E martë, Korrik 21, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Një vezë për kokë”/Protestuesit u bëjnë pritë deputetëve para Parlamentit

“Një vezë për kokë”/Protestuesit u bëjnë pritë deputetëve para Parlamentit

0
13
Zjarr Televizion Adccccc

Teksa pritet të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, protestuesit janë mbledhur përpara godinës së Parlamentit, duke paralajmëruar një tjetër tubim me tension.

Qytetarët janë paraqitur me kartona vezësh, të cilat, do të përdoren si formë simbolike proteste ndaj deputetëve. Madje, mbi disa prej vezëve janë shkruar emrat e zyrtarëve dhe deputetëve të cilët pritet të jenë ‘shënjestra’ e protestuesve, mes tyre edhe emri i Edi Ramës.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të policisë, të cilët kanë tentuar ti largojnë nga hyrja e parlamentit, protestuesit nuk janë tërhequr, duke deklaruar se do të presin mbërritjen e deputetëve në hyrje të godinës.

Protesta zhvillohet në të njëjtën kohë me seancën plenare, ndërsa mbetet për t’u parë nëse tubimi do të vijojë në mënyrë paqësore apo do të shoqërohet me incidente.

Zjarr Tv Ad