E hënë, Korrik 27, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet U lirua nga komisariati, Arben Kola: U shoqërova për thirrjen ‘Edi Rama...

U lirua nga komisariati, Arben Kola: U shoqërova për thirrjen ‘Edi Rama i pabesë!’ 

0
6
Zjarr Televizion Adccccc

Është liruar nga Komisariati nr. 1 Arben Kola, një nga organizatorët e protestës së zhvilluar në Tiranë.

Pas daljes nga ambientet e policisë, Kola dha një prononcim për News24, ku tha se shoqërimi i tij erdhi ndërsa po bënte thirrjet e zakonshme të protestës.

“Thjesht po bëja thirrjet tona të zakonshme. Thirrjet ishin: ‘Ju me gaz, ne me vezë’, ‘Edi Rama i pabesë’. Si duket u bënë xhelozë”, u shpreh ai.

Sipas Kolës, efektivët nuk i dhanë një shpjegim konkret për shoqërimin.

“Nuk thanë asgjë. ‘Pse ke dalë, ligji ky e ligji ai’, siç janë akuzat që policia përdor për të shantazhuar protestuesit. Nuk u ushtrua presion”, deklaroi ai.

Zjarr Tv Ad