mengjes ndersa ne afersi te kufomes ishte lene edhe makina.

Policia e cila dyshon per vrasje me motiv grabitjen ka shoqeruar nje te dyshuar per krimin.

Autori dyshohet se e ka marre taksistin mbreme si klient dhe me pas e ka vrare.

Deklarata e policise

Rreth ores 09.00 te dates 14.12.2016, shtetasi Idriz Hysen Kariqi datl
10.04.1951 Kavaje ne vendin e quajtur sheshi para spitalit kavaje eshte prenotuar si taksi nga nje person i pa identifikuar dhe pas ketij momenti ka humbur kontaktet me familjaret dhe te afermit.

Ne baze te kallezimit te familjareve eshte bere shpallja ne kerkim e shtetasit Idriz Kariqi dhe e mjetit te tij dhe materialet i kane kaluar prokurorise.

Me dt 15.12. 2016 ora 22.00 ne fshatin Greth te Njesise adm Kryevidh ne ane te rruges ne disa shkurre eshte gjendur i vrare me thike shtetasi Idriz Kariqi.

Nga puna hetimore eshte identifikuar autori i kesaj ngjarje i cili eshte shtetasi Musa Saraci 24 vjec me banim ne Gose Rrogozhine. Po ashtu eshte gjendur dhe mjeti i viktimes tip Benz 250 me portabagazh i bardhe , targa KJ 6844 A.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rreze shprese për Alepon, Qeveria dhe rebelët dakordësi për evakuimin

0

Rreze shprese për Alepon, Qeveria dhe rebelët dakordësi për evakuimin

 Forcat qeveritare dhe rebelët e qytetit të Alepos kanë arritur një tjetër marrëveshje për evakuimin e luftëtarëve që kundërshtojnë qeverinë e Presidentit Assad, duke përcjellë edhe njëherë grimca shprese për qytetarët që kanë qënë në mes të një fronti lufte prej afro 6 vitesh. Nëse gjithçka do të shkojë sipas planit, largimi paqësor i rebelëve pritet të nisë ditën e sotme. Megjithatë, shumica e banorëve vijojnë të mbeten skeptik dhe dyshues, pasi kjo nuk është hera e parë që palët arrijnë një pakt për t’i dhënë fund luftës.

Pasi nisën përplasjet e armatosura duke shkelur marrëveshjen e parë evakuimit, forcat qeveritare dhe rebelët e qytetit të Alepos kanë arritur një akord të dytë për largimin paqësor të luftëtarëve që kudnërshtojnë qeverinë e Presidentit Bashar al-Assad, një pakt që mund të përbëjë ndoshta shpresën e fundit për qytetarët e një prej zonave më të prekura nga konflikti që ka përfshirë Lindjen e Mesme prej afro 6 vitesh.

Palët fillimisht ranë dakord që evakuimi të bëhej ditën e mërkurë, por shkelja e dyanshme e armëpushimit bëri që procesi të shtyhej.

Në këto kushte, qytetarëve të pafajshëm nuk u mbetet gjë tjetër veçse të presin dhe të shpresojnë.

Nëse gjithçka do të shkojë sipas planit, evakuimi i rebelëve mund të nisë ditën e sotme.

Megjithatë, banorët e Alepos janë të lodhur dhe shpresat e tyre janë të vakta, pasi kjo nuk është hera e parë që biet dakord për dhënien fund të konfliktit.

Në frontin më të madh të luftës kanë mbërritur dhjetëra autobusë në pritje të evakuimit të rebelëve, të cilët në rast se do të pranojnë të dorëzohen do të lëshojnë një prej zonave që ishte parë si zemra e rezistencës përballë qeverisë së Presidentit Bashar al-Assad.

Megjithatë, pjesa më e goditur nga përplasjet e armatosura dhe nga bombardimet ajrore janë qytetarët.

Prej afro 6 vitesh këta të fundit kanë qëndruar në kushte ekstreme, me rezerva thuajse inekzistente ushqimi, uji dhe medikamentesh.

Ndërkohë, përveç presionit të OKB-së dhe organizatave të tjera humanitare, palët ndërluftuese kanë parë një presion gjithnjë e në rritje të qytetarëve nga mbarë bota, të cilët janë solidarizuar në rrjetet sociale dhe në kanalet e tjera të informimit.

Shumica prej tyre ka postuar thirrje për paqe dhe dhënien fund të luftës, shoqëruar këto me fotot e mijëra fëmijëve që kemi parë të plagosur nga konflikti disa vjeçar.

E në këto kushte, nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim dhe të shohim, nëse pakti i fundit mes forcave qeveritare dhe rebelëve do të implementohet në mënyrë të suksesshme.

Nëse përpara 6 vitesh, Alepo ishte një prej qyteteve më madhështore të Lindjes së Mesme, sot shumica e tij mbetet e shkatërruar, ndërkohë që për rindërtimin e tij ndoshta nuk do të mjaftojnë as disa dekada.///

download 4bk7d47a915534b7tp-800c450

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Senatori Graham: Po, Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane

0

Senatori Graham: Po, Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane

Një senator republikan e ka kundërshtuar presidentin e zgjedhur, Donald Trump në lidhje me ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet amerikane duke zbuluar se Moska ka kryer sulm kibernetik edhe në fushatën e Trumpit.

Senatori Lindsey Graham, i ka thënë CNN-së më 14 dhjetor se FBI e ka informuar atë tre muaj para zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit se llogaritë e tij janë sulmuar.

Trump i ka hedhur poshtë konkludimet e CIA-së dhe FBI-së, se rusët kanë kryer sulme kibernetike dhe më pas i ka rrjedhur në media emailet e Komitetit Kombëtar Demokrat dhe dokumente të tjera për të dëmtuar fushatën e rivales së tij, Hillary Clinton.

Mirëpo Graham i ka thënë CNN-së: “Unë e besoi që rusët e kanë ‘hackuar’ Komitetin Kombëtar të Demokratëve. Unë e besoi që ata e ‘hackuan’ edhe Podestan (udhëheqësin e fushatës së Clintonit). Ata kanë kryer sulm në fushatën time. Unë e besoi që të gjitha informacionet e publikuara e kanë dëmtuar publikisht Clintonin, por nuk e kanë dëmtuar Trumpin”.

Graham ka thënë se ai megjithatë nuk e beson që rrjedhja në media e informacioneve të tilla e kanë ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

Graham është një republikanët kryesor që kanë bërë thirrje për hakmarrje ndaj përfshirjes ruse në zgjedhje.

“Qëllimi im është të vendosë në tavolinën e presidentit Trump sanksione të rënda kundër Rusisë. Ata duhet të paguajnë çmimin”, ka shkruar Graham në Twitter.//

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berat, hemodializa,Beqaj:40 pacientë s’do të udhëtojnë më jashtë qytetit

0

Berat, hemodializa,Beqaj:40 pacientë s’do të udhëtojnë më jashtë qytetit

40 pacientëve të qarkut të Beratit, tashmë nuk u duhet të udhëtojnë më drejt Tiranës, Fierit apo jashtë vendit, për të marrë shërbimin e hemodializës pasi edhe Berati do të ofrojë këtë shërbim.

Sipas ministrit të shëndetësisë Beqajt kjo gjë lehtëson vuajtjet e sorollatjet e vajtje-ardhjeve tre herë në javë drejt qendrave të specializuara jashtë Beratit, kursyer kohë e shpenzime të panevojshme, por duke shmangur edhe radhën e pritjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Veliaj: Park sportiv edhe për të rinjtë, ‘dhurata’ e Bashkisë

0

Veliaj: Park sportiv edhe për të rinjtë, ‘dhurata’ e Bashkisë

Pas fëmijëve e të moshuarve, tani edhe të rinjtë do të kenë hapësirën e tyre. Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e tre fushave sportive në qendër të së cilave do të jenë llojet e ndryshme të sportit ku përveç atyre tradicionaleve do krijohet mundësia për të praktikuar edhe sporte të tjera siç është regbi.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se investimi është i rëndësishëm , i cili i jep edhe më shumë jetë parkut, por krijon mundësi argëtimi për të gjitha grupmoshat. Ai tha se ky projekt pritet të përfundojë brenda pak ditëve dhe do të jetë një dhuratë që Bashkia e Tiranës i bën të gjithë të rinjve të qytetit dhe nuk na ngel gje tjeter vec se te shpresojme qe keto punime te perfundohen.

maxresdefault

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

‘Balili’, prokurori amerikan Junçaj takim me Llallën

0

‘Balili’, prokurori amerikan Junçaj takim me Llallën

Kryeprokurori Adriatik Llalla dhe prokurori shqiptaro- amerikan Gjon Junçaj kanë zhvilluar një takim në Prokurinë e Përgjithshme në qendër të së cilës ka qenë arrestimi i Kelmend Balilit.

Pas deklaratave të forta ambasadorit amerikan ditën e djeshme për mosarrestimin e Balilit ku sipas tij fajin e kishte drejtësia dhe Policia e shtetit, dita e sotme ka nisur me një operacion policor në resortin luksoz ‘Santa Quaranta’ e fshatin e Balilit dhe me takimin e dy prokurorëve.///

prokuroria

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vendet anëtare të Bashkimit Europian mbështesin vijimin e negociatave për anëtarësim

0

Vendet anëtare të Bashkimit Europian mbështesin vijimin e negociatave për anëtarësim me vetëdijen se Shqipëria do të zbatojë Vetting-un. E thonë këta. E përsërisin këtë, por ju edhe sot nuk keni kurajo të tregoni me gisht se kush e liroi Lulzim Berishën, por vazhdoni të thoni se e liroi Bashkia e Durrësit. Imagjino ku jeni ju”.Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama sot nga foltorja e Kuvendit duke akuzuar opozitën se për shkak të bllokimit që i ka bërë Ligjit të Vettingut, pallati i drejtësisë mbetet ende i papastruar.//

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx