E enjte, Prill 23, 2026
Ballina LAJME Takimi para parlamentit me Ramën, përfaqësues të Sindikatës së Fermerëve priten nga...

Takimi para parlamentit me Ramën, përfaqësues të Sindikatës së Fermerëve priten nga Krifca dhe Ibrahimaj

0
48

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, bashkë me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u takuan ditën e sotme në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me përfaqësues të Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar.

Ky takim vjen për të adresuar kërkesën e tyre pas takimit me Kryeministrin Edi Rama, si dhe në proces të dëgjesave për hartimin e skemave mbështetëse kombëtare në bujqësi, për vitin 2022.

Në takim u diskutua gjatë mbi qasjen e duhur për mbështetjen ndaj rritjes së prodhimit dhe eksportit dhe ministrja Krifca siguroi se kështu do të vazhdohet të dialogohet me ta edhe me grupet e tjera të interesit, deri në vendimmarrjen e duhur.

Zjarr Tv Ad