Studentët janë mbledhur në ditën e 22-të të revoltës kundër qeverisë Rama. Siç shihet edhe në pamje, përmes pankartave të rinjtë kanë përcjellë mesazhe të forta kundër akuzave për ndikime të huaja dhe largimit të të rinjve nga vendi.
“Nuk na solli Rusia, nuk na solli Greqia, nuk na solli Veliaj, nuk na solli Partia, na thirri Shqipëria”, shkruhet në një prej pankartave të mbajtura nga protestuesit.

