E premte, Korrik 17, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Rikthehet dhuna ndaj arbitrave në futbollin shqiptar. Braktiset dueli mes Delvinës e...

Rikthehet dhuna ndaj arbitrave në futbollin shqiptar. Braktiset dueli mes Delvinës e Elbasanit pasi goditet me sende në kokë gjyqtari

0
82
Zjarr Televizion Adccccc

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar. Në ndeshjen e sotme të luajtur në stadiumin e Delvinës, mes vendasve dhe AF Elbasanit, dueli është ndërprerë në minutën e 60-të

Kjo, pasi arbitri kryesor Xhulio Agolli nga Fieri, është goditur nga tifozët me sende të forta në pjesën e kokës dhe ka qenë i pamundur vijimi i takimit.

Ky takim ishte i vlefshëm për javën e pestë të grupit B në Kategorinë e Dytë dhe deri në ato momente rezultati ishte 0-0. Situata precipitoi pas një pretendimi për penallti të Delvinës dhe më pas tifozët hodhën sende në fushë.

Tashmë elbasanasit presin fitoren në tavolinë nga Komisioni i Disiplinës.

PANORAMASPORT.AL

Zjarr Tv Ad