E mërkurë, Korrik 15, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Erion Veliaj bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë djali

Erion Veliaj bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë djali

0
142
Zjarr Televizion Adccccc

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është bërë për herë të parë baba. Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa ka sjellë sot në jetë djalin e tyre i cili peshonte 3 kg e 400 gram.

“BalkanWeb” raporton se lindja është kryer në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në kryeqytet dhe si nëna dhe fëmija janë mirë. Pak muaj më parë, kryebashkiaku kur fliste për pritjen e fëmijës do të shprehej me emocione për titullin e ri që ka marrë sot. “Më ka transformuar. Edhe pse kam qenë shumë i ndjeshëm për fëmijët. Kam qenë shumë i vëmendshëm, por tani jam bërë disa herë më shumë.

Sot, kur po vija në punë, tek Sheshi Wilson ku po bëhen disa punime për uljen e trotuarit, po thoja me vete ‘karroca kalon këtu’? Kam filluar të vë re shumë gjëra të vogla që ndoshta i vinin re vetëm ata me fëmijë. Kështu që, si Erion, besoj se fëmija do të më bëjë njeri më të mirë”./BW/

Zjarr Tv Ad