Legjendat e Manchesterit i bëjnë surprizë Fergusonit

Share

Sir Alex Ferguson mori një surprizë të këndshme, kur shkoi për drekë në Manchester. Ryan Giggs, Gary Neville, Nicky Butt dhe Paul Scholes ishin të gjithë duke e pritur legjendën 73-vjeçare të “Djajve të Kuq”.

Të katër lojtarët u rekrutuan nga “Fergie” në klubin e “Old Trafford” në vitin 1992.

Ish-yjet e Manchester United e befasuan Fergusonin, duke e pritur jashtë “The Ivy”, në Manchester, për 10 minuta, para arritjes së skocezit. Dega më e re e restorantit të njohur të zinxhirit të famshëm u hap në Manchester më 27 nëntor dhe mund të presë deri në 535 mysafirë njëherësh.

Ai përfshin një dhomë private në katin e parë të ngrënies. 73-vjeçari mendoi se po e priste një drekë rastësore, para se të shihte “nxënësit” e tij të mëparshëm para restorantit. Ferguson pësoi një hemorragji në tru, në fillim të këtij viti, dhe mysafirët e tij të papritur të drekës ishin ndër ata, që i uruan shërim të shpejtë.

Ky takim vjen pasi Ferguson u ndalua nga mjekët për të ndjekur ndeshjen e Manchester United kundër Fulham, sepse ishin të shqetësuar për shëndetin e tij. Legjenda skoceze kishte parë tri ndeshje rresht të “Djajve të Kuq” në vetëm nëntë ditë, duke përfshirë edhe “dramën” 2-2 në Southampton.

 

 

Read more

Local News