E shtunë, Qershor 13, 2026
Ballina Aktualitet Flutura Açka mesazh Edi Ramës: Qytetarët nuk po protestojnë kundër Amerikës, por...

Flutura Açka mesazh Edi Ramës: Qytetarët nuk po protestojnë kundër Amerikës, por kundër qeverisjes tënde të keqe

0
18

Shkrimtarja dhe ish-politikania demokrate Flutura Açka i shkruan një mesazh kryeministri Edi Rama, në përgjigje të deklaratave të tij pasditen e djeshme nga Tirana, për protestën qytetare që vazhdon prej 13 ditësh nën zyrën e tij.

Ajo thotë se shqiptarët janë ngritur në protestë kundër qeverisjes së tij, ndërsa Edi Rama po përpiqet ta devijojë zërin e tyre, sipas Açkës, në një klithmë kundër Amerikës.

“Shqiptarët janë populli më proamerikan i Europës”, shkruan ajo, duke e cilësuar si djallëzore dhe të poshtër tentativën për të devijuar pakënaqësitë e qytetarëve, për realitetin me të cilin përballen përditë.

“Ndaj, etiketimi i Protestës mirëfilli kundër jush (dhe partnerëve tuaj nē Opozitë) si protestë antiamerikane dhe antiTrump, është mirëfilli traditie kombëtare. Ndaleni këtë baltosje ndaj shqiptarëve. Ata ju akuzojnë së ju keni gēnjyer, ose keni korruptuar Kushner-Trump, se jeni zot i ishullit dhe letrat i keni të pastra.

Para tyre jepni ju llogari, jo ne për pakënaqësinë, ngaqë nuk na ka pyetur kush! Ne, thjesht, nuk e duam këtē model shkatërrimi që tani është huqi, kënaqësia dhe pabesia juaj ndaj nesh! Ju é kthyet Shqipërinë në fjetore betoni! Mjaft”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e saj.

Lexoni reagimin e plotë të shkrimtares Flutura Açka:

Nuk ka tradhti më të madhe ndaj popullit tënd, se të devijosh pakënaqësinë é tij të mbledhur nga qeverisja juaj keqe, nga keqtrajtimi ndaj natyrës së patjetërsueshme shqiptare dhe çjerrja e relievit të tij në forma korruptive si silla për oligarkët, në pakënaqësi ndaj Amerikës dhe Trumpit.

Shqiptarët janë populli më proametikan i Europës dhe t’ua devijosh zërin é pastër kundër korrupsionit, si klithmë kundër Amerikës, është djallēzore, e poshtër dhe e dënueshme. Ju, dhe një shpurë kinseelitë që është pasuruar si puthadore e juaja.

Hiqeni këtë frazë që jua artikulon nga dhurata e beftë e hidhur që po ju përgatisin shqiptarët, mu në kohën kur ishit në zenit të pushtetit.

Një gjë ështē e qartë: mes modelit spanjoll të betonit në brigjet e tyre dhe modelit zviceran të turizmit, shqiptarët preferojnë të dytin. Dhe kjo duhet t’ju bëjë të reflektoni. Madje, para se të ikni, ndreqni sa të mundni dëmin: ktheni ligjet me të cilët i hapët plagë Shqipërisë.

Shqiptarët nuk e duan atë investim në zonën më të bukur të tyre, kushdo që të jetë pas tij – me ç’duket Kushner është vetëm sekseri yt dhe paratë janë tē sheikēve – sepse nuk është në shërbim të tyre. Ngaqë:

– Do të kthehet në zonë të turIzmit elitar, pra shqiptarët ta harrojnë qasjen në këto bukuri dhe duhet të marrin leje kalimi për aty.

– 10 mijë të pseudopunësuarit Vlora dhe rrethinat nuk i kanë, sepse i keni përzënë, pra, do tē sillni 10 punëtorë të huaj, mjaftueshëm për të nxjerrë dy deputetë të huaj në Parlamentin shqiptar, pa llogaritue nja 10 deputetë qē do t’i nxjerrin paratē e oligarkët é aty.

– E gjtha është ngritur mbi bastisje tokash dhe afera, petët e të cilave po zbardhen një nga një.

– Do të ndërtohet mbi krimin shtetëror të shmdërrimit të Zonës së mbrojtur dhe parkut kombëtar, në park detar dhe veprime arbitrare që nisin qē nga firma é Presidentit të Republikës, i cili ka shkelur Sigurinë Kombëtare.

Ndaj, etiketimi i Protestës mirëfilli kundër jush (dhe partnerëve tuaj nē Opozitë) si protestë antiamerikane dhe antiTrump, është mirëfilli traditie kombëtare.

Ndaleni këtë baltosje ndaj shqiptarëve. Ata ju akuzojnë së ju keni gēnjyer, ose keni korruptuar Kushner-Trump, se jeni zot i ishullit dhe letrat i keni të pastra.

Para tyre jepni ju llogari, jo ne për pakënaqësinë, ngaqë nuk na ka pyetur kush!

Ne, thjesht, nuk e duam këtē model shkatërrimi që tani është huqi, kënaqësia dhe pabesia juaj ndaj nesh!  Ju é kthyet Shqipërinë në fjetore betoni! Mjaft!

Zjarr Tv Ad