E enjte, Shtator 10, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Protesta në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet...

Protesta në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

0
7

Ka nisur me tensione protesta e paralajmëruar prej dy ditësh nga banorët e zonës naftëmbajtëse Patos-Marinëz.

Protestuesit kanë hapur me forcë portën e një prej sektorëve të kompanisë Bankers Petroleum dhe janë futur në ambientet e saj. Banorët kanë kërkuar largimin e punonjësve nga zona, ndërsa situata është tensionuar. Protesta zhvillohet në vijim të kërkesave të banorëve për respektimin e kontratave dhe pagesat për tokat e dhëna me qira kompanisë. Një nga banorët shprehet “Është prona ime, jo e jotja. Kemi bërë një kontratë bashkë, por nuk po e zbaton, nuk po më jep lekët”.

Përballë kësaj situate, banorët i shprehën njëzëri për të vijuar protestën e tyre me bllokimin e shesheve. Ata u shprehën njëzëri se nuk do të lejojnë që të përgjysmohet vlera e qirasë së tokës nga 4 milionë për dynym në dy milionë. Protestuesit ndodhen tashmë brenda ambienteve të sheshit satelit tre, në përpjekje për të bllokuar punën.

Zjarr Tv Ad