E hënë, Korrik 13, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Mbi dy orë në det të hapur, ankorohet në port trageti i...

Mbi dy orë në det të hapur, ankorohet në port trageti i linjës Vlorë-Brindisi

0
79
Zjarr Televizion Adccccc

Pas thuajse dy orësh në det të hapur është ankoruar në portin detar të Vlorës trageti i linjës Vlorë Brindisi, i cili mbërriti në orën 15:30 dhe për dy orë qëndroi në det të hapur.

Kujtojmë që pasagjerët kanë që prej orës 06:00 të mëngjesit që qëndrojnë në det pasi në orën 6 të mëngjesit u nisën prej Brindisi.

Një ditë më parë, autoriteti portual i Vlorës njoftoi për përkeqësimin e motit dhe ndalimin e lundrimit për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla.

Zjarr Tv Ad