E premte, Maj 15, 2026
Ballina Aktualitet Taulant Balla publikon foton e Bashës nga avioni

Taulant Balla publikon foton e Bashës nga avioni

0
46

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka publikuar në rrjetet sociale një foto të ish-kryedemokratit Lulzim Basha, teksa ky i fundit ndodhet në avion. 

Në postimin e tij Balla nuk e kursen sarkazmën, duke risjellë në kujtesë etiketimet e socialistëve për Bashën, lidhur me problemet me matematikën.

Kishte pak problem matematikën, bënte ndonjë gafë me datat historike, e bënte ditën natë, e maste energjinë me litra, por nuk bëhej kurrë pishman”, shkruan Balla në postim.

Lulzim Basha nuk është aktualisht aktiv në politikë, pasi dështoi të rizgjidhej deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Zjarr Tv Ad