E hënë, Prill 20, 2026
Ballina 360 grade ‘Mollë’ sherri për vrasjen në Kavajë, Marsida Qatja nën hetimin nga prokuroria...

‘Mollë’ sherri për vrasjen në Kavajë, Marsida Qatja nën hetimin nga prokuroria për mashtrim

0
110

30-vjeçarja Marsida Qatja, e cila u bë ‘mollë’ sherri për krimin që ndodhi gjatë natës, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër, ka qenë nën hetim nga prokuroria e Kavajës për mashtrim. Motra e saj ka agjenci turistike dhe Marsida akuzohet se shiste bileta fiktive. Prokuroria ka dyshime se nëna e 3 fëmijëve ka përfituar dhjetra miliona lekë nga biletat, duke mashtruar kështu shumë qyetarë.

41-vjeçari Dritan Haxholli, mbeti i vrarë me armë zjarri në banesën e ish-të dashurës, ndersa u plagos Bledar Toci, polic i burgut te Durresit (nipi i një ish-deputeti socialist).

Ngjarja mund të kishte përmasa edhe më të frikshme sesa kaq, pasi në banesën e 30-vjeçares ishin edhe 3 fëmijët e saj të mitur, përkatësisht të moshave 14, 9 dhe 2 vjeç. Por fatmirësisht fëmijët nuk kanë mbetur të lënduar, pasi kanë qenë në gjumë kur na ndodhur ngjarja.

Zjarr Tv Ad