E premte, Korrik 31, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Mazhoranca propozoi shkrirjen e disa bashkive, socialistët e Poliçanit djegin teserat e...

Mazhoranca propozoi shkrirjen e disa bashkive, socialistët e Poliçanit djegin teserat e PS-së: Harram i paçi votat

0
7
Zjarr Televizion Adccccc

Banorët e Poliçanit u ngritën në protestë për të kundërshtuar propozimin e ri të reformës së re administrativo-territoriale. Gjatë protestës në qendër të qytetit, banorët kanë djegur publikisht teserat e Partisë Socialiste, duke shprehur revoltë ndaj qeverisë që prej vitesh e kanë mbështetur me votë.

Djegia e teserave të PS-së u kthye në simbolin e pakënaqësisë së qytetarëve, të cilët akuzojnë qeverinë se po i mohon qytetit të tyre të ardhmen.

Me pankarta në duar, banorët përcollën mesazhe të forta si: “Poliçani nuk preket”, “Mos na vrisni të ardhmen”, “Harram i paçi votat e Poliçanit” dhe “Deputetë dele, mos e votoni reformën”.

Gjatë protestës, kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erion Zylyftari, njoftoi publikisht dorëheqjen e tij nga posti, duke e cilësuar vendimin për prekjen e bashkisë si një padrejtësi dhe “një turp të madh ndaj qytetarëve”.

Banorët kanë firmosur gjithashtu një peticion ku kërkojnë që Poliçani të ruajë statusin e bashkisë më vete, duke paralajmëruar se çdo ndryshim i tillë do të ketë pasoja për zhvillimin e qytetit dhe brezat e ardhshëm.

Zjarr Tv Ad