E enjte, Qershor 4, 2026
Ballina Aktualitet Vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas...

Vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

0
47

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq.

Sipas burimeve, në momentin e arrestimit Braçellari ka shfaqur gjakftohtësi të plotë. Personat që e kanë shoqëruar me ambulancë tregojnë se, pavarësisht plagëve të marra nga tre plumba në dorë dhe në bark, ai nuk ka shfaqur shenja dhimbjeje apo shqetësimi gjatë transportimit.

Po sipas të njëjtave burime, autori i dyshuar nuk ka shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë, raportohet se rreth një vit më parë Braçellari dyshohet të ketë qenë i përfshirë edhe në një episod të rëndë dhune ndaj një shtetasi tjetër. Sipas informacioneve paraprake, ai mendohet se e ka tërhequr viktimën zvarrë me kalë për më shumë se dy orë.

Zjarr Tv Ad