Ndërron jetë në spitalin e Traumës avokati Saimir Vishaj

Share

Avokati Saimir Vishaj është ndarë nga jeta, pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Vishaj ishte transportuar me urgjencë në spital, pas dyshimeve se kishte rënë nga shkallët.

Gjendja e tij ishte raportuar kritike dhe mjekët e kishin intubuar.

Në gusht të vitit 2025, 60 vjeçari nga Vlora kishte treguar publikisht se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, gjatë së cilës kishte qëndruar për një periudhë në koma dhe i intubuar.

Gjatë karrierës së tij ka mbajtur edhe disa funksione të tjera, si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Kombëtar të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, i Komitetit të Disiplinës dhe i Komisionit të Monitorimit të Reformës në Drejtësi.

Në gusht të vitit 2025, Vishaj kishte rrëfyer publikisht një tjetër betejë të vështirë për jetën. Ai kishte kaluar një sëmundje të rëndë, për shkak të së cilës kishte qëndruar në koma dhe i intubuar. Pas trajtimit mjekësor në Itali, kishte arritur të rikuperohej.

Read more

Local News