E mërkurë, Prill 15, 2026
Ballina Aktualitet Zjarri shkrumboi pallatin në Tiranë, Rama: Do ndërtohet 100% nga ndërtuesi

Zjarri shkrumboi pallatin në Tiranë, Rama: Do ndërtohet 100% nga ndërtuesi

0
11

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me zjarrin tragjik që përfshiu një pallat në Tiranë ditën e djeshme.

Rama është shprehur i prerë në qëndrimin e tij, duke u bërë thirrje banorëve të ruajnë qetësinë dhe duke garantuar se pallati do të rindërtohet plotësisht nga kompania ndërtuese.

Sipas kryeministrit, përgjegjësia për rikthimin e godinës në gjendje të plotë i takon ndërtuesit, ndërsa institucionet shtetërore do të ndjekin nga afër procesin dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Edi Rama: Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara.

Zjarr Tv Ad