E mërkurë, Shtator 16, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Qindra shqiptarë mblidhen në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, policia...

Qindra shqiptarë mblidhen në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, policia holandeze urdhëron largimin e tyre

0
4

Qindra shqiptarë janë mbledhur në Hagë, pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Mbështetësit kanë udhëtuar nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora, ndërsa janë grumbulluar pranë objektit të gjykatës në ditën kur pritet shpallja e aktgjykimit për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në duart e tyre mbajnë flamuj të UÇK-së dhe simbole shqiptare, ndërsa në zonën pranë gjykatës janë krijuar grumbullime të mbështetësve.

Policia holandeze u ka dhënë urdhër të gjithë të mbledhurve para ndërtesës së Hagës që të largohen nga aty në prag të shpalljes së vendimit për katërshen e UÇK-së. Ata kanë paralajmëruar se përndryshe do të përdoret forca kundër tyre.

 “Urdhër nga policia që të largoheni nga ndërtesa e tribunalit. Përndryshe jemi të detyruar që të përdorim forcën ndaj jush”, thuhet në urdhrin e policisë, raporton KosovaPress. 

Forcat e policisë holandeze janë shtuar rreth ndërtesës së Gjykatës Speciale në Hagë, pak para shpalljes së vendimit për katër ish-krerët e UÇK-së.

Tensionet janë shtuar në zonën përreth Gjykatës Speciale, ndërsa policia ka përforcuar praninë e saj në prag të momentit kur pritet të shpallet vendimi.

Zjarr Tv Ad