E mërkurë, Shtator 16, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Vendimi për ish-krerët e UÇK-së/ Krasniqi dënohet me 25 vite burg, Veseli...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së/ Krasniqi dënohet me 25 vite burg, Veseli me 18 vite burg dhe Selimi me 13 vite burg

0
15

Gjykata në Hagë shpalli fajtor Jakup Krasniqin për disa nga akuzat për krime lufte, ndërsa e shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Ai u dënua me 25 vjet burg. Gjatë shpalljes së vendimit, trupi gjykues deklaroi se Krasniqi është fajtor për arrestim dhe ndalim të paligjshëm të 385 personave, trajtim mizor si krim lufte ndaj 49 personave, torturë si krim lufte ndaj 49 personave dhe vrasje të paligjshme të 96 personave.

Ish-kreu i UÇK-së Kadri Veseli është dënuar me 18 vite burg në total për krime lufte, trajtim mizor, torturë e vrasje.

Ju shpall fajtor për arrestim dhe ndalim të paligjshëm, trajtim mizor si krim lufte, torturë si krim lufte, vrasje të paligjshme si krime lufte. Dëmin m 10 vite burg për krime lufte për arrestim të paligjshëm, dënim me 3 vite burg për krime lufte për trajtim mizor, dënim me 13 vite burg për krim torturë, dënim m 6 vite burg për vrasje të paligjshme. Ju dënon me 18 vite burg në të cilin do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, vendosi gjykata.

Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues e shpalli Selimin fajtor për krime lufte, përfshirë trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Zjarr Tv Ad